arrestime Archives - Albeu.com

Prokuroria lëshon 14 urdhër-arreste për zyrtarë të Kadastrës së Dibrës! Në kërkim bashkëpunëtori i Ulsi Manjës
Një operacion i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër ka çuar në ekzekutimin e 14 masave të sigurisë, në kuadër të një hetimi mbi tjetërsimin e pronave dhe falsifikimin e dokumenteve zyrtare në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dibër.

Mes personave ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, mësohet se është edhe Daniel Gjurraj. Gjurraj, një figurë e njohur në qarkun e Dibrës, ka mbajtur më herët pozicionin e kandidatit për deputet në Partinë Socialiste dhe njihet për lidhjet e tij si bashkëpunëtor i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas informacionve, Gjurraj ka qenë edhe drejtor i transporteve në Dibër dhe është një emër i lakuar për veprime të kundraligjshme përfshirë edhe në zgjedhhet e fundit parlamentare ku babai i tij Esat Gjura u denoncua se  qëlloi me armë zjarri në ajër, ngjarje për të cilën ishte arrestuar.

Veprimi ndodhi pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash.

Ky nuk është incidenti i parë që përfshin Gjurrajn në jetën publike të zonës. Në të shkuarën, ai është bërë pjesë e një ngjarjeje të bujshme në një qendër votimi në Maqellarë të Dibrës.

Gjatë asaj përplasjeje, Gjurraj u akuzua se kishte qëlluar me grusht punonjësin e Ujësjellësit, Florian Lazri. Ndërkohë, p[ër operacionin e sotëm nuk është dhënë komunikatë zyrtare ndërsa mësohet se disa prej masave të sigurisë janë ekzekutuar.

The post Prokuroria lëshon 14 urdhër-arreste për zyrtarë të Kadastrës së Dibrës! Në kërkim bashkëpunëtori i Ulsi Manjës appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Festa e çmendur në Paris për fitoren e Champions nga PSG/ Tifozët përplasen me policinë, skena lufte dhe 416 arrestime!
Përleshje me policinë dhe arrestime ndodhën në Paris të shtunën në mbrëmje (30 maj) dhe sot në mëngjes herët (31 maj), pas fitores 4-3 të Paris Saint-Germain me penallti ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Kampionëve, duke shënuar fitoren e dytë radhazi të skuadrës franceze.

Deri në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, ishin regjistruar 416 arrestime, 283 prej të cilave në Paris.

Shtatë oficerë policie u plagosën gjithashtu, njëri rëndë, në qytetin jugperëndimor të Agen.

Skena në kryeqytetin francez u shndërrua shpejt në një luftë, pasi festimet e tërbuara të tifozëve të ekipit francez i lanë vendin incidenteve të para, me situatën që u përshkallëzua gradualisht, me Policinë që ndërhyri dinamikisht në shumë raste.

This is Paris tonight

🇫🇷 pic.twitter.com/4rOJb4oV1l

— Visegrád 24 (@visegrad24) May 30, 2026

Bllokime rrugësh me qindra biçikleta elektrike, zjarre në kazanë dhe beteja trup më trup me policinë krijuan një skenë me tension të madh, me natën që premtonte të ishte veçanërisht e mbushur me ngjarje.

Në të njëjtën kohë, kompania përgjegjëse njoftoi tërheqjen e të gjithë autobusëve që operonin në qendër të qytetit.

Migrants attacking firemen with fireworks in Paris tonight

🇫🇷 pic.twitter.com/FiW53f8Tcm

— Visegrád 24 (@visegrad24) May 30, 2026

The post VIDEO/ Festa e çmendur në Paris për fitoren e Champions nga PSG/ Tifozët përplasen me policinë, skena lufte dhe 416 arrestime! appeared first on Albeu.com.

Në pranga pothuajse i gjithë ekipi drejtues i Komisariatit të Policisë Sarandë, arrestime të tjera gjatë mbrëmjes
Shefi i Komisariatit të Policisë në Sarandë, Gëzim Bashllari, është vënë në pranga së bashku me dy efektivë të tjerë policie, në kuadër të një operacioni që lidhet me ndërtimet pa leje në jug të vendit.

Sipas burimeve paraprake, hetimet pritet të çojnë edhe në arrestime të tjera.  Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka zhvilluar kontrolle dhe veprime hetimore në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth, pas dyshimeve për përfshirje të punonjësve të policisë në favorizimin e ndërtimeve të paligjshme në vijën bregdetare.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se fokusi kryesor është te roli që mund të kenë pasur efektivët në tolerimin e këtyre ndërtimeve në zonat turistike më të frekuentuara të jugut.

