gjyqi Archives - Albeu.com

Gjyqi për Veliajn, shtohen paditësit kundër emërimit si prokuror të Ols Dados: Shoqata mbështet kryebashkiakun e Tiranës
Një zhvillim i ri është regjistruar në procesin gjyqësor që lidhet me ligjshmërinë e emërimit të prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” i është drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës me kërkesë për t’u pranuar si ndërhyrëse në procesin e nisur nga Erion Veliaj, ku kërkohet shpallja e pavlefshmërisë së emërimit të prokurorit Dado.

Në kërkesën e dorëzuar, e shqyrtuar nga gjyqtari Hazbi Balliu, shoqata argumenton: “Çështja nuk ka vetëm karakter individual, por prek drejtpërdrejt integritetin e sistemit të drejtësisë dhe mënyrën e ushtrimit të funksioneve të prokurorisë në Shqipëri”.

Sipas saj, nëse do të provohej se emërimi i Ols Dados është kryer në kundërshtim me ligjin, atëherë pasojat nuk do të kufizoheshin vetëm te statusi i tij personal, por mund të preknin edhe vlefshmërinë e procedimeve ku ai ka marrë pjesë si prokuror.

Shoqata e lidh interesin e saj edhe me rolin e prokurorit në hetime të rëndësishme, përfshirë dosjen e “21 Janarit”, një nga ngjarjet më të diskutuara në historinë e drejtësisë shqiptare, për të cilën edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar problematika në efektivitetin e hetimeve.

Në kërkesë theksohet se çdo dyshim mbi ligjshmërinë e statusit të një prokurori që ka trajtuar çështje me rëndësi të tillë publike merr peshë të veçantë institucionale.

Në përfundim, shoqata kërkon që gjykata të pranojë pjesëmarrjen e saj në proces, duke argumentuar se mbrojtja e transparencës dhe interesit publik justifikon përfshirjen në një gjykim që mund të krijojë precedent në kontrollin gjyqësor të emërimeve në sistemin e drejtësisë.

The post Gjyqi për Veliajn, shtohen paditësit kundër emërimit si prokuror të Ols Dados: Shoqata mbështet kryebashkiakun e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Gjyqi ndaj Veliajt/ Avokati Plarent Ndreca paraqet 5 kërkesa: SPAK të japë informacion, si është administruar kallëzimi nga Nesti Angoni
Në seancën gjyqësore që po zhvillohet këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), avokati i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca, paraqiti pesë kërkesa.

Mbrojtja kërkoi sërish që seancat të transmetohen live si dhe kryebashkiaku të mos qëndrojë në kafazin e xhamit, duke theksuar se po i cenohet dinjiteti duke mos qëndruar krah avokatit në sallë.

Po ashtu, Ndreca kërkoi që SPAK t’u vërë në dispozicion informacion se si është administruar kallëzimi nga Nesti Angoni.

“Unë kërkoj lejimin e kamerave për të regjistruar live këtë proces. Fakti që vjen në sallë një punonjëse administrative dhe pyet kush është dakord e kush jo, kjo është ndërhyrje në punët e gjykatës. Vendimmarrjen e merr trupa gjyqësore. Moslejimi i kamera në sallë është një goditje e drejtëpërdrejtë e të drejtës kushtetuese që kanë mediat për të transmetuar live.

Së dyti, kërkoj që t’i krijohen kushtet zotit Veliaj të marrë pjesë në gjyq, jashtë kafazit, në krah të avokatit. Mosprezenca e tij, ndikon drejtpërdrejt në proces. Ka një korespondencë mes Komitetit të Helsinkit dhe GJKKO, ku përmendet cenimi i dinjiteti me mbajtjen e të pandehurve në kafazin e xhamit.

Veliaj nuk paraqet asnjë rrezikshmëri mbi mbarëvajtjen e procesit. Kërkoj që Veliaj të jetë i lirë krah avokatit, që të realizojë mbrojtjen, si Kushtetuta i garanton. Së treti, për sa kohë nuk jemi njohur me provat digjitale, na jepni mundësinë për të bërë kërkesa për pavlefshmëri aktesh, pasi të jemi njohur me provat digjitale.

Së katërti, kemi kërkuar nga SPAK të na vendosë në dispozicion, si është administruar kallëzimi nga Nesti Angoni. Së pesti, vlerësojmë se seanca 1 herë ne javë nuk garanton mbrojtje efektive, është afat shumë i ngushtë. Të paktën te jenë dy javë nga një seancë në tjetrën”, tha Ndreca.

