KQZ Archives - Albeu.com

KQZ pret afatin e ankimimeve para shpalljes së rezultateve finale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të qëndrojë të paktën edhe 48 orë para se të bëjë të ditura rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të zhvilluara më 7 qershor.

Këtë e ka bërë të ditur për RTK-në zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se institucioni është vënë në dijeni për vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), që ka rrëzuar ankesat e dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë, Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu, të cilët kërkonin rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së.

“Mund t’iu konfirmoj se KQZ është njoftuar me vendimet e PZAPI-it lidhur me 2 ankesat e paraqitura në këtë institucion. Ndaj këtyre vendimeve të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme, andaj KQZ do të presë që vendimet të marrin formën e pre

Sipas Elezit, pasi vendimet të marrin fuqi të plotë, do të vlerësohet nëse ato përfshijnë detyrime të qarta për KQZ-në, të cilat më pas duhet të zbatohen para se të procedohet me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

The post KQZ pret afatin e ankimimeve para shpalljes së rezultateve finale appeared first on Albeu.com.

KQZ pret epilogun e ankesave para se të publikojë rezultatet përfundimtare
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës nuk do të shpallen ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pasi procesi mbetet i kushtëzuar nga përmbyllja e shqyrtimit të ankesave në institucionet përgjegjëse.

Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se shpallja e rezultateve finale lidhet drejtpërdrejt me vendimet që do të merren për ankesat që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

Ai ka sqaruar se KQZ do të ndërmarrë veprime vetëm pasi të kenë marrë fund të gjitha procedurat ankimore dhe të jenë bërë të qarta çdo obligim që mund të rrjedhë nga vendimet e institucioneve përkatëse.

Në ndërkohë, në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë paraqitur dy ankesa nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilat lidhen me procesin e rinumërimit.

Bazuar në afatet ligjore, Paneli ka në dispozicion tri ditë për t’i shqyrtuar dhe për të vendosur lidhur me këto ankesa, ndërsa afati 48-orësh për dorëzimin e tyre tashmë ka përfunduar.

I gjithë procesi zgjedhor pritet të mbyllet vetëm pasi të kenë përfunduar të gjitha procedurat ligjore, duke përfshirë edhe vendimmarrjen për ankesat që mund të kenë ndikim në rezultatet përfundimtare.

The post KQZ pret epilogun e ankesave para se të publikojë rezultatet përfundimtare appeared first on Albeu.com.

Elezi: KQZ-ja në pritje të mbylljes së afateve për ankesa
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, bëri të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është teknikisht i përgatitur për të publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, ai sqaroi se para këtij hapi duhet pritur për të parë nëse do të paraqiten ankesa që lidhen me administrimin e numërimit në QNR.

Sipas Elezit, afati për paraqitjen e ankesave pas ditës së fundit të numërimit ka përfunduar të premten.

Ai nënvizoi gjithashtu se KQZ-ja do të presë edhe në rast se ka ankesa që kanë të bëjnë me rinumërimin, i cili është përmbyllur më 19 qershor në ora 12:00.

“Para shpalljes së rezultateve, si zakonisht, KQZ do të kërkojë konfirmim nga PZAP nëse ka ndonjë ankesë që është në shqyrtim”, tha Elezi.

Ai përsëriti se, përpara publikimit të rezultateve, KQZ kërkon konfirmim nga PZAP për çdo ankesë që mund të jetë ende në shqyrtim.

The post Elezi: KQZ-ja në pritje të mbylljes së afateve për ankesa appeared first on Albeu.com.

Numërimi drejt fundit në Kosovë, KQZ pret mbylljen e procesit, mbi 100 mijë vota nga diaspora
Në pesë komuna ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, derisa po vazhdon në 23 të tjera.

Ky proces, sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të përfundojë maksimalisht mesin e javës së ardhshme.

“Ne shpresojmë që me këtë tempo do të përfundojë numërimi deri kah fundi javës, eventualisht në mesin e javës tjetër”, shprehet Kreshnik Radoniqi, kryetar, KQZ.

