fitorja Archives - Albeu.com

Juristi Skënder Musliu analizon rezultatin e LVV-së dhe akuzon opozitën për bllokadë politike
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe mandatin e 53-të, duke mbajtur thuajse të njëjtin nivel mbështetjeje si në zgjedhjet e kaluara.

Sipas këtyre shifrave, në skenën politike të Kosovës shtrohet dilema nëse votuesit kanë zgjedhur ta ruajnë status quo-në dhe nëse opozita ka dështuar të paraqesë një alternativë bindëse që do të ndryshonte raportet politike në vend.

Për këtë zhvillim, në një prononcim për “Bota sot”, juristi nga Belgjika, Skënder Musliu, tha se vendi kaloi nëpër një bllokadë politike për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe pamundësisë së partive për të arritur marrëveshje.

Ai ia atribuoi këtë ngërç partive opozitare, duke theksuar se, sipas tij, ato e sabotuan me vetëdije Lëvizjen Vetëvendosje, megjithatë kjo e fundit arriti sërish të fitojë bindshëm në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Për 16 muaj me radhë, Kosova është përballur me një ndër krizat më të mëdha institucionale, të shkaktuara dhe të organizuara nga PLAN-i, që u karakterizua me obstruksione, sabotime dhe bllokada të qëllimshme, me të vetmin synim që ta pengojnë qeverisjen e kryeministrit Kurti. Obstruksionet për konstituimin e institucioneve më vitale të shtetit filluan që nga shkurti i vitit 2025, kur PLAN-i kategorikisht refuzoi bashkëpunimin me LVV-në për formimin e Qeverisë, duke e dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Bojkotimi i sinkronizuar i PLAN-it vazhdoi edhe pas zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit 2025, kur opozita sabotoi zgjedhjen e presidentit, edhe pse LVV-ja paraprakisht, brenda një dite, kishte konstituuar Kuvendin dhe kishte formuar Qeverinë. Si rrjedhojë e kësaj papërgjegjësie skajshmërisht antishtetërore të PLAN-it, Kosova prapë shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat u mbajtën më 7 qershor 2026.

Edhe përkundër një propagande arrogante, me plot shpifje, manipulime dhe kauza të rreme të opozitës gjatë fushatës zgjedhore kundër kryeministrit Kurti, koalicioni i LVV-së, me votat e mërgatës, prapë i fitoi këto zgjedhje me mbi 47%, duke siguruar 53 deputetë”, deklaroi ai.

Duke iu referuar ngjashmërisë së madhe mes këtij rezultati dhe atij të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Musliu i përshkroi zgjedhjet e fundit si të pajustifikuara dhe të dëmshme.

Në të njëjtën linjë, ai vlerësoi se PDK-ja dhe LDK-ja nuk i realizuan objektivat e tyre dhe se qytetarët i ndëshkuan sërish në votimet e fundit për shkak të mënyrës se si iu qasën pushtetit.

“Duke pasur parasysh rezultatin preliminar zgjedhor, ende të pacertifikuar zyrtarisht nga KQZ-ja, me të drejtë shtrohet pyetja: a thua këto zgjedhje e ndryshuan mozaikun e skenës politike, krahasuar me dy palë zgjedhjet paraprake? Me siguri që jo, pasi rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 dhe ai i qershorit 2026 kanë një diferencë aq të vogël, sa këto zgjedhje i bëjnë të dëmshme, të pajustifikuara dhe inkriminuese.

PLAN-i dy palë zgjedhjet e fundit i provokoi qëllimisht për ta dobësuar kryeministrin Kurti, me shpresën se do t’i siguronte votat e nevojshme që, bashkë me Listën Serbe, ta konstituonte Kuvendin dhe ta formonte Qeverinë pa LVV-në. Mirëpo, siç thotë populli, “hesapi i shtëpisë nuk u doli në pazar”.

Përkundrazi, PDK-ja dhe LDK-ja jo vetëm që nuk i arritën objektivat dhe pritshmëritë, por humbjet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar pakënaqësi dhe përçarje në këto parti, të cilat gjithnjë e më tepër, në ditët dhe javët në vijim, do të dalin në sipërfaqe.”

