Ferit Hoxha Archives - Albeu.com

“Protesta nuk e dëmton integrimin”, ministri Ferit Hoxha i përgjigjet gazetarëve të BE-së: Tubimet tregojnë që Shqipëria ka demokraci
Protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 12 ditësh kundër investimeve në zonat e mbrojtura nuk e pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, në një bashkëbisedim me gazetarët e Bashkimit Evropian. Shefi i diplomacisë shqiptare nuk i shpëtoi pyetjeve për situatën në kryeqytet.

“Protestat tregojnë që ne kemi liri, pra që njerëzit mund të dalin në rrugë e të kërkojnë çfarë duan. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe negocimit në BE. Është e drejta e qytetarëve të protestojnë, ndërsa ne bëjmë punën tonë. Protestat janë pjesë e përditshmërisë, ka edhe në vendet e tjera. Në vendin tonë vetëm gjatë komunizmit nuk mund të protestonim”, u shpreh Hoxha.

Ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe ministri Hoxha u shpreh para gazetarëve të huaj se investimi 4 miliardë eurosh në Zvërnec do të bëhet.

“Nuk kemi një projekt. Ka një punë që po bëhet për një projekt dhe unë besoj punën e qeverisë sime. Ne do ta bëjmë. Projekti do të bëhet nga arkitektët më të mirë brenda e jashtë vendit në këtë fushë. Ne do të vendosim ekuilibrin më të mirë të mundshëm e të duhur mbi zhvillimin dhe nevojën e mbrojtjes. Është projekt privat, në një zonë private, nga një zhvillues privat. Qeveria është për të siguruar që rregullat, zotimet ndërkombëtare, legjislacioni të zbatohen. Le të kemi durim të shohim çfarë do bëhet”, shtoi ministri Hoxha.

Fokusi kryesor i konferencës me gazetarët e Bashkimit Evropian ishte te procesi i integrimit, për të cilin ministri i Jashtëm tha se vendi po ecën me ritme të pashembullta dhe synon mbylljen e të gjithë kapitujve vitin e ardhshëm.

The post “Protesta nuk e dëmton integrimin”, ministri Ferit Hoxha i përgjigjet gazetarëve të BE-së: Tubimet tregojnë që Shqipëria ka demokraci appeared first on Albeu.com.

Rusia i bëri thirrje trupës diplomatike të largohet nga Kievi, reagon ministri Hoxha: Ne nuk tërhiqemi, do mbetemi përkrah Ukrainës
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në rrjetin social X ndaj njoftimit të Rusisë që u bënte thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi, për shkak të sulmeve të planifikuara.

Hoxha e ka cilësuar këtë njoftim si “krejtësisht të papranueshëm”, duke theksuar se kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, por intimidim dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Ai thekson se Shqipëria nuk do të tërhiqet dhe se ambasada shqiptare do të mbetet në Kiev, duke shprehur mbështetjen e plotë për Ukrainën. “Ne qëndrojmë fort me Ukrainën dhe nuk do të intimidohemi”, shkruan ministri.

Sipas tij, përgjigja ndaj luftës nuk mund të jetë më shumë dhunë apo sulme ndaj civilëve dhe infrastrukturës, por vetëm ndalimi i konfliktit dhe nisja e negociatave të vërteta për paqe.

Hoxha shtoi se qëndrimi i Shqipërisë i është përcjellë qartë edhe ambasadorit të Rusisë në Tiranë.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm.

Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi.

Përgjigja për këtë luftë nuk mund të jetë më shumë luftë, më shumë krime ose sulme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile.

E vetmja rrugë përpara është t’i jepet fund një lufte që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe angazhim në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe.

Kjo iu përcoll shumë qartë ditën e sotme edhe Ambasadorit të Rusisë në Tiranë.

The post Rusia i bëri thirrje trupës diplomatike të largohet nga Kievi, reagon ministri Hoxha: Ne nuk tërhiqemi, do mbetemi përkrah Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Samiti i IV-të i Diasporës/ Ministri Hoxha: Do bëjmë publik dokumentin për Strategjinë Kombëtare të Diasporës
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka nisur punën për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026-2030 dhe planit përkatës të veprimit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ministri Hoxha theksoi se ky dokument mund të realizohet vetëm përmes bashkëpunimit me grupet e interesit dhe faktorin shqiptar në botë.

