kosova Archives - Albeu.com

Kurti në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian: Kosova mbështetet te liria, barazia dhe dinjiteti i çdo njeriu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është shënuar Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian.

Në një postim të publikuar në profilin e tij në Facebook, Kurti ka vlerësuar rolin e komunitetit egjiptian në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës, duke theksuar se nga përpjekjet e para për liri, te shpallja e pavarësisë dhe funksionimi i institucioneve demokratike, ky komunitet ka qenë pjesë e pandashme e historisë së vendit.

Ai ka deklaruar se Kosova është ngritur mbi parimet e lirisë, barazisë dhe respektit për dinjitetin e çdo njeriu. Sipas tij, në bazën e Republikës demokratike qëndrojnë të drejtat e njeriut, të cilat bashkojnë barazinë me universalitetin, ndërsa këto vlera nuk janë vetëm pjesë e Kushtetutës, por përbëjnë themelet mbi të cilat ndërtohet e ardhmja. Kurti ka shtuar se përkushtimi për të garantuar të drejta të barabarta, mundësi të barabarta dhe përfaqësim dinjitoz për të gjitha komunitetet mbetet i palëkundur.

Postimi i tij i plotë:

Në Ballkonin e Hapur, shënuam Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian!

Në çdo hap të rrugëtimit tonë shtetndërtues, nga përpjekjet e hershme për liri e shpallja e pavarësisë e deri te funksionimi i institucioneve demokratike, komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e pandarë e historisë sonë. Për këtë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju shpreh mirënjohjen time më të thellë.

Ditët e tilla janë më emocionuese se ditët festive dhe janë më të veçanta se ditët e zakonshme. Ato janë rikujtim për rrugëtimin dhe ritheksimin për rëndësinë e rolin e komunitetit egjiptian, për komunitetin, i cili ka ecur mes kohëve, mes stuhive dhe nuk ka lejuar kurrë që ta humbasë drejtimin.

Kosova është ndërtuar mbi parimet e lirisë, barazisë dhe respektit për dinjitetin e çdo njeriu. Në themel të Republikës sonë demokratike, janë të drejtat e njeriut, të cilat i bëjnë bashkë barazinë dhe universalitetin. Këto parime nuk janë vetëm pjesë e Kushtetutës, ato janë themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen tonë. Prandaj, edhe dedikimi ynë për të garantuar të drejta të barabarta, mundësi të barabarta dhe përfaqësim dinjitoz për të gjitha komunitetet, pa dyshim që mbetet i palëkundur.

Për t’i dhënë kuptimin e plotë kësaj dite, ne duhet të bashkëjetojmë, të bashkëqeverisim dhe të bashkëveprojmë në secilën ditë të vitit, duke dëshmuar se Kosova është shtëpia e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj dhe se secili prej nesh ka vend të barabartë në të ardhmen, të cilën po ndërtojmë së bashku.

Urime Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian!

The post Kurti në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian: Kosova mbështetet te liria, barazia dhe dinjiteti i çdo njeriu appeared first on Albeu.com.

Alicia Kearns në KiE: Serbia ka ndihmuar autorët e sulmit në Banjskë
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot raportin “Funksionimi i institucioneve demokratike në Serbi”, ku vihet në dukje se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është përcaktues për ecjen përpara të Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Dokumenti, i hartuar nga raportuesit Victoria Tiblom (Suedi) dhe Yunus Emre (Turqi), thekson se Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve plotësisht të normalizuara mbetet ndër kushtet kryesore për anëtarësimin e saj në BE.

Në raport thuhet se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, pavarësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh, mbetet një çështje serioze dhe njëherazi vendimtare për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Miratimi i këtij raporti u bë gjatë sesionit të verës 2026 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Gjatë debatit për këtë raport, deputetja britanike dhe anëtarja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Alicia Kearns, mbajti një fjalim të ashpër për mënyrën se si funksionojnë institucionet në Serbi.

Ajo tha se sjellja e një shteti ndaj vendeve fqinje tregon qartë edhe mënyrën se si ai qeveriset dhe si vepron brenda kufijve të vet.

Sipas Kearns, mënyra se si një qeveri sillet me fqinjët pasqyron edhe ushtrimin e pushtetit ndaj qytetarëve të saj. Ajo tha se kjo është parë te Vladimir Putin, ku agresioni jashtë vendit ka ecur paralelisht me shtypjen e zërave kritikë brenda vendit, dhe shtoi se i njëjti model, sipas saj, shihet edhe në Serbi. Kearns deklaroi se Serbia ka mbështetur personat e përfshirë në sulm, u ka dhënë strehim autorëve që qëndrojnë pas sulmit në Banjskë dhe, sipas provave, i ka armatosur ata, gjë që, sipas saj, mund të vërtetohet edhe nga numrat serikë të armëve të përdorura.

https://www.facebook.com/reel/1593613892395299/

The post Alicia Kearns në KiE: Serbia ka ndihmuar autorët e sulmit në Banjskë appeared first on Albeu.com.

Eksperti austriak kritikon Ramën: Për interesa politike iu afrua Vuçiqit dhe e la Kosovën mënjanë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke komentuar protestat kundër projektit në Zvërnec, deklaroi se aty shihet një “përzierje e hatashme ndërkombëtare” dhe ironizoi pjesëmarrjen e personave që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas Ramës, mes protestuesve ka edhe njerëz nga këto dy vende që shkojnë “për ta shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve”.

Ai mbrojti qëndrimin se qeveria duhet t’i dëgjojë vërejtjet dhe shqetësimet e qytetarëve, por pa marrë vendime nën ndikimin e protestave, rrjeteve sociale apo asaj që e cilësoi si “zhurmë publike”.

