Opinion dhe analiza politike dhe ekonomike - Albeu.com

KOMENT/ Po protestoni për Zvërnecin, po Liqenin e Thatë e keni parë?
Protesta për Zvërnecin është e drejtë. Madje është ndër ato momente të rralla kur qytetari del përtej interesit të vet të ngushtë dhe kupton se natyra nuk është pronë private e pushtetit, e oligarkëve apo e firmave që e shohin Shqipërinë si parcelë ndërtimi. Por pyetja që duhet bërë sot është edhe më e fortë: po protestoni për Zvërnecin, po Liqenin e Thatë e keni parë?

Sepse drama nuk është vetëm në bregdet. Nuk është vetëm te flamingot, laguna, resortet luksoze apo rrethimet me hekura. Drama është edhe në Tiranë, në zemër të një zone që dikur shitej si qetësi, gjelbërim dhe ajër i pastër, ndërsa sot po kthehet në një kantier të pafund. Liqeni i Thatë nuk po thahet nga mungesa e ujit, por nga teprica e betonit. Po i merret fryma çdo ditë nga kamionët, pluhuri, zhurma, makineritë e rënda dhe lejet që zbresin nga lart si urdhra për të shkatërruar edhe atë pak natyrë që i ka mbetur kryeqytetit.

Banorët nuk po ankohen për një pallat më shumë apo më pak. Ata po ankohen për një mënyrë qeverisjeje. Po ankohen se rrugët bllokohen nga mjetet e tonazhit të rëndë, se fëmijët nuk dalin dot jashtë si më parë, se dritaret nuk hapen dot nga pluhuri, se qetësia për të cilën kanë investuar është zëvendësuar nga zhurma e vinçave. Pra, problemi nuk është thjesht urbanistik. Është shoqëror, ekonomik, mjedisor dhe politik.

Në kodrat me ullishte pranë Liqenit të Thatë, sic meson Albeu.com, ka nisur gdhendja e kodrës për projektin “Centaurea” të kompanisë “Bega-07” Sh.p.k në pronësi të biznesmenit Arben Muçobega.

Bëhet fjalë për një projekt të madh ndërtimi me 15 godina deri në 9 kate, mbi një sipërfaqe rreth 31 mijë metra katrorë truall dhe me afro 94 mijë metra katrorë ndërtim mbi dhe nën tokë. Ky nuk është “zhvillim i integruar me natyrën”, siç e paketojnë zakonisht broshurat e marketingut. Kjo është formula klasike e betonizimit shqiptar: fillimisht e quan zonën të gjelbër, pastaj e reklamon si luks, në fund ia dorëzon betonit.

Këtu qëndron hipokrizia më e madhe. Për çdo projekt të tillë gjendet gjithmonë një fjalor i bukur: “harmoni me natyrën”, “stil jetese i gjelbër”, “peizazh i ri urban”, “standard europian”. Por kur hiqen ullinjtë, kur rrafshohen kodrat, kur shkatërrohet peizazhi dhe kur banorët jetojnë mes pluhurit dhe pa vende parkimi, nuk ka më gjuhë marketingu që ta mbulojë të vërtetën. E vërteta është se Tirana po humbet mushkëritë e saj, lagje pas lagjeje, kodër pas kodre, liqen pas liqeni.

Zvërneci na tronditi sepse pamë dhunën në mënyrë brutale: një qytetar që tërhiqej zvarrë, roje private, gardhe, spray, shtet që shfaqej i pafuqishëm përballë privatit. Por te Liqeni i Thatë dhuna është më e heshtur. Nuk vjen me grushte, por me leje. Nuk tërheq njerëz zvarrë para kamerave, por ua tërheq jetën zvarrë çdo mëngjes mes trafikut, pluhurit dhe zhurmës. Nuk përdor spray me piper, por përdor betonin si armë kundër qytetit.

Dhe pikërisht kjo e bën më të rrezikshme. Sepse kur dhuna është e dukshme, qytetari reagon. Kur dhuna vjen me dokumente, me vendime, me firma, me projekte 3D dhe me reklama luksi, shoqëria shpesh hesht. Kjo heshtje është problemi ynë më i madh. Ne revoltohemi kur shohim një trup të tërhiqet zvarrë, por nuk reagojmë kur një lagje e tërë tërhiqet zvarrë drejt betonit.

Liqeni i Thatë është pasqyra e Tiranës që po ndërtohet pa ide, pa frymë, pa infrastrukturë dhe pa mëshirë për qytetarin. Ndërtohen pallate, por jo shkolla. Shiten apartamente luksoze, por nuk garantohet cilësi jete. Hapet kantieri, por nuk pyetet komuniteti. Rritet çmimi i pronës, por bie vlera e jetesës. Në fund, qytetari mbetet i rrethuar nga mure, ndërsa pushteti mburret me zhvillim.

Prandaj shqiptarët kanë më shumë arsye për të protestuar pasi nuk është vetëm Zvërneci. I njëjti mentalitet që rrethon Zvërnecin me gardhe, rrafshon kodrat me ullishte te Liqeni i Thatë. I njëjti pushtet që flet për turizëm elitar në bregdet, flet për rezidenca të gjelbra mbi beton në Tiranë. I njëjti sistem që sheh natyrën si mall, sheh qytetarin si pengesë.

Fatkqesësisht, heshtja disavjecare për ndërtimet pa kriter në Tiranë, na solli skandalin e Zvërnecit. Dhe sot, po protestoni për Zvërnecin, por kthejeni kokën edhe nga Liqeni i Thatë. Sepse aty, në heshtje, po ndodh e njëjta histori: Shqipëria po betonohet me leje, me reklamë dhe me buzëqeshje institucionale. Dhe kur një qytet humbet gjelbërimin, nuk humbet vetëm natyrën. Humbet arsyen, frymën dhe të ardhmen. /albeu.com/

The post KOMENT/ Po protestoni për Zvërnecin, po Liqenin e Thatë e keni parë? appeared first on Albeu.com.

Kur vijnë me euro janë vëllezër, kur vijnë me pankarta janë të huaj
Përpara se të anatemohet prania e një apo dhjetëra shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, apo diaspora në protestat e Tiranës, vlen të kujtohen disa fakte elementare.

Nga Kosova regjistrohen rreth 4.6 milionë hyrje në vit; nga Maqedonia e Veriut rreth 750 mijë. Bashkë, ata përbëjnë thuajse gjysmën e “mrekullisë” prej 12 milionë turistësh që pushteti e trumbeton me krenari nëpër statistika.

Pastaj vjen radha e diasporës. Janë po këta njerëz që prej dekadash e mbajnë në këmbë ekonominë me remitanca, që blejnë shtëpi, hapin biznese dhe mbushin aeroportet e plazhet çdo sezon.

Kur dërgojnë para, pagëzohen si “motori i zhvillimit”. Kur promovojnë Shqipërinë jashtë, shpallen “ambasadorët tanë më të mirë”. Kur thonë fjalë të mira për qeverinë, u shtrohet tapeti i kuq dhe u bëhet vendi gati në studio televizive.

Por mjafton që disa prej tyre të shfaqen në një shesh proteste, që magjia të prishet. Brenda natës, ata shndërrohen në “të ardhur nga jashtë”, “të manipuluar” apo “agjentë” të agjendave të dyshimta.