Bëhet me dije se në javët në vijim, projekti do të bëhet publik për një konsultim të gjerë me qytetarët dhe organizatat, me synimin që të pasqyrojë sa më mirë nevojat dhe prioritetet e diasporës.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

“Samiti i IV-të i #Diasporës la pas disa detyra të rëndësishme. Një prej tyre është hartimi i #Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026–2030, së bashku me planin përkatës të veprimit.

Pikërisht në kuadër të këtyre përpjekjeve shumëplanëshe, dhe në përputhje me sugjerimet e rekomandimet e paraqitura gjatë dhe pas Samitit, të cilat po reflektohen në projektin përfundimtar të Strategjisë, javën e kaluar zhvilluam një takim të frytshëm me Grupin #Ndërinstitucional të Punës.

Diskutime të tilla marrin vlerë reale kur zhvillohen, sikurse po bëjmë, së bashku me grupet e ndryshme të interesit dhe orientohen drejt objektivave konkrete: promovimit të #investimeve, ruajtjes dhe zhvillimit të #gjuhës, kulturës dhe #identitetit kombëtar, si edhe forcimit të bashkëpunimit të strukturuar ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit.

Vetëm përmes këtij bashkëpunimi do të mund të krijojmë mekanizma efektivë për angazhimin e profesionistëve shqiptarë në diasporë, si dhe për transferimin e njohurive, ekspertizës dhe inovacionit në funksion të zhvillimit të Shqipërisë.

Në javët në vijim, dokumenti do të bëhet publik për konsultim të gjerë me qytetarët, organizatat e diasporës, ekspertët dhe të gjitha grupet e interesit, me synimin që Strategjia të pasqyrojë sa më mirë nevojat dhe prioritetet e shqiptarëve, kudo që jetojnë.

Kontributi i gjithkujt është i mirëpritur.

Pasi vetëm të gjithë së bashku, në atdhe dhe në Diasporë, si dhe në bashkëpunim edhe me partnerët tanë #ndërkombëtarë të përfshirë në këtë proces, mund të ndërtojmë një Strategji që përcakton, në një nivel më ambicioz, drejtimet kryesore të bashkëpunimit me diasporën shqiptare në planin institucional, ekonomik dhe social, edhe në shërbim të objektivit tonë madhor kombëtar, antarësimi në #BashkiminEvropian.”, shkruan Hoxha.

The post Samiti i IV-të i Diasporës/ Ministri Hoxha: Do bëjmë publik dokumentin për Strategjinë Kombëtare të Diasporës appeared first on Albeu.com.

Ministri Hoxha takim me homologun ukrainas: Në qershor Tirana mirëpret ministerialin për Ukrainën
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me homologun ukrainas Andrii Sybiha.

Ai njofton se në qershor Tirana do të mirëpresë ministerialin për Ukrainën.

“Diplomacia nuk kufizohet vetëm në sallat formale të takimeve; ajo zhvillohet kudo, edhe gjatë pritjes për fluturimin e radhës drejt angazhimit të ardhshëm.

Me kënaqësi pata një shkëmbim të frytshëm dhe thelbësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, @andrii_sybiha, mbi zhvillimet më të fundit në Ukrainë, përpjekjet e vazhdueshme për t’i dhënë fund luftës së padrejtë agresive të Rusisë, si dhe mbi panoramën më të gjerë të sigurisë evropiane.

Shqipëria ka qëndruar fuqishëm përkrah Ukrainës që nga dita e parë e agresionit brutal rus dhe do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën me përkushtim të palëkundur, në çdo mënyrë të mundshme.

Gjithashtu, shkëmbyem pikëpamje mbi rrugëtimin tonë respektiv drejt Bashkimit Evropian dhe nënvizuam rëndësinë e ruajtjes së ritmit për procesin e anëtarësimit evropian të të dy vendeve.

Diskutimi ynë preku gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe aktivitetet e ardhshme, përfshirë një takim ministror që do të mbahet në qershor në #Tiranë, duke rikonfirmuar bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet rajonal”, shkruan ministri.

The post Ministri Hoxha takim me homologun ukrainas: Në qershor Tirana mirëpret ministerialin për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, Ministri Hoxha bën edhe ironi për SMS që iu publikua: Keni ngelur në javën e kaluar, gjërat kanë evoluar!
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, gjatë një konference të përbashkët me Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut, u pyet edhe për mesazhin që iu publikua nga një grup në WhatsApp, ku iu drejtohej shqiptarëve të RMV-së me fjalët “Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”.

