Kryesore Archives - Albeu.com

Vëllai vrau vëllanë me thikë, zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë
Një ngjare e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Kavajës, ku vëllai ka vrarë më thikë të vëllanë. Bëhet me dije se viktima është Eqerem Rreshka, 74 vjeç, ndërsa autori i ngjarjes së rëndë është Muhamet Rreshka, 76 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Autori është shoqëruar në polici, teksa hetimet po vijojnë, pasi nuk dihet se cili ishte shkaku që çoi në krimin e rëndë brenda familjes.

The post Vëllai vrau vëllanë me thikë, zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë appeared first on Albeu.com.

Me çadra në duar, protestuesit kërkojnë revolucion, thirret sërish protestë kombëtare: Merrni përdore familjarët, të shtunën dyfishohemi
Pavarësisht kushteve të paqëndrueshme të motit gjatë ditës së sotme, qindra qytetarë kanë vijuar me protestimin e tyre para Kryeministrisë duke kërkuar Revolucion.

Me çadra në duar protestuesit kanë vijuar me të njëjtat thirrje, si prej 25 ditësh ata dëgjohen teksa njëzëri thonë: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Ju erdhi fundit”, “Dorëheqje”, “Nesër më shumë”.

Ndërkohë një protestues ka zbuluar se protestat kombëtare do të vijojnë sërish. Protesta e radhës pritet të mbahet ditën e shtunë në Tiranë, për të cilën u kërkua bashkëpunimi i qytetarëve për të shumëfishuar numrin e protestuesve duke marrë me vete familjarët e tyre në shesh.

Qytetari: Njoftojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë që ditën e shtunë të bëhemi të gjithë bashkë për ta rrëzuar këtë. Rama, Rama f*ck you. Rama n’burg, Berisha n’burg! jeni të jashtëzakonshëm, askush nuk e ka besuar që do të jeni kaq shumë në ditë shiu. Mos harron, nesër më shumë, le të dyfishojmë, trefishojmë numrin. Të jemi këtu derisa ai të mos jetë këtu. Nesër më shumë!

The post Me çadra në duar, protestuesit kërkojnë revolucion, thirret sërish protestë kombëtare: Merrni përdore familjarët, të shtunën dyfishohemi appeared first on Albeu.com.

Dita e 25-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej”
Edhe pse moti nuk është në favor të një proteste, qytetarët kanë vijuar për të 25-ën ditë radhazi reagimin e tyre kundër qeverisë aktuale.

Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar protestues me megafonë, flamuj dhe pak pankarta, numri i të cilave duket më i kufizuar për shkak të reshjeve.

Pjesëmarrja deri tani paraqitet më e ulët krahasuar me ditët e mëparshme, megjithatë mbetet për t’u parë nëse numri i tyre do të rritet, ndonëse kushtet e motit janë përkeqësuar.

The post Dita e 25-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” appeared first on Albeu.com.

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar: Mazniku i kthehet deputetes: Ai ka më shumë vota se ty
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale u shoqërua me përplasje mes demokrates Ina Zhupa dhe kryebashkiakut të Gramshit, Beison Ajazi, i cili ishte ftuar në dëgjesë. Debati erdhi, pasi ky i fundit i ndërpreu fjalën Zhupës teksa ajo po fliste për protestën.

Gjatë debatit, Zhupa iu drejtua Ajazit duke i thënë se nuk do i kërkojë mendim atij se çfarë do të flasë dhe nëse do t’i pëlqej çështja për të cilën po flet apo jo. Më pas, në debat është përfshirë edhe një prej kryetarëve të Komisionit, Arbian Mazniku, i cili i ka thën Zhupës se Ajazi ka më shumë vota nga populli se ajo.

Zhupa: Të nderuar kolegë, nuk kam ndërmend as t’ju kërkoj çfarë do flas, as t’ju pëlqej për atë që po flas. Ju mund të prisni. Mungesa e durimit reflektohet në atë sheshin të mbushur me qytetarë. Keni një pushtet vendor që sot nuk ka zë. Vetë po t’i pyesësh, ata të thonë që nuk e kanë idenë se çfarë planesh kanë mbi bashkinë e tyre. Po ti do vendosësh se ca është procedura… rri aty, mbaj vendin si i ftuar.

Mazniku: Mos i thuaj asnjë të zgjedhuri nga qytetarët ‘rri e mbaj vendin’. Ai atje ka marrë më shumë vota sa ty.