Po ashtu, Rama tha se një qeveri nuk duhet ta “dorëzojë timonin” për shkak të presioneve të çastit, por duhet të vijojë drejtimin e saj edhe kur përballet me reagime të forta.

Pikërisht për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh eksperti austriak Gunther Fehlinger.

Sipas tij, Edi Rama është kthyer në një pengesë për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe për rrugën e saj drejt integrimit evropian, ndaj vendi, sipas Fehlinger, ka nevojë për ndryshim politik dhe institucione më të konsoliduara.

Eksperti vlerëson gjithashtu se Rama i ka kushtuar më shumë rëndësi afrimit me Serbinë dhe nismave rajonale sesa mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe trevat e tjera shqiptare.

Sipas mendimit tim, Edi Rama është bërë një pengesë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Shqipëria ka nevojë për një ripërtëritje demokratike të ngjashme me Kroacinë pas epokës së Sanader, duke hapur rrugën për reforma më të thella, institucione më të forta dhe një rrugë të besueshme drejt integrimit të plotë evropian.

Prej kohësh kam qenë kritik ndaj mënyrës se si Edi Rama i është qasur shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Ndonëse ka folur për unitet kombëtar, në shumë raste ai ka lënë pas dore interesat e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Në vend që të mbronte vazhdimisht të drejtat dhe aspiratat e tyre, ai shpesh ka vendosur në plan të parë marrëveshjet rajonale dhe raportet personale politike.

Marrëdhënia e tij me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç shpesh ka dhënë përshtypjen se është më e afërt dhe më e rëndësishme politikisht sesa bashkëpunimi me udhëheqjen e Kosovës. Shumë shqiptarë prisnin që Shqipëria të mbante një qëndrim më të fortë krah Kosovës në çështjet strategjike kombëtare. Në vend të kësaj, Rama investoi vazhdimisht kapital politik në iniciativa me Beogradin, ndërsa marrëdhëniet me Prishtinën shpesh u shënuan nga tensioni dhe mosmarrëveshjet, u shpreh ai.

Në vijim të deklaratës së tij, Fehlinger theksoi se skandalet e korrupsionit kanë goditur rëndë besimin e qytetarëve te qeveria.

Ai kritikoi gjithashtu qëndrimin e Ramës ndaj shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që morën pjesë në protesta, duke nënvizuar se ata kanë të drejtë të interesohen për atë që ndodh në Shqipëri.

Po aq shqetësuese janë shumë polemikat për korrupsionin që kanë rrethuar qeveritë e tij. Aferat e lidhura me Arben Ahmetajn, Belinda Ballukun, Erion Veliajn dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë kanë dëmtuar rëndë besimin e publikut në integritetin e institucioneve shtetërore. Qoftë përmes akuzave të drejtpërdrejta, hetimeve apo shqetësimeve më të gjera në lidhje me qeverisjen, efekti kumulativ ka qenë një perceptim në rritje se korrupsioni është bërë sistematik.

Komentet e fundit që tallnin shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që morën pjesë në protesta janë veçanërisht zhgënjyese. Shqiptarët nga të gjitha territoret shqipfolëse kanë të drejtë të interesohen për zhvillimet në Shqipëri. Ata nuk janë të huaj. Ata janë pjesë e kombit më të gjerë shqiptar. Tallja e angazhimit të tyre dërgon mesazhin e gabuar dhe thellon përçarjet aty ku nevojitet uniteti”, tha eksperti.

Në përfundim, ai vlerëson se Shqipëria ka nevojë për një udhëheqje të re që forcon institucionet, mbështet shqiptarët në rajon dhe përshpejton procesin e integrimit në BE, ndaj mendon se ka ardhur momenti që Edi Rama të largohet nga pushteti.

Shqipëria meriton një brez të ri lidershipi të përqendruar në qeverisje të pastër, integrim euroatlantik, institucione më të forta, mbështetje për Kosovën, mbrojtje të komuniteteve shqiptare në të gjithë rajonin dhe përfundimin e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Për këto arsye, besoj se është koha që Edi Rama të tërhiqet dhe të lejojë një tranzicion demokratik që mund të rivendosë besimin publik dhe të përshpejtojë të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, përfundoi eksperti austriak për “Bota sot”, Gunther Fehilinger.

The post Eksperti austriak kritikon Ramën: Për interesa politike iu afrua Vuçiqit dhe e la Kosovën mënjanë appeared first on Albeu.com.

Zyrtari i lartë i OKB-së zhvillon takime me Kurtin dhe Konjufcën, në qendër dialogu Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, të hënën zhvilloi takime konstruktive me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë brenda tre viteve.

Në këto takime, Lacroix ishte i shoqëruar nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm, Peter Due.

Sipas njoftimit të UNMIK-ut, në diskutime u çmuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe përparimi i arritur, ndërsa njëkohësisht u vu theksi te rëndësia e vazhdimit të dialogut dhe e bashkëpunimit.

Po në këtë kuadër, zyrtari i lartë i OKB-së rikonfirmoi mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjatë diskutimeve u vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës dhe progresi i arritur, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit. Lacroix riafirmoi mbështetjen për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe theksoi angazhimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së pati gjithashtu takim edhe me përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe të organizatave ndërkombëtare.

The post Zyrtari i lartë i OKB-së zhvillon takime me Kurtin dhe Konjufcën, në qendër dialogu Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.