Veliaj refuzoi të merrte pjesë në këtë seancë pasi sipas tij nuk i janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat dixhitale. Po ashtu, kryebashkiaku argumenton se gjykata nuk i ka garantuar të drejtën për të qenë në seancë si një person i lirë, duke mos e lejuar të dalë nga kafazi i xhamit.

Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në burg.

The post Gjyqi ndaj Veliajt/ Avokati Plarent Ndreca paraqet 5 kërkesa: SPAK të japë informacion, si është administruar kallëzimi nga Nesti Angoni appeared first on Albeu.com.

Nis në GJKKO seanca në themel për gjyqin e Veliajt/ Kryebashkiaku nuk merr pjesë: Nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale
Mbahet sot në Gjykatën e Posaccme seanca ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Raportohet se Veliaj nuk ka qenë i pranishëm në seancë.

Me anë të një deklarate, ai ka bërë me dije se është vënë në dijeni në lidhje me seancën por se nuk dëshiron të marrë pjesë.

“Kam dijeni për seancën. Nuk dëshiroj të marr pjesë, pasi nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale”, thuhej në deklaratë.

Po sipas Veliajt, gjykata nuk ka zbatuar dispozitën ligjore, që i jep të drejtë të marr pjesë si njeri i lirë në sallën e gjyqit.

The post Nis në GJKKO seanca në themel për gjyqin e Veliajt/ Kryebashkiaku nuk merr pjesë: Nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale appeared first on Albeu.com.

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën, kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit
Ka nisur seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kyemadhi.

Edhe në seancën e sotme Meta ka bërë kërkesë në gjykatë për transmetim live të gjyqit.

Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, gjykata e ka refuzuar kërkesën e tij dhe seanca e sotme do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e kamerave.

The post Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën, kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit appeared first on Albeu.com.

Gjyqi ndaj Artan Tafanit/ Flet dëshmitari okular: Dëgjova vetëm pau-pau, shënjestrën e njihja, vëllai kaloi traumë pas ngjarjes
Këtë të mërkurë 13 maj 2026, po zhvillohet gjyqi i Artan Tafanit, në lidhje me atentatin ndaj Kujtim Metës, ngjarje e ndodhur në prill 2022. Në atë ngjarje, Meta mbeti i plagosur dhe pas dërgimit në spital arriti t’i shpëtojë plagëve të marra.

Sipas dëshmisë që Tafani ka bërë më parë para hetuesve, ngjarja ishte porositur nga Laert Haxhiu dhe shkak ishte një debat që shënjestra kishte pasur me babain e Haxhiut.

“Kujtim Metën e njoh, e kam në lagje. Ditën që ka ndodhur atentati ndaj Kujtimit isha me vëllanë duke pirë kafe. Hyri dikush me maskë, jam fshehur poshtë tavolinës. E morëm me makinën time e çum në spital.

Lokali ndodhet te stacioni i trenit në Lushnje. Pija kafen e mëngjesit aty dhe të pasdites. Ngjarja ka ndodhur pasdite. Kam qenë në tavolinë vetëm me vëllanë tim, po pinim kafe. Kujtimi ishte dy tavolina larg meje.

Unë kam qenë në hyrje të lokalit në krah të djathtë, ai ishte në tavolinën përballë derës. Kam dëgjuar vetëm “pau, pau”, jam shtrirë poshtë tavolinës. Autori ishte i maskuar, nuk e mbaj mend fiks sa afër i shkoi objektivit.

Vëllai kaloi në traumë pas ngjarjes. U largova deri te shkolla, në momentin kur jam kthyer, e kemi marrë dhe çuar në spital. E çuam në spital dhe pronarin e lokalit. Kujtimi punonte si shofer transporti”, shprehet dëshmitari.

The post Gjyqi ndaj Artan Tafanit/ Flet dëshmitari okular: Dëgjova vetëm pau-pau, shënjestrën e njihja, vëllai kaloi traumë pas ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, babai i këngëtarit Noizy paraqitet në GJKKO si dëshmitarë
Këtë të mërkurë, Bashkim Rajku, babai i Noizyt dhe motra e reperit janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), si dëshmitarë në gjyqin ndaj Laert Haxhiut.

