krime Archives - Albeu.com

Korniza e vjetruar ligjore dhe mungesa e një databaze vështirësojnë hetimet për krimet e luftës në Kosovë
Mungesa e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, korniza ligjore e papërshtatshme, vështirësitë në sigurimin e provave dhe nevoja për rritjen e kapaciteteve profesionale për gjykimet në mungesë, vazhdojnë të jenë ndër pengesat kryesore në ndjekjen dhe trajtimin gjyqësor të krimeve të luftës në Kosovë.

Këto çështje u ngritën në panelin e diskutimit me temë “Forcimi i kapaciteteve profesionale në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë”, të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Sipas Amer Alijës nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, proceset që lidhen me krimet e luftës vazhdojnë të përbëjnë një nga sprovat më të ndërlikuara për sistemin e drejtësisë.

Alija: Gjykimi për krime lufte një nga sfidat më komplekse të sistemit të drejtësisë

“Në Kosovë mbetet një nga sfidat më të rëndësishme dhe komplekse të sistemit të drejtësisë. Përtej rëndësisë juridike këto procese kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurimin e drejtësisë të viktimave të luftës, luftimin e mosndëshkimit dhe forcimin e besimit të qytetarëve ne institucione e drejtësisë. Gjatë viteve të fundit kemi parë zhvillime të rëndësishme në këtë fushë, përfshirë rritjen e numrit të aktakuzave për krimet e luftës dhe zbatimin e gjykimeve në mungesë”, tha Alija.

Udhëheqësi i Departamentit për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale, Ilir Morina, deklaroi se ekziston gatishmëri institucionale për trajtimin e këtyre rasteve, por se vështirësitë tejkalojnë vetë vullnetin e institucioneve.

Ai nënvizoi se një nga problemet për prokurorinë mbetet përdorimi i ligjeve të vjetra të ish-Jugosllavisë, si dhe mungesa e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, veçanërisht me Serbinë.

Morina tha gjithashtu se mungesa e një databaze për mbledhjen e provave po ia vështirëson Prokurorisë Speciale procesin e grumbullimit të tyre.

Morina: Ka mungesë të një databaze të veçantë të rasteve të krimeve të luftës

“Mungesa e vullnetit nuk është, ka një gatishmëri për punë në aderimin e krimeve të luftës, sfidat janë përtej vullnetit. Ne kemi bërë maksimumin brenda kapaciteteve dhe mundësive, çoftë buxhetore, institucionale… Korniza ligjore aktuale nuk është e mjaftueshme, një kornizë ligjore e cila është e përshtatshme për krim të organizuar. Ne këtë sfidë e kemi ende sepse po punojmë me ligje të vjetra, çoftë ai i ish Jugosllavisë, kodi i procedurës i cili nuk është mjaftueshëm i përshtatshëm në rastet e krimeve të luftës. Struktura institucionale, kur e kemi pranuar këtë çështje nga EULEX-i, është dashur t’i ndërtojmë mekanizmat e brendshëm, në mënyrë që të jemi të gatshëm të përballemi me sfidat.. sfidë shumë e madhe mungesa e bashkëpunimit juridik ndërkombëtare, në theks të veçantë me Serbinë por edhe me vende të tjera, ish gjykatën penale e Jugosllavisë. Te gjitha provat gjenden ne serbi apo jashtë territorit të Kosovës, por edhe të pandehurit. Mungesa e këtij bashkëpunimi është një sfidë e madhe. Tani kemi një mundësi të paraqesim aktakuza në mungesë, gjykimi në mungesë nuk është për herë të parë. Është zgjidhja më e mire dhe po mundohemi me apliku. Në kuadër të kësaj, është mungesa e një data baze të veçantë të rasteve të krimeve të luftës, identifikimi i provave është një sfidë e madhe, shume informacione ekzistojnë por janë të shpërndara. Frika që nuk ka informacion nuk ekziston, por ato duhet mbledhur dhe vendosur ne një vend në shërbim të prokurorisë speciale”, tha Morina.

Nga ana tjetër, zëvendëskryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Naim Rudari, tha se një prej sfidave për këtë institucion mbetet gjykimi në mungesë, të cilin shumica e avokatëve nuk po e pranojnë edhe pse bëhet fjalë për detyrë zyrtare.

