arrestimi Archives - Albeu.com

Avokati Saimir Vishaj flet për humbjen e motrës dhe arrestimin e Elsa Lilës: E rëndë vrasja e një gruaje, la dy vajza jetime, Elsa do të marrë dëmshpërblim nga shteti italian
Avokati i njhohur Saimir Vishaj, teksa ishte i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, ku rrëfeu disa nga momentet e tij më të vështira në jetë.

Ai u shpreh në lidhje me luftën e rëndë me sëmundjen dhe vdekjen e motrës së tij Eva, e cila është mamaja e këngëtares së njohur Elsa Lila.

Gjatë rrëfimit të tij, Vishaj tregon edhe në lidhje me arrestimin e këngëtares dhe shprehet se ajo është shpallur e pafajshme dhe do të marrë dëmshpërblim për dëmin që i është shkaktuar nga ana e shtetit italian.

“Martesa që në momentet e para ishte një shoqëri, që herë pas here kalonte në dashuri. Ishim shokë në radhë të parë, ndihmonim njëri-tjetrin në lidhje me punën. Kemi punuar të dy shumë, për 30-35 vite. Unë kisha kancer, të lësh një njeri me kancer në rrugë, nuk e bën asnjë. Sëmundja më ka munduar shumë, jam në fazën e fundit të kemioterapisë, është për të kaluar edhe një vatër që ka mbetur në mushkëri.

Kur isha në koma dhe jam zgjuar, kam pyetur për datën dhe më kam thënë se kam gjyq. Ndonjëherë them më mirë që mamaja është në botën tjetër, sepse po të më shihte në atë gjendje, do ta vuante shumë. I kanë rënë shumë halle dhe vdekja e motrës ka qenë shumë e rëndë. Unë e gjeta trupin e saj dhe më 26 e kemi varrosur. Unë po me 26 maj kam qenë në sallën e operacionit dhe i lutesha Zotit të mos na merrte në një ditë.

Ajo për mua është e pazëvendësueshme, ka lënë dy vajza jetime në moshë tepër të vogël, janë bërë nëna tashmë. Jam munduar të mbuloj rolin e Evës te dy vajzat. Mua më mungon jashtë mase, mos i ndodhtë asnjërit! Nëna pas vdekjes së motrës nuk doli më nga shtëpia. Kështu e kanë gratë labe, rrinë në shtëpi, vishen me të zeza dhe presin të dielën për të shkuar në varreza. Të të vdesë evlati është shumë e rëndë. Tani vajzat e ndiejnë mungesën e mamasë, se janë bërë vetë nëna.

Jemi në një moment që në Shqipëri ndodh gjithçka. Të vrasësh një femër, ke vrarë një shoqëri të tërë. Goditja e grave, mosdërgimi i lekëve apo çdo funksion tjetër që i lidh ka ndikuar edhe të bëj librin për dhunën në familje. Femrat janë të shtypura, janë të gëzuara në fillim, por shkojnë në shtëpinë e burrit dhe ndihen sikur asgjë nuk është e tyre.

Vajza e Elsës është një nga topmodelet më të njohura në Itali, është 16-vjeç, shumë e bukur. Elsa (Lila) është shumë e zonja, por në Itali është e vështirë të gjejë veten, po përpiqet, është punëtore, ka ngritur një orkestër të veten dhe po punon. Kur u arrestua kam ikur me rrobat e punës, kam udhëtuar gjithë natën.

Unë kam qenë në seancë si avokat i saj, kam bërë shumë memo për të thënë se është e pafajshme. Brenda dy muajsh gjyqtarja më lajmëroi se do të shkojmë te shtëpia. Çështja e saj është pushuar dhe do të marrë dëmshpërblim për atë që shteti italian ka bërë, për dëmin që i është shkaktuar. Nuk e takonim dot. I vetmi që mund të takonte Elsën ishte një prift, fusnim atë që të kuptonim çfarë i duhej Elsës”, u shpreh Vishaj.