Sondazhi 2026: Kosovarët besojnë më shumë te SHBA-ja dhe NATO, ndërsa mbështetja për BE-në mbetet e lartë
Një sondazh i publikuar në kuadër të programit WeBalkans për vitin 2026 tregon se ShBA-ja dhe NATO vazhdojnë të jenë institucionet që gëzojnë besimin më të madh në Kosovë.

Sipas rezultateve, 88 për qind e qytetarëve shprehen se kanë besim te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa po aq, 88 për qind, deklarojnë besim edhe te NATO, duke i vendosur këto dy institucione në krye të partnerëve ndërkombëtarë më të besueshëm për vendin.

Menjëherë pas tyre vjen Bashkimi Evropian, ndaj të cilit besim kanë 83 për qind e të anketuarve. Në vijim renditen Banka Botërore me 82 për qind dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me 80 për qind.

Në mesin e aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në këtë listë është edhe Turqia, e cila gëzon besimin e 78 për qind të kosovarëve të pyetur.

Të dhënat janë pjesë e gjetjeve të sondazhit vjetor 2026 për Kosovën, i cili trajton perceptimet e qytetarëve ndaj Bashkimit Evropian.

Mbështetja për anëtarësimin e shtetit më të ri në Ballkan në BE mbetet e lartë. Sipas sondazhit, 83 për qind e qytetarëve thonë se e mbështesin integrimin evropian të Kosovës, ndërsa 85 për qind vlerësojnë se anëtarësimi do të sillte më shumë përfitime sesa mangësi.

Raporti thekson se 68 për qind e qytetarëve ndihen të mirë-informuar ose deri diku të informuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Lidhur me afatin e mundshëm të anëtarësimit, 48 për qind e të anketuarve mendojnë se Kosova mund të bëhet pjesë e BE-së brenda pesë vjetëve të ardhshme. Ndërkohë, 32 për qind besojnë se kjo mund të ndodhë në një periudhë prej pesë deri në 15 vjet, ndërsa vetëm 3 për qind vlerësojnë se Kosova nuk do të bëhet kurrë anëtare e Bashkimit Evropian.

Sa u përket përfitimeve që lidhen me anëtarësimin në BE, më së shumti përmendet përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, i përzgjedhur nga 49 për qind e të anketuarve. Më pas renditen paqja dhe siguria për Kosovën dhe rajonin me 43 për qind, si dhe një e ardhme më e mirë për fëmijët me 42 për qind.

Nga ana tjetër, qytetarët shohin si pengesën kryesore për integrimin evropian korrupsionin e përhapur, të cilin e përmendin 40 për qind e tyre. Pas tij vjen mungesa e interesit të BE-së për ta pasur Kosovën anëtare me 27 për qind, ndërsa mungesa e vullnetit politik në Kosovë përmendet nga 26 për qind.

Raporti evidenton edhe një nivel të lartë besimi ndaj Bashkimit Evropian. Rreth 83 për qind e qytetarëve deklarojnë se i besojnë BE-së, ndërsa 64 për qind thonë se kanë një imazh pozitiv për unionin.

Për sa i përket ndihmës financiare, 97 për qind e qytetarëve janë në dijeni se Bashkimi Evropian financon projekte në Kosovë. Prej tyre, 65 për qind e konsiderojnë këtë mbështetje si efektive.

Sipas të anketuarve, fushat ku BE-ja duhet të ketë një rol më të madh në Kosovë janë zhvillimi ekonomik dhe tregtia, sistemi shëndetësor, si edhe lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i sundimit të ligjit.

The post Sondazhi 2026: Kosovarët besojnë më shumë te SHBA-ja dhe NATO, ndërsa mbështetja për BE-në mbetet e lartë appeared first on Albeu.com.

Kosova vendos si prioritet hapjen e arkivave të Brigadës së 37-të dhe rifillimin e gërmimeve në Batajnicë
Qasja në dokumentet e klasifikuara të Brigadës së 37-të të Motorizuar dhe rikthimi i gërmimeve në Batajnicë janë dy nga kërkesat kryesore që Kosova ka paraqitur në Komisionin e Përbashkët për Persona të Zhdukur me Serbinë. Pala kosovare i konsideron këto si provë konkrete nëse Serbia do t’i zbatojë zotimet e marra në Deklaratën për Persona të Zhdukur.

Në anën tjetër, Serbia, në kuadër të të njëjtit komision, ka kërkuar më shumë të dhëna dhe zhvillim hetimesh, sidomos për rastet pas përfundimit zyrtar të luftës.

Komisioni i Përbashkët pritet të mblidhet sërish gjatë këtij muaji, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky do të jetë takimi i tretë që nga krijimi i tij, ndërsa Kosova këmbëngul se këto dy kërkesa do të tregojnë nëse Serbia ka nisur realisht zbatimin e deklaratës së nënshkruar tri vite më parë, e cila parasheh edhe qasjen në arkiva.

Kreu i Njësisë për Persona të Zhdukur në Zyrën e Kryeministrit, Kushtrim Gara, ka deklaruar se hapja e arkivit të klasifikuar do të ndihmonte në kërkimin e personave të zhdukur nga masakrat e kryera nga kjo brigadë në zonën e Drenicës, e cila në atë periudhë komandohej nga gjenerali Lubisha Dikoviq.

“Shumë nga viktimat e masakrave Rezallë, Çikatovë e Vjetër e Zabel i Ulët të kryera nga kjo brigadë janë gjetur në Rashkë”, i ka thënë Gara Radio Kosovës.

“Komplet arkivat e kësaj brigade janë riklasifikuar në vitin 2014, kur ne kemi qenë duke gërmuar në Rashkë, ku kjo brigadë e ka pasur bazën”, ka shtuar ai.