Dhe nuk po flasim për të panjohur pa asnjë lidhje me këtë tokë.

Kosova na dha Lidhjen e Prizrenit dhe themelet e historisë moderne kombëtare. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut na kujtojnë Kongresin e Manastirit dhe alfabetin me të cilin shkruajmë sot. Ndërsa diaspora ka mbajtur gjallë frymëmarrjen e mijëra familjeve në ditët tona më të vështira.

Prandaj, ky standard i dyfishtë është sa absurd, aq edhe fyes: kur sjellin valuta, investime apo elozhe, janë shqiptarë model; kur guxojnë të sjellin kritika apo të bashkohen në një kauzë qytetare, trajtohen si të huaj pa të drejtë vote.

Nëse kanë të drejtën legjitime të kontribuojnë për këtë vend, kanë të njëjtën të drejtë edhe të shqetësohen e të flasin për të. Sheshi dhe debati publik nuk mund të kenë doganë. Apo mos duhet t’u vendosim edhe një tra tjetër në sheshin “Skënderbej”?

Nga; Lutfi Dervishi

The post Kur vijnë me euro janë vëllezër, kur vijnë me pankarta janë të huaj appeared first on Albeu.com.

Kalimtarë e të përkohshëm
Nga; Redi Saliasi

Lajmi i fundit është sa interesant, aq edhe tragjik. Sa tragjik, aq edhe komik. Sa komik, aq edhe neveritës. Lajmi i fundit është që edhe baronët shqiptarë të drogës tashmë e shohin Shqipërinë si një vend të pajetueshëm. Çfarë ironie!

Lajmi i fundit është që edhe ata kanë ikur me sojin e sorollopin e tyre për të jetuar në Spanjë a gjetiu nëpër Evropë. Kudo që të jetë, përveç Shqipërisë! Edhe ata vetë paskan thënë “nuk jetohet më këtu”.

Në Shqipëri vazhdojnë të pastrojnë paratë e tyre, vazhdojnë të ndërtojnë e të vetë-shesin dhe të vetë-blejnë vila dhe apartamente në kulla droge. Këtu vazhdojnë të parkojnë paratë e tyre të pista me bekimin e opozitës dhe të qeverisë, që nga ana e saj e paraqet si zhvillim nën petkun e arkitekturës së shfrenuar nga arkitektët “më të mirë në botë” sipas kryeministrit në ikje.

Këtu baronët e drogës kanë parkuar makinat e tyre të shumta luksoze me të cilat qarkullojnë kur vijnë në Shqipëri “për biznes”. Ato makina me të cilat u bëjnë karshillëk një rinie pa shpresë e pa të ardhme. Një rinie që është viktimë e një “vizioni” të shterpë qeverisës për të cilin nuk ka punë me djersën e ballit dhe mirëqenie kolektive të të gjithë shqiptarëve, por ka vetëm pasurim të shpejtë përmes drogës e në kurriz të njëri-tjetrit. Një qeveri dhe një opozitë për të cilën nuk ka paqe sociale për shqiptarët, por ka vetëm luftë të egër brenda llojit nën petkun e “modelit amerikan të politikbërjes” i cili kaq mjeshtërisht është kopjuar e përvetësuar nga këta të ndriturit tanë. A lum ne!

Një analist politik i huaj në një studio televizive diku nëpër botë, pak muaj më parë, thoshte se armiku më i madh i Shqipërisë janë vetë shqiptarët. Thoshte se ata që më shumë e urrejnë Shqipërinë janë vetë shqiptarët, të cilët po e braktisin vendin e tyre masivisht duke e kthyer atë në lodër të interesave të të huajve.

Fatkeqësia më e madhe është që sot ne nuk ndihemi zotër në vendin tonë. Sot ne ndihemi kalimtarë e të përkohshëm. Sot ne ndihemi të përçmuar, të nënvlerësuar e të braktisur nga ata palo burra e nga ato palo gra që i quajmë deputetë e që i bëjnë iso një sharlatani që mban për fyti një popull të tërë me bashkëpunimin e një plaku të kallur e të patretur që me demek bën opozitë për të mirën e vendit.

Shoqëria shqiptare është një shoqëri e pashëruar nga plagët e komunizmit dhe një shoqëri që ende lëngon nga një tranzicion i tejzgjatur. Por në këto 20 ditë, me ideal të përbashkët Shqipërinë dhe shqiptarinë, ne po protestojmë pa dallime politike, pa dallime feje, krahine, apo orientimi. Po protestojmë për të pasur një të ardhme të ndritur për të gjithë, jo në kurriz, por në krah të njëri tjetrit.

Ka ardhur momenti që të ndahemi nga qasjet e mbrapshta të tipit “Shqipëria me shqiptarë nuk bëhet”, apo “Dy shqiptarë në një mendje nuk bëhen”. Shqipëria bëhet vetëm nga shqiptarët dhe për shqiptarët. Në shesh jemi bërë në një mendje jo dy, por qindra e mijëra vetë.

Ka ardhur momenti që t’i tregojmë vetes që nuk jemi një popull dritëshkurtër që mendon vetëm për pasurim personal nga dera e shtëpisë dhe brenda. Ka ardhur momenti të kuptojmë që e përbashkëta, aty ku të gjithë hasemi me njëri tjetrin në përditshmëri, është EDHE më e rëndësishme se personalja. Ka ardhur momenti të heqim ndjenjat e inferioritetit karshi të huajve, a thua se nuk jemi qenie njerëzore si të gjithë evropianët.

Ka ardhur momenti që kalimtarë e të përkohshëm të mos jemi ne, por të jenë baronët e drogës që shkatërrimin dhe pastrimin e parave duhet ta eksportojnë tjetërkund. Kalimtarë dhe të përkohshëm të jenë qeveritë dhe opozitat e korruptuara. Kalimtarë dhe të përkohshëm të jenë oligarkët zaptues e të babëzitur që u pasuruan me paratë tona dhe me paratë e drogës, e që sot u rren mendja e mendojnë se Shqipëria është pronë e tyre.

The post Kalimtarë e të përkohshëm appeared first on Albeu.com.

“Turizmi” i trishtë
NGA REDI SALIASI

Para rreth një muaji më kërkuan që t’i bëja guidë nëpër Tiranë një grupi prej njëzet studentësh norvegjezë të shoqëruar nga pedagogët e tyre. Pranova jo vetëm sepse guida do të paguhej, por në radhë të parë sepse të tilla guida i kam bërë dhe i bëj me kënaqësi edhe pa pagesë për të promovuar vendin, mikpritjen dhe bukuritë tona përrallore te të huajt. Përpara se të vinte dita e vizitës së tyre, me ndjenjë përgjegjësie, lexova, u informova dhe u kulturova edhe pak më shumë për Tiranën.

Duke qenë se bëhej fjalë për njëzet vjeçarë, shtjellova në mendje informacionet që mund t’iu dukeshin më interesante në mënyrë që kjo vizitë të mos ishte e mërzitshme për ta. Mëngjesin kur do të bëhej guida shkova te hoteli tek i cili po qëndronin dhe nisa të bisedoj me pedagogun që i shoqëronte. Më shpjegoi që studentët në fjalë, në bazë të sistemit arsimor norvegjez, po kryenin një program dy-vjeçar i cili më pas do t’i ndihmonte të zgjidhnin degën për të cilën do të studionin në universitet.