The post Në pranga pothuajse i gjithë ekipi drejtues i Komisariatit të Policisë Sarandë, arrestime të tjera gjatë mbrëmjes appeared first on Albeu.com.

Shpërndanin lëndë narkotike në lokal nate, dënohen pronari dhe tre anëtarë të stafit
Janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar katër persona të akuzuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Të dënuarit janë shtetasit E.V., K.I., K.D. dhe R.I., të cilët sipas hetimeve ushtronin aktivitet të organizuar të shpërndarjes së kokainës në lokalin e natës “Star Club”, në qytetin e Dimalit.

Sipas dosjes hetimore, pronari i lokalit, E.V., dyshohet se drejtonte aktivitetin kriminal, duke siguruar dhe shpërndarë doza kokaine për klientët e lokalit.

Droga fshihej në mure, konsumohej në tualet.

Lënda narkotike mbahej e fshehur në blloqet e murit rrethues të lokalit dhe shitej në doza nga 0.2 deri në 0.5 gramë, me çmime që varionin nga 2 mijë deri në 5 mijë lekë.

Prokuroria provoi se klientët, pasi konsumonin alkool në ambientet e lokalit, kërkonin edhe kokainë, të cilën më pas e konsumonin në tualetet e klubit.

Në aktivitetin e paligjshëm, E.V. ndihmohej nga truproja e lokalit K.D., menaxheri K.I. dhe kamarieri R.Z., i cili merrte porositë nga klientët dhe i përcillte tek personat që kryenin shitjen e drogës.

Sipas hetimeve, të pandehurit përdornin termin “amaro” si kod për kokainën, në mënyrë që të mos kuptoheshin gjatë komunikimeve për shitjen dhe fitimet nga lënda narkotike.

Gjykata vendosi:

E.V. u dënua me 12 vite burg, dënim që pas gjykimit të shkurtuar u ul në 8 vite burgim;

K.I. u dënua me 7 vite burg, të reduktuara në 4 vite e 8 muaj;

K.D. u dënua me 7 vite burg, të reduktuara në 4 vite e 8 muaj;

R.I. u dënua me 7 vite burg, të reduktuara në 4 vite e 8 muaj.

Njoftimi:

Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në lokal nate me pseudonimin ‘amaro’, me kërkesë të Prokurorisë Berat dënohen pronari, truproja, menaxheri dhe kamarieri

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat u shpallën fajtor dhe dënuan katër shtetasit, E.V., K.I., K.D. dhe R.I. për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit dhe gjykimit të procedimin penal nr. 319 të vitit 2023, u vlerësua se akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurve është tërësisht e provuar.

Hetimet nisën nga informacionet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, se shtetasi E.V. është i implikuar në aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, në qytetin e Dimalit. Nga të dhënat e marra rezultoi se ky shtetas kryen aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, me intensitet të lartë, në qytetin e Dimalit dhe më gjerë, të cilën e disponon në sasi të ndryshme.

Ky shtetas ka në pronësi edhe një lokal nate të quajtur “Star Club”, ku u provua se klientët pasi konsumonin sasi të madhe alkoli, kërkonin dhe lëndë narkotike, konkretisht kokainë. Lëndën narkotike e mban të fshehur në një nga blloqet e murit rrethues të lokalit dhe e ka të ndarë në doza të vogla 0.2 gr deri në 0.5 gr, të cilën e ka gati për shitje, ku një dozë shitej për shumën 2000-5000 lekë. Klientët pasi marrin dozën e kokainës e konsumonin në ambientet e tualetit të lokalit. Në këtë aktivitet ai ndihmohej edhe nga bodyguardi (truporoja) i lokalit K.D., menaxheri K. I. dhe kamarieri R.Z.

Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm që të pandehurit E.V., K.I, R. Z., dhe K.D., kanë realizuar tregtimin e lëndës narkotike të llojit “kokainë”, në mënyrë të vazhdueshme, të përsëritur dhe për një kohë të gjatë përdoruesve të lëndëve narkotike të cilët vinin në lokalin “Bar Star” dhe blinin lëndën narkotike.