Gara ka bërë të ditur gjithashtu se pala kosovare po kërkon rifillimin e gërmimeve në Batajnicë, pasi janë siguruar të dhëna të reja që ngrenë dyshime për praninë e një numri viktimash të zhdukura nga lufta.

“Në bazë të dhënave të reja që kemi siguruar dhe analizës së informacionit ne kemi konkluduar që në Batajnicë afër poligonit të stërvitjes duhet të jetë edhe një vend me 58 trupa të personave të zhdukurve”, ka thënë ai.

Në periudhën 2001-2002, në Batajnicë, pranë Beogradit, janë gjetur mbetjet e 744 viktimave të varrosura në 9 gropa, pranë poligonit të stërvitjes ushtarake, qindra kilometra larg vendit ku ishin vrarë.

Zyra e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, i ka thënë Radio Kosovës se BE u “kërkon me ngulm palëve bashkëpunim dhe angazhim” për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur të vitit 2023. Po ashtu, është nënvizuar se Komisioni i Përbashkët “ofron një kornizë për të mbështetur këtë proces dhe për të adresuar çështjet praktike që lidhen me zbatimin”.

Sipas Deklaratës për Persona të Zhdukur, detyrimet e Kosovës përfshijnë edhe hetimin e rasteve të personave të zhdukur, veçanërisht të atyre pas përfundimit zyrtar të luftës.

The post Kosova vendos si prioritet hapjen e arkivave të Brigadës së 37-të dhe rifillimin e gërmimeve në Batajnicë appeared first on Albeu.com.

Qarri calls on parties to respect the citizens’ verdict; Kosovo must not sink into political blockades again
After the full counting of votes from the June 7 elections, while certification of the results is still pending, the focus has now shifted to the establishment of Kosovo’s new institutions.

In a statement to “Bota sot,” political analyst Gani Qarri called on the parties to act responsibly and engage without delay in the formation of the new state institutions.

According to him, citizens are fed up with frequent elections and the political uncertainty that has accompanied the country.

“As for the unnecessary cycle of repeated elections, citizens have already shown that they are tired of frequent voting processes and political uncertainty in the country, while the repetition of elections clearly showed that it does not necessarily bring major political change, and their unnecessary repetition only further increases voter dissatisfaction, which clearly shows that regardless of how often voting is held and how many repeated elections take place, the only sustainable and real solution remains inter-party compromise for the creation of functional state institutions, the establishment of political and institutional stability, and moving the country forward,” he said.

Qarri assessed that the only sustainable path is compromise among the parties, with the aim of making institutions functional and guaranteeing political stability.

He also welcomed Prime Minister Kurti’s willingness to talk with opposition parties after the conclusion of the electoral process, stressing that Kosovo has an immediate need for legitimate institutions.

“With acting Prime Minister Albin Kurti expressing readiness for talks with the opposition parties immediately after the completion of the electoral process, the counting of all votes and the certification of the result of the June 7 elections, and taking into account the major delays and the urgent needs the country has for a Government and legitimate state institutions, the procedure for constituting the Assembly, forming the Government and the new state institutions of the Republic of Kosovo emerging from the 11th legislature should begin as soon as possible, in order to ensure institutional and governing stability in Kosovo,” he emphasized.

The analyst recalled that the political deadlocks and institutional blockades that lasted almost throughout the entire past year, together with the repeated elections, did not produce significant changes, and therefore, according to him, the parties should have learned the proper lesson.

“The political deadlocks and institutional blockades which lasted almost throughout the entire past year, as well as the repetition of the early elections just a few months after those of December 28, 2025, not only failed to bring changes in the ranking of the parties and showed very few differences, almost insignificant even in terms of the number of deputies, I believe political parties should have learned a sufficient lesson and this time behave more responsibly and not risk taking the country once again, after only a few months, to new early elections, exhausting for citizens, completely unnecessary for the country and very harmful to the image of the state of Kosovo,” he assessed.

Speaking about the possibility of creating institutions, he said that Vetëvendosje, together with the deputies of the non-Serb communities, could secure the votes needed to constitute the Assembly and approve the Government.

“LVV, with the 53 seats secured in the Assembly, together with deputies from the non-Serb minority, has the possibility, even after the June 7 elections, to constitute the Assembly and approve the new Government, for the formation of which 61 votes in favor are sufficient in the parliamentary session, but besides the ruling party, this time the opposition parties must finally show themselves to be more cooperative and ready to contribute to the election of the country’s president, so that Kosovo is not once again condemned to go to new early elections, with which citizens are also tired, a disappointment that was also demonstrated by the absence of a large number of them from the June 7 vote,” he stressed.

Further, Qarri warned that the continuation of political blockades could lead to an even deeper decline in citizens’ participation in elections.

“It is the decisive moment for political parties to place the state interest above party interest and to give up once and for all the deadlocks and institutional blockades; otherwise, if they have not learned from the message of the voters and the punishment by citizens in the elections of December 28, 2025, as well as these of June 7, and again try through deadlocks and political blockades to force the country to go once more to early elections, it is crystal clear that, as a sign of protest and expression of mass dissatisfaction with the irresponsible actions of political parties, the number of voters will fall even more drastically, perhaps even to such tragic proportions that it will no longer make sense to form state institutions at all,” Qarri said.

In the end, he raised the alarm over the consequences that another extraordinary electoral process could bring, pointing to the risk this would pose to the legitimacy of the institutions.