Në bisedë e sipër, më tha gjithashtu se disa shtetas të pasur norvegjezë tashmë ishin larguar nga Norvegjia për të jetuar në Zvicër, me qëllimin për të shmangur taksat. Kjo është e padrejtë për shoqërinë tonë, – më tha, sepse ata u pasuruan falë parave të të gjithë norvegjezëve, e tani po largohen nga vendi për të mos kontribuuar në mirëqenien e tij. Sërish me qëllimin për të mos e bërë guidën të mërzitshme, e pyeta se si duhet t’a organizoja atë, se ku duhet të përqendrohesha më tepër, e nëse kishin më tepër interes për historinë e largët apo për atë aktuale. Për habinë time, më tha që interesi i tyre si staf pedagogjik ishte që unë t’u flisja studentëve për realitetin dhe cilësinë e jetesës në Shqipëri sot; por akoma edhe më të interesuar ishin për kullat shumëkatëshe të Tiranës, për ndërtuesit e tyre, për korrupsionin në Shqipëri dhe për pastrimin e parave.

Aty kuptova që synimi i vizitës së tyre nuk ishte që të shihnin Shqipërinë si vend i historisë, i bukurive natyrore, i ushqimit të shijshëm dhe i mikpritjes shembullore. Besoj për shkak të qasjes norvegjeze, synimi i pedagogëve ishte që, përpara se të kishin studentë të diplomuar e të formuar, ata të kishin farkëtuar qytetarë të ndërgjegjshëm. U ndjeva shumë keq për këtë kërkesë, jo sepse nuk përfaqëson realitetin, por sepse kjo është fytyra më e shëmtuar e vendit tonë. U ndjeva keq sepse kuptova që vendi ynë ishte “kavia” e tyre laboratorike. Vendi ynë, me sa duket, ishte për ta shembulli më i mirë – apo më i keq! – për të treguar se si përfundon një shoqëri dritëshkurtër në të cilën individi mendon si të pasurohet e të majoset sa më shumë e me çdo kusht në kurriz të bashkëqytetarëve të vetë, se si përfundon një vend ku politika është oligarki dhe oligarkia është politikë, ku politika është krim dhe krimi është politikë. Teksa drekonim, studentët më pyetën nëse dëshiroj të vazhdoj të jetoj në Shqipëri.

U thashë se Shqipëria është një vend i bekuar me diell; me dete, lumenj, e liqene; me kodra, male, e alpe; por është njëkohësisht e mbytur nga korrupsioni, nepotizmi, e pabarazia. U thashë se, nëse do të më jepej mundësia, do të emigroja në një vend ku ka paqe sociale; ku pasurimi s’është objektiv në vetvete i pakicës në kurriz të shumicës; ku politika është në shërbim të qytetarëve; ku ka siguri për jetën, e jo frikë se mund të ndodhesh në vendin e gabuar në momentin e gabuar; ku s’ka zhvillim e ndërtim kaotik kullash gjithnjë e më të larta; ku ndërtohen parqe, lulishte, e hapësira rekreative, etj. etj. etj. Ky në fakt është realiteti i Shqipërisë së sotme. Ky është realiteti i hidhur në të cilin mbijetojmë përditë.

Desha ta harroj për një moment këtë realitetet, ndaj pata imagjinuar një ditë ndryshe në të cilën Tiranën do e shihja, qoftë edhe për pak orë, me sytë e të huajve që vijnë si turistë, sepse realitetin vrastar unë e shoh dhe e vuaj përditë. Me sa duket nuk qe e thënë, sepse në mesin e shifrave të bumit turistik ekzistoka edhe një lloj “turizmi” i trishtë nga të huaj që vijnë për të parë me sytë e tyre shkatërrimin e një vendi nga babëzia e makutëria. Një lloj “turizmi” ndërgjegjësimi mesazhi i të cilit është “shihni Shqipërinë që të mos përfundojmë si Shqipëria”.

The post “Turizmi” i trishtë appeared first on Albeu.com.

EDITORIAL/ SPAK “rrëzon” kullat e Tiranës, po ekonomia e ndërtuar mbi kulla?
Nga Albeu.com

Goditja e sotme e SPAK nuk është thjesht një operacion penal ndaj disa emrave të biznesit. Është një tërmet politik dhe ekonomik që prek nervin më të ndjeshëm të modelit mbi të cilin është ndërtuar Tirana e viteve të fundit: ekonominë e kullave. Në pamje të parë, kemi masa sigurie, emra biznesmenësh, dyshime për trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe lidhje me projekte gjigante ndërtimi. Por në thelb, pyetja është shumë më e madhe: nëse SPAK sot po “rrëzon” disa prej emrave të lidhur me kullat, a rrezikon të rrëzohet edhe miti i një ekonomie që është rritur mbi beton, leje ndërtimi dhe para me burim të paqartë?

Tirana prej vitesh nuk është zhvilluar si qytet, por si kantier. Çdo hapësirë publike, çdo truall me vlerë, çdo zonë që dikur kishte funksion urban, social apo historik, është parë si mundësi për një kullë tjetër. Në vend të një ekonomie që prodhon dije, industri, eksport, teknologji apo punësim cilësor, Shqipëria ka ndërtuar një ekonomi që matet me kate. Sa më e lartë kulla, aq më i madh suksesi. Sa më e shtrenjtë leja, aq më i fortë klientelizmi. Sa më shumë beton në qendër të Tiranës, aq më i madh iluzioni se vendi po zhvillohet.

Prandaj arrestimet dhe masat e sigurisë të raportuara sot nuk duhen lexuar vetëm si çështje individësh. Ato duhen lexuar si sinjal alarmi për një sistem të tërë. Sepse kur emra të lidhur me projekte dhjetëra katëshe, me leje të miratuara nga institucionet më të larta të territorit, përfundojnë nën dyshime për pastrim parash apo veprimtari kriminale, atëherë problemi nuk është vetëm te biznesmeni. Problemi është te dera që ia hapi rrugën këtij biznesmeni. Te institucioni që firmosi. Te politika që bekoi. Te urbanistika që heshti. Te shteti që u soll sikur nuk shihte burimin e parave, mjafton që betoni të ngrihej lart.

Kullat e Tiranës janë kthyer në monumentet e një modeli ekonomik të dyshimtë. Ato nuk janë vetëm ndërtesa; janë bilance pushteti. Janë pika takimi mes parasë, politikës, administratës dhe heshtjes publike. Aty ku qytetari i zakonshëm nuk blen dot një apartament as me 30 vite punë, dikush tjetër ndërton dhjetëra kate brenda pak muajsh. Aty ku familjet shqiptare luftojnë me çmime të papërballueshme banesash, tregu i luksit vazhdon të rritet sikur jeton në një ekonomi tjetër, në një vend tjetër, me para të tjera.

Efekti ekonomik i kësaj goditjeje mund të jetë i madh. Jo domosdoshmërisht sepse do të ndalen menjëherë punimet apo do të pezullohen lejet, por sepse goditet besimi mbi të cilin qëndron ky treg. Ndërtimi në Tiranë nuk është më vetëm sektor ekonomik; është banka informale e vendit, është mekanizëm pastrimi kapitalesh, është instrument politik, është mënyra se si paraja e madhe kërkon legalitet përmes fasadave të xhamit. Nëse SPAK shkon deri në fund dhe ndjek jo vetëm individët, por edhe burimin e financimit, rrjetin e lejeve, transaksionet, ortakëritë dhe përfituesit realë, atëherë mund të tronditet jo një kompani, por një arkitekturë e tërë ekonomike.

