Gjykata liron nga paraburgimi reperin Buta – ndryshohet masa në paraqitje në polici

Reperi i njohur Buta (Betim Januzi) është liruar nga paraburgimi, ka konfirmuar për Telegrafin avokati i tij, Naim Ferati.

Sipas Feratit, Gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit të zëvendësohet me masën e detyrimit për paraqitje.

Të lidhura

None found

“Buta lirohet nga paraburgimi. Është zëvendësuar masa paraprake me masën e detyrimit të paraqitjes në stacionin policor”, ka deklaruar avokati Naim Ferati.

Kujtojmë se Buta ishte dërguar në paraburgim më 13 prill, kur Gjykata Themelore në Ferizaj i kishte caktuar një muaj paraburgim nën dyshimin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Në raportimet e mëhershme në media, rasti lidhej me një incident të ndodhur në një vendparkim afër një lokali, ku gjatë një përleshjeje të çastit janë raportuar edhe lëndime trupore.


Shtuar më 20.05.2026 12:33