Në përgjigjen e tij, ai nuk mohoi ekzistencën e mesazhit, por theksoi se bëhet fjalë për një çështje të kaluar tashmë.

Hoxha u shpreh se situata i përket javës së kaluar dhe se ai ka dhënë sqarimet e nevojshme për atë që është pretenduar.

“Unë i kam bërë të gjitha sqarimet e mia dhe do doja të përdorja një shprehje: U ngrit kjo tymnajë dhe u pamë! Jam i hapur për të takuar në çdo kohë e rrethanë, qoftë kur biem dakord, qoftë kur kemi gjëra për të biseduar, edhe nëse nuk biem dakord! Nuk ka asnjë lloj interpretimi që vlen mbi atë që duam të ndërtojmë ”, tha Hoxha.

Ministri shtoi se nuk ka vend për interpretime të tjera mbi atë që është diskutuar dhe mbi bashkëpunimin në vijim, duke theksuar se nuk ka asnjë “tymnajë” që mund të ndikojë marrëdhëniet mes palëve politike.

“Keni mbetur te java e kaluar. Janë të kapërcyera. Nuk ka asnjë tymnajë që mund të hyjë përmes nesh dhe për të na zërë sytë për të parë atë që është e përbashkët.”, tha mes të tjerash ministri Hoxha.

The post “Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, Ministri Hoxha bën edhe ironi për SMS që iu publikua: Keni ngelur në javën e kaluar, gjërat kanë evoluar! appeared first on Albeu.com.

Marrëdhënia me diasporën, rrugë me dy kahje/ Ministri Hoxha: Nëse gjuha shqipe dobësohet është përgjegjësi e jona, ky ishte mesazhi i studentëve në RMV për të ushtruar të drejtën e tyre
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, theksoi nga Samiti i Diasporës, që po mbahet në Tiranë, se diaspora ka qenë gjithmonë pjesë e pandashme e Shqipërisë.

Në fjalën e tij, ai theksoi se marrëdhënia me diasporën është parë si një rrugë me një drejtim, por tani është një “rrugë me dy kahje”.

Ai theksoi se përgjegjësia është e jona nëse gjuha shqipe dobësohet, ndërkohë që më përpara ajo ka arritur t’i rezistojë shekujve.

Këtu ai përmendi edhe protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, teksa tha se ata kërkuan një të drejtë legjitime për gjuhën amtare.

“Nëse gjuha jonë i ka rezistuar shekujve, dobësohet sot kur jemi më të ditur e të lidhur, atëherë përgjegjësia është vetëm jona. Kjo është mesazhi i kërkesës legjitime të studentëve të RMV për të ushtruar të drejtën e tyre në gjuhën amtare.

Këtë duhet të keni parasysh edhe për mësuesit, vullnetarët e organizatorët. Ata meritojnë jo vetëm mirënjohje dhe shumë mbështetje konkrete. Forca jonë ka qenë të jemi të hapur, të mësojmë gjuhë të tjera por pa harruar tonën, të ndërtojmë ura me të tjerët por pa shembur themelet tona dhe gjuhën shqipe, ta çojmë në vendin që meriton në familjen e madhe evropiane. Suksesi juaj nuk është vetëm personal por kombëtar. Edhe nga larg, ju keni qene gjithmonë afër”, tha ai.

Fjala e plotë e Ministrit në Samitin e Diasporës:

Sot nuk mblidhemi thjesht për një takim të radhës.

Si çdo herë kur bëhemi bashkë, përfaqësues të një kombi të shtrirë në rajon dhe një shoqërie që jeton në shumë vende, sot në këtë sallë të madhe e të mbushur plot rreh një zemër e madhe.

Një zemër që e bën këtë qytet – sot e përditë – më shumë se kryeqytetin e Shqiprisë: e bën një shtëpi të përbashkët për të gjithë ne.

Samiti i IV-të i Diasporës vjen në një moment kyç, siç e theksoi dhe Presidenti dje.

Ndërsa bota përreth nesh po ndryshon në mënyrë marramendëse, Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt të ardhmes evropiane që i ka projektuar vetes. Këtë mund të them me bindje dhe për Kosovën.