Por këtu lind edhe pyetja politike: si është e mundur që ky model u lejua të rritej kaq shumë? Kush i dha këto leje? Kush i verifikoi kapacitetet financiare? Kush kontrolloi burimin e kapitalit? Kush u sigurua që Tirana nuk po kthehej në lavatriçen më të madhe të parave në Ballkan? Sepse nuk mund të pranohet që shteti të jetë shumë i fortë me qytetarin e zakonshëm, me biznesin e vogël, me ndërtuesin e thjeshtë, por të bëhet i verbër kur përballë ka miliona euro, kulla 50-katëshe dhe investitorë me lidhje të forta.

Në këtë histori, SPAK ka hapur një dritare të rëndësishme. Por kjo dritare nuk duhet të mbyllet me arrestime spektakolare dhe tituj lajmesh. Duhet të shkojë deri te pyetja më e rëndësishme: kush e ndërtoi ekonominë e kullave dhe kush përfitoi prej saj? Nëse hetimi kufizohet vetëm te disa emra biznesmenësh, atëherë sistemi do të riciklojë veten. Do të ikin disa emra, do të vijnë disa të tjerë. Do të ndryshojnë aksionerët, por jo mekanizmi. Do të ndërrohen kompanitë, por jo filozofia e grabitjes urbane.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të ndërtojë zhvillim mbi betonin e dyshimit. Një ekonomi që rritet nga kullat, por jo nga prodhimi, është ekonomi e brishtë. Një qytet që mbushet me ndërtesa luksoze, por boshatiset nga të rinjtë që ikin jashtë, nuk është qytet i zhvilluar. Një kryeqytet ku çmimet e apartamenteve nuk i përgjigjen pagave, por parasë së zezë, nuk është treg i lirë; është treg i kapur. Dhe një shtet që e shet këtë si sukses urban, ndërkohë që drejtësia dyshon për pastrim parash, nuk është shtet zhvillimi, por shtet fasade.

SPAK sot mund të ketë “rrëzuar” politikisht disa kulla të Tiranës. Por sfida e vërtetë është më e madhe: të rrëzohet modeli që i ngriti ato. Sepse problemi i Shqipërisë nuk është vetëm se kush ndërtoi kullat. Problemi është se kush vendosi që ekonomia, qyteti dhe e ardhmja e vendit të ngriheshin mbi to. Dhe nëse drejtësia nuk ndalet, ky mund të jetë momenti kur Shqipëria më në fund kupton se betoni nuk është zhvillim, kulla nuk është ekonomi dhe paraja e pistë, sado lart të ngrihet, një ditë bie. /albeu.com/

The post EDITORIAL/ SPAK “rrëzon” kullat e Tiranës, po ekonomia e ndërtuar mbi kulla? appeared first on Albeu.com.

EDITORIAL/ Arroganca e një bodyguardi që po merr në qafë pushtetin e Ramës!
nga Albeu.com

Prandaj titulli i kësaj historie është i thjeshtë: Jo sepse një roje private ka fuqinë të dëmtojë një kryeministër, por sepse ai bëri të dukshme atë që propaganda përpiqej ta fshihte. Ai ia dha trupin mendësisë së pushtetit. Ai e ktheu në pamje atë që qytetarët e ndienin prej kohësh: se Shqipëria po qeveriset me arrogancë, me përbuzje dhe me idenë se qytetari duhet të heshtë përballë çdo gardhi që ngrihet në emër të “zhvillimit”, qoftë edhe brenda detit.

Zakonisht një regjim nuk rrëzohet nga një fjalim opozitar, as nga një debat televiziv, as nga një raport ndërkombëtar. Ndonjëherë ai zbulohet lakuriq në një pamje disa-sekondëshe, ku një qytetar goditet dhe tërhiqet zvarrë pa të drejtë, në sytë e policisë, nga njerëz që sillen sikur mbi ta nuk ka ligj dhe nuk ka shtet.

Zvërneci nuk është më thjesht një debat për një projekt ndërtimi. Nuk është më vetëm çështje prone, zone të mbrojtur, resorti, investitori apo lejeje. Zvërneci është kthyer në pasqyrën më të ashpër të arrogancës së pushtetit. Dhe ajo pasqyrë nuk tregoi vetëm fytyrën e një truproje. Tregoi fytyrën e vërtetë të një pushteti që prej vitesh është mësuar t’i shohë qytetarët si pengesë, pronën publike si plaçkë, institucionet si shërbëtorë dhe policinë si dekor.

Ai bodyguard nuk ishte thjesht një njeri që humbi kontrollin. Ai ishte produkti politik i një kulture sundimi. Në trupin e tij, në mënyrën se si tërhoqi zvarrë një protestues, në guximin për t’a bërë këtë në sy të policisë, u përqendrua gjithë mendësia e pushtetit: “ne mundemi, ne vendosim, ne marrim, ne rrethojmë, ne shtyjmë, ne heshtim, ne justifikojmë”.

Kjo është arsyeja pse ajo pamje ndezi revoltën qytetare. Në ato pamje disa sekondëshe, qytetarët nuk panë vetëm dhunën ndaj një njeriu. Panë veten. Panë se çfarë mund t’i ndodhë kujtdo që ngre zërin. Panë se si një gardh me tela, një kantier privat dhe disa njerëz të paautorizuar mund të dalin mbi qytetarin, mbi ligjin dhe mbi shtetin. Panë se si policia, në vend që të jetë garanci e lirisë së tubimit dhe e sigurisë publike, mbetet e ngrirë përballë arrogancës private që sillet si pushtet publik.

Nëse protesta sot është në ditën e katërt, kjo nuk ndodhi sepse qytetarët u zgjuan papritur me dëshirë për përplasje politike. Ndodhi sepse një akt brutal e çau perden e propagandës. Ndodhi sepse për shumë njerëz, ajo tërheqje zvarrë ishte pika ku durimi u kthye në zemërim. Ishte momenti kur arroganca e grumbulluar për vite u materializua në një gjest të vetëm poshtërues.

Rama mund të përpiqet ta izolojë ngjarjen si “akt të neveritshëm” të disa rojeve private, pa thënë se kush ua dha rojeve atë pushtet mbi policinë. Mund të distancohet me fjalë, mund të ftojë në dialog, mund të flasë për investime miliardëshe, për zhvillim, për turizëm luksoz dhe për të ardhmen. Por problemi i tij është se ajo pamje nuk mund të shpërlahet me konferenca shtypi. Qytetarët e kuptojnë se një bodyguard nuk bëhet arrogant kot. Ai bëhet arrogant kur e ndien se dikush nga sipër ia lejon. Kur sheh se pushteti i madh flet me përbuzje, edhe pushteti i vogël godet me dorë. Kur lart qytetari trajtohet si pengesë, poshtë ai tërhiqet zvarrë.

Ky është thelbi politik i Zvërnecit: dhuna nuk ishte aksident, por simptomë. Simptomë e një pushteti që ka humbur ndjeshmërinë ndaj qytetarit. Simptomë e një qeverisjeje që e ka ngatërruar zhvillimin me grabitjen, investimin me imponimin, ligjin me lejen e fortit, dhe policinë me rojen e kantierit.

