Achraf Hakimi Archives - Albeu.com

Pse Botërori 2026 ka numrin më të madh ndonjëherë të lojtarëve që përfaqësojnë një shtet tjetër nga ai ku kanë lindur
Për 25 minuta në barazimin 1-1 mes Marokut dhe Brazilit më 13 qershor, në historinë e Kupës së Botës u regjistrua një moment i pazakontë: në atë pjesë të ndeshjes, asnjë prej futbollistëve marokenë që ndodheshin në fushë nuk kishte lindur në Marok.

Botërori 2026 po sjell shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë të lojtarëve që luajnë për një kombëtare tjetër nga vendi i tyre i lindjes.

Të dhënat zyrtare të FIFA-s tregojnë se afërsisht 23% e futbollistëve në këtë turne kanë lindur jashtë shtetit që përfaqësojnë.

Studimet e Universitetit të Oksfordit tregojnë se kjo përqindje ka lëvizur mes 2% dhe 14% për shumë dekada. Në Botërorin 2022 ajo shkoi në 16.5%, ndërsa në vitin 2026 ka kaluar mbi 23%, konkretisht 289 lojtarë nga 1.248 në total.

Profesori holandez Gijsbert Oonk, njohës i migrimit dhe identitetit, e konsideron këtë zhvillim si një reflektim të qartë të realitetit bashkëkohor.

“Pothuajse 4% e popullsisë së botës jeton në një shtet ku nuk ka lindur. Kjo përqindje është edhe më e lartë tek profesionistët e kualifikuar dhe sportistët elitarë. Futbolli thjesht pasqyron këto lëvizje migratore”, shpjegon ai.

Nga 48 përfaqësueset pjesëmarrëse në Botërorin 2026, vetëm tetë nuk kanë në skuadër asnjë futbollist të lindur jashtë vendit të tyre.

Një nga shembujt më ekstremë është debutuesja Curaçao, ku vetëm një nga 26 lojtarët ka lindur në ishullin karaibik, ndërsa shumica dërrmuese e ekipit ka lindur në Holandë.

Në krahun tjetër, Katari përfshin futbollistë me origjinë nga 10 vende të ndryshme, mes tyre shtete nga Afrika, Evropa dhe Amerika e Jugut.

Mes rasteve më të njohura në këtë Botëror është Michael Olise. Sulmuesi, i lindur dhe rritur në Londër, vendosi të luajë për Francën, vendin nga vjen nëna e tij.

Një histori e ngjashme vjen edhe nga Shtetet e Bashkuara. Antonee Robinson ka lindur në Angli, por mban fanellën e SHBA-së falë origjinës së babait të tij.

Një prej episodeve më të spikatura të këtij edicioni është ai i Ibrahim Mbaye. Sulmuesi i lindur në Francë realizoi për Senegalin në humbjen 3-1 përballë Francës, duke u kthyer në një tjetër simbol të futbollistëve që zgjedhin prejardhjen familjare përpara vendit ku kanë lindur.

Ky rast sjell ndër mend edhe ngjarjen e vitit 2022, kur Breel Embolo, sulmuesi i Zvicrës i lindur në Kamerun, u bë lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që shënonte ndaj vendit të tij të lindjes. Në vend që të festonte, ai ngriti duart si shenjë respekti për origjinën e tij.

Botërori 2026 ka prodhuar edhe histori të rralla brenda familjeve, pasi katër çifte vëllezërish po përfaqësojnë kombëtare të ndryshme.

Desire Doue luan për Francën, ndërsa Guela Doue për Bregun e Fildishtë.

Nico Williams përfaqëson Spanjën, kurse Inaki Williams Ganën.

Harry Souttar është pjesë e Australisë, ndërsa John Souttar i Skocisë.

Derrick Luckassen luan për Ganën, ndërsa Brian Brobbey për Holandën.

Para vitit 2026, një rast i tillë ishte parë vetëm me vëllezërit Boateng, Jerome dhe Kevin-Prince, që përfaqësuan Gjermaninë dhe Ganën në Botërorët 2010 dhe 2014, madje u përballën me njëri-tjetrin në të dyja turnetë.

