gjykata Archives - Albeu.com

Gjykimi për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, mbrojtja hedh poshtë provat e reja të Prokurorisë; seanca tjetër më 30 qershor
Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës ndaj Dritan Rexhepit dhe 6 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Në sallë nuk ishin të pranishëm Dritan Rexhepi dhe Aldo Manjishta, ndërsa Gentian Funiqi, Geraldo Martini, Korado Kështenja, Artan Docaj dhe Marin Bleta po përballen me gjykimin në mungesë.

Gjatë seancës, mbrojtja e të pandehurve u njoh me aktet dhe provat e reja të paraqitura nga Prokuroria, por i kundërshtoi ato.

Sipas mbrojtjes, çështja ndodhet në fazën e gjykimit në themel dhe, për këtë arsye, nuk mund të paraqiten komunikime të reja nga Sky Ecc, të cilat ata pretendojnë se janë të paplota.

Pasi dëgjoi qëndrimet e palëve, Gjykata pritet të vendosë nëse këto prova do të pranohen ose jo.

Seanca e radhës do të mbahet më 30 qershor, në orën 9:30.

The post Gjykimi për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, mbrojtja hedh poshtë provat e reja të Prokurorisë; seanca tjetër më 30 qershor appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin gjyqësor për ministren Diella, trupa gjykuese tërhiqet për vendim
Gjykata Kushtetuese ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, Diella. Bëhet me dije se trupa gjykuese është tërhequr për vendim, ndërsa data pritet të njoftohet në vijim.

Çështja u dërgua në gjykatë pasi një e pesta e deputetëve të Partisë Demokratike, pretendojnë se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën duke dekretuar një ministre që nuk plotëson kriteret ligjore.

Përmes kësaj padie, deputetët e opozitës kërkojnë shfuqizimin si antikushtetues të dy akteve të Presidentit të marra në shtator të vitit 2025: pikërisht nenit 2 të dekretit nr. 331 për emërimin e Kryeministrit dhe fjalisë së dytë të pikës 1, neni 1 të dekretit nr. 333 për emërimin e Këshillit të Ministrave.

The post Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin gjyqësor për ministren Diella, trupa gjykuese tërhiqet për vendim appeared first on Albeu.com.

Plagosi policin në Berat/ Gjykata lë në burg 45-vjeçarin Zamir Skënderi
Gjykata e Beratit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 45-vjeçarin Zamir Skënderi që plagosi policin Arsen Toska. Mësohet se, Skënderi ka mbërritur në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie, teksa seanca e sotme u krye me dyer të mbyllura.

Prokurorja e çështjes ka kërkuar që masa e arrestit në burg të caktohet për veprat penale “Vrasja me dashje e Punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Kutallisë, në Dimal, ku Zamir Skënderi i cili po shoqërohej për në komisariatin e Kuçovës, mori armën e efektivit të policisë dhe qëlloi brenda makinës.

Si pasojë e kësaj mbeti i plagosur 20-vjeçari, ndërsa autori tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

The post Plagosi policin në Berat/ Gjykata lë në burg 45-vjeçarin Zamir Skënderi appeared first on Albeu.com.

Përplasi për vdekje dy fëmijët në Durrës/ Gjykata lë në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi
Ditën e sotme 5 maj 2026, Gjykata e Durrësit, ka lënë në burg, Nikoll Radaçin, shoferin i cili dy ditë më parë përplasi për vdekje dy fëmijë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Nikoll Radaçi, u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk foli asgjë para gjykatës. Ndërkohë, familjarët nuk e kanë mbështetur, madje ata janë larguar nga banesa nga frika e hasmërisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e 3 majit në lagjen nr.15 të Durrësit. 3 fëmijë ishin duke luajtur me top në trotuar kur 57-vjeçari në gjendje të dehur, humbi kontrollin e mjetit dhe mori para të miturit, duke lënë të vdekur 2 prej tyre.

E. M., 12-vjeç dhe K. N., 10-vjeç ndërruan jetë, ndërsa fëmija tjetër 8-vjeç, arriti të mbijetojë, por me plagë të rënda.

Kujtojmë e shoferi ishte raportuar disa herë në polici nga banorët e zonës, ndërsa ishte gjobitur dhe nga Rrugorja për shkelje të rregullave të sigurisë.

The post Përplasi për vdekje dy fëmijët në Durrës/ Gjykata lë në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se rrëmbyen dhe vranë 23-vjeçarin Renis Dobra, GJKKO lë në burg 4 të akuzuarit
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për katër të dyshuarit si autorë të rrëmbimit dhe vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra.

Masa e sigurisë është lënë në fuqi pa ndryshime për të dyshuarit Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjokaj.

Sipas raportimeve të mediave, Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se nuk ekziston asnjë shkak ligjor për shfuqizimin apo zëvendësimin e kësaj mase sigurie.