Në një vend normal, pamjet e Zvërnecit do të kishin sjellë menjëherë përgjegjësi të plotë institucionale, hetim të pavarur, transparencë totale për projektin, për statusin e tokës, për rolin e kompanive të sigurisë, për zinxhirin e urdhrave dhe për mosveprimin e policisë. Në Shqipërinë e sotme, fillimisht u tentua relativizimi. U tentua që qytetari të paraqitej si fajtor. Vetëm pas revoltës publike erdhën ndjesat, pezullimet dhe fjalët e buta.

Por qytetarët nuk po kërkojnë më vetëm ndjesë. Ata po kërkojnë llogari.

Dhe me të drejtë. Sepse nuk mjafton të dënohet truproja, nëse nuk dënohet kultura që e prodhoi atë. Nuk mjafton të pezullohet një drejtor policie, nëse nuk sqarohet pse policia qëndroi spektatore. Nuk mjafton të thuhet se dhuna ishte e papranueshme, nëse projekti që ndezi konfliktin vazhdon të trajtohet si çështje e mbyllur mbi kokat e qytetarëve.

Zvërneci është më shumë se një protestë lokale. Është revoltë kundër një mënyre qeverisjeje. Kundër arrogancës së zyrave që vendosin pa pyetur. Kundër betonit që shitet si zhvillim. Kundër “investitorit strategjik” që bëhet më i rëndësishëm se qytetari. Kundër policisë që harron se uniformën nuk e mban për të ruajtur pushtetin, por për të mbrojtur njerëzit.

Prandaj titulli i kësaj historie është i thjeshtë: arroganca e një bodyguardi po merr në qafë Ramën. Jo sepse një roje private është më i fortë se një kryeministër, por sepse ai bëri të dukshme atë që propaganda përpiqej ta fshihte. Ai ia dha trupin mendësisë së pushtetit. Ai e ktheu në pamje atë që qytetarët e ndienin prej kohësh: se Shqipëria po qeveriset me arrogancë, me përbuzje dhe me idenë se qytetari duhet të heshtë përballë çdo gardhi që ngrihet në emër të “zhvillimit”, qoftë edhe brenda detit.

Por qytetari nuk heshti. Dhe kjo është shenja më e rëndësishme e këtyre ditëve.

Në Zvërnec, një njeri u tërhoq zvarrë. Në Tiranë, një qytet u ngrit në këmbë. Dhe kjo është përgjigjja më e fortë ndaj çdo pushteti që mendon se mund ta sundojë këtë vend me gardhe, bodyguardë dhe propagandë.

Sepse kur arroganca bëhet truprojë, protesta bëhet detyrë qytetare.

The post EDITORIAL/ Arroganca e një bodyguardi që po merr në qafë pushtetin e Ramës! appeared first on Albeu.com.

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?
ENDRI XHAFO

Pashë sot avokatin e të pandehurit Erion Veliaj, Plarent Ndrecën, që “qahej” në një konferencë për shtyp se nuk po u pranojnë kërkesën për një gjyq publik. Nuk po u besoja syve dhe veshëve. E kundërta do të kishte qenë logjike, kundërshtimi nga pala e pandehur e një gjyqi publik. Pse? Sepse detajet që mund të dalin në një seancë publike me transmetim direkt të çdo debati, prove dhe seancash pyetje-përgjigje, mendohet të dëmtojnë më shumë palën e paditur. Aq më shumë kur i pandehuri është një figurë publike, kryetar formalisht në detyrë i Bashkisë së Tiranës. Por mesa duket Veliaj i ka bërë llogaritë me veten për këtë dhe po këmbëngul fort që sinjali i seancës të emetohet “live” dhe pastaj televizionet janë të lira ta transmetojnë ose jo.

Duke e vënë veten edhe në pozitën e kundërshtarëve politikë të Erion Veliajt, jo vetëm atyre që organizuan 41 protesta përpara Bashkisë së Tiranës me kërkesën për largimin e tij, por edhe të kundërshtarëve politikë brenda Partisë Socialiste, unë, si kundërshtar i tij, do të isha për “pooo” me të dyja duart!

Duke e vënë veten nën lëkurën e prokurorëve të SPAK-ut, unë tani do të isha duke i fërkuar duart!

Prokurorët e SPAK-ut, kur fillojnë një hetim penal, betejën e parë nuk kanë e kanë me të pandehurin në gjykatë, por me marrëdhëniet publike, pra fitimin e simpatisë së publikut të gjerë ndaj kauzës së tyre. Dhe për këtë ata rrjedhin në media detaje të dosjeve, që mbajnë gjallë debate dhe emisione të tëra nga mëngjesi në darkë. Ndaj a ka moment më të mirë për ta vazhduar këtë betejë PR-i pikërisht edhe në sallën e gjyqit?

Vijmë te publiku i gjerë. Ne, publiku, pikërisht sepse akuzat i kemi dëgjuar të na përcillen nga të tretë, gazetarë të kronikës që kanë elementë të dosjes, njoftime zyrtare të SPAK-ut në formë deklaratash shtypi të përcjella nga mediat, akuza avokatësh mbrojtës, deklarata publike të Veliajt në FB, ne, publiku, meritojmë ta shohim këtë njeri të përballet me akuzat që i bëhen. Ne kemi të drejtë të shohim a ka vjedhur, sa ka vjedhur, kur dhe si i ka vjedhur shqiptarët. Ndaj, duke qenë pala e fundit logjikisht e interesuar për një seancë publike, na lind e drejta të pyesim: Ore, po ku qëndron problemi këtu?

Sigurisht, një seancë publike kërkon solemnitet. Çdo seancë e kërkon, por ato publiket, më shumë. Prokurorët nuk mund t’i drejtohen të akuzuarit me etiketime si “gënjeshtar patologjik”, “ndyrësirë”, apo “shumë i pisët”, pa rrezikuar të humbasin simpatinë e publikut të gjerë. Specifikisht prokurori Olsi Dado mund të përballet edhe me akuzën e të pandehurit Veliaj se ai është bërë prokuror nga kryeprokurorja Ina Rama kur ai ishte thjesht noter në Durrës, pra pa qenë magjistrat siç e kërkonte ligji, edhe pse ky fakt, nëse do të evidentohej nga Veliaj, mund të ishte pa lidhje me seancën.

Treshja e gjyqtarëve, Elsa Ulliri, Flora Hajredini dhe Besmir Stroka do të duhet të demonstrojnë paanshmëri duke qenë mbi palët, dhe jo të duken sikur janë shokë e kolegë me prokurorët, aq sa të vërtetojnë atë që thoshte dikur Dumani në KLP, se “afërmendsh, gjykata vendos çfarë duam ne”.