Rudari: Ka sfida për gjykimin në mungesë

“Po e shohim se është përforcuar, janë shumëfishuar edhe aktakuzat, ndonëse është e vështirë për prokurorinë për të mbledhur provat, pasi kanë kaluar shume vite pas luftës. Nevojitet për ta argumentuar secilindo krim. Kemi persona që kërkojnë drejtësi, ndonëse prokuroria na ka kundërshtarë në aspektin profesional, por në këtë rast oda e avokatëve dhe prokuroria kemi sfida me angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare në gjykimin në mungesë. Gjykimi në mungesë është institut i ri tek ne, akoma ka nevojë për përgatitje, trajnime, aplikimin e këtij institucioni me profesionalizëm të lartë.. ne jemi munduar që t’i bindim përveç detyrimit është ndihmesë në drejtësi. Na mungojnë trajnimet sidomos nga ekspertë ndërkombëtarë të kësaj fushe, ka vështirësi të aplikimit të gjykimit në mungesë”, tha Rudari.

The post Korniza e vjetruar ligjore dhe mungesa e një databaze vështirësojnë hetimet për krimet e luftës në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krime
Autoritetet e instaluara nga Rusia në Krimenë e pushtuar pezulluan shitjen e karburanteve për individë dhe biznese, për shkak të një mungese të theksuar të tyre dhe një sezoni të dobët turistik.

Sergei Aksyonov, kreu prorus i gadishullit, të cilin Moska e aneksoi në mënyrë të paligjshme nga Ukraina në vitin 2014, tha se, nga 21 qershori, pikat e karburanteve në Krime nuk do t’i shesin askujt, përveç agjencive shtetërore.

“Karburanti do të furnizohet ekskluzivisht për agjencitë shtetërore përgjegjëse për mirëmbajtjen e shërbimeve thelbësore dhe garantimin e sigurisë”, tha Aksyonov në një video të shkurtër, të shpërndarë në Telegram.

Ai nuk dha ndonjë afat të qartë se kur do të rifillojë shitja e karburanteve.

Autoritetet ruse në Krime kanë pasur prej kohësh vështirësi për të siguruar furnizime të mjaftueshme për rreth 2 milionë banorët, përfshirë ujë dhe ushqim.

Tani, në sfondin e zhvillimeve të fundit në luftën në Ukrainë, në fokus ka dalë edhe mungesa e karburanteve.

Gjatë muajve të fundit, ushtria ukrainase ka shtuar sulmet me dronë, duke goditur kamionët që transportojnë karburante drejt Krimesë.

Ky rajon lidhet me Rusinë vetëm përmes Urës së Kërçit dhe një korridori rreth 100 kilometra të territorit të pushtuar ukrainas.

Po ashtu, Ukraina ka goditur edhe rafineritë e naftës, tubacionet dhe infrastrukturën tjetër energjetike në Rusi.

Këto sulme kanë ndikuar në mungesën e karburanteve jo vetëm në Krime – ku ekonomia varet shumë nga turistët rusë – por edhe në pjesë të tjera të Rusisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka përshkruar këto sulme si “sanksione me rreze të gjatë” kundër Rusisë, e cila financion në masë të madhe luftën e saj në Ukrainë përmes të ardhurave nga nafta.

Gjatë raportimit të tij më 21 qershor, Zelensky tha se forcat ukrainase kanë goditur “logjistikën detare që përdoret për transportimin e naftës në rajonin rus të Krasnodarit dhe një depo nafte në Kërçin e pushtuar përkohësisht”.

“Përveç kësaj, janë goditur me sukses objekte të logjistikës ushtarake, si dhe katër stacione radarësh që u përkasin sistemeve të mbrojtjes ajrore… Rusia kupton vetëm forcën, dhe forca jonë me rreze të gjatë po funksionon padyshim për paqen”, shtoi ai.

Aksyonov konfirmoi se sulmet kishin në shënjestër Kërçin në Krime dhe tha se katër persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën nga sulmi ukrainas.

Ai nuk specifikoi nëse ndonjë objekt nafte në zonë është goditur. Kanalet ruse dhe ukrainase në Telegram publikuan pamje që tregonin tym të zi që ngrihej nga zona. Radio Evropa e Lirë nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto raportime. /REL

The post Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krime appeared first on Albeu.com.