The post Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar: Mazniku i kthehet deputetes: Ai ka më shumë vota se ty appeared first on Albeu.com.

Debat në Komisionin për Reformën Administrativo-Territoriale mes Boçit dhe Isait, përfshihet edhe Zhupa me replika për SPAK
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale u zhvillua mes përplasjesh verbale mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste.

Në qendër të debatit ishin socialisti Erion Isai dhe demokrati Luçiano Boçi, ndërsa në diskutim ndërhyri edhe deputetja Ina Zhupa.

Erion Isai tha se është ai që pranon se rrugët rurale nuk janë mirëmbajtur siç duhet dhe shtoi se po flitet për Shqipërinë, duke krahasuar periudhën para vitit 2013 me atë pas 2013-ës. Sipas tij, nuk kishte asnjë arsye që të mos kishte një ndryshim cilësor në qeverisje. Duke iu përgjigjur një komenti të Zhupës për protestat, ai deklaroi se dikur protestohej dhe vritej, ndërsa sot protestohet dhe nuk vritesh, gjë që sipas tij përbën një dallim të madh cilësor.

Luçiano Boçi iu kundërpërgjigj duke thënë se protesta është e bukur dhe se e bëjnë të bukur vetë ata që protestojnë, në dallim nga protesta që, sipas tij, Isai kishte përmendur, ku njerëzit shkonin aty dhe më pas vriteshin. Ai shtoi se kur dikush vjen për të vrarë, ndoshta mund të ndodhë edhe ajo, duke i kujtuar Isait se ai i njeh ato ngjarje dhe duke i kërkuar të mos marrë rolin e prokurorit dhe gjykatësit.

Më tej, Isai deklaroi se i vetmi problem është që në shesh mblidhen më shumë pelikani sesa bufi.

Boçi reagoi shkurt duke i thënë: “Lëri tashi”.

Isai vijoi duke thënë se e di si vriteshin njerëzit, pasi ka qenë student i Akademisë së Arteve dhe ka marrë pjesë vetë në protestë.

Në atë moment, Ina Zhupa ndërhyri me pyetjen drejtuar Isait: “Zoti Isai ishe sot në SPAK ti?”

Isai u përgjigj se është kurioz për ata që shkojnë të duartrokasin te dera e SPAK dhe pyeti se kur duartrokasin ata. Ai tha se kishte qenë dhe se do të shkojë sa herë të jetë e nevojshme. Më tej shtoi se pala tjetër e sheh SPAK me dy lupa, një herë në protestë dhe një herë kur e përmendin atë.

Boçi më pas iu drejtua me një tjetër replikë, duke i kërkuar të sqarojë edhe nga ana e “ballafaqimit natyror” se ata që shkojnë në SPAK, në cilin lloj futen, te shpendët apo te kafshët.

Isai e mbylli duke thënë se ata bëjnë pjesë te njerëzit që e pranojnë drejtësinë.

The post Debat në Komisionin për Reformën Administrativo-Territoriale mes Boçit dhe Isait, përfshihet edhe Zhupa me replika për SPAK appeared first on Albeu.com.

KOMENT/ Po protestoni për Zvërnecin, po Liqenin e Thatë e keni parë?
Protesta për Zvërnecin është e drejtë. Madje është ndër ato momente të rralla kur qytetari del përtej interesit të vet të ngushtë dhe kupton se natyra nuk është pronë private e pushtetit, e oligarkëve apo e firmave që e shohin Shqipërinë si parcelë ndërtimi. Por pyetja që duhet bërë sot është edhe më e fortë: po protestoni për Zvërnecin, po Liqenin e Thatë e keni parë?

Sepse drama nuk është vetëm në bregdet. Nuk është vetëm te flamingot, laguna, resortet luksoze apo rrethimet me hekura. Drama është edhe në Tiranë, në zemër të një zone që dikur shitej si qetësi, gjelbërim dhe ajër i pastër, ndërsa sot po kthehet në një kantier të pafund. Liqeni i Thatë nuk po thahet nga mungesa e ujit, por nga teprica e betonit. Po i merret fryma çdo ditë nga kamionët, pluhuri, zhurma, makineritë e rënda dhe lejet që zbresin nga lart si urdhra për të shkatërruar edhe atë pak natyrë që i ka mbetur kryeqytetit.