KQZ njoftoi po ashtu se janë tërhequr të gjitha pakot e supozuara me fletëvotime nga diaspora e numri i tyre është mbi 100 mijë.

“Tërheqjet janë përfunduar, të gjitha dje, përveç në Australi që është bërë tërheqja sot, për shkak se atje dita e hënë ka qenë ditë pushimi. Numri i përafërt është diku rreth 85 mijë, bashkë me votat e përfaqësive diplomatike do të bëhen diku rreth 100 mijë vota”, shtoi ai.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se kontrolli i procesit të numërimit është më i rreptë kësaj here, për shkak të manipulimit në numërimin e votave të kandidatëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ndërkohë në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, për monitorim të procesit, të martën ishte edhe e ngarkuara me punë e Bashkimit Evropian, Eva Palatova dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonthan Hargreaves. Ky i fundit përcjelli një mesazh të qartë për partitë politike.

“Mesazhi është ai që ka qenë gjithmonë. Cilido që të jetë rezultati nga ky proces do të duhet bashkëpunim mes partive politike. Vendi ka një kushtetutë të fortë që ka shërbyer shumë mirë këto 18 vjetët e fundit dhe detyron politikanët të punojnë së bashku për të mirën e vendit dhe të bashkohen për të formuar institucionet dhe zgjedhin presidentin. Kjo shpresoj që do të ndodhë sapo të qartësohet rezultati.”, deklaroi Jonathan Hargreaves, ambasadori i MB në Kosovë.

Deri në mesditë janë numëruar rreth 30% e kutive dhe vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga Partia Demokratike, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca. Sipas rezultatit, te Lëvizja Vetëvendosje, treshja më e votuar mbetet, Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu. Te PDK-ja, i pari me më shumë vota është Bedri Hamza që pasohet nga Përparim Gruda dhe Arian Tahiri.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, më e votuara është Vjosa Osmani, që ndiqet nga Lumir Abdixhiku dhe Doarsa Kica – Xhelili. Të Aleanca, prin Ardian Gjini e pas tij janë Ramush e Daut Haradinaj.

The post Numërimi drejt fundit në Kosovë, KQZ pret mbylljen e procesit, mbi 100 mijë vota nga diaspora appeared first on Albeu.com.

KQZ publikon të dhënat nga votimi në Kosovë, deri në mesditë votuan fizikisht gjysma e qytetarëve nga diaspora në 18 ambasada dhe kosullata
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit deri në mesditë me pjesëmarrjen e votuesve në procesin e votimit të diasporës në zgjedhjet në Kosovë.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami, sipas këtyre të dhënave, deri në orën 13:00 kanë votuar gati gjysma e shtetasve të regjistruar për votim fizik në ambasada e konsullata në 18 vende të botës.

“Sipas të dhënave nga 26 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 38.97 për qind apo 10,804 votues”, njoftoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë janë hapur për votim edhe përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

The post KQZ publikon të dhënat nga votimi në Kosovë, deri në mesditë votuan fizikisht gjysma e qytetarëve nga diaspora në 18 ambasada dhe kosullata appeared first on Albeu.com.

Parregullsi në raportet financiare të zgjedhjeve të 11 majit, KQZ propozon gjoba për disa parti dhe kandidatë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të shqyrtoj të ejten një projektvendim, i cili lidhet me raportet financiare të dorëzuar për zgjedhjet e 11 majit, nga subjektet zgjedhore. Më konkrteisht ky projektvendim ka të bëjë me auditimin e fondeve të përfituara dhe atyre të shpenzuara nga partitë poltike.

Bazuar në dokumetin përkatës vihet re se ka disa shkelje në raportimin financiar nga partitë politike dhe kandidatët. Në dokument thuhet se 31 subjekte zgjedhore i dorëzuan raportet financiare brenda afatit ligjor, 3 subjekte zgjedhore e dorëzuan raportin financiar jashtë afatit ligjor dhe 4 prej tyre nuk e dorëzuan raportin financiar.

Në lidhje me këtë është propozuar që Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve të marrë masat e nevojshme ndaj tyre. Për partitë politike, të cilat nuk kanë dorëzuar raportin e tyre financiar është propozuar gjobë në vlerën 100,000 deri në 200,000 lekë.