Kur FIFA u krijua në vitin 1904, nuk kishte rregulla të mirëpërcaktuara për përfaqësimin kombëtar dhe futbollistët mund të luanin për cilindo shtet që dëshironin.

Shembulli më i njohur mbetet Luis Monti. Argjentinasi luajti finalen e Botërorit 1930 me Argjentinën dhe katër vjet më pas fitoi trofeun me Italinë. Ai mbetet ende futbollisti i vetëm që ka luajtur në finale të Kupës së Botës me dy kombëtare të ndryshme.

Në vitin 1962, FIFA vendosi kriteret e para të qarta mbi shtetësinë, ndërsa në vitin 2004 lejoi ndërrimin e kombëtares për lojtarët që kishin luajtur vetëm me ekipet e moshave.

Sot, një futbollist mund të luajë për një shtet nëse ka prind ose gjysh të lindur aty, ose nëse ka jetuar të paktën pesë vite në atë vend.

Këto ndryshime rregullash kanë ndihmuar veçanërisht vendet me diasporë të madhe, si Maroku.

Gjatë viteve 2010, Federata Marokene ngriti një rrjet vëzhguesish në Francë, Holandë dhe Belgjikë për të gjetur talente me origjinë marokene.

Kjo qasje luajti rol kyç në ecurinë historike të Marokut në Botërorin 2022, kur u bë kombëtarja e parë afrikane që siguroi një vend në gjysmëfinale.

Në çerekfinalen me Spanjën, dy nga tre lojtarët që shënuan penalltitë ishin të lindur jashtë Marokut: Hakim Ziyech në Holandë dhe Achraf Hakimi në Spanjë.

Sipas studiueses Myriam Cherti, ky është shembulli ideal i një shteti që e ka përfshirë diasporën si pjesë thelbësore të projektit të tij futbollistik.

Zgjedhja e një kombëtareje nuk përcaktohet vetëm nga karriera sportive, por shpesh ndikohet edhe nga lidhjet emocionale, familjare dhe kulturore.

Ibrahim Mbaye, i cili kishte përfaqësuar Francën në të gjitha grupmoshat, vendosi në moshën 17-vjeçare të luante për Senegalin.

“Nuk do të pendohem kurrë për zgjedhjen e Senegalit, sepse ishte një vendim i zemrës”, deklaroi ai.

Edhe më parë ka pasur raste të ngjashme. Pepe, legjenda e Portugalisë, refuzoi një ftesë nga Brazili dhe zgjodhi Portugalinë, vendin ku u formua si futbollist profesionist.

Megjithatë, ajo që njihet si “zgjedhja e flamurit” vazhdon të mbetet objekt debati.

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, kishte paralajmëruar vite më parë se natyralizimet në masë mund të ndryshonin identitetin e kombëtareve.

Edhe mes tifozëve mendimet janë të ndara. Një pjesë mendojnë se ekipet kombëtare e humbasin lidhjen me popullin kur mbështeten shumë te lojtarët e lindur jashtë vendit, ndërsa të tjerë argumentojnë se futbollistët duhet të kenë të drejtën të përfaqësojnë vendin me të cilin ndihen më të lidhur.

Një gjë mbetet e qartë: Botërori 2026 po tregon se futbolli modern është gjithnjë e më shumë një pasqyrë e migrimit, globalizimit dhe identiteteve të shumëfishta që karakterizojnë botën e sotme.

The post Pse Botërori 2026 ka numrin më të madh ndonjëherë të lojtarëve që përfaqësojnë një shtet tjetër nga ai ku kanë lindur appeared first on Albeu.com.

Achraf Hakimi pritet të dalë në gjyq për akuzën e përdhunimit në Francë, çështja lidhet me vitin 2023
Gjykata e Apelit në Francë ka vendosur që futbollisti i PSG-së dhe përfaqësueses së Marokut, Achraf Hakimi, të përballet me gjyq për çështjen e përdhunimit, ndërsa ende nuk është caktuar data kur do të nisë procesi.