Banorët nuk po ankohen për një pallat më shumë apo më pak. Ata po ankohen për një mënyrë qeverisjeje. Po ankohen se rrugët bllokohen nga mjetet e tonazhit të rëndë, se fëmijët nuk dalin dot jashtë si më parë, se dritaret nuk hapen dot nga pluhuri, se qetësia për të cilën kanë investuar është zëvendësuar nga zhurma e vinçave. Pra, problemi nuk është thjesht urbanistik. Është shoqëror, ekonomik, mjedisor dhe politik.

Në kodrat me ullishte pranë Liqenit të Thatë, sic meson Albeu.com, ka nisur gdhendja e kodrës për projektin “Centaurea” të kompanisë “Bega-07” Sh.p.k në pronësi të biznesmenit Arben Muçobega.

Bëhet fjalë për një projekt të madh ndërtimi me 15 godina deri në 9 kate, mbi një sipërfaqe rreth 31 mijë metra katrorë truall dhe me afro 94 mijë metra katrorë ndërtim mbi dhe nën tokë. Ky nuk është “zhvillim i integruar me natyrën”, siç e paketojnë zakonisht broshurat e marketingut. Kjo është formula klasike e betonizimit shqiptar: fillimisht e quan zonën të gjelbër, pastaj e reklamon si luks, në fund ia dorëzon betonit.

Këtu qëndron hipokrizia më e madhe. Për çdo projekt të tillë gjendet gjithmonë një fjalor i bukur: “harmoni me natyrën”, “stil jetese i gjelbër”, “peizazh i ri urban”, “standard europian”. Por kur hiqen ullinjtë, kur rrafshohen kodrat, kur shkatërrohet peizazhi dhe kur banorët jetojnë mes pluhurit dhe pa vende parkimi, nuk ka më gjuhë marketingu që ta mbulojë të vërtetën. E vërteta është se Tirana po humbet mushkëritë e saj, lagje pas lagjeje, kodër pas kodre, liqen pas liqeni.

Zvërneci na tronditi sepse pamë dhunën në mënyrë brutale: një qytetar që tërhiqej zvarrë, roje private, gardhe, spray, shtet që shfaqej i pafuqishëm përballë privatit. Por te Liqeni i Thatë dhuna është më e heshtur. Nuk vjen me grushte, por me leje. Nuk tërheq njerëz zvarrë para kamerave, por ua tërheq jetën zvarrë çdo mëngjes mes trafikut, pluhurit dhe zhurmës. Nuk përdor spray me piper, por përdor betonin si armë kundër qytetit.

Dhe pikërisht kjo e bën më të rrezikshme. Sepse kur dhuna është e dukshme, qytetari reagon. Kur dhuna vjen me dokumente, me vendime, me firma, me projekte 3D dhe me reklama luksi, shoqëria shpesh hesht. Kjo heshtje është problemi ynë më i madh. Ne revoltohemi kur shohim një trup të tërhiqet zvarrë, por nuk reagojmë kur një lagje e tërë tërhiqet zvarrë drejt betonit.

Liqeni i Thatë është pasqyra e Tiranës që po ndërtohet pa ide, pa frymë, pa infrastrukturë dhe pa mëshirë për qytetarin. Ndërtohen pallate, por jo shkolla. Shiten apartamente luksoze, por nuk garantohet cilësi jete. Hapet kantieri, por nuk pyetet komuniteti. Rritet çmimi i pronës, por bie vlera e jetesës. Në fund, qytetari mbetet i rrethuar nga mure, ndërsa pushteti mburret me zhvillim.

Prandaj shqiptarët kanë më shumë arsye për të protestuar pasi nuk është vetëm Zvërneci. I njëjti mentalitet që rrethon Zvërnecin me gardhe, rrafshon kodrat me ullishte te Liqeni i Thatë. I njëjti pushtet që flet për turizëm elitar në bregdet, flet për rezidenca të gjelbra mbi beton në Tiranë. I njëjti sistem që sheh natyrën si mall, sheh qytetarin si pengesë.

Fatkqesësisht, heshtja disavjecare për ndërtimet pa kriter në Tiranë, na solli skandalin e Zvërnecit. Dhe sot, po protestoni për Zvërnecin, por kthejeni kokën edhe nga Liqeni i Thatë. Sepse aty, në heshtje, po ndodh e njëjta histori: Shqipëria po betonohet me leje, me reklamë dhe me buzëqeshje institucionale. Dhe kur një qytet humbet gjelbërimin, nuk humbet vetëm natyrën. Humbet arsyen, frymën dhe të ardhmen. /albeu.com/

The post KOMENT/ Po protestoni për Zvërnecin, po Liqenin e Thatë e keni parë? appeared first on Albeu.com.