Musliu foli edhe për tensionet e brendshme në këto subjekte politike, të cilat, sipas tij, lidhen me dështimin për të arritur synimet e vendosura para zgjedhjeve.

“Kështu, përçarjet në LDK janë më se evidente dhe gjithnjë e më tepër nga disa zyrtarë po kërkohet llogaridhënie dhe zgjedhje partiake për disfatat elektorale. Edhe pse Lumir Abdixhiku me pompozitet e kishte paralajmëruar kthimin e Vjosa Osmanit në LDK, duke shpresuar se kjo parti do të fuqizohej, tani Vjosa Osmani është bërë ‘mollë sherri’ dhe shkak për një krizë të përshpejtuar e të thellë në LDK.

Për shpëtimin e kësaj situate dhe daljen nga kjo krizë, Lutfi Haziri i ka paraprirë një fushate duke kërkuar një koalicion mes LVV-së dhe LDK-së. Mirëpo, personalisht nuk besoj se Albin Kurti do t’ia mundësojë këtë kënaqësi atyre që më së shumti e kritikuan dhe e denigruan gjatë fushatës zgjedhore.

Kurse PDK-ja, që nga paraburgimi i krerëve të saj, ka mbetur si parti pa lidership. Pa shkëputjen e kësaj partie nga komandantët e rremë, hajnat, kriminelët dhe ata që UÇK-në e shfrytëzuan si plaçkë lufte, ajo gjithnjë e më tepër do të dobësohet. PDK-ja të vetmen shpresë e ka te lirimi i të akuzuarve të Hagës?”

“Që nga ardhja e Albin Kurtit në Qeveri, opozita pothuajse është inekzistente”

Më tej, juristi u ndal te fitorja e radhës e LVV-së dhe Albin Kurtit, duke thënë se me mandatet që ka në dispozicion, kjo forcë politike do ta formojë qeverinë së bashku me pakicat joserbe.

Sipas tij, çështja e presidentit mbetet ende e pazgjidhur dhe do të kërkojë marrëveshje politike me partitë opozitare.

“Edhe pse koalicioni i LVV-së ishte kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ai prapë shënoi një fitore që me komoditet do ta konstituojë legjislaturën e re të Kuvendit dhe do ta formojë Qeverinë bashkë me pakicat joserbe.

Sikurse edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, edhe tani zgjedhja e presidentit mbetet një çështje e hapur, ku do të thyhen shtizat dhe që kërkon konsensus mes pozitës dhe opozitës. Sipas deklaratave aktuale të lidershipit politik, të gjithë janë dakord që kjo çështje të zgjidhet me marrëveshje politike.

Edhe ambasadat e huaja në Prishtinë, bashkë me BE-në, kanë kërkuar që sa më shpejt të formohen dhe funksionalizohen institucionet sa më stabile shtetërore të Kosovës”, shtjelloi juristi.

Ai i konsideroi humbjet e njëpasnjëshme të opozitës si dëshmi se këto parti nuk kanë sjellë një alternativë të qartë për qytetarët.

Në vlerësimin e Musliut, që prej ardhjes së Kurtit në pushtet, opozita është shfaqur pa orientim, pa vizion dhe pothuajse inekzistente, gjë që sipas tij dëshmon nevojën për reforma të thella të brendshme.

“Humbja e PLAN-it në tri palë zgjedhjet e fundit parlamentare radhazi tregon qartë se kjo opozitë nuk i ka ofruar kurrfarë alternative elektoratit për t’i konkurruar LVV-së, përveç manipulimeve, shpifjeve dhe mashtrimeve.

Në disa zgjedhje të fundit, sovrani bashkë me mërgatën gjithnjë e më tepër po i ndëshkon kastat politike, të cilat në emër të UÇK-së dhe Ibrahim Rugovës janë zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar, kanë shkatërruar ekonominë, kanë plaçkitur shtetin, kanë dëmtuar rëndë sovranitetin dhe, për të mos i numëruar të bëmat kriminale gjatë qeverisjeve mbi dy dekada.

Dhe tani, kur ka ardhur koha e llogaridhënies dhe përgjegjësisë, ata bëjnë çmos ta pengojnë kryeministrin Kurti që t’i zbatojë reformat në drejtësi, që është ankthi i tyre.