Ndërsa për partitë me parregullsi të tjera financiare është propozuar gjobë në vlerën 100,000 deri në 200,000. Gjithashtu për partitë poltike, të cilat kandidatët e tyre nuk dorëzuan raporte individuale është propozuar një gjobë 500,000 deri në 1,000,000 lekë.

The post Parregullsi në raportet financiare të zgjedhjeve të 11 majit, KQZ propozon gjoba për disa parti dhe kandidatë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë, Paneli Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e opozitës serbe!
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë ankesën e listës së përbashkët të partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë”, ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e certifikuar atë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

PZAP-ja tha të shtunën se, pasi bëri vlerësimin e ankesës dhe provave, erdhi në përfundim se ankesa e opozitës serbe ishte “e pabazuar dhe e paqëndrueshme”.

Ajo tha se lista “Bashkë fitojmë” kishte dështuar t’i plotësonte kushtet e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm edhe pasi KQZ-ja i kishte kërkuar ta bënte një gjë të tillë.

Komisioni Zgjedhor nuk e certifikoi atë ditë më parë pasi gjeti se ajo nuk e kishte përmbushur kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve prej të paktën 1000, informon REL.

Në listën e “Bashkë fitojnë” kishte kandidatë nga gjashtë subjekteve politike opozitare serbe në Kosovë: Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, Fytyra e Re dhe Demokracia Serbe, si dhe iniciativat qytetare Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët.

PZAP theksoi se komisioni kishte konstatuar se kjo listë i kishte dorëzuar 1.087 nënshkrime mbështetëse, por për 576 prej tyre mungonin numrat e telefonit, ndërsa 80 njerëz nga lista e nënshkrimeve nuk ishin të qasshëm në numrat e dhënë. Madje, sipas saj, disa kishin deklaruar se nuk kishin nënshkruar personalisht.

KQZ nuk e certifikoi përfundimisht listën “Bashkë fitojmë” edhe pasi i kërkoi ta plotësonte listën e nënshkrimeve, duke thënë se ajo kishte dështuar ta dorëzonte atë brenda afatit të kërkuar.

Lista “Bashkë fitojmë” mund të ankohet në Gjykatën Supreme të Kosovës ndaj vendimit të PZAP-së.

Subjektet politike jashtëparlamentare janë të detyruara t’i dorëzojnë të paktën 1000 nënshkrime mbështetëse për të marrë pjesë në zgjedhje.

Lista “Bashkë fitojmë” pretendon se bëhet fjalë për një “precedent”, pasi dhënia e numrave të telefonit të të gjithë nënshkruesve nuk ka qenë detyrim në proceset e mëparshme zgjedhore.

Ajo gjithashtu pretendon se ka dorëzuar rreth 1.400 nënshkrime, më shumë se kushti ligjor.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të 7 qershorit janë certifikuar tri koalicione, 17 parti politike dhe një kandidat i pavarur.

Nga subjektet politike serbe, është konfirmuar pjesëmarrja e Listës Serbe dhe e partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiçit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po mbahen pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.

Partitë politike nuk arritën konsensus rreth zgjedhjes së presidentit pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në fillim të prillit.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në 18 muajt e fundit në Kosovë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025.

The post Zgjedhjet në Kosovë, Paneli Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e opozitës serbe! appeared first on Albeu.com.

Opozita serbe në Kosovë paraqet ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim
Lista e përbashkët e partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë” është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikojë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

KQZ tha se lista nuk ka përmbushur kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, duke shtyrë nismën që të ankohet në Panelin për Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Në listën e “Bashkë fitojnë” janë kandidatë nga gjashtë subjekteve politike opozitare serbe në Kosovë: Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, Fytyra e Re dhe Demokracia Serbe, si dhe iniciativat qytetare Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët.

Nga kjo listë thanë më 15 maj se kanë dorëzuar ankesën në PZAP, duke e vlerësuar vendimin e KQZ-së si “të paprecedent”, pasi sipas tyre, si arsye për refuzim për pjesëmarrje në zgjedhje është përmendur fakti që pranë disa emrave nuk ishin shënuar numrat e telefonit të nënshkruesve.