SPAK godet rrjetin e kokainës, si i investonin në Shqipëri paratë Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Armando Pacani
Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme ka çuar në lëshimin e 10 urdhërarresteve për emra të njohur të krimit dhe trafikut të kokainës.

Detaje mbi mënyrën e funksionimit të këtij grupi, si edhe mbi skemën e pastrimit të parave përmes investimeve në Shqipëri, janë bërë publike nga “Në Shënjestër”.

Paratë e përfituara nga trafiku ndërkombëtar i drogës, ashtu si në çdo veprimtari tjetër kriminale, ishin fshehur me kujdes.

Këta emra nuk ishin të panjohur për opinionin publik, por operacioni i finalizuar nga SPAK zbuloi edhe pasuritë që ata kishin maskuar përmes personave të quajtur prestanome, duke i vendosur ato në sekuestro.

Për vite me radhë, ata ishin identifikuar si bosë shqiptarë të drogës, të aftë për të lëvizur tonelata lëndësh narkotike nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Në shumë raste, ata kishin përmbytur tregun evropian me kokainë. Ndërkohë, në Shqipëri kishte pak të dhëna se ku dhe në ç’mënyrë ishin investuar miliardat e tyre. Tashmë, jo vetëm që kanë rënë në rrjetën e drejtësisë, por janë zbuluar edhe rrugët e përdorura për investimin e parave të pista.

Në qendër të operacionit të fundit të SPAK, ku u ekzekutuan 10 urdhërarreste, ishte goditja e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Mes personave për të cilët është caktuar masa e arrestit spikasin emrat e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit.

Sipas të dhënave, një pjesë e fitimeve nga droga ishte investuar në Shqipëri, kryesisht në zona të kërkuara bregdetare. Në këtë veprimtari, ata dyshohet se ndihmoheshin nga ndërtues, të cilët më shumë se sa si sipërmarrës, shërbenin si pastrues të parave të pista të këtyre personave. Për shkak të profilit të tyre, këta individë nuk mund të paraqiteshin vetë si investitorë me emrat e tyre në Shqipëri.

“SPAK, në kuadër të procedimit penal nr. 138 të vitit 2020, ka finalizuar një operacion kompleks kundër një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, të dyshuar për veprat penale: ‘Trafikim i lëndëve narkotike’, ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal’.

Ku ka caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues, ‘Arrest në burg’, për 10 shtetas shqiptarë konkretisht; Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, ⁠Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi, ⁠Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika, Shpëtim Aliu. Operacion gjatë të cilit Policia e Shtetit ushtroi kontrolle të banesave dhe në vende të tjera ku gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurimit ndaj personit nën hetim Florian Musaj. Ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e 2 personave të tjerë, të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri, ndërsa 7 persona nën hetim nuk ndodhen në Shqipëri.

Ndërkohë që janë zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ky aksion, megjithatë, nuk synonte vetëm goditjen e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe të personave të lidhur me të, por edhe evidentimin e pastrimit të parave që, sipas hetimeve, janë investuar në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit. Sipas komunikatës së SPAK, këto investime janë të shumta dhe të shpërndara në të gjithë vendin.

“Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë. Nga hetimet e kryera është krijuar dyshimi se të hetuarit kanë trafikuar për periudhën e mësipërme të paktën 50 ton kokainë. Nga të cilat janë sekuestruar në total 8 ton e 960 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Nga hetimet është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare ‘cash’ për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës etj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

The post SPAK godet rrjetin e kokainës, si i investonin në Shqipëri paratë Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Armando Pacani appeared first on Albeu.com.

Berisha: Rama e sheh Shqipërinë si pronë private, ka planifikuar 523 resorte me përjashtim 10-vjeçar nga taksat
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një konferencë për shtyp para gazetarëve.

Në deklaratën e tij, Berisha tha se Edi Rama e konsideron Shqipërinë si një sulltanat personal, si pronë private të tij, ndërsa regjimin e drejtuar prej tij e cilësoi si një regjim kolonial ndaj shqiptarëve.

Ai u shpreh se mediat kanë nxjerrë në dritë librin famëkeq “Dosja”, ku sipas tij Edi Rama ka parashikuar dhe projektuar 523 resorte, hotele dhe zhvillime në zonat turistike.

Sipas Berishës, sikur të bëhej fjalë për pronën e vet, Rama përjashton nga taksat për 10 vite gjithë këtë infrastrukturë gjigante.

Berisha ngriti pyetjen nëse mund të ketë një shfrytëzim më të egër se ky, duke shtuar se ky është një sistem tipik kolonial.