Akuzohet për krime lufte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu
Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë ka lëshuar urdhër arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Gaza. Për të njëjtën akuzë, u lëshua urdhër arrest edhe për ish ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Kjo gjykatë lëshoi urdhër arrest edhe për zyrtarin e Hamas, Mohammed Diab Ibrahim Al- Masari, për rolin e tij në sulmin terrorist të 7 tetorit.

The post Akuzohet për krime lufte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu appeared first on Albeu.com.

Arrestohen në Kosovë 5 të dyshuar për krime lufte ndaj viktimave civile shqiptare
Një hetim disamujor i Prokurorisë Speciale në Kosovë ka çuar sot në arrestimin e pesë personave të dyshuar për kryerje të krimeve të luftës ndaj viktimave civile shqiptare.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se pesë personat në prill të vitit 1999 në disa fshatra vranë, plagosën, dogjën, rrëmbyen, dhunuan, maltretuan e torturuan civilët shqiptarë.

Përveç viktimave, këta të pesë dyshohen edhe për një sërë dëmesh të tjera në objekte si dhe dëbimin e popullatës.

“Në kuadër të këtij aksioni, me urdhër të Prokurorit Special, janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, njoftoi Prokuroria Speciale.

The post Arrestohen në Kosovë 5 të dyshuar për krime lufte ndaj viktimave civile shqiptare appeared first on Albeu.com.

Raportimi i Fondit Shëndetësor zbulon krime të tjera ç’njerëzore me ilaçet dhe vjedhjet me Check-up
Raportimi i drejtuesve të Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Komisionin e Shëndetësisë më 1 korrik 2024, ka zbuluar krime të tjera, që qeveria vazhdon të bëjë me Check-up  dhe ilaçet, kundër pacienteve me kancer e të sëmurëve kronikë që rimbursohen.

Me urdhër të ish-ministrit Ilir Beqja, në janar 2016, ata mjekë familjeje që nuk plotësojnë numrin e analizave të “Check-up”, të alternuara mes moshave 35-70 vjeç, gjobiten me 1 pagë mujore.

Ndërsa ish-ministrja Ogerta Manastirliu në muajin dhjetor 2017, përveç gjobës shtoi dhe një masë tjetër ndëshkuese, që është akoma në fuqi me këtë përmbajtje: shkarkohen mjekët e familjeve, që nuk plotësojnë numrin e analizave “Check-up” për 3 muaj radhazi.

Hetimi i SPAK për “Check-up” e vërtetoi këtë skandal, por dhe shefat e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, pranuan, se për shkak të këtij presioni banditesk gjobash e largimi nga puna, mjekët e familjeve janë detyruar të deklarojnë numër fiktiv analizash me lista emërore false.

Me këtë mashtrim, Vilma Nushi ka përfituar nga 4-6 milionë Euro në vit, ose afro 55 milionë Euro për punë të pa kryer gjatë viteve 2015-2023, të cilat Fondi i Kujdesit Shëndetësor i ka paguar, megjithëse e ka ditur që 40% e numrit të analizave nuk janë kryer realisht, madje ka marrë dhe nga 1-2 milionë Euro TVSH çdo vit, kur kjo PPP nuk duhet të marrë rimbursim.

Krimi tjetër me pacientët, i zbuluar në Fondin e Kujdesit Shëndetësor, bëhet me sasinë dhe cilësinë e ilaçeve kryesore e të sëmundjeve të rënda, që marrin qendrat spitalore e spitalet rajonale; me sasinë e llojet e ilaçeve që rimbursohen dhe numrin e të sëmurëve të rimbursuar.

Krimi është ky: Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, për çdo 1 mijë pacientë me sëmundje të rënda, ilaçet sigurohen vetëm për 100 pacientë; ndërsa në çdo 1 mijë pacientë me sëmundje kronike, në listën e rimbursimit futen 300 të sëmurë, sepse për kaq ka akorduar fond qeveria.

Shefat e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, pranuan se numrin e pacientëve dhe llojet e ilaçeve që do jepen me ribursim, i caktojnë mjekët e familjeve; por ata janë urdhëruar, që në receta t’u shënojnë vetëm 30-40% të sasisë së ilaçeve e vetëm ato ilaçe me çmime të lira.