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Versajës u dha sot, të premten, vetëm pak orë përpara ndeshjes Marok-Skoci në Grupin C të Kupës së Botës.

Më herët, Hakimi kishte kundërshtuar vendimin e gjyqtarit hetues të muajit shkurt, i cili erdhi pas rekomandimit të prokurorisë që rasti të kalonte për shqyrtim gjyqësor.

Futbollisti i ka mohuar akuzat. Ndaj tij u ngritën akuza paraprake për përdhunim në mars 2023, pasi një grua 24-vjeçare denoncoi se ai e kishte përdhunuar në banesën e tij në periferi të Parisit.

Avokatja e prokurores, Rachel-Flore Pardo, deklaroi se ky vendim i gjykatës i ka sjellë klientes së saj lehtësim dhe shpresë.

“Ndjej lehtësim që sistemi i drejtësisë e dëgjoi dhe se çështja e saj do të shqyrtohet në gjyq. Shpresa e saj është që ky gjyq do të ndihmojë gratë e tjera dhe do ta dobësojë më tej fortesën e mohimit dhe pandëshkueshmërisë që rrethon dhunën seksuale, përfshirë edhe në botën e futbollit të meshkujve”, tha ajo në një deklaratë për AP.

Në një postim në rrjetin X, Hakimi pretendoi se kjo çështje nuk do të ekzistonte po të mos ishte bërë publike.

“Drejtësia më pa në sy dhe më tha: ‘Nëse nuk do të ishe i famshëm, kjo çështje nuk do të kishte ndodhur kurrë’”, shkroi Hakimi.

Ai tha gjithashtu se kishte zgjedhur të heshtte për vite, pasi besonte se dinjiteti, durimi dhe besimi te sistemi gjyqësor do të çonin drejt vendimit të duhur.

Ndërkohë, avokatja e tij, Fanny Colin, u shpreh se sipas mbrojtjes, shumë elemente të zbuluara gjatë hetimit do të kishin sjellë në çdo rast tjetër ndërprerjen e procedurave. Sipas saj, gjatë procesit janë konstatuar edhe kundërthënie dhe deklarata të pasakta nga aplikantja. Deri tani nuk është bërë e ditur asnjë datë për gjyqin.

🚨 Achraf Hakimi será juzgado por violación  https://t.co/mwUDYxYqBP
— MARCA (@marca) June 19, 2026

La justice m’a regardé dans les yeux et m’a dit : « Si vous n’étiez pas connu, il n’y aurait jamais eu d’affaire. »

J’ai choisi de me taire pendant des années. J’ai pensé que rester digne, être patient et faire confiance à la justice permettrait que les bonnes décisions soient…
— Achraf Hakimi (@AchrafHakimi) June 19, 2026

The post Achraf Hakimi pritet të dalë në gjyq për akuzën e përdhunimit në Francë, çështja lidhet me vitin 2023 appeared first on Albeu.com.

VIDEO / PSG kalon në epërsi, Hakimi nuk feston ndaj ish-skuadrës
Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi përballë Interin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze e nisi fuqishëm ndeshjen, duke i bërë presion asaj italiane.

Kjo u shpërblye me gol, ndërsa realizoi ish-lojtari i Nerazzurëve, Achraf Hakimi.

Ishte minuta e 12-të, kur Desire Doue lëshoi një pasim te marokeni që shënoi me lehtësi.

The post VIDEO / PSG kalon në epërsi, Hakimi nuk feston ndaj ish-skuadrës appeared first on Albeu.com.

Refuzimi i dhimbshëm që ka marrë Real Madridi nga ylli i PSG
E ardhmja e Achraf Hakimit vazhdon të jetë temë bisede në fushën sportive. Mbrojtësi i djathtë i PSG-së, marrëdhënia kontraktuale e të cilit përfundon në qershor 2026, ka qenë subjekt i spekulimeve që e lidhin atë me ish-skuadrën e tij, Real Madrid.