The post Avokati Saimir Vishaj flet për humbjen e motrës dhe arrestimin e Elsa Lilës: E rëndë vrasja e një gruaje, la dy vajza jetime, Elsa do të marrë dëmshpërblim nga shteti italian appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i të shumëkërkuarit Moisi Habilaj në Borsh, policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar
Finalizohet operacioni policor i koduar “Metodat”.

Policia ka dhënë detaje nga arrestimi i Moisi Habilaj.

Ky i fundit rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me mbi 12 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë;

Në vijim të punës intensive hetimore dhe operacionale për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara dhe në përdorimin e metodave speciale të hetimit për zbulimin dhe lokalizimin e një personi shumë të kërkuar nga autoritetet italiane, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metodat”, u bë i mundur lokalizimi në një lokal në Borsh, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Moisi Habilaj, 48 vjeç, banues në Babicë e Vogël, Vlorë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Katanias, Itali, me 12 vjet, 2 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Po ashtu, ndaj tij u ekzekutua edhe masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar me vendimin nr. 192, datë 26.12.2018, të Gjykatës së Krimeve të Rënda, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A., 46 vjeç, banues në Sarandë, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi italian S.F., 70 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Arrestimi i të shumëkërkuarit Moisi Habilaj në Borsh, policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Goditi me grusht banorin e Zvërnecit! Kush është roja i “Major Security” Gerald Biba?
Policia ka arrestuar 32-vjeçarin Gerald Biba, personin që goditi me grusht një banor i cili po protestonte kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec të Vlorës, nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”.

Biba, i cili punon për shoqërinë private “Major Security” dhe njihet gjithashtu si ish-truproja e reperit Noizy.

Gjatë protestës së djeshme në Zvërnec, Biba u filmua duke goditur qytetarin dhe më pas duke e marrë zvarrë atë së bashku me dy kolegë të tjerë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”.

The post FOTO/ Goditi me grusht banorin e Zvërnecit! Kush është roja i “Major Security” Gerald Biba? appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i oficerit të Komisariatit të Sarandës, u “fundos” nga përgjimet që kishte bërë
Oficeri i Komisariatit të Sarandës, Edmond Ruçi, që u arrestua nga AMP, ka të bëjë me një rast korrupsioni. Pasi Ruçi siguroi përgjime për dy vëllezër të dyshuar për aktivitet kriminal, ai takoi nënën e tyre dhe i kërkoi para për të mbyllur hetimet.

Nëna kishte telefonuar djemtë për t’i treguar bisedën me policin dhe komunikimet u regjistruan.

Por gjithçka u fundos nga vetë përgjimet e kryera nga oficeri, pasi kur Edmond Ruçi dorëzoi materialet në Prokurori, pa kuptuar dorëzoi edhe provat kundër vetes, duke mos i hequr ato nga materialet. Pas zbardhjes së bisedave, Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e tij.

The post Arrestimi i oficerit të Komisariatit të Sarandës, u “fundos” nga përgjimet që kishte bërë appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Sokol Hoxhës në SHBA, Policia jep detaje: Në Shqipëri i dënuar me 25 vite, në Belgjikë me burg përjetë, vrau dy vëllezër dhe gruan
Policia e Shtetit, ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Sokol Hoxhës në SHBA, i cili prej gati tre dekadash ishte në kërkim, pasi akuzohet për tre vrasje.

I arrestuari, Sokol Hoxha, 51-vjeç, lindur në Fier, rezulton i dënuar nga Gjykata e Fierit në vitin 2000 me 25 vite burgim për “vrasje të kryer në bashkëpunim”.

Sipas dosjes hetimore, më 30 mars 1997, në Patos, ai dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka vrarë me armë zjarri dy vëllezër, për motive të dobëta.

Gjithashtu, në vitin 2010, Gjykata e Brukselit në Belgjikë e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm për “vrasje me dashje”, lidhur me një ngjarje të ndodhur më 29 gusht 1997 në Bruksel, ku një shtetase shqiptare u vra me armë zjarri, pasi më herët dyshohet se ishte shfrytëzuar për prostitucion.