Seanca e kaluar ku pritej të dëshmonte edhe Noizy, u shty.

Ata janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.

Për episodin e tritolit në dyqanin e Noizy-t në Durrës, avokatët e tij kërkuan të thirret si dëshmitar Bashkim Rajku dhe djali i tij Noizy.

Tritoli ne lokalin e reperit

Grupi i Laert Haxhiut, mësohet se qëndron pas vendosjes së tritolit në lokalin e reperit Noizy.

Sipas policisë, autorë të dyshuar të ngjarjes janë Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi) dhe Erisiano Abedini.

Ngjarja ndodhi mëngesin e 8 qeshorit 2022, ku si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.

The post Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, babai i këngëtarit Noizy paraqitet në GJKKO si dëshmitarë appeared first on Albeu.com.

‘U hetua çdo dimension personal i imi’, Veliaj në gjyq: Ka një palë që do errësirë dhe një palë që do dritë
Seanca në administrative për Erion Veliaj u vendos që të mbahej e mbyllur. Pas ndërprerjes së transmetimit live, tashmë seanca ka vijuar me dyer të mbyllura.

Gazetarja Klodiana Lala tha se gjatë fjalës së tij Erion Veliaj ka thënë se kërkon transparencë.

“I nderuar gjyqtar ju falënderoj për fjalën, por kjo vjen pas një shqetësimi, me vendimin e ndërmjetëm, prisja të kishte transparencë, ky proces ka lulëzuar në errësirë. KLP duhet të mbronte gazetarët të mbronte veten e vet. KLP ka kthyer një përgjigje se kush është caktuar para nesh, të gjithë duhet të kërkonim transparencë, ka një palë që do errësirë dhe një palë që do dritë”, ka thënë Erion Veliaj.

Pjesë nga deklarata e Veliaj;

Prej më shumë se dy vitesh, menjëherë pas zgjedhjes sime për herë të tretë si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jam vënë përballë një sulmi frontal, disproporcional dhe të pandalshëm politik, mediatik dhe juridik; një përplasje që, në përfundim të saj, arriti deri në heqjen e lirisë sime personale dhe në pamundësimin e ushtrimit të mandatit që ma besuan 160 mijë qytetarë të Tiranës.

Madje, edhe pasi fitova formalisht mandatin tim në Gjykatën Kushtetuese, pas një përpjekjeje tjetër për ta shfuqizuar atë, unë vijoj të mbahem me këmbëngulje në paraburgim dhe izolim, ndërkohë që vetë ligjshmëria e burimit të atij pushteti penal ndodhet sot përpara kësaj gjykate për shqyrtim.

Është kontrolluar çdo aspekt i jetës sime. Është hetuar çdo dimension personal dhe familjar i imi.

Mbi mua dhe familjen time është ushtruar, në thelb, një formë e plotë “vetingu” jo administrativ por penal, 2 jashtë çdo standardi normal proporcionaliteti. E megjithatë, gjatë gjithë kësaj kohe, unë kam bashkëpunuar me drejtësinë në çdo moment. Kam kontribuar për të lehtësuar punën e saj. Nuk kam pasur asnjë hezitim, asnjë drojë dhe asnjë mëdyshje për t’u përballur me procesin dhe me të vërtetën as dje, as sot Dhe pikërisht këtu fillon paradoksi i vërtetë i kësaj çështjeje. Sepse për më shumë se dy vite u përdor çdo mekanizëm i mundshëm politik, mediatik dhe juridik për të më sjellë përpara drejtësisë, në mënyrën më denigruese të mundshme, për një njeri që akoma mban besimin e një qyteti të tërë për drejtimin e tij.

U përdorën hetime, përgjime, kontrolle, ekspozim publik dhe çdo formë tjetër e ushtrimit të pushtetit penal, me argumentin se unë duhej të vihesha përballë drejtësisë. Sot që unë ndodhem përpara drejtësisë, me vullnetin e plotë për t’u përballur me të, paradoksi është se i njëjti mekanizëm duket se nuk do më një përballje reale me drejtësinë, por një përballje të kufizuar, të kontrolluar, të shpejt dhe proceduralisht të cunguar.

Sepse nuk kërkohet vetëm kufizimi i lirisë sime fizike. Kërkohet edhe kufizimi i mundësisë sime për t’u mbrojtur efektivisht e përballur me dinjitet.