Vetë Veliaj do të duhet të jetë më i kujdesshëm për të mos rënë në patetizma të tipit “unë fëmija jetim, fëmijët e të cilit po rriten edhe ata pa baba, sepse faji im i vetëm ishte që punova me mish e me shpirt për këtë qytet”. Ky është pak ushtrim i vështirë për Veliajn, por që ai, gjithsesi, në Gjykatë Kushtetuese ia doli. Mos vallë pikërisht pse doli me dinjitet nga seanca në Gjykatë Kushtetuese, prokurorët po e refuzojnë kërkesën e tij për seancë publike edhe në penale? Mos vallë Altin Dumani dhe Olsi Dado kanë frikë pikërisht nga elokuenca e Erion Veliajt? Në fakt, njësoj si një debat nuk fitohet nga ai që e ngre zërin më shumë, ashtu edhe një proces gjyqësor nuk fitohet, – nuk duhet të fitohet, – nga ai që është më elokuent, por nga ai që ka provat më të forta. Zyrtarisht prokurorët po thonë se në procese penale ku ka dëshmitarë, transmetimi “live” mund të ndikojë në dëshmitë e tyre ose t’i shqetësojë ata. Dhe Dumani ka sjellë si shembull vende të rajonit ku kjo praktikë nuk ekziston. Në fakt në Shqipëri as Kushtetuta dhe as ligji penal nuk e ndalon seancën publike. Ndaj në këtë pikë standardi i Shqipërisë, për fat të mirë, është më i lartë se ai i Maqedonisë së Veriut apo kujtdo vendi tjetër të rajonit.

Ndaj jepjani Veliajt seancën publike dhe vëreni me shpatulla pas murit… me prova! Duke e diskretituar publikisht, do t’i tregojini publikut edhe sa mirë e keni bërë punën tuaj.

The post Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt? appeared first on Albeu.com.

Kosova meriton dhe kërkon përgjegjshmëri politike
Nga Ekrem Spahiu

Prej vitit 2025, Kosova po shkon në tre palë zgjedhje – një luks i tepërt për shtetin më të ri të Europës.

Përsëritja e zgjedhjeve të përgjithshme pothuajse në çdo gjysmë viti mund të lexohet edhe si “shprehje e një ritmi të shëndoshë demokratik”.

E vërteta është se, ndër zgjedhjet e kryera që prej vitit 2021, vetëm dy prej tyre kanë qenë brenda normalitetit kohor elektoral. Të tjerat, fatkeqësisht, duket se kanë qenë për hesape elektorale.

Përsëritja mund të lexohet edhe si fragmentim i skenës politike, mungesë kompromisi dhe polarizim i tejskajshëm. Për rrjedhim, Kosova, të paktën prej vitit 2025, gjendet në një krizë politike dhe institucionale dhe mungesë stabiliteti politik.

Pavarësisht se si mund të lexohen motivet e kësaj “fiskulture” elektorale, në fund të fundit, klasa politike e Kosovës, po tregon se, në vend që të përllogarisë zgjidhjet e mëdha që duhen përshtatur në kuadër të fluiditetit gjeopolitik që po kalon bota dhe Europa, përllogarit interesat e vogla partiake; në vend se të kujdeset për të krijuar stabilitet politik dhe, prej këtej, stabilitet institucionesh, stabilitet ekonomik, financiar e ushtarak, kujdeset për stabilitet individësh.

Pra, prej dy vjetësh, në vend se klasa politike e Kosovës të menaxhojë shtetin, të kryejë reforma aq të domosdoshme për përparim ekonomiko-shoqëror, në fakt, administron zgjedhjet. Përtej stërlodhjes së zgjedhësve, mjafton të sjellim në kujtesë se në secilën palë zgjedhjesh harxhohen miliona e miliona euro – një kosto e rëndë ekonomike e financiare, kur kujtojmë se Kosova nuk ka mbushur as 20 vjet shtet i pavarur.

Aleatët perëndimorë, të cilët investuan bashkë me popullin e Kosovës që Kosova të bëhej, investuan akoma më shumë në sigurinë dhe financat e saj që ajo të rritej, prandaj kanë arësye të presin një trend të shëndetshëm qeverisje, jo një trend të sëmurë për ndarje postesh. Klasa politike e Kosovës, me një papërgjegjshmëri të pakuptueshme, po iu jep arësye që të habiten, e madje të maten për investim të mëtejshëm.

Kjo mungesë stabiliteti në Kosovë bëhet edhe më shqetësuese kur edhe aktorët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë defaktorizuar si kurrë më parë, ndërkohë që Shqipëria po përjeton një krizë të thellë besimi politik.

The post Kosova meriton dhe kërkon përgjegjshmëri politike appeared first on Albeu.com.

Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR
Analize nga Mario Bineri

Shqipëria shfaqi një ritëm të paprecedentë në hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Brenda 13 muajve, vendi arriti të hapë 33 kapituj te negociatave, të ndarë në 6 grupe, më shpejt se çdo vend kandidat në kohët e fundit. Edhe pse Brukseli e vlereson kete ambice te qeverise Shqiptare, vazhdon te na kujtoj se hapja e kapitujve dhe mbyllja e tyre janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

Çfarë është IBAR

Kur një vend kërkon të bëhet anëtar i BE-së, ai duhet të demonstrojë se ligjet, institucionet dhe mënyra e qeverisjes së tij janë në përputhje me standardet europiane. Ky proces organizohet nëpërmjet kapitujve ku secili mbulon një fushë specifike politikash, si bujqësia, transporti, mjedisi, drejtësia apo konkurrenca. Për çdo kapitull, vendi kandidat duhet të miratojë legjislacionin e duhur dhe të provojë se e zbaton atë në praktikë. Vetëm atëherë mund ta “mbyllë” kapitullin, domethënë ta konsiderojë të përfunduar.

IBAR-i është një raport zyrtar i Komisionit Europian që vlerëson nëse një vend kandidat ka bërë progres të mjaftueshëm në dy kapitujt më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit: Kapitulli 23, që mbulon gjyqësorin dhe të drejtat themelore, gjithashtu Kapitulli 24, që mbulon drejtësinë dhe sigurinë. Këta dy kapituj njihen si “Themelet” dhe sipas metodologjisë aktuale të BE-së, pa një vleresim pozitiv në këto dy kapituj, asnjë kapitull tjetër nuk mund të mbyllet.

Bashkimi Europian nuk mund të pranojë një anëtar të ri nëse shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit nuk funksionojnë. Sado ne rregull mund te jene kapitujt e tjere ne leter, pa themele të shëndosha institucionale, gjithcka mbetet e brishtë.

Si u krijua ky mekanizëm

Për të kuptuar IBAR-in, duhet të evidentojme si dështoi modeli i mëparshëm. Për dekada, modeli i vjetër i zgjerimit lejonte vendet kandidate të mbyllnin zyrtarisht kapitujt mbi bazën e ligjeve të miratuara pa bere nje vlersim te zbatimit praktik te tyre. Bullgaria dhe Rumania, të cilat ju bashkuan BE-se ne vitin 2007, u bënë shembull i këtij problemi, kur BE-ja dha miratimin per antaresimin e tyre duke u mjaftuar vetem me perafrimin e legjislacionit, pa adresuar problemet me korrupsion dhe shtetit të së drejtës, te cilat vazhduan edhe pas anëtarësimit. Vendet anëtare dolen në një përfundim të qartë: anëtarësimi nuk e zgjidh problemin nëse themelet nuk janë ndërtuar siç duhet. Bazuar në përvojën e fituar nepermjet problematikave te hasura me keto dy shtete, metodologjia e mbylljes së kapitujve ndryshoi, duke rezultuar në një politikë që kërkon përafrimin e legjislacionit dhe zbatimin e tij të zhvillohen paralelisht.