“We hope that none of the political parties will try any longer to play with the citizens’ verdict, nor knowingly endanger the continuity of our fragile state, because if no compromise is reached for the election of the president and Kosovo is once again forced by backward politics to go to extraordinary elections, the number of voters will fall even further, so that even if institutions are formed after the elections, the small number of voters participating in the elections directly implies the lack of sufficient legal support as well, thereby calling into question the constitutional strength of the functionality of institutions which may lack the legitimacy to lead the state as well, and because of the non-cooperation of the Albanian parties, Kosovo, 27 years after liberation from Serbian occupation, through the fault of discordant domestic politics, could turn into an international precedent of institutional ‘de-legitimacy,’ which would be not only colossal and indigestible damage but also an unforgivable historical shame for all Albanians,” Qarri concluded for “Bota sot.”

The post Qarri calls on parties to respect the citizens’ verdict; Kosovo must not sink into political blockades again appeared first on Albeu.com.

Qarri thirrje partive: Të respektohet verdikti i qytetarëve, Kosova s’duhet të zhytet sërish në bllokada politike
Pas numërimit të plotë të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa pritet ende certifikimi i rezultateve, fokusi është përqendruar tashmë te ngritja e institucioneve të reja të Kosovës.

Në një deklaratë për “Bota sot”, analisti politik Gani Qarri kërkoi nga partitë që të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen pa vonesë për themelimin e institucioneve të reja shtetërore.

Sipas tij, qytetarët janë të ngopur me zgjedhje të shpeshta dhe me pasigurinë politike që e ka shoqëruar vendin.

“Sa i takon ciklit të panevojshëm të përsëritjes së zgjedhjeve, edhe qytetarët tanimë dëshmuan se janë të lodhur nga proceset e shpeshta të votimeve dhe pasiguria politike në vend, kurse përsëritja e zgjedhjeve tregoi qartë, se nuk sjell domosdoshmërisht ndryshim të madh politik dhe përsëritja e tyre e panevojshme, vetëm sa rrit edhe më tepër pakënaqësinë e elektoratit, gjë që flet botërisht se pa marrë parasysh shpeshtësinë e mbajtjes së votimeve dhe numrin e zgjedhjeve të përsëritura, zgjidhja e vetme e qëndrueshme dhe reale, mbetet kompromisi ndërpartiak, për krijimi i institucioneve funksionale të shtetit, vendosjen e stabilitetit politik e institucional dhe ecjen e vendit përpara”, ka thënë ai.

Qarri vlerësoi se rruga e vetme e qëndrueshme është kompromisi mes partive, me qëllim funksionalizimin e institucioneve dhe garantimin e stabilitetit politik.

Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të biseduar me partitë opozitare pas mbylljes së procesit zgjedhor, duke theksuar se Kosova ka nevojë të menjëhershme për institucione legjitime.

“Me shprehjen e gatishmërisë nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, për bisedime me partitë opozitare, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor, numërimit të të gjitha votave dhe certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke pasur parasysh vonesat e mëdha dhe nevojat urgjente që ka vendi për Qeveri dhe institucione legjitime shtetërore, duhet të fillohet sa më parë me procedurën e konstituimit të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe të institucioneve të reja shtetërore të Republikës së Kosovës, të dala nga legjislatura e 11, për sigurimin e stabilitetit institucional dhe qeverisës në Kosovë”, ka potencuar ai.

Analisti kujtoi se ngërçet politike dhe bllokadat institucionale që zgjatën pothuajse gjatë gjithë vitit të kaluar, së bashku me zgjedhjet e përsëritura, nuk prodhuan ndryshime të rëndësishme, ndaj sipas tij partitë duhet të kenë nxjerrë mësimin e duhur.

“Ngërçet politike dhe bllokadat institucionale të cilat zgjatën pothuajse gjatë gjithë vitit të kaluar, si dhe përsëritja e zgjedhjeve të parakohshme vetëm pak muaj pas atyre të 28 dhjetorit 2025, përveçse nuk sollën ndryshime në radhitjen e partive dhe shënuan fare pak dallime, pothuajse gati jo-domethënëse edhe sa i takon numrit të deputetëve, besojë që partitë politike të kenë marrë mësim të mjaftueshëm dhe kësaj radhe të sillen më me përgjegjësi e të mos rrezikojnë ta qojnë vendin vetëm pas pak muajsh serish në zgjedhje të parakohshme, të lodhshme për qytetarët, aspak të nevojshme për vendin dhe shumë të dëmshme edhe për imazhin e shtetit të Kosovës”, ka vlerësuar.

Duke folur për mundësinë e krijimit të institucioneve, ai tha se Vetëvendosje, bashkë me deputetët e komuniteteve joserbe, mund t’i sigurojë votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe miratimin e Qeverisë.

“LVV me 53 ulëset e siguruara në Kuvend, bashkë me deputetët e minoritetit jo-serb, ka mundësi edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit ta konstituojë Kuvendin dhe miratojë Qeverinë e re për formimin e të cilave mjaftojnë 61 vota pro-në seancën parlamentare, por përveç partisë në pozitë kësaj radhe edhe partitë opozitare duhet përfundimisht të tregohen më kooperuese dhe të gatshme për të kontribuar në zgjedhjen e presidentit të vendit, në mënyrë që Kosova të mos dënohet përsëri me shkuarje në zgjedhje të reja të parakohshme, me të cilat janë lodhur edhe qytetarët, zhgënjim që u dëshmua edhe me mosdaljen e një mase të madhe të tyre në votimet e 7 qershorit”, ka theksuar ai.

Më tej, Qarri paralajmëroi se vazhdimi i bllokadave politike mund të sjellë edhe një rënie më të thellë të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje.