Mua nuk më lejohet të kem akses të plotë dhe real në dosje. Nuk më lejohet të dëgjoj të gjitha përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk më lejohet komunikimi me avokatët e mi ndërkombëtarë. Nuk më lejohet të informoj opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar mbi natyrën reale të kësaj 3 çështjeje. Sigurisht, nuk më lejohet as ushtrimi i mandatit që qytetarët e Tiranës më kanë besuar.

Pra, ndërsa mbi mua ushtrohet çdo kufizim që mund t’i ushtrohet një qytetari, njëkohësisht bëhet gjithçka që unë të mos mund të ushtroj në mënyrë efektive ato të drejta që vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë m’i garanton. Dhe sa herë që përpiqem të ushtroj një prej këtyre të drejtave, krijohen pengesa të reja proceduriale, të cilat jo vetëm e bëjnë ushtrimin e tyre gjithnjë e më të vështirë, por përdoren më pas edhe kundër meje, për të justifikuar cenime të mëtejshme të lirisë sime personale.

Vetë ky gjykim, ku ndodhemi sot, është një tjetër provë e këtij paradoksi absurd. Sepse edhe sot pala përballë, në thelb, nuk kërkon që gjykata të shqyrtojë pretendimin tim në themel. Kërkon që gjykata të mos hyjë fare në themelin e çështjes. Kërkon që Ju, zoti Gjyqtar, të mos shqyrtoni ligjshmërinë e pushtetit që është ushtruar mbi mua dhe mbi institucionin që unë përfaqësoj. Dhe kjo është ajo që e bën këtë çështje shumë më të rëndë sesa një debat procedural.

Sepse në thelb të pretendimit që paraqitet përpara Jush qëndron ideja se unë nuk paskam të drejtë t’i kërkoj gjykatës kontrollin e ligjshmërisë së autoritetit që më hoqi lirinë personale; të autoritetit që më vendosi në përgjim; që kontrolloi jetën time private dhe 4 të familjarëve të mi; të autoritetit që hyri në çdo dimension të jetës sime personale dhe institucionale.

Pra, pushteti mund të hyjë në çdo qoshe të jetës së qytetarit, por qytetari nuk paska të drejtë të pyesë: “Me çfarë legjitimiteti po ushtrohet ky pushtet mbi mua?”. Pra, pushteti mund të ndërhyjë mbi mandatin e një kryetari bashkie edhe në kundërshtim me kufijtë që vendos vetë ligji, por kryetari i zgjedhur nuk paska të drejtë të pyes: “Me çfare legjitimiteti po ushtrohet ky pushtet mbi bashkine dhe mbi kete qytet”?

The post ‘U hetua çdo dimension personal i imi’, Veliaj në gjyq: Ka një palë që do errësirë dhe një palë që do dritë appeared first on Albeu.com.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Kurti: Qeveria e Kosovës nuk ka akses te kjo gjykatë, por besojmë tek pafajësia e tyre
Gjatë një deklarate për mediat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Speciale, e cila e shtyu me dy muaj dhënien e vendimit për ish-krerët e UÇK-së, nuk ka lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen në 7 qershor në Kosovë.

Kurti u shpreh se Qeveria e Kosovës, nuk ka akses te kjo gjykatë.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo për gjykata speciale. Kurti tha se beson në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, të cilët vazhdojnë që të mbahen në burg, padrejtësisht në Hagë.

Në lidhje me zgjedhjet të cilat do të mbahen në 7 qershor, Kurti deklaroi se Vetëvendosja do të kapërcejë edhe rezultatin e 28 dhjetorit.

“Sa i përket vendimit të Gjykatës Speciale që të shtyhet për dy muaj, nëse s’gaboj, vendimi i tyre, ne e morëm vesh njësoj sikurse të gjithë ju, për shkak se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Gjykatën Speciale. Gjykata Speciale nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë e në shërbim të të cilit thuhet se është. Edhe njëherë e theksoj, Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo për gjykata speciale. Ne besojmë në drejtësinë e UÇK-së dhe në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, të luftëtarëve të saj, të cilët vazhdojnë që të mbahen në burg, padrejtësisht në Hagë.

Besoj që qytetarët e Republikës e kanë kuptuar që çdo herë kur përpiqesh të ja vësh digën një rrjedhe socio-historike e politike qysh është Lëvizja Vetëvendosje, atëherë do të ketë gjithnjë e më shumë prurje. Sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja. E tash bash saktësisht sa do të jetë, do ta marrim vesh në mbrëmjen e 7 qershorit”, tha Kurti.