Që nga ardhja e Albin Kurtit në Qeveri, opozita pothuajse është inekzistente, e çorientuar dhe pa vizion. Në Kuvend riciklohen deputetë të korruptuar, të shantazhuar nga shërbime të huaja, të dënuar për vrasje, kriminelë, hajna dhe antikombëtarë.

Prandaj, pa reforma radikale e strukturore dhe pa largimin e të inkriminuarve, kjo opozitë rrezikon të mbetet në opozitë për dekada. Opozita ka nevojë për rifreskim, për prurjen e një gjenerate të re, të pashantazhueshme dhe të pakorruptuar, për një nismë të re që sjell politikanë të rinj, me një kulturë dhe mentalitet tjetër politik, duke lënë anash hipotekat e së kaluarës që u keqpërdorën dhe e degraduan shtetin.”

Në përfundim, juristi nga Belgjika theksoi se këto zgjedhje jo vetëm që nuk kanë qenë të domosdoshme, por sipas tij kanë prodhuar pasoja të rënda.

“Duke pasur parasysh faktin se opozita qëllimisht bëri që viti 2025 të dështojë, tani Kosova nuk ka më kohë për të humbur, sepse në mungesë të institucioneve dhe reformave, vetëm nga Plani i Rritjes i BE-së Kosova rrezikon të humbasë deri në 250 milionë euro, kurse në pritje janë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare dhe ligje më se të nevojshme që janë në interes të qytetarëve, e që opozita e papërgjegjshme i ka bllokuar.

E gjithë kjo që përmenda na mëson se zgjedhjet jo vetëm që nuk kanë qenë të nevojshme, por ato kanë sjellë dëme që nuk mund të kompensohen, si në aspektin financiar, ekonomik e politik, ashtu edhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës”, përfundoi Skënder Musliu për “Bota sot”.

The post Juristi Skënder Musliu analizon rezultatin e LVV-së dhe akuzon opozitën për bllokadë politike appeared first on Albeu.com.

Kolumbia e nis me fitore Botërorin, Luis Diaz bën liderin ndaj Uzbekistanit
Kolumbia e ka nisur me fitore pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur me shifrat 3-1 ekipin e Uzbekistanit.

Latino-amerikanët, ashtu siç pritej dominuan ndeshjen dhe gjetën avantazhin në pjesën e parë më anë të Munjoz. Por në mënyrë të papritur, Fejzullaev barazoi shifrat për ekipin e drejtuar nga Fabio Kanavaro në minutën e 60, duke shqetësuar jo pak kolumbianët.

Megjithatë, i zakonshmi Luis Diaz, gjeti pak minuta më vonë rrjetën për të kthyer përsëri në avantazh të tijtë, të cilët kërkuan me ngulm një tjetër gol derisa e gjetën me Kampaz në fund, për të vulosur suksesin 3-1.

The post Kolumbia e nis me fitore Botërorin, Luis Diaz bën liderin ndaj Uzbekistanit appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Albin Kurti: LVV shënoi fitoren e pestë në shtatë vjet
Pak para mesnatës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë para mbështetësve në Prishtinë duke e cilësuar rezultatin zgjedhor si fitore të partisë së tij.

Ai ka thënë se kjo është fitorja e pestë e LVV-së në zgjedhjet parlamentare brenda shtatë vjetësh, duke përmendur fitoret më 2019, 2021, dy herë më 2025 dhe tani më 2026.

Kurti ka deklaruar se kjo përbën konfirmim të një dekade qeverisjeje të Lëvizjes Vetëvendosje, duke falënderuar mbështetësit për angazhimin e tyre.

Sipas tij, LVV do të vazhdojë të udhëheqë me qeverisje “të mirë dhe demokratike”.

“Ne bëjmë bashkë sigurinë e shtetit dhe kufijve me mirëqenien e qytetarëve. Nuk ka vështirësi që nuk e kemi tejkaluar, sepse tash ka shtet për krejt, e ne jemi krejt për shtet”, ka thënë Kurti.