Në vitin 2019, Franca bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke kërkuar një reformim të procesit dhe garanci më të forta për zbatimin e reformave. Pergjigjia qe Komisioni Europian prezantoi në shkurt 2020 ishte një metodologji të re zgjerimi, e cila vendosi theks më të madh te shteti i së drejtës dhe te rezultatet konkrete në terren. Parimi I metodologjise se re bazohet ne faktin se progresi nuk vlersohen vetem mbi ligjiet miratuara por dhe nga standarti  i zbatimit te tyre. Paralelisht u krijua dhe IBAR, si instrument I kesaj metedologjie.

Çfarë ka bërë Shqipëria

Raporti I Komisionit Europian vlerson dy arritje referuar kapitjuve 23 dhe 24, duke filluar nga reforma ne drejtesi, ku procesi I vettingut eshte nje rast unik në historinë e zgjerimit europian dhe ka dhënë rezultate konkrete. Gjithashtu si pjesë e reformës së re në drejtësi, një rëndësi e veçantë i kushtohet vlerësimit të SPAK-ut. Struktura e specializuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka ndërtuar një rekord të rezultatesh dhe vlerësimi që arriti te merte nga Komisioni, “Rezultate konkrete fillestare” është një notë që për standardet e raporteve të zgjerimit nuk jepet lehtë.

Çfarë identifikon BE si mangësi

Raporti i Komisionit për vitin 2025 është i drejtpërdrejtë: Shqipëria mbetet “mesatarisht e përgatitur” në fushat kyçe të Grupit 1, dhe raporti  i emerton problemet pa lënë vend për interpretim.

Korrupsioni cilësohet si “i përhapur gjerësisht në sektorë të cenueshëm, duke prekur si sferën publike ashtu edhe atë private”, ndërsa korniza institucionale për parandalimin e tij vazhdon të ketë “ndikim të kufizuar”. Liria e medias është zona ku Shqipëria merr vlerësimin më të ulët. “Progres i kufizuar” gjatë periudhës së raportimit, ku mungon pavarësia editoriale e cila cenohet nga mbivendosja e interesave biznesore dhe politike, pronësise të përqendruar dhe burime financimi të paqarta. Raporti shënon se rekomandimet e vitit të kaluar në këtë fushë “nuk janë zbatuar”,  një konstatim jashtëzakonisht i ashpër për standardet e Komisionit. Gjithashtu reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, e rekomanduar vazhdimisht nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias, mbetet e pa implementuar plotesisht edhe pas zgjedhjeve parlamentare të majit 2025.

Çfarë ndodh tani?

Komisioni Evropian e ka cilësuar objektivin e vitit 2027 për përfundimin e negociatave si ambicioz, por “në rrugën e duhur” gjithmonë neqoftese arrin te ruaj te njejtin ritem reformash. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e ka thënë qartë në nëntor 2025: “Hapja e të gjitha grupeve është arritje e madhe, por mbyllja e tyre është çmimi i vërtetë.” Sa i përket IBAR-it, Komisioni nuk ka dhënë ende një datë zyrtare.

Historia e zgjerimit të BE-së na tregon se ndërtimi i institucioneve dhe funksionimi i tyre i janë dy sfida krejtësisht të ndryshme. IBAR-i u krijua pikërisht për tu siguruar që këto dallime të zgjidhen  para se procesi i anëtarësimit të hyjë në fazën e tij përfundimtare: nëse lufta kundër korrupsionit është sistematike dhe jo rast i izoluar, nëse media mund të funksionojë pa presion, nëse reformat kanë ndryshuar jo vetëm ligjet por edhe mënyrën si funksionon shteti në praktikë. Kjo nuk është pyetje burokratike. Është sfida kryesore  e anëtarësimit.

The post Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR appeared first on Albeu.com.

7 Prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë
Në Traktatin e Paqes me Italinë, lidhur në Paris më 10 Shkurt 1947, e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe e nënshkruar nga 20 Fuqitë Aleate dhe të Asociuara në atë Luftë nga njëra anë, dhe Italia nga ana tjetër: “Italia kreu agresion ushtarak kundër Shqipërisë më 7 Prill 1939”!

Nga Ekrem Spahiu

Akoma edhe sot pas treçerekshekulli, historia e Shqipërisë në raport me Luftën e Dytë Botërore shkruhet ose mbi alibira ideologjike, ose mbi hamendje historianësh, por jo mbi baza dëshmish juridike ndërkombëtare.

Në Arkivin Qëndror të Shtetit, gjëndet dokumenti që Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, me Dekret Nr. 480, datë 9 Tetor 1947, ka vendosur ratifikimin e Traktatit të Paqes me Italinë, nënshkruar në Paris më 10 Shkurt 1947 dhe ka autorizuar Qeverinë e Republikës Popullore të akcedojë (pranojë, bëhet palë) në këtë Traktat, në të cilin, përcaktohet se: “Italia heq dorë formalisht (zyrtarisht) në favor të Shqipërisë nga të gjitha sendet (me përjashtim të godinave të okupuara normalisht nga misionet diplomatike dhe konsullore), nga të gjitha të drejtat, konçesionet, interesat dhe përfitimet e çdo lloj në Shqipëri që i përkasin Shtetit Italian ose organizatave gjysmë zyrtare italiane. Italia heq dorë gjithashtu nga të gjitha interesat e posaçme ose çdo influencë e veçantë që ka fituar në Shqipëri, si rrjedhim të agresionit të 7 Prillit 1939 ose në bazë të traktateve dhe akordeve të lidhura para kësaj date (Pjesa e I-rë, Seksioni VI, Neni 29).

Në Traktatin e Paqes me Italinë, e shkruar e zeza mbi të bardhë dhe e nënshkruar nga 20 Fuqitë Aleate dhe të Asociuara në atë Luftë nga njëra anë, dhe Italia nga ana tjetër: “Italia kreu agresion ushtarak kundër Shqipërisë më 7 Prill 1939”!

Në mbështetje të sa më sipër, Traktati i Paqes me Italinë detyronte “Reparacione në favor të Shqipërisë…një vleftë prej 5,000,000 dollarësh (minimalja 67,500,000 dollarë sot) të Shteteve të Bashkuara” (Pjesa e VI-të, Kërkesa të rrjedhura nga lufta, Seksioni I, Neni 74, pika B/1). Pra, fakti i agresionit mbështetet edhe nga dënimi që i bëhet Italisë nëpërmjet pagesës së reparacioneve, ndërkohë që askush nuk ka dhënë një llogari se ku është arkëtuar kjo shumë.

Thjeshtë, përse nuk është përmendur deri më sot ky Traktat? Kujt i ka interesuar mospërmendja e tij në dokumente dhe historiografinë zyrtare?

Historiografia komuniste, në kundërshtim me këtë dëshmi të patjetërsueshme juridike ndërkombëtare, sajoi alibira për raportin e Zogut me Italinë, sikur ai e shiti Shqipërinë. Por, sikur Mbreti Zog ta kishte “shitur” Shqipërinë, atëherë Italia do të vinte në Shqipëri me jahte turistike! Por është e njohur botërisht se Italia e pushtoi Shqipërinë me një plan të mirëstudiuar ushtarakisht, përmes një operacioni të mirëfilltë ushtarak, madje të punuar në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane me emërtimin e koduar zyrtar “Oltre Mare Tirana”, ku u angazhuan forcat e njësive të mëdha operative me mbi 25,000 ushtarë, qindra avionë luftarakë, dhjetra luftanije, etj.