Disa ditë më parë, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, shpalli 7 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e treta që Kosova mban brenda një viti gjysëm. Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përfundoi në shkurt, ndërsa aktgjykimi pritej këtë muaj.

Por paneli gjyqësor vendosi ta shtyjë shpalljen e vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, dhe Rexhep Selimit, deri më 20 korrik.

The post Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Kurti: Qeveria e Kosovës nuk ka akses te kjo gjykatë, por besojmë tek pafajësia e tyre appeared first on Albeu.com.

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?
ENDRI XHAFO

Pashë sot avokatin e të pandehurit Erion Veliaj, Plarent Ndrecën, që “qahej” në një konferencë për shtyp se nuk po u pranojnë kërkesën për një gjyq publik. Nuk po u besoja syve dhe veshëve. E kundërta do të kishte qenë logjike, kundërshtimi nga pala e pandehur e një gjyqi publik. Pse? Sepse detajet që mund të dalin në një seancë publike me transmetim direkt të çdo debati, prove dhe seancash pyetje-përgjigje, mendohet të dëmtojnë më shumë palën e paditur. Aq më shumë kur i pandehuri është një figurë publike, kryetar formalisht në detyrë i Bashkisë së Tiranës. Por mesa duket Veliaj i ka bërë llogaritë me veten për këtë dhe po këmbëngul fort që sinjali i seancës të emetohet “live” dhe pastaj televizionet janë të lira ta transmetojnë ose jo.

Duke e vënë veten edhe në pozitën e kundërshtarëve politikë të Erion Veliajt, jo vetëm atyre që organizuan 41 protesta përpara Bashkisë së Tiranës me kërkesën për largimin e tij, por edhe të kundërshtarëve politikë brenda Partisë Socialiste, unë, si kundërshtar i tij, do të isha për “pooo” me të dyja duart!

Duke e vënë veten nën lëkurën e prokurorëve të SPAK-ut, unë tani do të isha duke i fërkuar duart!

Prokurorët e SPAK-ut, kur fillojnë një hetim penal, betejën e parë nuk kanë e kanë me të pandehurin në gjykatë, por me marrëdhëniet publike, pra fitimin e simpatisë së publikut të gjerë ndaj kauzës së tyre. Dhe për këtë ata rrjedhin në media detaje të dosjeve, që mbajnë gjallë debate dhe emisione të tëra nga mëngjesi në darkë. Ndaj a ka moment më të mirë për ta vazhduar këtë betejë PR-i pikërisht edhe në sallën e gjyqit?

Vijmë te publiku i gjerë. Ne, publiku, pikërisht sepse akuzat i kemi dëgjuar të na përcillen nga të tretë, gazetarë të kronikës që kanë elementë të dosjes, njoftime zyrtare të SPAK-ut në formë deklaratash shtypi të përcjella nga mediat, akuza avokatësh mbrojtës, deklarata publike të Veliajt në FB, ne, publiku, meritojmë ta shohim këtë njeri të përballet me akuzat që i bëhen. Ne kemi të drejtë të shohim a ka vjedhur, sa ka vjedhur, kur dhe si i ka vjedhur shqiptarët. Ndaj, duke qenë pala e fundit logjikisht e interesuar për një seancë publike, na lind e drejta të pyesim: Ore, po ku qëndron problemi këtu?

Sigurisht, një seancë publike kërkon solemnitet. Çdo seancë e kërkon, por ato publiket, më shumë. Prokurorët nuk mund t’i drejtohen të akuzuarit me etiketime si “gënjeshtar patologjik”, “ndyrësirë”, apo “shumë i pisët”, pa rrezikuar të humbasin simpatinë e publikut të gjerë. Specifikisht prokurori Olsi Dado mund të përballet edhe me akuzën e të pandehurit Veliaj se ai është bërë prokuror nga kryeprokurorja Ina Rama kur ai ishte thjesht noter në Durrës, pra pa qenë magjistrat siç e kërkonte ligji, edhe pse ky fakt, nëse do të evidentohej nga Veliaj, mund të ishte pa lidhje me seancën.

Treshja e gjyqtarëve, Elsa Ulliri, Flora Hajredini dhe Besmir Stroka do të duhet të demonstrojnë paanshmëri duke qenë mbi palët, dhe jo të duken sikur janë shokë e kolegë me prokurorët, aq sa të vërtetojnë atë që thoshte dikur Dumani në KLP, se “afërmendsh, gjykata vendos çfarë duam ne”.