Megjithatë, informacionet e fundit nga Franca bëjnë me dije se Hakimi do të mbetet i lidhur me skuadrën parisiene.

Sipas burimeve të “Le Parisien”, PSG ka hyrë në bisedime me lojtarin për të vazhduar kontratën e tij. Pavarësisht se është në një proces rindërtimi, klubi nga kryeqyteti francez nuk e ka ndërmend të ndahet me marokenin, duke e konsideruar atë një pjesë thelbësore në projektin e tij sportiv.

Edhe pse PSG nuk ka hezituar të lërë figura të njohura të largohen, mbrojtësi maroken vazhdon të vlerësohet për kontributin e tij në ekip.

Javët e fundit, një zgjatje e mundshme e kontratës së tij për dy ose tre sezone të tjera ka qenë temë e bisedimeve në klub.

Spekulimet për transferimin e mundshëm të Kylian Mbappes te Real Madridi, i cili ruan një miqësi të ngushtë me Hakimin, lëshuan një valë zërash që lidhin mbrojtësin e djathtë me klubin bardhezi.

Mirëpo, sipas burimeve të mediave franceze, Hakimi nuk e ka shprehur në asnjë moment dëshirën për t’u larguar nga PSG-ja dhe personat e afërt me lojtarin theksojnë se i kanë mbetur edhe dy vite kontratë.

Vendimi i Hakimit për të qëndruar në PSG pasqyron përkushtimin e tij ndaj klubit dhe besimin e tij në projektin sportiv që po zhvillohet.

Vazhdimësia e tij përfaqëson një garanci stabiliteti në mbrojtjen e skuadrës parisiene, ndërsa PSG vazhdon të forcojë skuadrën e saj me synimin për të arritur objektivat e saj si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

The post Refuzimi i dhimbshëm që ka marrë Real Madridi nga ylli i PSG appeared first on Albeu.com.

Real Madrid kërkon rikthimin e Hakimi, PSG gati t’ia rinovojë kontratën marokenit
I vetëdijshëm për interesin e Real Madrid për të rikthyer lojtarin maroken, PSG ka marrë masa për Achraf Hakimi. Konkretisht, klubi francez synon të mbajë në ekip mbrojtësin e djathtë deri në vitin 2028.

Emri i Hakimit është një nga më të përmendurit në kampin francez, pasi tashmë me largimin e sigurt të Mbappe, marokeni shihet si një pikë kyçe për projektin e Luis Enrique. Pasi shkëlqeu me Dortmund dhe me Interin, Hakimi u transferua te PSG dhe duke marrë parasysh formën e tij të jashtëzakonshme, Real Madrid ka bërë që të tregojë sërish interes për 25-vjeçarin.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, spanjollët do të ishin të gatshëm për të nisur negociatat me Achraf Hakimi. Sipas këtij burimi, Nasser Al Khelaifi synon të rinovojë kontratën e marokenit deri në qershor të vitit 2028.

Megjithatë, Real Madrid pritet të bërë “luftë” deri në fund me klubin spanjoll për të fituar shërbimet e Hakimi. /abcnews.al

The post Real Madrid kërkon rikthimin e Hakimi, PSG gati t’ia rinovojë kontratën marokenit appeared first on Albeu.com.

“Bar” me foton e yllit të PSG-së, në pranga shqiptari dhe marokeni në Milano
Karabinierët kanë sekuestruar  30 kilogramë hashash të ndarë në blloqe me figurën e lojtarit të PSG-së, Achraf Hakimi dhe arrestuan një 31-vjeçar maroken në rrugën Taccioli, në zonën Comasina, në periferinë veriore të Milanos. Policët vunë re një makinë të dyshimtë të parkuar me një burrë që priste.

Menjëherë pas kësaj, mbërriti një makinë e dytë dhe hetuesit vunë re se dy burrat shkëmbyen një pako.  Rezultoi se shoferi i njërës prej makinave, një shqiptar, kishte një kile hashash të sapo blerë. Kur u ndalua edhe marokeni, policët gjetën në një çantë mbi 11.500 euro para cash.