“Është momenti vendimtar që partitë politike interesin shtetëror, ta vendosin mbi interesin partiak dhe të heqin dorë përfundimisht nga ngërçet dhe bllokadat institucionale, ndryshe nëse ato nuk kanë marrë mësim nga mesazhi i votuesve dhe ndëshkimi i qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 si dhe këto të 7 qershorit dhe provojnë serish që me ngërçe e bllokada politike ta detyrojnë vendin të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme, është mese e qartë se në shenjë proteste dhe shprehjes së pakënaqësisë masive, me veprimet e papërgjegjshme të partive politike, do të bie në mënyrë edhe më drastike numri i votuesve, madje ndoshta deri në ato përmasa tragjike, sa të mos ketë më kuptim as formim i institucioneve të shtetit”, ka cilësuar Qarri.

Në fund, ai ngriti alarmin për pasojat që mund të sjellë një tjetër proces zgjedhor i jashtëzakonshëm, duke vënë në dukje rrezikun që kjo do t’i sillte legjitimitetit të institucioneve.

“Urojmë që asnjë nga partitë politike të mos provojnë më të luajnë me verdiktin e qytetarëve, as ta rrezikojnë me vetëdije vazhdimësinë e shtetit tonë të brishtë, sepse nëse nuk arrihet kompromis për zgjedhjen e presidentit dhe Kosovës përsëri i imponohet nga politika e mbrapshtë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, do të bie edhe më poshtë numri i votuesve, ashtu që edhe nëse pas zgjedhjeve, formohen institucionet, numri i vogël i votuesve pjesëmarrës në zgjedhje, nënkupton drejtpërsëdrejti mungesën e mbështetjes së mjaftueshme edhe ligjore, me çfarë vihet në pikëpyetje edhe fuqia kushtetuese e funksionalitetit të institucioneve të cilave mund tu mungojë legjitimiteti për të udhëhequr edhe me shtetin dhe shkaku i mosbashkëpunimit të partive shqiptare, Kosova 27 vite pas çlirimit nga okupimi serb, me fajin e politikës së ç ‘akorduar vendore, të shndërrohet në precedent ndërkombëtar të “de-legjitimitetit” institucional, që do të ishte përveçse dëm i pa-kapërdijshëm kolosal edhe turp i pafalshëm historik për të gjithë shqiptarët”, ka përfunduar Qarri për “Bota sot”.

The post Qarri thirrje partive: Të respektohet verdikti i qytetarëve, Kosova s’duhet të zhytet sërish në bllokada politike appeared first on Albeu.com.

Sot zhvillohet Testi i Maturës Shtetërore 2026
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi janë paraparë të marrin pjesë 19,514 nxënës, të shpërndarë në 152 qendra testimi në mbarë vendin.

Sipas njoftimit, testimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30. Mbarëvajtja e tij do të mbikëqyret nga 1,360 administrues, si edhe nga 750 kryetarë dhe anëtarë komisionesh.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se të gjithë maturantët duhet të paraqiten në qendrat përkatëse më së largu deri në orën 09:00, në mënyrë që procedurat e identifikimit dhe vendosjes në sallat e testimit të kryhen me kohë.

Ky test do të mbahet brenda një dite të vetme për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët. Ai përfshin 100 kërkesa gjithsej, me nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët: gjuhën amtare, gjuhën angleze, matematikën dhe një lëndë zgjedhore që zgjidhet nga vetë kandidati/ja.

Po ashtu, Ministria rikujton se gjatë testimit është rreptësisht e ndaluar mbajtja e telefonave mobilë dhe e çdo pajisjeje tjetër elektronike. Çdo kandidat/e që konstatohet me telefon apo pajisje tjetër elektronike do të përjashtohet menjëherë nga testi, pavarësisht nëse ajo pajisje është përdorur ose jo.

Në njoftim thuhet edhe se Qendra për Vlerësim i ka përmbyllur të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e suksesshme të testit, ndërsa administruesit dhe anëtarët e komisioneve janë trajnuar dhe janë pajisur me udhëzimet përkatëse. Për informata të detajuara, udhëzime dhe rregulla për kandidatët, vizitoni: https://mash.rks-gov.net/…/informata-udhezime-dhe

The post Sot zhvillohet Testi i Maturës Shtetërore 2026 appeared first on Albeu.com.

Deklarata e Riho Terras rikthen në vëmendje kandidaturën e Kosovës për BE, ekspertët flasin për mundësi dhe pengesa
Të martën, në Parlamentin Evropian u zhvillua debati për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke rikthyer në qendër të diskutimeve edhe të ardhmen evropiane të Kosovës.

Gjatë këtij debati u trajtua edhe çështja e Kosovës, me kërkesën që vendi të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Kjo kërkesë u paraqit nga eurodeputeti Riho Terras, i cili mban edhe rolin e raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Terras theksoi se institucionet e BE-së duhet të japin një përgjigje më të qartë ndaj përparimit që po bëjnë vendet e rajonit në reforma dhe në afrimin me standardet evropiane.

“Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, është shumë e rëndësishme për mua që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat. Është me rëndësi të madhe që Kosova të vazhdojë në rrugën e saj evropiane dhe që mbështetja publike, që është e lartë, për integrimin evropian të vazhdojë”, ka deklaruar Terras.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, megjithëse këto mesazhe nga Brukseli janë inkurajuese, procesi i Kosovës drejt statusit kandidat mbetet i vështirë. Ndër pengesat kryesore përmenden mosnjohja nga disa shtete anëtare të BE-së, nevoja për reforma më të thella në sundimin e ligjit dhe administratën publike, si edhe sfidat që lidhen me dialogun me Serbinë.