The post Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Albin Kurti: LVV shënoi fitoren e pestë në shtatë vjet appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Festa e çmendur në Paris për fitoren e Champions nga PSG/ Tifozët përplasen me policinë, skena lufte dhe 416 arrestime!
Përleshje me policinë dhe arrestime ndodhën në Paris të shtunën në mbrëmje (30 maj) dhe sot në mëngjes herët (31 maj), pas fitores 4-3 të Paris Saint-Germain me penallti ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Kampionëve, duke shënuar fitoren e dytë radhazi të skuadrës franceze.

Deri në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës, ishin regjistruar 416 arrestime, 283 prej të cilave në Paris.

Shtatë oficerë policie u plagosën gjithashtu, njëri rëndë, në qytetin jugperëndimor të Agen.

Skena në kryeqytetin francez u shndërrua shpejt në një luftë, pasi festimet e tërbuara të tifozëve të ekipit francez i lanë vendin incidenteve të para, me situatën që u përshkallëzua gradualisht, me Policinë që ndërhyri dinamikisht në shumë raste.

This is Paris tonight

🇫🇷 pic.twitter.com/4rOJb4oV1l

— Visegrád 24 (@visegrad24) May 30, 2026

Bllokime rrugësh me qindra biçikleta elektrike, zjarre në kazanë dhe beteja trup më trup me policinë krijuan një skenë me tension të madh, me natën që premtonte të ishte veçanërisht e mbushur me ngjarje.

Në të njëjtën kohë, kompania përgjegjëse njoftoi tërheqjen e të gjithë autobusëve që operonin në qendër të qytetit.

Migrants attacking firemen with fireworks in Paris tonight

🇫🇷 pic.twitter.com/FiW53f8Tcm

— Visegrád 24 (@visegrad24) May 30, 2026

The post VIDEO/ Festa e çmendur në Paris për fitoren e Champions nga PSG/ Tifozët përplasen me policinë, skena lufte dhe 416 arrestime! appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Teo Hernandez bën heroin në finale, Simone Inzagi fiton trofeun e parë me Al Hilal në Arabinë Saudite
Simone Inzagi, ka fituar trofeun e tij të parë me Al Hilal, duke mposhtur Al Kholood,me rezultatin 2-1 në finalen e Kupës së Mbretit Saudite.

Al Kholood, mori një epërsi të hershme nëpërmjet Ramiro Enrike, sulmuesit argjentinas që shënoi nga afër në minutën e katërt pasi kaloi portierin Jasine Bono.

Al Hilal, barazoi pak para pushimit kur Nasser Al-Dawsari shënoi në minutën e 42-të, përpara se Teo Hernandez të arrinte në shtyllën e largët pak çaste më vonë për të përmbysur sfidën.

Skuadra e Inzaghit tani e rikthen vëmendjen te Liga Profesioniste Saudite, ku ndodhet pesë pikë pas liderëve Al Nasr përpara një takimi midis skuadrave të martën, me Al Hilal që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Al Hilal captain lifted the King’s Cup, in the same fashion as Messi after winning the World Cup four years ago.

They all love trolling Ronaldo 😭pic.twitter.com/ePSS4tagmf

— MC (@CrewsMat10) May 8, 2026

The post VIDEO/ Teo Hernandez bën heroin në finale, Simone Inzagi fiton trofeun e parë me Al Hilal në Arabinë Saudite appeared first on Albeu.com.

PSG-ja nuk fitoi Champions me treshen Mesi-Nejmar-Mbape, trajneri i asaj kohe te francezët zbulon arsyen
Maurisio Poçetino drejtoi PSG-në për një sezon 2021/22, kur në skuadër ishte treshja Lionel Mesi, Nejmar dhe Kilië Mbape. Pavarësisht kualitetit të lartë, francezët nuk arritën të fitonin Championsin, dhe për herë të parë e bënë vjet me Luis Enriken si trajner dhe me më pak emra të njohur.

Por pse ky trofe nuk u fitua kur sulmi udhëhiqej nga treshja spektakolare?

Në një intervistë me kanalin në YouTube “We Are The Overlap”, trajneri i asaj kohe rrëfeu mosmarrëveshjet në fushë midis Mesit dhe Mbapes në veçanti.