Kontrolli i shtëpisë së tij në zonën Isola të Milanos bëri të mundur gjetjen e mbi 30 kilogramëve hashash me imazhin e futbollistit. Burri, i dënuar për drogë, u arrestua dhe tani ndodhet në burgun e San Vittore. 43-vjeçari shqiptar u hetua për veprën penale të trafikimit të drogës.

The post “Bar” me foton e yllit të PSG-së, në pranga shqiptari dhe marokeni në Milano appeared first on Albeu.com.

“I thjeshtë dhe i qetë”, Hakimi: Jam i befasuar me sjelljen e Messit
Lionel Messi është “i thjeshtë dhe i qetë” në dhomën e zhveshjes, sipas Archaf Hakimit, i cili pranon se është “befasuar” nga sjellja e superyllit të Paris Saint-Germain.

Messi e pa përfundimin e tij 21-vjeçar në Camp Nou këtë verë në mes të krizës financiare të Barcelonës, por ai shpejt zgjodhi PSG-në si klub ku donte të vazhdonte karrierën e tij të shkëlqyer.

34-vjeçari nënshkroi një kontratë dy-vjeçare në ‘Parc des Princes’ dhe thuhet se do të frymëzojë skuadrën e Mauricio Pochettino për lavdinë e Ligës së Kampionëve, por Hakimi është befasuar nga karakteri i tij i rezervuar larg fushës.

“Ndërtimi i një marrëdhënieje teknike me të është e lehtë! Unë i jap atij topin, unë vrapoj dhe ai do ta vendosë aty ku i takon!”

Mbrojtësi i PSG-së, i cili gjithashtu iu bashkua klubit në merkaton e verës, i tha L’Equipe. “Unë u befasova nga mënyra se si ai sillej, ai është i thjeshtë, i qetë.”

Hakimi është mirënjohës për mundësinë për të luajtur së bashku me Messin, dhe mendon se ai dhe pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës mund të arrijnë një nivel të ri ndërsa punojnë me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

“Që Messi të largohet nga Barca, si të gjithë të tjerët, nuk e prisja, dhe kur dëgjova se po vinte këtu, çfarë mund të them? Një ëndërr për mua!” ai shtoi.

“Kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj dhe i vetmi që më ka munguar ishte Messi! Jam krenar që evoluoj me një futbollist kaq të mirë.

“Për të përparuar, unë do t’i kushtoj vëmendje mënyrës sesi stërvit, si luan. Do të rritet skuadra dhe secili prej lojtarëve që e përbëjnë atë. Ne flasim të njëjtën gjuhë, përveç kësaj, pak nga pak do të njihemi me secilin tjeter”, përfundoi ylli marokien.

Ndryshe, Hakimi e ka nisur mjaft mirë aventurën me PSG-në duke regjistruar tri gola e dy asistime pas tetë xhirove të para në kampionatin francez.

The post “I thjeshtë dhe i qetë”, Hakimi: Jam i befasuar me sjelljen e Messit appeared first on Albeu.com.

E zbulon Conte: Ëndrra e Hakimit është të kthehet te Reali
Achraf Hakimi, një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë momentalisht, pjesë e PSG, ka ëndërr të rikthehet te Real Madridi. Këtë e zbulon një person që e njeh shumë mirë marokenin si, Antonio Conte.

Hakimi iu bashkua PSG-së gjatë merkatos së verës dhe paratë e siguruara nga shitja e tij u shërbyen zikaltërve për të rregulluar bilancin, por dëshira e tij e madhe nuk ka qenë transferimi në kryeqytetin francez. Në kokën e tij ishte një klub tjetër i madh.

“Ëndrra e Hakimit është të kthehet tek Reali i Madridit. Vitin e kaluar vuajti shumë në të dyja ndeshjet përballë Realit. Në takimin e parë gaboi, por më pas iu përvesh punës dhe u përmirësua shumë.”