Rezultatet e përftuara nga blerjet e simuluara të cilat janë pasqyruar të detajuara te rrethanat e faktit provojnë se të pandehurit shisnin në vazhdimësi lëndë narkotike personave të ndryshëm që vinin si klientë në lokalin “Bar Star”, ku lëndën narkotike të llojit “kokainë” e mbanin të fshehur jashtë lokalit në pjesën e mbrapme të tij, ku e merrnin në një kuti të vendosur te muri rrethues i lokalit, ndërsa pjesën tjetër të lëndës narkotike e mbanin të fshehur në banesën e të pandehurit E. V. Të pandehurit lëndën narkotike e quanin “amaro” në mënyrë që mos kuptoheshin kur bisedonin lidhur me lekët që kishin përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Nga analiza e provave dhe rrethanave të faktit provohet plotësisht se i pandehuri E. V. e kryente veprimtarinë e paligjshme në bashkëpunim dhe konkretisht në rolin e organizatorit dhe ekzekutorit. I pandehuri K.D., e ka kryer veprën penale në cilësinë e ekzekutorit. Ai ka ndjekur me përpikmëri detyrat e lëna nga bashkëpandehuri E. V. Edhe i pandehuri tjetër K.I., e ka kryer veprën penale në rolin e ekzekutorit, dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat për ta realizuar plotësisht veprën penale. Ndërsa i pandehuri R.Z. e ka kryer veprën penale në rolin e ndihmësit, pasi ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme që vepra penale të realizohet plotësisht, duke marrë porositë nga klientët e lokalit për blerjen e lëndës narkotike dhe duke e përcjellë porosinë tek të bashkëpandehurit K.I. dhe K. D. të cilët kanë qenë në rolin e ekzekutorit pra shitësit të lëndës narkotike.

Sa më sipër, në përfundim të hetimit gjyqësor me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u vendos:

Deklarimi fajtor i të pandehurit E.V. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 12 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 8 vite burgim;

Deklarimi fajtor i të pandehurit K.I. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe dënimin e tij me

7 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim;

Deklarimi fajtor i të pandehurit K.D. për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe dënimin e tij me

7 vite burgim. Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim; dhe

Deklarimin fajtor të të pandehurit R.I për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, dhe dënimin e tij me 7 vite burgim.Në zbatim të nenit 406 pika 1, uljen e dënimit me 1/3, dhe dënimit e të pandehurit përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.

The post Shpërndanin lëndë narkotike në lokal nate, dënohen pronari dhe tre anëtarë të stafit appeared first on Albeu.com.

“Tërmet” në futbollin çek, arrestime të zyrtarëve, gjyqtarëve dhe lojtarëve për manipulim ndeshjesh/ 47 persona nën akuzë, mes tyre emra të njohur
Futbolli çek po përballet me një skandal korrupsioni, përmasat e të cilit nuk mund të krahasohen me asnjë të mëparshëm.

Gjatë orëve te fundit, janë bërë zbulime tronditëse në lidhje me veprimet e rrjetit që dyshohet se manipuloi ndeshjet nga kampionatet lokale deri në divizionin e parë!

Hetimi policor kishte filluar disa muaj më parë, duke u përqendruar te Karvina i sapongjitur, i cili dyshohet se madje kishte vendosur flamuj qosheje për të fituar ngjitjen.

Gjetjet u konsideruan të kënaqshme dhe nga orët e mbrëmjes së së hënës (23 mars) deri të martën, filloi operacioni për arrestimin e të dyshuarve, me Federatën Çeke të Futbollit që mblodhi një takim urgjent të komitetit ekzekutiv në agim.

Presidenti i Federatës, David Truda, foli për një situatë të paprecedentë, duke konfirmuar se 47 persona po hetohen nga autoritetet për përfshirjen e tyre, dhe e gjithë kjo po ndodh dy ditë para fillimit të ndeshjeve eliminatore kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Lista e të dyshuarve përfshin disa gjyqtarë, ku emrat që bien në sy janë ata të Jan Všetečka (33 vjeç). Ky i fundit arbitroi ndeshjen midis MFK Karviná dhe České Budějovice, me ndeshjen që përfundoi 2-1 në favor të Karviná me një penallti në minutën e 90-të.

Martin Latka, dy herë kampion dhe ish-kapiten i Slavia Pragës, u bë lojtar pas karrierës së tij. Kohët e fundit ai u bë bashkëpronar i Opavas.

Ai është nën hetim për ofrimin e 200,000 kronave një gjyqtari për një ndeshje kundër Varnsdorf në shkurt 2023.

Ai gjithashtu, dyshohet se ka marrë pjesë në një ryshfet prej 30,000 kronash për të njëjtin gjyqtar në një ndeshje kundër Zbrojovka Brno.

Mbrojtësi i Opavës, Sebastian Pejša, 21-vjeç, dyshohet për sjellje të dyshimtë në katër ndeshje midis marsit 2023 dhe janarit 2024.