Hetimet tregojnë se vëllezërit Bushgjokaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetasin Petrit Hoxha alias Petrit Çakrri, dyshohet se janë autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së të riut.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit.

Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.

The post Dyshohet se rrëmbyen dhe vranë 23-vjeçarin Renis Dobra, GJKKO lë në burg 4 të akuzuarit appeared first on Albeu.com.

Gjykata rrëzon padinë e Gentian Ndoit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme
Gjykata Administrative ka vendosur se përzgjedhja e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit është e ligjshme. Rasti kishte përfunduar me padi në Gjykatën Administrative pasi zyrtari i Policisë, Gentian Ndoi, një prej kandidatëve, kishte kunërshtuar procedurën e fazës së përzgjedhjes dhe shpalljes fitues të Joni Ketës.

Ai pretendonte se ka marrë më shumë pikë në konkurs dhe duhet të ishte drejtori i BKH-së. Por, Administrativja e rrëzoi kërkesën e Ndoit me 3 vota pro dhe asnjë kundër, duke e cilësuar kështu të ligjshme zgjedhjen e Ketës.

The post Gjykata rrëzon padinë e Gentian Ndoit: Përzgjedhja e Joni Ketës në krye të BKH, e ligjshme appeared first on Albeu.com.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg përjetë Altin Hajrin
Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Altin Hajrin për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të 2020-ës në Kamzë.

Ai mohoi akuzat përmes avokatit të tij dhe tha se nuk ka pasur dijeni mbi planin e rrëmbimit. Më herët për këtë ngjarje është dënuar edhe Festim Bexhdili, po me burgim të përjetshëm.

Kujtojmë se Jan Prenga u mor peng më 17 janar 2020 në zonën e Kamzës. Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak, ku u torturua dhe zhvesh. Dyshohet se gjatë dhunës, Prenga u mbeti në dorë pengmarrësve, që vendosën të zhdukin trupin.

Edhe pas kërkimeve në zonën e Shijakut, trupi i tij ende nuk është gjetur.

49-vjeçari ishte babai i 5 fëmijëve dhe ka 4 vëllezër, njëri prej të cilëve është bërë shkak edhe për pengmarrjen e tij.

Vëlali i Janit, Astrit Prenga i bllokoi një dërgesë kokaine një tjetër shqiptari, Dritan Rexhepaj i cili ndodhet në burg në Ekuador.

Ky i fundit pasi Astrit Prenga i bllokoi 300 kg kokainë urdhëroi në Shqipëri që të merrej peng vëllai i tij i madh në formë presioni për të liruar ngarkesën por gjatë pengmarrjes Jan Prenga ndërroi jetë.

Për ngjarjen deri më sot janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj.

The post Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg përjetë Altin Hajrin appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke theksuar se nënkryetari propozohet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti.

Aktgjykimi i plotë publikohet disa ditë pasi Kushtetuesja publikoi një njoftim lidhur me këtë vendim sa i përket zgjedhjes së Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit gjatë legjislaturës së kaluar, duke gjetur se ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

“Kandidati/ja për nënkryetar/e të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb; përderisa kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve të tjera që nuk janë shumicë propozohet, nga shumica e deputetëve të komuniteteve të tjera që nuk janë shumicë, në përputhje me kërkesat formale dhe në mirëbesim”, thuhet në aktgjykim.

Rashiq, udhëheqës i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar nga radhët e komunitetit serb në tetor të vitit 2025, përmes shortit të iniciuar nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Shorti u organizua pasi Lista Serbe – që kishte nëntë deputetë dhe po aq do të ketë edhe në legjislaturën e re – nuk morën votat e nevojshme, dhe u organizua shorti.

Zgjedhja e tij u kontestua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Që atëherë, Kuvendi është shpërndarë dhe vendi ka mbajtur zgjedhje dhe Kushtetuesja ka thënë se aktgjykimi i saj nuk ka efekt prapaveprues”.

Pra, kjo do të thotë se ky vendim nuk vlen edhe për rastet para hyrjes në fuqi, por për ato që do të merren në të ardhmen.

Gjykata tha se e drejta për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij minoritet.

Në aktgjykim u tha se aktivizimi i mekanizmit zhbllokues të shortit, “duhet të vijnë në shprehje rrethana përjashtimore, me ç’rast shumica e deputetëve nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë nuk do të propozonte kandidatët”.

Institucioni më i lartë juridik në shtet tha se në rastin konkret nëntë kandidatë nga komuniteti serb u votuan nga tri herë, pas propozimit nga ana e përfaqësuesit të tyre.

“Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit për nënkryetar të Kuvendit, respektivisht, anëtar të Kryesisë së Kuvendit, si dhe pas kërkesës nga kryetari i zgjedhur i Kuvendit që të propozohet deputeti i mbetur i pa votuar nga radhët e komunitetit serb, përfaqësuesi i shumicës së deputetëve në radhët e komunitetit Serb kërkoi ripropozimin e kandidatëve nga kjo shumicë bazuar në të drejtën e përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 67 të Kushtetutës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 të nenit 12 të Rregullores së Kuvendit”, u tha në aktgjykim.

Në vendim thuhet se përderisa i takon Kuvendit që të vlerësojë rrethanat që e bëjnë të domosdoshëm aktivizimin e mekanizmave debllokues, “Gjykata thekson fuqishëm që këto mekanizma nuk mund të përdoren si procedurë e rregullt e zgjedhjes së kryetarit/nënkryetarëve, por vetëm në rrethana të caktuara, kur një gjë e tillë është e domosdoshme për të debllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe vetëm në masën që një gjë e tillë i shërben qëllimit kushtetues për çka këto mekanizma janë përcaktuar”.

“Në parim, ashtu siç është theksuar më herët, propozimet nga grupet parlamentare apo deputetët që gëzojnë të drejtën e propozimit, në frymën e mirëbesimit dhe bashkëpunimit, duhet të synojnë arritjen e konsensusit, të sigurojnë votat e nevojshme dhe të rezultojnë në zgjedhjen e kandidatëve ashtu siç janë propozuar dhe siç parashihet me Kushtetutë. Për më tepër, duke u mbështetur në përcaktimet kushtetuese të lartcekura, ky parim ka rëndësi të veçantë për garantimin e së drejtës së përfaqësimit të komuniteteve që nuk janë shumicë, të cilat nuk disponojnë numrin e nevojshëm për të siguruar vetë zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në kryesinë e Kuvendi”, thuhet në aktgjykim.

Kushtetuesja thotë se shorti nuk mund të përdoret si mekanizëm në rrethanat kur shumica e deputetëve të Kuvendit do të përcaktonte përfaqësuesin e një komuniteti joshumicë, pa propozimin e këtij komuniteti, pasi argumenton se kjo, “në thelb, do të përbënte anashkalim të garancive kushtetuese dhe atyre të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit”.

Pas njoftimit për aktgjykimin, të publikuar nga Kushtetuesja më 28 dhjetor, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte kritikuar atë, duke vlerësuar se përmbante “gabime thelbësore në interpretim dhe zbatim të normave përkatëse”.

Ai vlerësoi se pretendimet e Gjykatës Kushtetuese “janë të pabaza” sa i përket zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Basha deklaroi se Rashiq nuk u propozua nga shumica e deputetëve serbë, pasi siç argumentoi ai, nga shumica e këtyre deputetëve nuk ka pasur propozim.

“Me fjalë të tjera, vetë Gjykata Kushtetuese po e pranon se shumica e deputetëve nga komuniteti serb nuk e kanë propozuar zotin Rashiq, pra kemi pasur të bëjmë me refuzim, apo ndryshe thënë mospropozim nga ana e tyre”, shkroi Basha në rrjetet sociale.

Më 16 tetor 2025, Lista Serbe iu drejtua Kushtetueses me ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata më e lartë në vend veçse kishte trajtuar një ankesë të Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kryeparlamentari Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.

Më pas, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

Në atë vendim, Kushtetuesja tha se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë, në këtë rast të pakicës serbe, duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb./REL

The post Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se abuzoi me vajzën 12-vjeçare, Gjykata lë në burg Kelmend Kursën
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Kelmend Kursa i dyshuar për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Kursa akuzohet se ka abuzuar me vajzën 12-vjeçare të partneres së tij.

Vendimi është marrë sot, më 28 janar 2026, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në orën 14:00, ku trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Orinda Lloshi, pranoi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës, duke vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës shtrënguese “arrest në burg”, sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale.

The post Dyshohet se abuzoi me vajzën 12-vjeçare, Gjykata lë në burg Kelmend Kursën appeared first on Albeu.com.

Protesta e PD-së/ Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 të arrestuarit
Këtë të martë, Gjykata e Tiranës, ka marrë vendimin për të caktuat masën “detyrim paraqitje” për 19 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të PD, e cila u zhvilluar të shtunën.

Prokuroria kishte kërkuar për 5 prej tyre “masën arrest në burg” dhe për 5 të tjerët “arrest në shtëpi”.

Arrestimi i tyre erdhi pas incidenteve të regjistruara, ku gjatë protestës u hodhën molotov në drejtim të Kryeministrisë.

Më pas, ata u shpërndanë me gaz lotsjellës dhe ujë nga policia. Protestuesit më pas u zhvendosën drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku pati edhe përplasje fizike mes tyre dhe forcave të rendit.

The post Protesta e PD-së/ Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 të arrestuarit appeared first on Albeu.com.