Përtej dëshirës së futbollistit, në të ardhmen e afërt duket e pamundur që ai të veshë fanellën e bardhë. Marokeni është përshtatur menjëherë në mekanizmat e lojës së PSG-së dhe Pochettino e konsideron element ky për lojën e skuadrës së tij.

Ndoshta pas disa vitesh Florentino Perez mund t’ia plotësojë dëshirën Achrafit për të qenë protagonist në “Santiago Bernabeu”

The post E zbulon Conte: Ëndrra e Hakimit është të kthehet te Reali appeared first on Albeu.com.

Arrihet akordi, kalimi i Hakimit te PSG-ja çështje orësh
Aventura interiste e Achraf Hakimit përfundon zyrtarisht këtë të hënë. Anësori nga Maroku ka programuar në Paris ritualin e vizitave mjekësore para se të hedhë firmën në kontratën që do ta lidhë me PSG, deri në 2026 dhe falë së cilës do të përfitojë 8 milionë euro plus 2 të tjera në formë bonusesh në sezon për 5 vitet e ardhshme.

Inter ndërkohë mund të rregullojë bilancin duke arkëtuar 60 milionë euro, plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh për një total prej 70 milionësh. Në vecanti për sa i përket bonuseve, 8 milionë janë lehtësisht të arritshëm, ndërsa dy të tjerët edhe pse jo të sigurt por që mund të arkëtohen.

Me shitjen, edhe pse të dhimbshme të Hakimit, Interi mund të sigurojë një frymëmarje financiare dhe të nisë një fushatë blerjesh që natyrshëm duhet të nisë nga zëvendësimi i futbollistit nga Maroku me Marottën dhe Ausilion që po analizojnë profile të ndryshme,nga Zappacista e Lazzari që kërkohen shumë nga Simone Inzaghi, deri te Dumfries.

Pas kësaj nuk mbetet tjetër vecse për të kuptuar nëse shitja e Hakimit ka qenë e vetmja shitje e nevojshme, apo nëse do të merren në konsidertarë edhe oferta të rëndësishme për lojtarë të tjerë, duke nisur nga Lautaro Martinez, një lojtar që për momentin duket se gjasat janë që të qëndrojë te Inter.

The post Arrihet akordi, kalimi i Hakimit te PSG-ja çështje orësh appeared first on Albeu.com.

Nuk ndalet PSG-ja, rrit ofertën për Achraf Hakimin
Puna në radhët e PSG për të përforcuar skuadrën vazhdon me ritme të larta. Kështu pasi prej ditësh ka zyrtarizuar afrimin e Wijnaldum dhe atë të Donnarumaas që është çështje orësh, drejtuesit e klubit, vazhdojnë punën për të realizuar një tjetër goditje në merkato. Achraf Hakimi është gjithnjë e më pranë firmës me klubin parizien.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, oferta e fundit që Parisi i ka bërë Interit është 75 milionë euro, shumë që i afrohet ndjeshëm pretendimeve të zikaltërve të cilët kërkojnë 80 milionë për ta lënë të lirë. Bisedimet mes palve kanë avancuar ndjeshëm përgjatë orëve të fundit dhe Hakimi duket gjithnjë e më pranë firmës me PSG-në.

Transferimi i mbrojtësit në kryeqytetin francez është një dëshirë personale e drejtorit sportiv Leonardo, kjo duke patur parasysh edhe faktin që Florenzi nuk përmbushi pritshmëritë e klubit. Ditët e ardhshme po sipas asaj që raportojnë mediat, Achraf Hakimi do të mbrrijë në Paris për të firmosur kontratën e tij me nënkampionët e Francës.

Kështu pas aventurave me Realin e Madridit, Borussia Dortmund dhe sëfundmi Inter, mbrojtësi do të nisë një aventurë të re tashme me PSG-në.

The post Nuk ndalet PSG-ja, rrit ofertën për Achraf Hakimin appeared first on Albeu.com.