Policia thotë se 51-vjeçari u arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, në kuadër të një bashkëpunimi të gjerë ndërkombëtar me Shërbimin e Sigurisë Diplomatike të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Departamentin e Policisë Kriminale, Interpol Tiranën, Interpol Uashingtonin, Interpol Mançesterin dhe Interpol Brukselin, si dhe agjenci të tjera ligjzbatuese amerikane.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Globi”.

Operacioni u finalizua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit.

Arrestohet në Ohio, SHBA, një shtetas shqiptar, i dënuar në Shqipëri, me 25 vjet burgim, dhe në Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për vrasje.

I arrestuari, në muajin mars 1997, vrau 2 vëllezër, në Patos, dhe 5 muaj më pas, vrau në Belgjikë, një shtetase shqiptare, të cilën e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar policor ndërmjet hetuesve nga Njësia Speciale Policore e Departamentit të Policisë Kriminale (e njohur si “Njesia e përbashkët e shërbimeve investiguese”, e cila punon ngushtë me Njësitë e Hetimeve Ndërkombëtare Kriminale DSS/OCIU në Ambasadën Amerikane në Tiranë), Drejtorisë së Interpolit në Policinë e Shtetit, homologëve të tyre në Uashington, Mançester dhe Bruksel, Marshallëve Amerikanë dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, u arrestua në Ohio, shtetasi shqiptar i kërkuar që prej vitit 1997:

-Sokol Hoxha, 51 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta.

Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Policia e Shtetit po punon ngushtë me agjencitë ligjzbatuese të SHBA-së, për ta kthyer 51-vjeçarin për t’u përballur me drejtësinë në Shqipëri.

The post Arrestimi i Sokol Hoxhës në SHBA, Policia jep detaje: Në Shqipëri i dënuar me 25 vite, në Belgjikë me burg përjetë, vrau dy vëllezër dhe gruan appeared first on Albeu.com.

Para drejtësisë pas 30 viteve arrati/ Vrau gruan dhe eliminoi dy vëllezër, zbardhen detaje nga arrestimi i Sokol Hoxhës, përdori identitete të rreme në Britani e SHBA dhe…
Një shqiptar i dënuar për tre vrasje, i cili kishte arritur të siguronte azil dhe më pas shtetësi britanike duke përdorur identitet të rremë, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara, pas gati 30 vitesh në arrati.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Sokol Hoxha, i cili sipas autoriteteve amerikane dhe mediave britanike, ishte larguar nga Europa pasi vrau bashkëshorten e tij 19-vjeçare në Belgjikë dhe dy vëllezër në Patos gjatë vitit 1997.

Sipas hetimeve, Hoxha hyri në Britani me identitet të rremë, duke pretenduar se ishte refugjat kosovar. Në këtë mënyrë ai arriti të përfitonte azil dhe më vonë shtetësi britanike.

Pas një hetimi gjashtëvjeçar që përfshiu autoritete në dy kontinente, ai u arrestua në Kettering të shtetit të Ohios.

Autoritetet amerikane thanë se Hoxha kishte përdorur për vite me radhë një pseudonim për të fshehur identitetin e tij real dhe kishte hyrë në SHBA në vitin 2012, ku më pas kishte siguruar status të ligjshëm qëndrimi.

Sipas deklaratës së Shërbimit të Marshallëve, rasti tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar mes agjencive ligjzbatuese mund të çojë në arrestimin e të arratisurve edhe pas dekadash.

Mediat britanike raportojnë se Hoxha, ishte subjekt i dy njoftimeve të Interpol për tre vrasjet.

Ai ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e dyfishtë në Patos, ndërsa dyshohet se kishte vrarë bashkëshorten e tij pasi ajo refuzoi të prostituohej.

The post Para drejtësisë pas 30 viteve arrati/ Vrau gruan dhe eliminoi dy vëllezër, zbardhen detaje nga arrestimi i Sokol Hoxhës, përdori identitete të rreme në Britani e SHBA dhe… appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkoi arrestimin e ish-zv.kryeministres/ Çështja “Balluku” në raportin e PE për Shqipërinë: Imuniteti duhet te trajtohet pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të pajustifikuara!
Në raportin për Shqipërinë për vitin 2025, të miratuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ngrihet dhe çështja që lidhet me imunitetin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Raporti që u miratua me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim, nënvizon faktin se si çështja e imunitetit duhet trajtohet strikt në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe procedurat ligjore të përcaktuara, pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të pajustifikuara.