Nga ana tjetër, është e dëshmuar zyrtarisht qëndresa dinjitoze e ushtrisë dhe e xhandarmërisë shqiptare nën udhëheqjen e major Abaz Kupit, një nga ushtarakët besnikë të Zogut.

Pra, kemi të bëjmë me dy përcaktime krejt të kundërta politiko-juridiko-historike: “Shitje e Shqipërisë” apo “Agresion ndaj Shqipërisë”? Sepse nuk mund të bashkëjetojnë dy koncepte dhe përcaktime që përjashtojnë njëri-tjetrin.

Sikur të pranonim tezën komuniste se Zogu e “shiti” Shqipërinë, atëherë do të duhet të pranonim edhe tezën se ai, fare natyrshëm, do të shkonte të vendosej në ndonjë vilë në Itali, ku do ta prisnin me lule. Por, sikurse është e qartë si drita e diellit, Zogu nuk shkeli në Itali. Përkundër, ai zgjodhi të qëndrojë dhe të punojë për luftën antifashiste pikërisht në Britani, në shtetin që udhëhoqi Luftën Kundër Fashizmit dhe Nazizmit. Prej aty, Mbreti shqiptar ushtroi angazhimin e tij antifashist e antinazist, përmes diplomacisë aktive dhe aktivizimit të forcave legaliste brenda Shqipërisë në përkrahje dhe mbështetje të Aleancës së Madhe Antifashiste.

Ndërkohë, forcat besnike të Mbretit shqiptar në këtë luftë, të udhëhequra nga Abaz Kupi, vijuan qëndresën antifashiste, pikërisht në periudhën kur asnjë forcë tjetër politike nuk e kishte filluar këtë luftë. Abaz Kupi ruajti trashëgiminë dhe besnikërinë të Mbretit, duke vijuar edhe më tej qëndresën antifashiste dhe duke pranuar, njëherësh, të bashkëpunonte edhe me forcat e tjera ushtarake antifashiste të vendit, deri si anëtar i barabartë i Shtabit të Përgjithshëm Antifashist.

Kështu, historia e paanshme, historia e dokumentuar, madje me dokumente autentike ndërkombëtare dhe kombëtare, pra jo historia e sajuar, i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet politike, juridike dhe ushtarake se Italia kreu agresion ushtarak kundër Shqipërisë më 7 Prill 1939 dhe se Mbretëria shqiptare ishte promotorri i qëndresës kundër këtij agresioni dhe, më tej, i Luftës Antifashiste.

Është fakt historik që, kur Mbreti Zog konstatoi se Italia kishte qëllime të largëta pushtuese ndaj Shqipërisë, ai nuk i pranoi ftesat, kërkesat, ultimatumet apo presionet fashiste italiane për t’a lidhur përjetësisht Shqipërinë me të ashtuquajturat “traktate të përbashkëta mbrojtëse”, të cilat ishin instrumente politike të parapushtimit ushtarak, një “përqafim mbytës i Italisë”, sikurse do ta cilësonte një studiues. Italia ndoshta e paragjykonte Mbretin Zog si një shtetar që mund të “lëshonte pé pas një presioni italian kundër vullnetit të tij, ose interesave të veta”. Brenda këtij paragjykimi, pala taliane kishte menduar se kërcënimi financiar mund të përdorej si presion që të pranohej përtëritja e Traktatit dhe se “politika e shtrëngimit të vidave, ndërprerja e ndihmës, dmth pezullimi i derdhjes së këstit të huasë … do të ishin leva e Arkimedit që do ta thyente mbretin”. Por këto presione, sikurse është vërtetuar në shumë dokumente, “nuk arritën ta tundnin nga qëndrimi i tij i pakthyeshëm”.

Është e dëshmuar tashmë po ashtu me dokumente autentike se “Nga mesi i muajit shkurt 1939, relatat shiptaro-italiane morën një kthesë përkeqësimi të mëtejshëm kur mbreti i shqiptarëve nisi të luajë me karta të hapura” dhe se përpjekjet e Mbretit Zog për të denoncuar veprimtarinë subversive italiane, pala italiane kërkoi t’i asfiksojë përmes përpjekjeve të saj deri edhe “për të eleminuar Mbretin Zog”, si pengesë kryesore ndaj planeve pushtuese.

Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonëshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria sikur ky largim përbënte “braktisje të luftës antifashiste”. Por, me arsyetim të shëndoshë, jo të verbër, do të gjejmë se Haakon VII i Norvegjisë refuzoi për t’iu nënshtruar presionit gjerman në Luftën e Dytë Botërore që i kërkoi atij të abdikonte, frymëzoi qëndresën e ushtrisë, mërgoi në Angli dhe u kthye nga mërgimi në Norvegji në qershor 1945, duke gëzuar kështu nderimin e popullit norvegjez. Afërsisht të njëjtës peripeci iu nënshtrua edhe Mbretëresha Vilhelmina e Holandës. Po kështu, Mbreti Leopold III i Belgjikës qëndroi në vend por, për shkak të supremacisë ushtarake gjermane u detyrua të kryejë akt dorëzimi, çka i kostoi një kalvar të gjatë politik e poshtërues deri në abdikimin nga froni. Ndërsa  Mbreti Kristian X i Danimarkës mbeti në kryeqytetin e tij gjatë gjithë pushtimit gjerman të Danimarkës, i pranuar nga gjermanët, por duke fymëzuar një qëndresë të heshtur popullore.

Atëherë, edhe arsyetimi i shëndoshë i historiografisë shqiptare duhet ta shkruajë me gërma të mëdha se largimi i Zogut nga Shqipëria ishte shprehje e mospranimit të agresionit, jo shprehje e pranimit të tij. Me këtë akt, ai i kurseu prestigjit të Shtetit Shqiptar si subjekt juridik në të drejtën ndërkombëtare dhe të vendit, si dhe të vetë Mbretit që ishte kreu më i lartë i këtij shteti, poshtërimin nga pushtuesit fashistë apo nazistë, që do të ishte, në fakt, poshtërim për gjithë kombin shqiptar.

Traktati i Paqes me Italinë detyron që “Italia njeh se të gjitha akordet ose marrëveshjet e arritura midis Italisë dhe autoriteteve që ajo kishte ngritur në Shqipëri që prej 7 Prillit 1939 e deri më 3 Shtator 1943 janë nul dhe të pa qenë.” (Pjesa e I-rë, Seksioni VI, Shqipëria, Neni 31). Kjo do të thotë që, nëse Fuqitë e Mëdha nuk do të kishin vendosur ndryshe në Jaltë, në Shqipëri do të ishte rivendosur rendi kushtetues dhe juridik legjitim i përpara Luftës së Dytë Botërore.

Prandaj, është detyrim i institucioneve shtetërore përkatëse dhe i historiografisë zyrtare që interpretimin e historisë së Shqipërisë në raport me Luftën e Dytë Botërore ta bëjnë mbi baza dëshmish juridike ndërkombëtare, jo mbi baza alibirash ideologjike. Historia nuk bëhet me alibira apo arsyetime ideologjike.

The post 7 Prill 1939: Agresioni ushtarak i Italisë appeared first on Albeu.com.