Ai dyshohet se ka ndikuar në rezultate në mënyrë që të paktën katër gola të shënoheshin në një ndeshje, ose ekipi i tij të humbiste në një tjetër.

Samuel Šigut, një sulmues 23-vjeçar për MFK Karviná, akuzohet për pesë shkelje të rënda. Ai dyshohet se ka ndikuar në ndeshjet e divizionit të dytë me pagesë dhe se ka vënë bast vetë për to.

Përveç kësaj, ai dyshohet se ka marrë një ryshfet prej 100,000 koronash me premtimin e një transferimi te Karviná (të cilës iu bashkua këtë verë).

Kryetari i Bashkisë së Karvinás, Jan Wolf, është gjithashtu president i ekipit! Ai dyshohet se ka ndikuar në ndeshjen Karviná – České Budějovice (2-1, 16 mars 2024).

Ai dyshohet se u ka ofruar para gjyqtarëve Jan Všetečka dhe Miroslav Zelinka (VAR), si dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar. Oferta të ngjashme u bënë në një ndeshje play-off.

Miroslav Zelinka, një nga gjyqtarët më me përvojë, dyshohet se ka ndikuar në të njëjtën ndeshje nga pozicioni i VAR, duke pranuar një ryshfet.

Gjyqtari Jan Petřík, dyshohet se ka ndikuar në dy ndeshje të divizionit të dytë në favor të Opavas, pas ofertave të parave (deri në 200,000 korona).

Së fundmi, le të theksojmë se lista e 47 të dyshuarve përfshin edhe futbollistin e lindur në Greqi të Opavas, Nikos Tilkeridis.

The post “Tërmet” në futbollin çek, arrestime të zyrtarëve, gjyqtarëve dhe lojtarëve për manipulim ndeshjesh/ 47 persona nën akuzë, mes tyre emra të njohur appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ 23 persona të shoqëruar në Komisariate
Pas përfundimit të protestës kombëtare të organizuar nga opozita, autoritetet kanë nisur menjëherë shoqërimin e protestuesve në komisariatet e Tiranës. Deri në këto momente, raportohet se janë shoqëruar 23 persona, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e incidenteve gjatë tubimit.

Ndërsa protestuesit përdorën fishekzjarrë dhe bomba molotov në drejtim të institucioneve, policia u kundërpërgjigj duke përdorur gaz lotsjellës, ujëhedhëse dhe spraj piper për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

The post Protesta e opozitës/ 23 persona të shoqëruar në Komisariate appeared first on Albeu.com.

Aksion kundër korrupsionit në Kosovë! Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Disa persona “janë shoqëruar për intervistim” pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim nga ky institucion, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se gjatë operacionit kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare janë “arrestuar disa zyrtarë të lartë” publikë, përfshirë një ish-ministër.

Policia tha me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencës, ky aksion policor u krye në disa lokacione të ndryshme dhe vetëm pas përfundimit të procedurave, do të japin informacione shtesë.

Megjithatë, Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se disa persona u arrestuan lidhur me procesin e shpronësimit të pronave private.

“Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J.M.; zyrtarë nga avokatura N.K., M.D. dhe B.D.; ekspertin e gjykatës Sh.T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK-së G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, ata dyshohet se kanë “vepruar si grup i organizuar kriminal”, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe kanë shkaktuar dëme “të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës”.

Sveçla tha se përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, personat e arrestuar kishin iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës “me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011-2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike”./ REL

The post Aksion kundër korrupsionit në Kosovë! Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme appeared first on Albeu.com.

Goditet grupi kriminal Rraja/ Arrestohen disa persona, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS
Gjatë natës, policia ka goditur grupin kriminal Rraja dhe ka vënë në pranga disa persona.

Mes të arrestuarve, mësohet se është edhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ende nuk dihen detajet e plota të operacionit, por pritet të zbardhen në vijim.

The post Goditet grupi kriminal Rraja/ Arrestohen disa persona, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS appeared first on Albeu.com.

Përfituan fonde publike për punime fiktive në zonën e Kombinatit/ Jepen 8 masa sigurie nga Prokuroria, 5 prej të cilëve zyrtarë të Bashkisë Tiranë e IMT
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të subjekteve, për vepat penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2505 të vitit 2021, nisur nga denoncimi i shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, provoi se në Janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin nr.140 që ishte objekti i hetimit. Ndërsa në mars 2021, nga ana e Këshillit Bashkiak u miratua fondi për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate duke përfshirë dhe objektet e demoluara më parë që në muajin janar nga Bashkia Tiranë.