Mjekët janë urdhëruar, të mos shtojnë asnjë të sëmurë kronikë në lista rimbursimi, pa hequr aq sa të sëmurë do shtojnë; por dhe të mos japin për rimbursim, asnjë ilaç të sëmundjeve të rënda.

Sepse për kaq sasi e lloje ilaçesh akordon fonde qeveria, ndërsa kur nuk ka ilaçe, janë urdhëruar të vonojnë me 10 ditë deri në 2 javë, dërgimin e recetave elektronike nëpër farmaci, duke mashtruar pacientët me refrenin: “Nuk punon sistemi i Fondit të Kujdesit e Sigurimit Shëndetësor”!

Krimi tjetër që bëhet ndaj të sëmurëve me kancer dhe ndaj të sëmurëve të tjerë spitalor, është mungesa e ilaçeve të shtrenjta në QSUT, Spitalin e Fëmijëve, Onkologjik, Spitalin e Traumës,  Spitalin “Shefqet Ndroqi”, 2 qendrat spitalore Obstreti-Gjinekologji dhe në 12 spitalet rajonale, ku qeveria financon vetëm 35-40%  të sasisë së tyre, pa llogaritur vjedhjet me tenderët.

Vlera financiare për të furnizuar spitalet me krejt nevojat për ilaçe, duhet të jetë mesatarisht 155 milionë Euro në vit, ndërsa qeveria akordon vetëm 67 milionë Euro në vit, duke detyruar mjekët, të bëjnë pazare me ryshfete dhe pacientët t’i blejnë ilaçet te farmacitë private./Pamfleti

The post Raportimi i Fondit Shëndetësor zbulon krime të tjera ç’njerëzore me ilaçet dhe vjedhjet me Check-up appeared first on Albeu.com.

Serbia arreston një person të dyshuar për “krime lufte” në Kosovë më 1999
Policia serbe e ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e “krimeve të luftës” në vitin 1999 në Kosovë, tha të mërkurën ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq.

Në një njoftim për media, Ministria serbe nuk tregoi se shtetas i cilit vend është i arrestuari, por e identifikoi atë me inicialet F.K., 56 vjeç.

Ai dyshohet se ka kryer “krime lufte kundër pjesëtarëve të ushtrisë Jugosllave në Koshare në maj të vitit 1999”, sipas Daçiqit.

“Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar, dhe pas kallëzimit penal për veprën penale për krime lufte ndaj të burgosurve, kanë ndaluar per intervistim dhe procedim te metutjeshme te Prokurorise per krime lufte të dyshuarin F. K. (1968)”, thuhet në njoftim.

Nuk është e qartë se kur u arrestua ai.

Beteja e Koshares u zhvillua në komunën e Gjakovë gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitin 1999, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë së Serbisë.

Beteja zgjati disa javë në pranverën e atij viti, duke lënë dhjetëra luftëtarë të vrarë në të dyja anët.

Ndërkohë, autoritetet serbe i kanë arrestuar katër shtetas kosovarë së voni, duke i akuzuar për krime lufte.

Autoritetet kosovare e kanë cilësuar si arbitrare dhe të padrejta arrestimin në Serbi të qytetarëve kosovarë për akuzat për krime lufte. Ato e kanë kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre.

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka kërkuar përmes një letre javën e kaluar homologes së vet serbe transferimin e shtetasve të Kosovës, që po mbahen në Serbi.

Por, të mërkurën, ajo tha se vështirë se Serbia do t’i përgjigjet kërkesës së autoriteteve kosovare për ekstradimin e shtetasve të Kosovës, për shkak të mosbashkëpunimit të vazhdueshëm juridik.

Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova ka juridiksion të njohur ndërkombëtarisht mbi trajtimin e veprave që kryhen brenda territorit të saj.

Serbia, në strategjinë e vet kombëtare 2021-2026 për ndjekje të krimeve të luftës, pretendon se ka juridiksion për të vënë drejtësi për krimet e kryera gjatë konflikteve të armatosura në vitet ’90.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkepunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare.

The post Serbia arreston një person të dyshuar për “krime lufte” në Kosovë më 1999 appeared first on Albeu.com.

Kosovë, arrestohet një person për krime lufte
Në Leposaviç është arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë luftës në Kosovë, në rajonin e Gjakovës.