Dhe shqiptaria, kudo që ndodhet, është sot më e fortë dhe më e gjallë se kurrë.

Ky realitet na kujton një të vërtetë thelbësore: diaspora nuk është thjesht “jashtë”.

Ajo është pjesë e pandashme e qenies sonë.

Jo një adresë ku drejtohemi kur kemi nevojë, por një dimension plotësues i identitetit tonë kombëtar.

Për shumë vite, marrëdhënia jonë me diasporën është parë si një rrugë me një drejtim. Sot e dimë: është një rrugë me dy kahje.

Historia jonë e përbashkët na ka mësuar se largësia nuk e dobëson lidhjen. Përkundrazi, e forcon atë.

Por kjo lidhje kërkon kujdes, kërkon vëmendje dhe, mbi të gjitha, kërkon dëgjim.

Kemi shumë për të thënë për kulturën, identitetin, inovacionin, turizmin, zhvillimin lokal, talentet dhe të rinjtë, për shërbimet në linjë, përfshirë shërbimin tonë konsullor. Nuk do të ndalem këtu sepse për të gjitha këto e shumë të tjera do të diskutojmë ne detaje gjatë këtyre ditëve.

Por në këto minuta hyrëse, më lejoni të them dy fjalë mbi një aspekt të veçantë e themelor: gjuha shqipe.

Sepse ajo është ADN-ja jonë.

Ajo nuk është thjesht mjet komunikimi — është kujtesë, identitet, është vazhdimësi.

Pa gjuhën, do të na mbetej vetëm trupi; dhe një trup pa shpirt varfërohet e tkurret.

Prandaj, përpjekjet për gjuhën – në Shqipëri, në rajon dhe në diasporë – janë përpjekje për të qenë vetvetja.

Gabimi më i madh do të ishte të ngatërronim të përkohshmen me të përhershmen.

Të sakrifikonim thelbin me lehtësinë e momentit.

Nëse gjuha jonë, e cila u ka rezistuar shekujve në kohë shumë më të vështira, dobësohet sot – kur jemi më të ditur, më të fortë dhe më të lidhur se kurrë – atëherë përgjegjësia është vetëm e jona.

Ky është mesazhi i kërkesës legjitime të studentëve në Maqedoninë e Veriut për të ushtruar të drejtat e tyre në gjuhën amtare.

Këtë duhet ta kemi parasysh edhe për mësuesit, vullnetarët dhe organizatorët në diasporë, që mbajnë gjallë gjuhën tonë çdo fundjavë, në çdo klasë, në çdo aktivitet.

Ata meritojnë jo vetëm mirënjohje; meritojnë më shumë mbështetje konkrete dhe për këtë jemi të angazhuar me gjithë ekipin në Ministrinë e Jashtme.

Forca jonë ka qenë gjithmonë të jemi të hapur, të mësojmë gjuhë të tjera por pa harruar tonën.

Të hapemi ndaj botës, pa humbur veten.

Të ndërtojmë ura me të tjerët, pa shembur themelet tona.

Dhe ne kemi marrë angazhimin që gjuhën shqipe, pjesë e familjes së madhe indo-evropiane, ta çojnë në vendin që meriton, në familjen e madhe evropiane.

Të dashur bashkëatdhetarë,

Historia e diasporës është histori sakrifice, qëndrese dhe përkushtimi. Por çdo ditë e më shumë, ajo është edhe histori suksesi.

Nga brezi i parë që u largua me pak shpresë por me shumë kurajë, tek profesionistët e sotëm që udhëheqin në shkencë, teknologji, biznes e kulturë — ju keni ndërtuar një kapitull të ri të shqiptarisë globale.

Suksesi juaj nuk është vetëm personal — është edhe kombëtar. Sepse çdo arritje e juaja është një dritare më shumë për Shqipërinë në botë.

Shqipëria që transformohet dhe diaspora që afirmohet janë dy anë të së njëjtës medalje.

Dhe kjo medalje ka një emër: shqiptaria në zhvillim dhe forcim.

Edhe nga larg, ju keni qenë gjithmonë afër.

Në kohë të vështira, keni qenë mbështetje.

Sot, në kohë zhvillimi, ju duam partnerë.

Ky samit nuk është një ceremoni.