Sipas tyre, deklaratat e fundit përbëjnë një sinjal pozitiv për perspektivën evropiane të Kosovës, por hapat konkretë do të varen nga reforma të qëndrueshme brenda vendit dhe nga pajtueshmëria e shteteve anëtare të BE-së.

Halili: Deklarata e Terras sinjal pozitiv, por rruga drejt BE-së mbetet e ndërlikuar

Profesori Nijazi Halili, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se ky pozicion dëshmon për një mbështetje në rritje brenda institucioneve evropiane ndaj integrimit të Kosovës, në lidhje të drejtpërdrejtë me reformat e brendshme.

“Deklarata e Riho Terras përbën një sinjal pozitiv për Kosovën dhe konfirmon se brenda institucioneve evropiane po rritet mbështetja për avancimin e saj në procesin e integrimit evropian. Vlerësimi i tij se Kosova duhet të fitojë statusin e vendit kandidat reflekton bindjen se progresi i arritur në reforma duhet të shoqërohet me hapa konkretë nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, pavarësisht këtyre mesazheve inkurajuese, rruga e Kosovës drejt statusit kandidat mbetet e ndërlikuar. Pengesat kryesore vazhdojnë të jenë mungesa e njohjes nga pesë shtete anëtare të BE-së, nevoja për thellimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe administratës publike, si dhe progresi në dialogun me Serbia”, ka vlerësuar ai.

Halili ka theksuar se deklarata të tilla nuk duhet të kuptohen si shenjë se Kosova është afër marrjes së statusit kandidat në një afat të shkurtër.

“Deklarata e Terrasit nuk nënkupton se Kosova është pranë marrjes së statusit kandidat në afat të shkurtër, por ajo tregon se ekziston një klimë më e favorshme politike në raport me perspektivën evropiane të vendit. Në kushtet kur zgjerimi i BE-së është rikthyer në qendër të agjendës strategjike evropiane, Kosova mund të përfitojë nga kjo momentum, me kusht që të vazhdojë zbatimin e reformave dhe të forcojë pozicionin e saj në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Prandaj, deklarata e raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian mund të shihet si një mundësi për hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, por realizimi i këtij objektivi do të kërkojë angazhim të vazhdueshëm si nga institucionet e Kosovës, ashtu edhe nga vetë Bashkimi Evropian”, ka deklaruar Halili për “Bota sot”.

Berisha: Diaspora dhe SHBA, çelës për avancimin ndërkombëtar të Kosovës

Nga ana tjetër, profesori universitar dhe analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Fejzulla Berisha, ka thënë për “Bota sot” se deklarata e eurodeputetit Terras për statusin kandidat të Kosovës përbën një sinjal të favorshëm politik dhe diplomatik për rrugëtimin evropian të vendit.

Ai ka nënvizuar se marrja e statusit kandidat nuk do të thotë anëtarësim automatik, por hyrje në një etapë të re të integrimit dhe shtysë për reforma.

“Deklarata e eurodeputetit estonez Riho Terras, i cili ka theksuar rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për Republikën e Kosovës dhe vazhdimit të rrugës së saj evropiane, duhet të vlerësohet si një sinjal inkurajues politik dhe diplomatik për të ardhmen evropiane të shtetit të Kosovës.

Në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare, deklarata të tilla nuk përbëjnë vetëm opinione individuale, por shpeshherë pasqyrojnë tendencat dhe debatet që zhvillohen brenda institucioneve të Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, deklarata e Riho Terras meriton një analizë më të thellë në kontekstin e zhvillimeve aktuale gjeopolitike në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Dhënia e statusit kandidat nuk nënkupton automatikisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por përfaqëson njohjen politike të perspektivës evropiane të një shteti dhe hyrjen e tij në një fazë më të avancuar të procesit integrues.

Në historinë e zgjerimit evropian, statusi kandidat ka qenë një instrument i rëndësishëm për të nxitur: reformat demokratike;forcimin e sundimit të ligjit;zhvillimin ekonomik;modernizimin institucional; konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Në këtë kuptim, marrja e statusit kandidat nga Kosova do të përbënte një sukses historik dhe një konfirmim të orientimit të saj euroatlantik. Qëndrimi i Riho Terras nuk është i rastësishëm.

Ai vjen në një periudhë kur Bashkimi Evropian po rishikon politikën e zgjerimit si pasojë e ndryshimeve të mëdha gjeopolitike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe sfidat e sigurisë në kontinentin evropian.

Nëse para disa vitesh zgjerimi konsiderohej një proces i ngadalshëm dhe shpeshherë i lënë në plan të dytë, sot ai po shihet gjithnjë e më shumë si një domosdoshmëri strategjike.

Prandaj, deklarata e raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian mund të interpretohet si pjesë e një qasjeje të re, sipas së cilës zgjerimi nuk është vetëm një proces teknik, por edhe një instrument i sigurisë evropiane”, ka thënë Berisha.

I pyetur nëse mund të krijohet një mundësi e re për Kosovën, Berisha ka vlerësuar se shpeshherë krizat ndërkombëtare kanë prodhuar hapësira të reja për zgjerim.

Ai ka sjellë si shembuj Kroacinë, vendet e Evropës Lindore pas rënies së Murit të Berlinit, si edhe Ukrainën dhe Moldavinë pas agresionit rus, duke i cilësuar si raste kur BE-ja ka marrë vendime politike në momente gjeopolitike.