Përmes një njoftimi, Polica tha se ndaj të dyshuarit, i nacionalitetit serb, më 20 qershor Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal.

Policia tha se arrestimi u krye në bazë të një plani taktik, të realizuar në bashkëpunim me agjentët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

“Të dyshuarit, me urdhër nga organet e drejtësisë i është bastisur shtëpia në Leposaviç ku hetuesit kanë konfiskuar dëshmi relevante, të cilat do të trajtohen gjatë procedurës së mëtejme hetimore”, u tha në njoftim.

The post Kosovë, arrestohet një person për krime lufte appeared first on Albeu.com.

Rrëzohet një avion luftarak rus afër Krimesë
Një avion luftarak rus, Su-35, është rrëzuar të enjten në afërsi të qytetit e uzurpuar Sevastopol, tha guvernatori i emëruar nga Rusia në gadishullin ukrainas, Mikhail Razvozhayev.

“Një avion ushtarak ra në det… objektet civile nuk janë dëmtuar”, tha Razvozhayev në Telegram.

Piloti e braktisi me kohë avionin dhe u gjet nga ekipet e shpëtimit rreth 200 metra larg bregdetit, tha Razvozhayev, duke shtuar se jeta e tij nuk është në rrezik.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka komentuar rreth raportimeve për rrëzimin e avionit ushtarak.

Kanalet ruse në Telegram raportuan më herët se një avion luftarak ruse, Su-35, u rrëzua në afërsi të Sevastopolit.

Shkaktari i rrëzimit të avionit nuk dihet.

The post Rrëzohet një avion luftarak rus afër Krimesë appeared first on Albeu.com.

Kurti: Kosova nuk i harron dhe as nuk do t’i falë krimet e kryera nga Serbia
Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan se Kosova nuk i harron dhe as nuk i fal krimet e kryera nga Serbia,

“Përvjetorët na i përtërijnë plagët e luftës. Plagët e krimeve që nuk vjetrohen. Republika e Kosovës nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia”, shkroi Kurti.

Gjithashtu, Kurti ka kujtuar masakrën e 27, 28 dhe 29 janarit të vitit 1999 në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës, duke përkujtuar 21 ushtarët e UÇK’së dhe 9 dhe civilët që ranë atje.

Postimi i Kurtit:

“Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, forcat e armatosura serbe i vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës. Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë luftëtarët dhe civilët e rënë për liri, që me sakrificën e tyre e shtruan rrugën deri te ҫlirimi i Kosovës nga Serbia okupatore. Atëbotë ranë duke luftuar 21 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëntë civilë shqiptarë. Të monumentalizuar në historinë e re të Kosovës, një çerek shekulli më pas i kujtojmë me emrat e tyre të rënët në ato ditë janari: Agim Zeneli, Agron Rama, Agush Gjocaj, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gëzim Ademaj, Gaspër Karaqi, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Prend Lleshi, Sahit Krasniqi, Sejdi Rama, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Rrustem Morina, Selman Morina, Muhamet Morina, Nusret Morina, Xhevdet Berisha, Ibrahim Kryeziu, Adem Shala, Zyber Shala dhe Rifat Shala. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, shkruan Kurti.

The post Kurti: Kosova nuk i harron dhe as nuk do t’i falë krimet e kryera nga Serbia appeared first on Albeu.com.

Ukraina thotë se ka shkatërruar një anije ruse në Krime: Po humbasin dalëngadalë flotën dhe ndikimin në Detin e Zi
Forcat ukrainase sulmuan të martën me raketa anijen ruse “Novocherkassk”, duke i dhënë një goditje të re flotës së Rusisë në Detin e Zi.

ëdhënësi i komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës Yurii Ihnat i tha Zërit të Amerikës se ushtria ukrainase posedonte informacion për vendndodhjen e anijes si dhe për sistemet mbrojtëse në atë zonë.

Zëdhënësi Ihnat e cilësoi “operacionin jashtëzakonisht të vështirë duke shtuar se fundosja e një anije të tillë nuk është lehtë.

Sipas tij, ushtria e Ukrainës po përmirëson aftësinë për të realizuar sulme me përpikmëri të lartë dhe Rusia “po humb, dalëngadalë, flotën dhe ndikimin e saj në Detin e Zi.”