“Mesi donte ta ndërtonte lojën nga mbrapa, ngadalë, me kombinime dhe pasime, sepse ai ka aftësinë të kontrollojë topin dhe të driblojë një, dy ose tre lojtarë”, kujtoi ai.

Megjithatë, ky stil binte ndesh me qasjen e preferuar të Mbapes: “Nga ana tjetër, Mbape, nëse ne luanim thellë dhe e merrnim topin mbrapa, do të kërkonte hapësirë. Bëhej fjalë për ti dhënë atij topin dhe për ta lënë të vraponte. Por kur luanim për Mesin, Mbape thoshte: ‘Forca ime është vrapimi’.

Nëse do të luanim për Mbapen, nuk do të mund të luanim për Mesin”, deklaroi trajneri aktual i Shteteve të Bashkuara.

Mesi mbërriti në klub në vitin 2021 pas largimit të tij të dhimbshëm nga Barcelona dhe siç e pranoi Poçetino, gjeti një mjedis armiqësor: “Atmosfera në Francë ishte shumë armiqësore ndaj tij. Ai mbërriti pa asnjë përgatitje parasezonale, pas një goditjeje të fortë emocionale, dhe nuk ishte e lehtë”.

The post PSG-ja nuk fitoi Champions me treshen Mesi-Nejmar-Mbape, trajneri i asaj kohe te francezët zbulon arsyen appeared first on Albeu.com.

Shënoi penalltinë e tretë, flet talenti i Bosnjës: E dija që do të fitonim kundër Italisë, ndjenjë e papërshkrueshme
Talenti i ri i Bosnjës, Kerim Alajbegoviç, i cili shënoi penalltinë e tretë që i dërgoi boshnjakët në Kupën e Botës, duke përjashtuar Italinë për herë të tretë radhazi, nuk mundi ta përmbante gëzimin në fund të ndeshjes.

Ai është shprehur i lumtur dhe krenar për ekipin, të cilët luftuan deri në fund.

“Është e papërshkrueshme çfarë ndjenje ishte. E dija menjëherë se do t’i mundnim. Në moshën 18-vjeç, duke luajtur në Kupën time të parë të Botës, nuk e di sa njerëz e kanë përjetuar këtë. Jam krenar për ekipin, luftuam deri në fund. Ky është karakteri ynë, nuk u dorëzuam kurrë. Faleminderit të gjithëve që ishin në stadium, atmosfera ishte e pabesueshme, nuk e di nëse ekziston diçka e tillë në Evropë. Tani le të shkojmë të gjithë të festojmë”, shprehet ai për mediat.

The post Shënoi penalltinë e tretë, flet talenti i Bosnjës: E dija që do të fitonim kundër Italisë, ndjenjë e papërshkrueshme appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Lazio i shkakton humbje të hidhur Milanit të Allegrit në Seria A
Lazio mori një fitore të rëndësishme përballë Milanit me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.

Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 26-të nga sulmuesi danez Gustav Isaksen, i cili i dha avantazhin skuadrës së tij që në pjesën e parë.

Pavarësisht dominimit të Milanit në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të gjetur golin e barazimit, kuqezinjtë nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara.

Falë kësaj fitoreje, Lazio ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe renditet në vendin e nëntë në tabelën e kampionatit.

Ndërkohë, Milani mbetet me 60 pikë në vendin e dytë të renditjes, duke mos shfrytëzuar ndalesën e Interit.

The post VIDEO/ Lazio i shkakton humbje të hidhur Milanit të Allegrit në Seria A appeared first on Albeu.com.

Zhoze Murinjo flet pas fitores me Realin: Në karrierë kam parë shumë gjëra, por kjo që ndodhi është me të vërtetë…
Zhoze Murinjo, nuk u besoi syve kur pa topin të përfundonte në rrjetë pas gjuajtjes se portierit Trubin, që i dha suksesin 4-2 ekipit të tij ndaj Realit dhe siguroi kalimin e turit në Ligën e Kampioneve.

Trajneri portugez ka qenë dukshëm i ekzaltuar pas ndeshjes, por nuk ka fshehur as emocionet për një ndeshje që kishte shumë të tilla.

Në gjithë vitet tuaja në futboll, a kishit parë ndonjëherë një gjë të tillë?