Është një hapësirë pune. Një laborator idesh.

Një pikë takimi në mënyrë që vizioni i përbashkët të kthehet në bashkëveprim.

Përgjatë këtyre ditëve, do të diskutojmë për sfida dhe mundësi konkrete: për mundësi e oportunitete, projekte e aktivitete, për shkëmbim dijesh dhe për ruajtjen e identitetit.

Do të dëgjojmë edhe kritikat, por edhe propozimë e rekomandime.

Nuk do të kemi monolog – sepse duam dialog.

Nuk do të flasim për ju – sepse duam te flasim me ju.

Nuk do të jeni dëgjues apo spektatorë — sepse ju duam aktorë;

Jo me ndjenjën e fajit por me peshën e përgjegjësisë dhe energjinë e mundësisë;

Pikërisht për këtë kemi ndërtuar plot 19 panele bashkëbisedimi, si asnjëherë më parë, me tematika shumë të larmishme, si dhe plot aktivitete anësore specifike që prekin drejtpërdrejt jetën tuaj dhe ndikojnë në të ardhmen tonë të përbashkët.

Sepse kemi shumë për të thënë e për të ndarë, por dhe më shumë për të bërë.

Qëllimi ynë është i thjeshtë dhe ambicioz njëkohësisht: të mësojmë nga njëri-tjetri, të ndërtojmë ura më të forta dhe të krijojmë mekanizma konkretë që e bëjnë këtë lidhje të qëndrueshme, funksionale, efektive.

Sepse Atdheu është kudo ku ka shqiptarë.

Sepse, siç e kemi thënë, përmes rrënjëve lartësohemi dhe përmes dijes forcohemi.

Faleminderit të gjithëve që jeni këtu — si pjesëmarrës, moderatorë, panelistë, kontribues dhe bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim.

Një gjë është e qartë: e ardhmja e sigurtë dhe e begatë ndërtohet më mirë dhe më shpejt së bashku.

Më këto fjalë, më lejoni tani të ftoj Kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama — njeriun që e ideoi dhe i dha jetë samitit dhe partneritetit me diasporën.

The post Marrëdhënia me diasporën, rrugë me dy kahje/ Ministri Hoxha: Nëse gjuha shqipe dobësohet është përgjegjësi e jona, ky ishte mesazhi i studentëve në RMV për të ushtruar të drejtën e tyre appeared first on Albeu.com.

Blushi: Ferit Hoxha ishte ai që negocioi marrëveshjen e detit me Greqinë, mua më informonte se ishte përgjegjës Berisha
Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë deklarata të forta nga foltorja e Kuvendi i Shqipërisë, lidhur me emërimin e Ferit Hoxha në postin e ministrit të Jashtëm.

Blushi u shpreh se Hoxha ka pasur një rol kyç në negociatat për marrëveshjen e detit me Greqia, duke theksuar se ai ka qenë kryenegociatori i kësaj marrëveshjeje 17 vite më parë.

Sipas Blushit, ai e ndjeu si detyrim moral dhe patriotik të bënte publik këtë fakt para deputetëve, veçanërisht para grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, të cilët votuan për emërimin e Hoxhës si ministër i Jashtëm.

“Duke ndjerë sot përgjegjësi të lartë publike dhe kombëtare si deputet i Kuvendit që ka kryer një betim të shenjtë në Kushtetutë për të mbrojtur interesin kombëtar, e ndjeva detyrim moral dhe patriotik t’iu bëj të ditur një fakt tronditës”, deklaroi Blushi.

Blushi rikujtoi se në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha, shërbente si sekretar i përgjithshëm dhe drejtonte negociatat me Greqinë për marrëveshjen e kufirit detar.

Sipas tij, në atë periudhë ai ishte gazetar dhe kishte publikuar një shkrim kritik ndaj marrëveshjes, pasi besonte se përgjegjësia i takonte ish-kryeministrit Sali Berisha.

Blushi pretendoi se dokumenti i marrëveshjes i ishte dhënë pikërisht nga Ferit Hoxha, duke shtuar se më vonë kishte mësuar se Hoxha kishte qenë negociatori kryesor i paktit me palën greke.