Në njoftim u tha se nisma ka dorëzuar rreth 1.400 nënshkrime, që është më shumë se kriteri ligjor i kërkuar.

“Në interes të demokracisë dhe të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur”, lista “Bashkë fitojmë” pret që t’i miratohet kërkesa për pjesëmarrje në zgjedhje, u tha në njoftim.

“Kjo nuk është vetëm beteja jonë. Kjo është betejë për të drejtën e popullit tonë që të ketë përfaqësim autentik dhe të lirë, pa tutorë, pa ndërmjetës të imponuar dhe pa afate nate të menduara që të mos mund të përmbushen”, u tha në njoftim.

Më herët, Ivan Vuçkoviq, nga nisma qytetare Rrënjët, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se se një pjesë e opozitës serbe është bashkuar për të treguar se ekziston “një zë tjetër politik”, i pavarur nga politika zyrtare e Prishtinës dhe Beogradit.

Ai po ashtu ka thënë se synimi ishte që pjesëtarëve të komunitetit serb t’u ofrohet “një perceptim ndryshe i rrethanave politike”, si dhe të jenë “zëri i tyre autentik” dhe alternativë reale ndaj Listës Serbe dhe Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit.

Ndryshe, Lista Serbe që nga themelimi i saj vepron me mbështetjen e Beogradit, ndërkaq Nenad Rashiq shihet si partner i Qeverisë së Albin Kurti, në të cilën ai në dy mandate ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim. Këto dy parti janë certifikuar për pjesëmarrjen në votimet e qershorit.

Për shkak të nënshkrimeve të pavlefshme, KQZ-ja nuk e ka certifikuar as partinë politike SDA – Partia e Veprimit Demokratik, që përfaqëson komunitetin boshnjak në Kosovë.

Më herët, Lista Serbe tri herë nuk ishte certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje pas kundërshtimeve të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, të cilët kishin votuar kundër, duke hasur në kritika nga faktori ndërkombëtar. Por, më pas këto vendime ishin hedhur poshtë nga PZAP-i.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të 7 qershorit janë certifikuar tri koalicione, 17 parti politike dhe një kandidat i pavarur.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po mbahen pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.

Partitë politike nuk arritën konsensus rreth zgjedhjes së presidentit pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në fillim të prillit.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në 18 muajt e fundit në Kosovë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025./REL

The post Opozita serbe në Kosovë paraqet ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim appeared first on Albeu.com.

Lefter Maliqi kërkesë në KQZ: Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari të shkarkohet, do e çoj në Kolegjin Zgjedhor dhe në SPAK
Ish-deputeti dhe ish-kandidati për kryebashkiak të Kuçovës, Lefter Maliqi, i kërkon KQZ-së që të mblidhet dhe të heqë mandatin e kreut të bashkisë Kreshnik Hajdari.

Ai është paraqitur pranë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku ka dorëzuar kërkesën e dytë për mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili sipas verifikimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, rezulton i dënuar në Greqi, penalitet që nuk e ka deklaruar.

Maliqi deklaroi se ai kërkon pavlefshmërinë e mandatit të Hajdarit dhe paralajmëroi se çështja do të ndiqet madje edhe me kallëzime të reja në SPAK.

“Jam pranë KQZ-së me kërkesën e dytë për mbledhje urgjente për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit. Kërkojmë pavlefshmërinë e mandatit të tij, të cilën do ta ndjekim deri në Kolegj Zgjedhor, madje nëse do të ketë pengesa edhe me padi dhe kërkesa të reja në SPAK”, u shpreh Maliqi.

Ai tha se kanë kërkuar zgjerim të hetimit administrativ dhe që KQZ të marrë informacion të plotë mbi statusin e Hajdarit, si edhe të rivlerësojë dokumentacionin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” lidhur me dënimin penal në Greqi të kryebashkiakut të Kuçovës.