“Nga këndvështrimi politik dhe diplomatik, përgjigjja është po. Historia e Bashkimit Evropian ka dëshmuar se krizat ndërkombëtare shpesh kanë krijuar mundësi të reja politike. Kroacia, pas luftës së viteve ’90, arriti të transformojë pozitën e saj ndërkombëtare dhe u bë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2013.

Pas rënies së Murit të Berlinit, Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe shtetet baltike përfituan nga momentumi gjeopolitik dhe u integruan në strukturat euroatlantike.

Pas agresionit rus, Ukraina dhe Moldavia morën statusin kandidat, duke dëshmuar se Bashkimi Evropian mund të marrë vendime politike të rëndësishme kur ekziston vullneti strategjik.

Në këtë kontekst, edhe Kosova mund të përfitojë nga një klimë e re politike dhe gjeostrategjike.

Një nga elementet që e dallon Kosovën nga shumë vende të tjera është fakti se qytetarët e saj vazhdojnë të jenë ndër më proevropianët në kontinent.

Në një kohë kur në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian janë rritur tendencat euroskeptike, mbështetja e fuqishme e qytetarëve të Kosovës për projektin evropian përbën një kapital të rëndësishëm politik. Kjo është pikërisht ajo që ka nënvizuar edhe Riho Terras kur ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kësaj mbështetjeje publike”, ka shpjeguar ai.

Berisha ka theksuar gjithashtu se një prej pengesave më të mëdha për Kosovën vazhdon të jetë mosnjohja nga pesë shtete anëtare të BE-së, çka sjell vështirësi si në planin politik, ashtu edhe në atë procedural.

“Një nga sfidat më serioze vazhdon të jetë fakti se: Spanja; Greqia; Rumania; Sllovakia; Qiproja; ende nuk e kanë njohur  pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Edhe pse këto vende nuk e kundërshtojnë domosdoshmërisht perspektivën evropiane të Kosovës, mungesa e njohjes krijon vështirësi politike dhe procedurale.

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbetet një nga temat kryesore të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se problemi nuk qëndron vetëm te Kosova, por edhe te mungesa e vullnetit të mjaftueshëm nga Serbia për të ecur drejt një normalizimi të mirëfilltë.

Forcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit, modernizimi i administratës publike dhe zhvillimi ekonomik mbeten fusha ku kërkohet progres i mëtejshëm.

Megjithatë, këto reforma duhet të shihen si nevojë e shtetit dhe e qytetarëve të Kosovës, e jo vetëm si kërkesa të Bashkimit Evropian”, ka vlerësuar ai.

Tutje, Berisha ka nënvizuar se Kosova duhet të nisë një ofensivë të re diplomatike duke intensifikuar kontaktet me institucionet kryesore të BE-së dhe shtetet anëtare, si dhe duke forcuar partneritetin strategjik me SHBA-në.

Ai ka cekur edhe rolin e diasporës dhe mbështetjen e miqve të Kosovës në parlamentet evropiane si faktorë të rëndësishëm për avancim ndërkombëtar.

“Në rrethanat aktuale, Kosova duhet të ndërmarrë një ofensivë të re diplomatike.

Kjo nënkupton: Institucionet e Kosovës duhet të intensifikojnë kontaktet me: Komisionin Evropian; Parlamentin Evropian; Këshillin e Bashkimit Evropian.

Diplomacia kosovare duhet të ndërtojë ura komunikimi me qendrat politike në Madrid, Athinë, Bukuresht, Bratisllavë dhe Nikozi.

Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm për avancimin ndërkombëtar të Kosovës.

Miqtë e Kosovës në Parlamentin Evropian dhe në parlamentet kombëtare të vendeve anëtare mund të luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e një klime më të favorshme politike.

Diaspora shqiptare në Evropë dhe Amerikë përfaqëson një potencial të jashtëzakonshëm politik, ekonomik dhe intelektual, i cili mund të vihet në funksion të avancimit të interesave shtetërore.

Në diplomaci ekzistojnë momente historike që, nëse nuk shfrytëzohen, mund të mos përsëriten për shumë vite.

Rrethanat e reja gjeopolitike, mbështetja e miqve të Kosovës në institucionet evropiane dhe orientimi i qartë proevropian i qytetarëve të saj krijojnë kushte që të hapet një dritare e re për avancimin e statusit të Kosovës.

Megjithatë, kjo dritare nuk do të hapet automatikisht.

Ajo kërkon unitet të brendshëm politik, diplomaci të konsoliduar;koordinim të vazhdueshëm me aleatët strategjikë;reforma të qëndrueshme, dhe një vizion afatgjatë për vendin.

Deklarata e eurodeputetit estonez Riho Terras përbën më shumë sesa një mbështetje politike për Kosovën, ajo është një kujtesë se perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës mbetet e hapur.

Nëse Bashkimi Evropian dëshiron të ruajë besueshmërinë e tij në Ballkanin Perëndimor dhe të forcojë stabilitetin e kontinentit, atëherë avancimi i Kosovës drejt statusit kandidat nuk duhet të shihet si favor politik, por si një investim strategjik në paqen, sigurinë dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Prandaj, mund të thuhet se një dritare e re për Kosovën ekziston. Sfida kryesore nuk është nëse ajo do të hapet, por nëse institucionet e Kosovës dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të dinë ta shfrytëzojnë këtë momentum historik”, ka përfunduar Berisha për “Bota sot”.

The post Deklarata e Riho Terras rikthen në vëmendje kandidaturën e Kosovës për BE, ekspertët flasin për mundësi dhe pengesa appeared first on Albeu.com.