“Vetëm emri im u përmend si denoncues i marrëveshjes, ndërsa informacionin e merrja nga Ferit Hoxha. Më vonë mësova i shokuar se marrëveshjen nuk e kishte negociuar Berisha, por kryenegociatori Ferit Hoxha, i cili bënte lojë të dyfishtë”, u shpreh Blushi.

The post Blushi: Ferit Hoxha ishte ai që negocioi marrëveshjen e detit me Greqinë, mua më informonte se ishte përgjegjës Berisha appeared first on Albeu.com.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenon rezolutën e Rusisë, ambasadori Hoxha: Nuk u trajtuan siç duhet çështjet kritike
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka abstenuar rezolutën e Rusisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Lajmi është bërë i ditur nga ky institucion.

Shkak është bërë mosfutja në rezolutë e çështjeve kritike, siç janë edhe sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.

“Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenoi sa i përket projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia sepse teksti nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo.”, thuhet në reagim.

Ambasadori Ferit Hoxha shtoi se  situata është kritike dhe se kërkon diplomaci aktive nga aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Hoxha: 7 Tetori 2023 do të mbetet një ditë e zezë jo vetëm për Izraelin dhe popullin e tij, por edhe për botën. Me aktet e tij monstruoze terroriste, Hamasi ka kryer të pariparueshmen. Krimet e tij të tmerrshme kanë traumatizuar izraelitët, ata kanë lënduar tmerrësisht dhe thellësisht një komb të tërë, ata kanë sfiduar ndërgjegjen njerëzore. Ato janë dhe mbeten të pajustifikueshme dhe të papranueshme. Ata nuk përfaqësojnë asnjë komb apo fe, dhe nuk mbështesin dhe nuk mund të mbështesin asnjë kauzë. Shqipëria njeh ashpërsinë dhe urgjencën e situatës në terren. Ne e njohim nevojën që Këshilli të reagojë dhe të veprojë në përmbushjen e përgjegjësisë së tij thelbësore, në shumë aspekte: në dënimin me forcë të terrorizmit siç ka bërë gjithmonë; në njohjen e të drejtës së shteteve për t’u mbrojtur ashtu siç parashikohet në Kartën e OKB-së; duke mbrojtur gjithmonë civilët, në mbështetjen e përpjekjeve humanitare, në shmangien e përkeqësimit të mëtejshëm dhe çdo përhapjeje të një situate tashmë të tensionuar, komplekse dhe të rrezikshme, dhe në hartimin e një rruge të qartë për paqen, sigurinë, përparimin dhe dinjitetin për të gjithë, izraelitët dhe palestinezët.

Ne abstenuam sepse teksti i paraqitur nuk arriti të paraqiste tablonë e plotë dhe të përfshinte elemente thelbësore për çështje thelbësore. Ne mbetemi me shpresë se ka vend për të vazhduar të mbetemi të angazhuar në mënyrë aktive, me shpresën për të përdorur në rastin më të mirë kohën dhe energjitë tona për t’u bashkuar për t’iu përgjigjur nevojave të shumta urgjente dhe urgjente në terren. Situata kritike nuk ka nevojë për konkurrencë mes teksteve apo protagonizëm mes shteteve anëtare. Kërkon diplomaci aktive nga aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë, siç po ndodh; dhe këtu, në Këshill, angazhim nga të gjithë dhe në mirëbesim, të bashkohemi për t’iu përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha imperativave dhe nevojave kritike në terren./Albeu.com

The post Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenon rezolutën e Rusisë, ambasadori Hoxha: Nuk u trajtuan siç duhet çështjet kritike appeared first on Albeu.com.

Rusia agresive me Shqipërinë? Ambasadori shqiptar në OKB: Problemi i Rusisë është me botën!
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se përse Rusia ka qenë agresive ndaj Shqipërisë, ambasadori ynë në OKB Ferit Hoxha tha se problemi i Rusisë nuk është me Shqipërinë, por me botën.

Blendi Fevziu: Faleminderit! Ambasador, Rusia ka qenë tepër agresive ndaj Shqipërisë në nivel diplomatik, por edhe në shoqëri, në televizionet ruse. Ata po sulmojnë Shqipërinë. Pse ky problem midis Rusisë dhe Shqipërisë?

Ambasadori Hoxha: Nuk ka problem me Rusinë dhe Shqipërinë. Ka një problem midis Rusisë dhe botës. Dhe Shqipëria është pjesë e botës. Dhe e kemi parë këtë në OKB.