Ai deklaroi se kjo nuk ka asgjë të përbashkët as me ligjin themelor të shtetit, Kushtetutën, dhe as me ligjin ndërkombëtar të investimeve.

Më tej, Berisha tha se të mendosh zhvillimin e dhjetëra e dhjetëra milionë metra katrorë troje në zonat më turistike, njësoj si butikët pa taksa në aeroport, do të thotë të vendosësh një sistem nga i cili njerëzimi është shkëputur prej kohësh.

Ai iu drejtua të pranishmëve me pyetjen nëse mund ta imagjinonin një gjë të tillë.

Sipas Berishës, Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë ku miliarderët vijnë dhe marrin miliona litra naftë me një të katërtën e çmimit që paguan fermeri shqiptar.

Në vijim, ai tha se në librin e tij, të mbajtur sekret ndaj shqiptarëve dhe të papublikuar ndonjëherë, Edi Rama rendit 523 projekte për zhvillim dhe ndërtim në të katër anët e vendit.

The post Berisha: Rama e sheh Shqipërinë si pronë private, ka planifikuar 523 resorte me përjashtim 10-vjeçar nga taksat appeared first on Albeu.com.

Përgjimet e SPAK për vëllezërit Aliu: Miliona euro cash në shtëpi, Salvatore ironizon: “Mbushja një dyshek që të flejë rehat”
Komunikimet e zbuluara në Sky ECC, pjesë e dosjes hetimore të SPAK për goditjen e rrjetit kriminal të grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika dhe Armando Pacani, hedhin dritë mbi fitimet e mëdha që, sipas hetimit, janë siguruar nga trafiku i kokainës. Në këtë skemë, Salvatore Aliu paraqitet me një rol qendror si furnitor.

Sipas dosjes, mes figurave kryesore të këtij grupi janë edhe vëllezërit Aliu. Salvatore Aliu dyshohet se ka qenë furnitori kryesor i kokainës për grupet e Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës dhe Armando Pacanit, ndërsa vëllai i tij, Isa Aliu, dyshohet se e ndihmonte në pastrimin e parave të drogës duke i mbajtur në banesë.

Nga aktet hetimore rezulton se Isa Aliu i raportonte vazhdimisht të vëllait për shumat e parave që dorëzoheshin nga persona të ndryshëm, ndërsa njëkohësisht mbante të regjistruara edhe llogaritë përkatëse.

Sipas dosjes, më 30 gusht 2020, Isa Aliu e njofton Salvatore Aliun se kishte në dispozicion rreth 6 milionë euro cash. Dy javë më pas, më 15 shtator 2020, ai i bën me dije se shuma kishte shkuar në 9.8 milionë euro.

Në një tjetër komunikim, të datës 13 shtator 2020, Salvatore Aliu i konfirmon Isës se priteshin edhe 20 milionë euro të tjera.

Në një nga bisedat e zbardhura nga Sky ECC, Isa Aliu i tregon Salvatore Aliut se nëna e tyre kishte nisur të frikësohej nga sasia e madhe e parave cash që mbaheshin në shtëpi.

Sipas asaj që del nga komunikimi, ajo çuditej nga shumat që ndodheshin në banesë, ndërsa Salvatore i përgjigjej me ironi duke i thënë: “Mbushja një dyshek që të flejë rehat”.

Biseda mes vëllezërve:

Isa Aliu: Ato që kanë dhënë lekët.

Salvatore: Aty në Shqipëri?

Salvatore: Se do t’i mbyll llogaritë me të gjithë.

Isa Aliu: Këtu janë bërë rreth 9 milionë e 800.

Salvatore: Dua të shoh sa lekë të kanë dorëzuar ty.

Salvatore: Edhe si t’i kanë dorëzuar, do m’i kalosh.

Isa Aliu: Me atë që kam mbledhur…

Salvatore: Nuk i dua kështu.

Salvatore: I dua në total.

Isa Aliu: OK.

Salvatore: I dua sipas mënyrës si t’i kanë dorëzuar.

Salvatore: Ose si i ke mbajtur të shënuara.

Isa Aliu: Po, i kam shënuar.

Isa Aliu: Natën, zemër, plaka ka filluar të trembet.

Salvatore: Pse?

Salvatore: Për çfarë?

Salvatore: Çfarë ka?

Isa Aliu: Po, sa herë vjen dikush dhe më sheh…

Salvatore: Po s’ka gjë, çfarë ka parë?