Kam shpesh kthim në kujtesë të të gjitha gjërave që kam përjetuar. Por kjo që ndodhi është me të vërtetë hera e parë…

Cilat ishin ndjesitë tuaja?

Fola me Hausen në tunel, ka qenë lojtari im te Roma. I thashë që kishin qenë më fat, pasi mund të mposhteshin shumë më thellë se 4-2.

A ishte i përgatitur goli Trubin?

E dinim që mund të shënonte, edhe ndaj Portos i kishte shkuar afër… Djaloshi i ka cilësitë për ta bërë këtë, pastaj është krosimi që bën diferencën. Ajo goditje dënimi ishte një fat i madh, ashtu siç shkuam atje me portierin… Nuk e dija që na nevojitej një gol më shumë, m’u tha në minutën e fundit. Edhe nëse nuk do të ishim kualifikuar, do të mbetej krenaria.

The post Zhoze Murinjo flet pas fitores me Realin: Në karrierë kam parë shumë gjëra, por kjo që ndodhi është me të vërtetë… appeared first on Albeu.com.

Vëzhgimi për aktivizimet e titullarëve të Kombëtares në fitoren në Serbi/ Heronjtë e Leskovcit, sfida me klubet e tyre
Shqipëria mbylli me sukses aventurën e saj kualifikuese për në Kupën e Botës, duke zënë vendin e dytë në grup. Kuqezinjtë për herë të parë në histori, arritën të kualifikohen në “Play Off” të Kupës së Botës, aty ku në mars do të kenë shansin e artë për të tentuar Botërorin.

Mes shumë rezultateve pozitive që kuqezinjtë arritën në fazën kualifikuese, historike padyshim ishte fitorja në Leskovc, ku kuqezinjtë arritën të fitonin kundër Serbisë.

Veç fitores dhe 3 pikëve që ndikuan shumë në ecurinë e skuadrës sonë, edhe loja e zhvilluar në atë ndeshje ishte padyshim një nga më të mirat që kuqezinjtë kanë bërë.

Por, heronjtë që luajtën në tokën shqiptare të Leskovcit, nuk janë të gjithë në momentin më të mirë me skuadrat e tyre.

Shumë lojtarë janë duke kaluar një moment të vështirë me skuadrat e tyre, duke mos u aktivizuar apo edhe duke qenë në një formë që nuk është më e mira e mundshme, por sigurisht që ka edhe nga ata që po shkëlqejnë, shënojnë apo edhe që janë kthyer në protagonistë.

THOMAS STRAKOSHA-Portieri i Kombëtares është në një moment shumë të mirë në kampionatin grek. Gardiani kuqezi aktivizohet me AEK-un dhe këtë sezon është aktivizuar në 27 ndeshje, nga të cilat 15 janë në kampionat e 12 të tjera në Kupat e Europës. Në total, Strakosha ka luajtur plot 2460 minuta duke qenë një nga më të rëndësishmit.

MARIO MITAJ- Mbrojtësi i majtë është padyshim një nga lojtarët më kualitativë që ka Kombëtarja kuqezi, por me Al Itihad është në një situatë të çuditshme. Mitaj e nisi kampionatin me mungesa për shkak të numri të të huajve, ndërkohë që kohët e fundit, është diskutuar edhe mundësia e largimit nga skuadra. Kështu, Mitaj këtë sezon është aktivizuar në 58% të ndeshjeve dhe nuk ka luajtur minuta të plota. Mitaj është aktivizuar në 7 ndeshje në kampionat, 4 në Kupë dhe në 6 të tjera në Championsin Aziatik, me një total prej 1401 minutash.

ARLIND AJETI– Qendërmbrojtësi po kalon një moment të mirë me skuadrën e tij në Turqi, duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet e kampionatit. Mbrojtësi i Bodrumsporit ka luajtur 19 ndeshje, duke shënuar edhe 1 gol si edhe ka dhënë 1 asist tjetër, teksa ka arritur të marrë 1701 minuta në kampionat, një nga më të aktivizuarit në skuadër.