Vetë Veliaj do të duhet të jetë më i kujdesshëm për të mos rënë në patetizma të tipit “unë fëmija jetim, fëmijët e të cilit po rriten edhe ata pa baba, sepse faji im i vetëm ishte që punova me mish e me shpirt për këtë qytet”. Ky është pak ushtrim i vështirë për Veliajn, por që ai, gjithsesi, në Gjykatë Kushtetuese ia doli. Mos vallë pikërisht pse doli me dinjitet nga seanca në Gjykatë Kushtetuese, prokurorët po e refuzojnë kërkesën e tij për seancë publike edhe në penale? Mos vallë Altin Dumani dhe Olsi Dado kanë frikë pikërisht nga elokuenca e Erion Veliajt? Në fakt, njësoj si një debat nuk fitohet nga ai që e ngre zërin më shumë, ashtu edhe një proces gjyqësor nuk fitohet, – nuk duhet të fitohet, – nga ai që është më elokuent, por nga ai që ka provat më të forta. Zyrtarisht prokurorët po thonë se në procese penale ku ka dëshmitarë, transmetimi “live” mund të ndikojë në dëshmitë e tyre ose t’i shqetësojë ata. Dhe Dumani ka sjellë si shembull vende të rajonit ku kjo praktikë nuk ekziston. Në fakt në Shqipëri as Kushtetuta dhe as ligji penal nuk e ndalon seancën publike. Ndaj në këtë pikë standardi i Shqipërisë, për fat të mirë, është më i lartë se ai i Maqedonisë së Veriut apo kujtdo vendi tjetër të rajonit.

Ndaj jepjani Veliajt seancën publike dhe vëreni me shpatulla pas murit… me prova! Duke e diskretituar publikisht, do t’i tregojini publikut edhe sa mirë e keni bërë punën tuaj.

The post Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt? appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Ndarja e dosjes, gjykata cakton trupën gjykuese për Veliajn dhe 10 të tjerë
Elsa Ulliri, është caktuar si gjyqtare për shqyrtimin e dosjes së Erjon Veliajt, gruas së tij Ajola Xoxa, disa biznesmenëve dhe kompanive, të cilët i kërkuan gjykatës të gjykohen me të zakonshme, duke ndarë dosjen me pjesën tjetër që do t’i nënshtrohen gjykimit të shkurtuar.

Ulliri aktualisht, është gjyqtare themeli edhe për dosjen Partizani, ku nën akuzë është ish-kryeministri Sali Berisha.

Tashmë do të caktohet data ku do të fillojë gjyqi ndaj Erion Veliajt, për të cilin përveç kërkesave të SPAK do të kërkojmë dëshmitarë në procesin penal.

Ndërkohë, për pjesën tjetër të dosjes Veliaj që do të gjykohet me gjykim të shkurtuar, si Elman Abule, Klotilda Busha etj., SPAK më datën 20 maj do të shpallë pretencën.

Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Gentjan Sula, Shoqëria “AGI-KONS”, Shoqëria “PALUSHI”, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu, Shkëlqim Fusha, Mirton Lika, Erald Simixhiu, Linda Kazani, Valmir Xoxa, Shoqëria “GERARD-A” sh.p.k, Shoqëria “FUSHA” sh.p.k, Shoqëria “LANI” sh.p.k, Organizata Jofitimprurëse Qendra “HARABEL”, Organizata Jofitimprurëse BYL-A (Balkan Youth Link Albania), Organizata Jofitimprurëse Qendra “MUZA”, Organizata Jofitimprurëse Qendra “EVENTUS”.

Përveç Elsa Ullirit, gjyqtarët e tjerë do të jenë Besmir Stroka dhe Flora Hajredinaj.

Per Elman Abule, shoqëria “Ramental”, Fatmir Bektashi, kompania “Kontakt”, Mirton Lika, Flutur Xhani, Klotilda Bushka, Adela Kondakçiu, Fatjon Baçi, si dhe shoqëria “Lani Spak do te jap pretencen me 20 maj se jane me gjykim te shkurtuar.

The post EMRAT/ Ndarja e dosjes, gjykata cakton trupën gjykuese për Veliajn dhe 10 të tjerë appeared first on Albeu.com.