Isa Aliu: Po pra.

Isa Aliu: Habitet.

Salvatore: Mbushja një dyshek.

Salvatore: Që të flejë rehat.

Isa Aliu: Thotë: “Pse ekzistojnë kaq shumë?”

Salvatore: Janë edhe 20.

Salvatore: Akoma.

Salvatore: Që duhet të vijnë.

The post Përgjimet e SPAK për vëllezërit Aliu: Miliona euro cash në shtëpi, Salvatore ironizon: “Mbushja një dyshek që të flejë rehat” appeared first on Albeu.com.

Përplasje në seancën e GJKKO-së mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit: “Mjaft, mos fol me thashetheme”, ndërhyn edhe gjykata
Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur këtë të mërkurë në GJKKO, u regjistruan çaste të forta tensioni, teksa ish-Presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, patën një përballje verbale në prani të trupit gjykues.

Në deklarimet e tij, Meta u shpreh se nuk ka ushtruar asnjë ndikim politik, të ligjshëm apo tjetër, as për Adrian Shatkun dhe as për persona të tjerë. Ai mohoi ekzistencën e çdo mesazhi të tij për Monikën, Pirro Xhixhon, Shatkun, Haxhinaston apo për çështje që lidhen me veprime të ligjshme, duke i cilësuar të gjitha si shpifje.

Po ashtu, Meta tha se nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me Theodhori Canin, për të cilin u shpreh se është “nga ata grekë që ka therur çamë”, duke shtuar se kjo është “histori greke e UDB-je”. Sipas tij, edhe Adrian Shatku duhej të paraqitej për të sqaruar çdo pretendim që lidhet me këto akuza.

Ai deklaroi më tej se është rrëmbyer mbi bazën e një letër-porosie, e cila, sipas tij, më pas ndryshoi, pasi rezultoi se ai nuk kishte lidhje me pagesat në fjalë. Meta këmbënguli se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, qoftë të ligjshme apo shoqërore, për askënd, ndërsa për veprimet e Kryemadhit tha se “i di vetë ajo”. Sipas tij, nëse do të kishte pasur veprimtari të tilla, historitë me përqindje do të ishin shfaqur në celularin e tij.

Pas kësaj, Kryemadhi reagoi duke e kundërshtuar, duke i thënë se ajo që po thoshte nuk ishte e vërtetë dhe se ai po fliste mbi bazën e fjalëve që, sipas saj, i sillte Altin Dumani. “Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?” tha ajo.

Më pas, Kryemadhi e pyeti: “Po ku e di ti a janë të vërteta?”, ndërsa Meta iu përgjigj shkurt: “Unë merrem me prokurorinë.” Në vijim, Kryemadhi i tha: “Bëhu ushtar i prokurorisë…”

Teksa përplasja mes tyre vazhdonte në sallë, gjykata ndërhyri dhe paralajmëroi Monika Kryemadhin se, nëse nuk zbatonte urdhrat, do të përballej me gjobë dhe do të nxirrej jashtë nga seanca.

Pasi mori vërejtjen nga gjykata, Kryemadhi deklaroi: “Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”, duke iu referuar deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili ndodhej në sallë.

Nga ana e saj, gjykata paralajmëroi: “Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni.”

Në vijim të qëndrimit të tij, Ilir Meta tha se ai po i referohej pretendimeve të prokurorisë ndaj tij dhe atyre episodeve që, sipas prokurorisë, konsiderohen kompromentuese. “Ato nuk figurojnë tek unë. Nuk ekziston asnjë gjë”, u shpreh ai.

Duke folur për Adrian Shatkun, Meta tha se për të kuptuar të gjithë këtë “përrallë”, po pretendohet se ai kishte shkuar në Marok për shkak të Adrian Shatkut. Sipas tij, prokuroria pretendon se Monika i ka thënë Shatkut: “po ti do vish se Iliri për ty po vjen”. Meta shtoi se, sipas prokurorisë, ndikimi i Shatkut mbi të paraqitet aq i madh sa ai po udhëtonte në Marok për të.

Ai vijoi duke thënë se, sipas SPAK, Shatku kishte pretenduar se takimin me kryeministrin e Marokut e rregullonte ai, ndërkohë që vizita ishte shtetërore. Meta nënvizoi gjithashtu se në Marok kishin qenë edhe biznesmenë të tjerë.

The post Përplasje në seancën e GJKKO-së mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit: “Mjaft, mos fol me thashetheme”, ndërhyn edhe gjykata appeared first on Albeu.com.