Shtetasja A.M. si përfaqësuese e subjektit “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION” sh.p.k dhe mbikqyrës i punimeve subjekti “MAGING studio” shpk, që fitoi tenderin e demolimit të objekteve, ka përfshirë edhe objektet që ishin të demoluara që në muajin Janar 2021, duke paraqitur rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive.

Dokumenti u hartua nga shtetasi Sh.M. në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve, i cili ka konsumuar elementet e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal pasi ka qenë personi përgjegjës në hartimin e dokumenteve dhe ka paraqitur të dhëna të rreme.

Nga shqyrtimi i plotë i materialit hetimor, rezultoi se shtetasit S.Q. dhe R.R., në cilësinë e punonjësve të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, kanë hartuar preventivët e punimeve. Ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale dhe vetë e deklarojnë se nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve, se preventivat i kanë hartuar duke u bazuar vetëm në “projektin ekzistues” të përcjellë nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe se nuk mbajnë mend nëse konkretisht pallati nr.140 ka qenë ose jo në listë.

Ndërkohë u provua gjithashtu se shtetasi F.F. në cilësinë e administratorit përfaqësues të “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION”sh.p.k., ka konsumuar elementet e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal, konkretisht me dokumentin “Procesverbal, mbi fillimin e punimeve në objektin “Demolimi dhe evadimi i mbetjeve ndërtimore per 15 pallate, mes tyre dhe pallatit nr 140 me vendndodhje në rrugën “Haki Stermilli”, njësia administrative nr.6 Tiranë.

Referuar aktit të ekspertimit grafik, provohet gjithashtu se nga shtetasit A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, A.B., Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile, E.G., Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore, janë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Roli i tyre ka qenë i ndërlidhur drejtpërdrejt me hartimin, nënshkrimin dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare që lidhen me “Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit” dhe me dokumentacionin vijues të punimeve për pallatin nr.140 dhe pallatet e tjera objekt i kontratës.

Të tre kanë pasur detyrimin ligjor të nënshkruajnë dokumente që lidhen me procedurat e demolimit dhe evadimit të mbetjeve ndërtimore. Për këtë arsye, çdo lëshim dokumenti të pavërtetë prej tyre përbën jo thjesht një falsifikim, por formën e rënduar të veprës sipas paragrafit të tretë të nenit 186, sepse falsifikimi kryhet nga personi që ka pikërisht për detyrë të lëshojë aktin në fjalë.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi caktimin e masave të sigurisë ndaj personave nën hetim:

“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.B., Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen E.G., Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompesimit nga Fatkeqësitë natyrore të Drejtorisë së Emergjencave Civile për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen R.R., Specialiste e IMT, për kryerjen e veprës penale “Shperdorimi detyre”;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin S.Q. Specialist i IMT, bashkia Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen A. M., mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e BOE “Maging shpk & Imes-D shpk” për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shume se nje herë;

‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin Sh.M., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk dhe Adminstrator i Subjektit “Arb & Trans -2000” shpk, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë; dhe

‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin F.F., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë.

The post Përfituan fonde publike për punime fiktive në zonën e Kombinatit/ Jepen 8 masa sigurie nga Prokuroria, 5 prej të cilëve zyrtarë të Bashkisë Tiranë e IMT appeared first on Albeu.com.

Arrestime dhe procedime në Fier, Tiranë e Lushnjë për dh*në, ndërtim të paligjshëm dhe drejtim mjeti pa leje
Policia vijon veprimtarinë e saj kundër shkeljeve të ligjit, duke evidentuar dhe referuar raste të ndryshme në prokurori.

Nga kontrollet dhe operacionet e fundit, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë një 21-vjeçare në Tiranë për drejtim automjeti pa leje dhe sekuestruan 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara.

Në Fier dhe Lushnjë janë regjistruar procedime për dhunë, dëmtime prone dhe ndërtim të paligjshëm, ndërsa një person është shpallur në kërkim. Materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. L., 21 vjeçe, banuese në Tiranë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. B., 44 vjeçe, banuese në Cakran, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një shtetase 41 vjeçe;

-shpallën në kërkim shtetasin L. O., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta, derën e marketit në pronësi të një shtetasi 64 vjeç. Punohet për kapjen e shtetasit L. O.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 61 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestime dhe procedime në Fier, Tiranë e Lushnjë për dh*në, ndërtim të paligjshëm dhe drejtim mjeti pa leje appeared first on Albeu.com.