Zëdhënësi Ihnat nuk arriti të konfirmojë nëse anija e goditur “Novocherkassk” transportonte dronë të prodhuar në Iran, por tha se nuk mund ta përjashtonte një gjë të tillë apo se anija kishte municione të aleatëve të Rusisë, të parashikuara për t’u përdorur në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sulmi ukrainas ka dëmtuar anijen Novocherkassk në një bazë në Feodosia.

Guvernatori pro-rus i Krimesë Sergei Aksyonov tha në Telegram se si paspojë e sulmit ishte vrarë një person dhe ishin plagosur dy të tjerë.

Sipas agjencive ruse të lajmeve Presidenti Vladimir Putin ishte njoftuar për sulmin.

Ushtria e Ukrainës njoftoi gjithashtu të martën se kishte rrëzuar 13 nga 19 dronë që Rusia kishte lëshuar gjatë natës. Dronët ishin shkatërruar në Odesa, Kherson, Mykolaiv dhe rajonin e Khmelnytskyi-t.

Rusia tha të hënën se forcat e saj morën qytetin strategjik të Maryinka-s në Ukrainën lindore, por Kievi hodhi poshtë këto pretendime duke shtuar se ushtarët e saj zmbrapsën tre sulme në afërsi të këtij komuniteti të shkatërruar dhe pothuajse të boshatisur.

“Nuk është e saktë të thuhet se është marrë Maryinka,” deklaroi zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Shtupun në televizionin ukrainas pas pohimeve të Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu të bëra gjatë takimit të transmetuar në televizion me Presidentin Putin.

“Luftime në Maryinka po vazhdojnë,” deklaroi zyrtari ukrainas Shtupun. “Aktualisht, ushtarët tanë janë përbrenda kufijve administrativ të Maryinkës, por qyteti është shkatërruar plotësisht.”

Maryinka është qytet relativisht i vogël – me një popullatë më pak se 10 mijë banorë – por sipas shërbimeve britanike të zbulimit, ushtria ruse po synon ta marr për të avancuar drejt perëndimit dhe për ta mbrojtur më mirë Donjeckun e okupuar.

Ukraina njoftoi të hënën se ka siguruar 1.34 miliardë dollarë, kryesisht përmes Bankës Botërore – fonde që do të përdorën pjesërisht për të kompensuar programet sociale për shkak të shpenzimeve buxhetore për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministria e Financave shtoi se rreth 1.1 miliardë dollarë ishin hua nga Banka Botërore, një ndihmë në vlerë 190 milionë dollarë nga Norvegjia, 50 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara dhe 20 milionë nga Zvicra.

“Ndihma ndërkombëtare financiare është një kontribut i rëndësishëm për të ruajtur stabilitetin financiar dhe ekonomik të Ukrainës dhe na lejon të sigurojmë financimin e përparësive sociale gjatë luftës,” deklaroi Ministri i Financave Serhiy Marchenko.

“Që nga fillimi i luftës, qeveritë e Japonisë, Shteteve të Bashkuara, Norvegjisë dhe Zvicrës vazhdimisht kanë demonstruar përkrahjen dhe solidaritetin e tyre ndaj Ukrainës,” shtoi ai.

Të hënën në mbrëmje, një projektligj që u publikua në faqen e internetit të parlamentit ukrainas propozoi një prag të ri të moshës për mobilizim ushtarak duke e uluar atë nga 27 në 25 vjeç.

Presidenti Zelenskyy deklaroi gjatë një konferencë shtypi më 19 dhjetor se ushtria ka propozuar mobilizimin e rreth 500 mijë ukrainaseve, por se kjo ishte një “çështje e ndjeshme” e cila do të diskutohet nga ushtria dhe qeveria para se të dërgohej në parlament për miratim.

Zoti Zelenskyy, i cili ende nuk e ka mbështetur një propozim të tillë, tha se dëshiron të dëgjojë argumentet e palëve për nevojën e një mobilizimi të tillë.

“Kjo është një shifër shumë serioze,” deklaroi ai.

The post Ukraina thotë se ka shkatërruar një anije ruse në Krime: Po humbasin dalëngadalë flotën dhe ndikimin në Detin e Zi appeared first on Albeu.com.