BERAT GJIMSHITI-Kapiteni kuqezi është padyshim lider te Atalanta dhe një nga protagonistët absolutë me bergamaskët. Gjimshiti ka luajtur thuajse në të gjitha ndeshjet, duke përjashtuar rastet kur ka qenë i dëmtuar apo ka pasur nevojë për pushim për shkak të lodhjeve. Kështu, Gjimshiti ka luajtur 17 ndeshje në Serinë A, 6 në Champions dhe 1 në Champions, me totalin prej 1947 minutave, ose 79% të ndeshjeve.

ELSEID HYSAJ- Aventura e Hysajt te Lacio, duket se është duke iu afruar fundit, për shkak se nuk po merr më minuta dhe është një lojtar që shpesh është nxjerrë jashtë planeve të stafit. Kështu, Hysaj është aktivizuar në vetëm 4 ndeshje të Serisë A, me një total prej 162 minutash, ose më saktë prej vetëm 40 minutash për ndeshje. sa i përket ndeshjeve, ai është aktivizuar në 5% të ndeshjeve, duke qenë një nga lojtarët me më pak minuta që ka luajtur titullar në Serbi.

JULJAN SHEHU- Një nga risitë e kualifikuesve të Botërorit, ishte Shehu i aktivizuar titullar ndaj Andorrës, e më pas duke blinduar vendin e tij në mesfushë. Mesfushori që aktivizohet me Vidzev në Poloni, është protagonist edhe me skuadrën e tij. Kështu, Shehu është aktivizuar në 17 ndeshje të kampionatit dhe 3 të Kupës, duke marrë një total prej 1665 minutash, ose e thënë ndryshe duke marrë 89% të minutave.

KRISTJAN ASLLANI-Nëse me Shqipërinë është protagonist dhe një nga lojtarët më të spikatur, në Serinë A është në një situatë tjetër. Mesfushori nga Elbasani nuk po kalon momentin më të mirë dhe është aktivizuar në vetëm 15 ndeshje të Serisë A e 1 në Kupë. Në total, Asllani ka marrë 1155 minuta, e përkthyer në 68% të minutave.

QAZIM LAÇI- I transferuar në Turqi te Rizespor, mesfushori i Kombëtares duket se ka gjetur veten dhe është ambientuar shumë mirë në Superligë. Laçi është aktivizuar në 16 ndeshje të kampionatit, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste, ndërkohë që ka luajtur edhe në 3 ndeshje të Kupës. Sa i përket totalit të minutave, Laçi ka luajtur thuajse të gjitha, pasi ka 94% të minutave, duke luajtur një total prej 1465 minutash.

ARMANDO BROJA- Sulmuesi kuqezi është duke marrë hapësirën e tij me Bërnlein megjithëse nuk e nisi mirë kampionatin. Në ndeshjet e fundit, Broja ka luajtur titullar ku edhe ka arritur të shënojë golin e parë. Kështu, Broja ka luajtur 15 ndeshje në Premier Ligë, por në total 630 minuta ndërkohë që ka edhe 2 ndeshje në Kupë. Në total, Broja numëron këtë sezon 771 minuta, duke marrë vetëm 29% të minutave.

MYRTO UZUNI- Sulmuesi nga Berati luan në kampionatin amerikan me Austin dhe aktualisht është pushim për shkak se kampionati ka mbaruar. Situata e tij nuk është më e mira për momentin duke qenë se kampionati rinis në muajin mars dhe atëherë do të ketë edhe ndeshjet e Shqipërisë. Sezonin e shkuar, ka luajtur 34 ndeshje duke marrë një total prej 2633 ndeshjesh.

REI MANAJ- Sulmuesi që shkroi histori në Leskovc me një gol fantastik të realizuar, është protagonist edhe me skuadrën e Al Sharjah në kampionatin e Emirateve Arabe. Në total, Manaj ka luajtur 19 ndeshje, mes kampionatit, Kupës dhe Ligës së Kampioneve, duke pasur edhe një total prej 1373 minutash, ose e thënë ndryshe ka luajtur në 80% të ndeshjeve që ka pasur në dispozicion.

The post Vëzhgimi për aktivizimet e titullarëve të Kombëtares në fitoren në Serbi/ Heronjtë e Leskovcit, sfida me klubet e tyre appeared first on Albeu.com.