Blendi Fevziu: Rusia është e madhe.

Ambasadori Hoxha: E madhe.

Blendi Fevziu: Rusia është e madhe, ne jemi të vegjël. Përse me ne?

Ambasadori Hoxha: Ne jemi anëtarë të Këshillit të Sigurimit për këto dy vjet. Pra jemi mes atyre që jo vetëm po diskutojnë, jo vetëm mbajnë qëndrime, por edhe vendosin çdo herë. Dhe unë shpresoj që një ditë do të jemi në pozicion që Këshilli të vendosë edhe për këtë çështje. Jo atje, por sikur po kapen, nëse ju kuptova drejt, sepse jemi anëtar i grupit rajonal; pra vetëm dy vende të Grupit të Europës Lindore në Këshill. Rusia si anëtare e përhershme dhe një anëtare e zgjedhur që është Shqipëria. Dhe sigurisht, qëndrimet që kemi marrë, qëndrime parimore, nuk kemi problem me rusët, kemi problem me qeverinë e Rusisë me vendimin që kanë marrë. Dhe po qëndrojmë fort për këto parime dhe vlera sepse janë vlera që qëndrojnë në thelb të politikës sonë të jashtme./tvklan.al

The post Rusia agresive me Shqipërinë? Ambasadori shqiptar në OKB: Problemi i Rusisë është me botën! appeared first on Albeu.com.

Hoxha i sfidon të gjithë në OKB: Më gjeni një provë ose argument se Ballkani nuk është më mirë me Kosovën të pavarur
Ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, ka sfiduar të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit me një deklaratë “të prerë”.

“Sfidoj këdo në Këshill që të më provojë dhe argumentojë se Ballkani nuk është më mirë me Kosovën si një shtet i pavarur”, theksoi diplomati shqiptar.

Fillimisht, Hoxha u shpreh se imazhi i Ballkanit si një vend trazirash dhe destabilizimi është e shkuar dhe e kaluar, përcjell Albanian Post.

Ambasadori shtoi se rrënojat e së kaluarës sigurisht që nuk janë zhdukur plotësisht.

“Le të mos harrojmë personat e zhdukur gjatë konfliktit”, ishte thirrja e ravijëzuar e Hoxhës.

Diplomati shqiptar nënvizoi para Këshillit të Sigurimit se “dëgjohen ende britmat e heshtura të 20 mijë viktimave (gra dhe vajza) të cilat u përdorën si armë lufte nga serbët”.

“Gjithsesi ne duhet të fokusohemi tek e tashmja dhe përmirësimi i saj”, vijoi Hoxha.

Në vijim të fjalës së tij, ambasadori kujtoi se përsa kohë Ballkani është shumë larg perfeksionit, qytetarët e saj jetojnë sot e kësaj dite në “një realitet komplet të ndryshëm”.

“Pavarësia e Kosovës është realitet dhe nuk mund të jetë më temë diskutimi”, kujtoi para delegatëve të Rusisë, Serbisë si e ftuar apo edhe Kinës e Brazilit – Hoxha.

Sa i takon situatës në Kosovë, ambasadori vuri theksin te mbështetja e lehtësimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë nga BE-ja.

Ai bëri thirrje aktorëve të tjerë që të përshpejtojnë hapat, në mënyrë që kësaj procedure të mos i humbë besueshmëria e publikut, shkruan Albanian Post.

“Nuk ka alternativë tjetër për dialogun, por nevojitet një proces aktiv dhe jo i ngrirë”, tha Hoxha.

Për të sprovuar ndryshimet në qasje, ambasadori vërejti se liderët e vendeve (Ballkanit Perëndimor) takohen gjithë kohës dhe kudo.

Investimi më i mirë për të ardhmen, shtoi diplomati shqiptar, është perspektiva e pajtimit dhe bashkëpunimit, me Evropën si qëllim.

“Dhe është e vërtetë, që në anët tona ne nuk na duhen armët por ‘mendjet’, nuk na duhen dronët por ‘idetë’ dhe investimet”, përmendi në përmbyllje ambasadori shqiptar Ferit Hoxha.

The post Hoxha i sfidon të gjithë në OKB: Më gjeni një provë ose argument se Ballkani nuk është më mirë me Kosovën të pavarur appeared first on Albeu.com.