Sipas Maliqit, KQZ duhet të marrë masa për shpalljen e paligjshme të mandatit të Hajdarit. Maliqi akuzoi gjithashtu për zvarritje të procesit, duke thënë se prej më shumë se tre vitesh “është blerë kohë për shkak të ndërhyrjeve oligarkike dhe parave të pista”.

Ai kujtoi se opozita kishte kërkuar shkarkimin dhe moskandidimin e Hajdarit që në vitin 2023, ndërsa shtoi se KQZ e kishte kaluar çështjen për hetim të thelluar, por sipas tij, institucioni e mbrojti kryebashkiakun.

Sipas Maliqit, më pas çështja u dërgua në KAS, i cili rrëzoi vendimin e KQZ-së.

“Kemi kërkuar zgjerim të hetimit administrativ, KQZ dhe të kërkojë informacion për statusin e Hajdarit. Të rivlerësojë dokumentacionin e Koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ për dënimin penal grek për Hajdarin. Të merren masa për shpallje të paligjshme të mandatit të kryetarit të bashkisë. I drejtohemi kryekomisionerit që nëse sot do të paraqitej një kandidat i dënuar me vendim të formës së prerë, a do e lejonit kandidimin e tij? A ju bind sot vendimi penal i SPAK, që dënoi Hajdarin? U bënë mbi 3 vjet që u ble kohë për shkak të ndërhyrjes oligarkike dhe parave të pista. Ju e dini që ne kemi kërkuar shkarkimin dhe moskandimimin e Hajdarit në 2023-in. KQZ e çoi për hetim të thelluar rastin dhe erdhi e njëjta përgjigje, por Komisioni Qendror i mbrojti Hajdarin”, shprehet ai.

Dhe më tej shtoi se:

“Ne e çuam në KAS, që rrëzoi vendimin e KQZ. Bejteja ime është që t’i kthejë votën e lirë qytetarëve të Kuçovës. Këtë betejë do ta fitojmë dhe moralisht e kemi fituar. Qyteti i Kuçovës do të kthehet në kantier ndërtimi. Hajdari është i ikur përfundimisht, por në krye të Kuçovës të vihet një drejtues i denjë. Ligji dhe vetëm ligji do të mbizotërojë në këtë vend!”, u shpreh ish-deputeti.

The post Lefter Maliqi kërkesë në KQZ: Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari të shkarkohet, do e çoj në Kolegjin Zgjedhor dhe në SPAK appeared first on Albeu.com.

Haxhiu: Me 10 anëtarë në KQZ nuk rrezikohet as certifikimi i partive, as certifikimi i rezultatit zgjedhor
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se mungesa e një anëtari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk paraqet rrezik për proceset zgjedhore në vend, përfshirë certifikimin e partive politike dhe rezultateve zgjedhore.

Pas një takimi me përfaqësues të partive politike dhe në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Haxhiu tha se çështja e përbërjes së KQZ-së është në shqyrtim dhe se institucionet po veprojnë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese.

Ajo sqaroi se aktualisht KQZ-ja funksionon me 10 anëtarë nga 11 sa parasheh përbërja e plotë, duke theksuar se një anëtar ende nuk është emëruar.

“Jam në trajtim të kësaj çështjeje dhe do të veproj në përputhje me përgjegjësitë. Por të jeni të sigurt që me 10 anëtarë në KQZ asgjë nuk rrezikohet, as certifikimi i partive, as certifikimi i rezultatit zgjedhor dhe asgjë tjetër,” u shpreh Haxhiu.

Ajo shtoi se ka pranuar kërkesa nga partitë politike, përfshirë PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për emërimin e anëtarit të fundit në këtë trupë.

Haxhiu gjithashtu theksoi rëndësinë e parimeve të përfaqësimit dhe proporcionalitetit politik në institucionet zgjedhore, duke shtuar se afatet për këtë proces tashmë kanë kaluar dhe se çështja po trajtohet në kuadër të përgjegjësive institucionale.

The post Haxhiu: Me 10 anëtarë në KQZ nuk rrezikohet as certifikimi i partive, as certifikimi i rezultatit zgjedhor appeared first on Albeu.com.