“6 a. Kujton se imuniteti parlamentar është pjesë e kuadrit kushtetues të projektuar për të garantuar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike; thekson se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret strikt në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe procedurat ligjore të përcaktuara, pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të pajustifikuara; (AM 96, 104 EPP, i ngjashëm me AM 119 ECR)”, sqarohet konkretisht në raportin e PE-së.

Kujtojmë se SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut për t’i hapur rrugë arrestimit të saj, ndërkohë që mazhoranca me forcën e kartonave e rrezoi kërkesën e paraqitur në Kuvend.

The post SPAK kërkoi arrestimin e ish-zv.kryeministres/ Çështja “Balluku” në raportin e PE për Shqipërinë: Imuniteti duhet te trajtohet pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të pajustifikuara! appeared first on Albeu.com.

Zbulohet urdhri i gjykatësit për arrestimin e Ervin Matës/ U lëshua në shtator, hyri fshehurazi në Brazil në rrugë detare, e para u njoftua Gjermania (Zbardhen detajet)
Biznesmeni Ervin Mata, kishte hyrë në rrugë detare fshehurazi në zonën e Sao Paolos në Brazil dhe operonte aty me dokumente të false, teksa prej gati një viti autoritetet vendase mësohet se kishin lëshuar urdhër ndalimi për të me qëllim ekstradimin, por kishte vështirësi në lokalizim.

I cilësuar si “manjat” (bos droge), ai u arrestua në një operacion policor në Ilhabela, në bregdetin verior të São Paulo, për llogari të autoriteteve në Gjermani, ndërsa kërkohet edhe nga Shqipëria.

“Një burrë u gjet në një qendër tregtare pas një operacioni nga Policia Ushtarake; ai dyshohet për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge dhe mund të ekstradohet. Ervin Mata u arrestua të shtunën në mbrëmje (25), në Ilhabela, në Bregun Verior të São Paulo, pas një operacioni nga Policia Ushtarake. Ai konsiderohej i arratisur nga drejtësia për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge dhe bashkëpunim kriminal”, informon media braziliane.

Një tjetër detaj me rëndësi, ka qenë se urdhër-arresti për Ervin Matën u lëshua nga gjykatësi ministri Alexandre de Moraes i Gjykatës së Lartë Federale (STF) në shtator të vitit të kaluar (foto poshtë).

Sipas urdhrit të arrestit, i dyshuari dyshohet se ka koordinuar, me bashkëpunëtorë, trafikimin e 240 kilogramëve kokainë më 29 shtator 2020, në qytetin e Frankfurtit, Gjermani.

“Me anë të kësaj urdhëroj ndalimin parandalues ​​të Ervin Matës, duke përcaktuar lëshimin e një urdhër-arresti, ekzekutimi i të cilit duhet t’i komunikohet menjëherë kësaj Gjykate Supreme, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të shtetit përkatës”, thuhet në vendim.

Arrestimi në Ilhabela ndodhi pasi informacionet e inteligjencës treguan se Mata po udhëtonte drejt Bregut Verior.

Gjatë monitorimit, policia identifikoi se ai kishte përdorur rrugë alternative, duke përfshirë udhëtimin me det për në Ilhabela.

Ekipet nga Njësia Taktike e Patrullës Rrugore (TOR) dhe Forca Taktike, intensifikuan patrullimet në rajon dhe e lokalizuan të dyshuarin në një ndërtesë tregtare në arkipelag.

Sipas policisë, në kohën e ndërhyrjes, Mata u përpoq të fshihte identitetin e tij, por u njoh nga oficerët, të cilët kishin tashmë informacion në lidhje me të arratisurin.

Ai nuk i rezistoi arrestimit. Pas arrestimit të tij, i dyshuari iu dorëzua autoriteteve federale dhe mbetet në dispozicion të sistemit të drejtësisë. Çështja mund të rezultojë në procedurat e ekstradimit mes Gjermanisë apo Shqipërisë.

Sipas medias “G1” që publikoi e para lajmin, Sekretariati i Sigurisë Publike të São Paulo konfirmoi arrestimin dhe tha se ai kishte udhëtuar nga rajoni Baixada Santista në bregdetin verior, ku u gjet gjatë një operacioni të përbashkët nga ekipet e policisë në qendër të Ilhabelës.

I dyshuari u dërgua në Stacionin Federal të Policisë në São Sebastião, ku mbeti në dispozicion të sistemit të Drejtësisë. Interpoli tha se nuk komenton për raste individuale. g1 kontaktoi Policinë Federale dhe është duke pritur një përgjigje.

“G1” informon se po kërkon komente nga ekipi mbrojtës i Ervin Matës.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi dy telefona celularë dhe dokumente identifikimi që përdorte i dyshuari.

Dosja e Matës në Shqipëri, nga përgjimet e SKY ECC te trafiku ndërkombëtar i drogës

Sipas autoriteteve në Shqipëri, Mata ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që në vitin 2023, ndërsa në vitin 2025 ishte firmosur edhe urdhri për arrestimin e tij me qëllim ekstradimin.

Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe veprimtari të tjera të paligjshme.

Hetimet e autoriteteve shqiptare kanë zbuluar se Mata dyshohet se ka koordinuar trafikimin e 240 kilogramëve kokainë në Frankfurt, në vitin 2020, nga ku dyshohet se ka përfituar miliona euro.

Po ashtu, sipas mediave braziliane, ai dyshohet edhe për përfshirje në organizimin dhe financimin e ngjarjeve kriminale të rënda.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar zyrtarisht ekstradimin e tij, ndërsa pritet vijimi i procedurave ligjore mes dy vendeve. Dosja e tij u bazua kryesisht te hetimet edhe përgjimet e partnerëve ndërkombëtare në platformën e koduar SKY ECC.

The post Zbulohet urdhri i gjykatësit për arrestimin e Ervin Matës/ U lëshua në shtator, hyri fshehurazi në Brazil në rrugë detare, e para u njoftua Gjermania (Zbardhen detajet) appeared first on Albeu.com.

U arrestua në Brazil me dokumente false, del fotoja e Ervin Matës, 39-vjeçari fshihej mes…
Prej më shumë se dy vitesh, Interpol Tirana, kishte siguruar informacione se Ervin Mata fshihej në Brazil, vend ku edhe u arrestua me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Raportohet se 39-vjeçari jetonte mes Brazilit dhe Paraguait. Në momentin që u ndalu, Mata i dorëzoi policisë vendase dokumente të falsifikuara të Paraguait me vendlindje në Mbretërinë e Bashkuar, mjet identifikimi që skadonte në 2030-ën.

Po ashtu, Mata posedonte dokumente të tjera të dyshuara të falsifikuara, si një kartë identiteti dhe pasaportë bullgare, të skaduar që në vitin 2024.

Sipas burimeve, gjatë arrestimit në periferi të San Paolos, ai u kap me disa shtetas të tjerë, pjesë e narkotrafikut.

Mata rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK që prej vitit 2023, për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe drejtim të një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në disa shtete.

Akuzat

Mata akuzohet se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 240 kilogramëve Kokainë. Grupi kriminal, me veprimtari në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe Europë, u hetua në kuadër të një procedimi penal të SPAK, në vitin 2023, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe agjencitë ligjzbatuese të 6 shteteve.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar Matës, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i arrestimit të Ervin Matës

Policia e Shtetit/Si rezultat i partneritetit të ngushtë me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.

Akuzohet se koordinoi pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 240 kilogramëve Kokainë, arrestohet në Brazil, 39-vjeçari.

39-vjeçari fshihej në Brazil, duke përdorur dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Grupi kriminal, me veprimtari në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe Europë, u hetua në kuadër të një procedimi penal të SPAK, në vitin 2023, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe agjencitë ligjzbatuese të 6 shteteve.

Si rezultat i shkëmbimit dhe koordinimit të informacioneve, në kohë reale, ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Brasilias, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u kap në Brazil, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. M., 39 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2023, gjatë një procedimi të regjistruar nga SPAK, janë kryer hetime, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe me agjencitë ligjzbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe në disa shtete europiane.

Gjithashtu hetime janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme, të ndodhura në Shqipëri.

Në kuadër të këtij procedimi, shtetasi E. M. dyshohet se ka koordinuar bashkëpunëtoret e tij, për trafikimin e 240 kg lëndë narkotike Kokainë, më datë 29.09.2020.

39-vjeçari u kap në qytetin e Ilha Bela, dhe kishte në përdorim dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Brasilia, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit E. M., në Shqipëri.

The post U arrestua në Brazil me dokumente false, del fotoja e Ervin Matës, 39-vjeçari fshihej mes… appeared first on Albeu.com.

Në kërkim nga Interpol për vrasje dhe vepra të tjera penale, publikohet momenti i arrestimit të Florind Ramës në Kolumbi (VIDEO)
Janë publikuar pamjet e arrestimit të Florind Ramës në Pereira të Kolumbisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet evropiane.

Në video shfaqet momenti kur agjentët i vënë prangat dhe i lexojnë akuzat dhe të drejtat procedurale. Po ashtu, dëgjohet edhe momenti kur i arrestuari deklaron se nuk ka nevojë për avokat, ndërsa kërkon të kontaktojë një familjar.

“Nuk kam avokat, nuk kam nevojë për një avokat… mund të bëjë një telefonatë”, dëgjohet t’i thotë ai agjentit.

Kujtojmë se ndaj Florind Ramës, i njohur edhe me pseudonimin Florin Terziu, ishte lëshuar një “kod i kuq” nga Interpoli, në kuadër të një hetimi të gjerë për përfshirje të dyshuar në rrëmbim, torturë dhe vrasje, ngjarje e ndodhur në vitin 2022 në Marbella të Spanjës.

Sipas mediave të huaja, kur u ndalua ai tentoi të identifikohej si shtetas gjerman, por hetuesit kishin tashmë informacion për origjinën e tij shqiptare dhe të kaluarën kriminale në Evropë. U zbulua gjithashtu se përdorte të paktën dy pasaporta për të lëvizur në vende si Mbretëria e Bashkuar, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Gjermania dhe Spanja.

Sipas informacioneve të deritanishme, Rama dyshohet se ka lidhje me struktura kriminale që veprojnë në Costa del Sol, një zonë e njohur në Spanjë për praninë e organizatave të trafikut të drogës dhe rrjeteve ndërkombëtare kriminale. Emri i tij, sipas hetimeve, është përmendur në disa linja operative që shtrihen në disa vende të Europës.

Rasti për të cilin ai kërkohej lidhet me ngjarjen e 30 qershorit 2022 në zonën Golden Beach në Marbella, ku u gjet i vrarë shtetasi serb Aleksandar K., i cili sipas dosjeve hetimore kishte shenja torture dhe plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Hetimet e autoriteteve spanjolle çuan në lëshimin e urdhër-arresteve në korrik 2022 dhe më pas në nëntor 2023.

Sipas dokumenteve gjyqësore në Evropë, viktima dyshohet se kishte lidhje me rrjete të trafikut të drogës dhe kishte bashkëpunuar si informator për autoritetet gjermane, çka besohet se mund të ketë ndikuar në ngjarjen kriminale.

Hetuesit ndërkombëtarë po verifikojnë gjithashtu lidhjet e mundshme të të dyshuarit me rrjete kriminale me origjinë ballkanike, përfshirë grupe që operojnë në Mal të Zi, Serbi dhe Kroaci, si dhe kontakte të mundshme në Gjermani dhe më gjerë, përfshirë edhe Amerikën Latine.

The post Në kërkim nga Interpol për vrasje dhe vepra të tjera penale, publikohet momenti i arrestimit të Florind Ramës në Kolumbi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.