lufta Archives - Albeu.com

Lufta në Lindjen e Mesme/ Presidenti Trump i dërgon Iranit një propozim të ri për armëpushim! Këtë herë me kushte më të ashpra
Presidenti Donald Trump, i ka kthyer Iranit një propozim të ri dhe më të rreptë për armëpushim, ndërsa ditët e fundit një marrëveshje midis Uashingtonit dhe Teheranit për t’i dhënë fund luftës dukej se po i afrohej përfundimit, raportuan dje mediat amerikane.

Sipas New York Times, duke cituar zyrtarë me njohuri për bisedimet, presidenti amerikan shtrëngoi disa nga kushtet e propozimit të mëparshëm dhe ia dërgoi këtë plan të ri Teheranit.

NYT nuk ishte në gjendje të specifikonte ndryshimet që presidenti republikan bëri në kushtet e një marrëveshjeje.

Megjithatë, sipas Axios, ai dëshiron të forcojë qëndrimin e Uashingtonit për disa çështje që ai i konsideron të rëndësishme, siç është fati i materialeve bërthamore të Republikës Islamike.

Trump ka deklaruar vazhdimisht se Teherani nuk mund të sigurojë armë bërthamore dhe kërkon shkatërrimin e rezervave të uraniumit të pasuruar shumë të Iranit.

Çështja bërthamore është një nga pikat kryesore të ngërçit në negociatat për t’i dhënë fund luftës që filloi më 28 shkurt me sulmin izraelito-amerikan ndaj Republikës Islamike.

Ndër prioritetet e tjera të presidentit është hapja dhe çminimi i Ngushticës së Hormuzit nga Irani, të cilin ky i fundit e ka mbyllur në mënyrë efektive që nga fillimi i luftës.

Kushtet e reja të Trump në këtë propozim të ri ka të ngjarë t’i zgjasin më tej negociatat. Burime amerikane i thanë AFP-së se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk kishte marrë vendim për të nënshkruar një propozim që ishte në zyrën e tij të premten pas një takimi në Dhomën e Situatave.

Më vonë atë mbrëmje, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump do të nënshkruante një marrëveshje me Iranin vetëm nëse respektohen “vijat e kuqe” që ai ka vendosur.

The post Lufta në Lindjen e Mesme/ Presidenti Trump i dërgon Iranit një propozim të ri për armëpushim! Këtë herë me kushte më të ashpra appeared first on Albeu.com.

Në vitin e pestë të luftës, Ukraina po rikthen territore
Fushat pranverore dhe rrugët me gropa në veri të Pokrovskut janë ende të mbuluara me baltë, që u ngjitet çizmeve, rrotave, armëve dhe kutive të municionit, duke rënduar gjithçka dhe duke e bërë lëvizjen më të ngadaltë. Për të dyja palët, si për ukrainasit ashtu edhe për rusët. Kur duhet të dërgosh ujë dhe karburante për ushtarët në llogore dhe bunkerë, detyrohesh të përdorësh mjete që mund të lëvizin në çfarëdo terreni.

“Motori katër-rrotësh (quad bike) është më i lehtë për t’u manovruar, ka shikueshmëri më të mirë dhe mund të zbresësh shpejt në rast nevoje. Shkon aty ku makinat e zakonshme rrëshqasin dhe nuk kalojnë”, thotë një ushtar i Brigadës së 152-të Jaeger të Ukrainës, i cili do që të identifikohet vetëm me nofkën Bars.

Ai tregon se ushtarët kanë provuar të dërgojnë furnizime edhe me mjete të blinduara, por ato jo gjithmonë arrijnë në destinacion, sepse ekziston rreziku i minave ose sulmeve me dronë.

Ky është fillimi i sezonit të pestë të luftimeve të Ukrainës kundër agresionit të Rusisë, e cila ka një ushtri më të madhe dhe më të armatosur.

Megjithatë, kjo pranverë është ndryshe.

“Momentalisht, situata e përgjithshme për ukrainasit duket më e mirë seç ka qenë në disa vite, ndonëse ende ka rreziqe të konsiderueshme”, thotë Pasi Paroinen, analist ushtarak në “Black Bird Group”, një organizatë kërkimore finlandeze.

Sipas ekspertëve të fushëbetejës dhe analistëve ushtarakë, në mes të majit, forcat ukrainase rimorën më shumë territor nga trupat ruse sesa humbën – për herë të dytë këtë vit.

Por, këto fitore janë të vogla dhe nuk përbëjnë ndonjë kthesë vendimtare në luftë.

Disa prej tyre lidhen edhe me mënyrën se si llogariten ndryshimet në terren.

Për shkak të ndryshimeve në taktika dhe teknologji, analistët thonë se është pothuajse e pamundur të përcaktohet një vijë e qartë fronti, ku mund të matet saktë territori i fituar apo i humbur.

Në përgjithësi, sipas grupit “DeepState”, përparimet ruse janë ngadalësuar pothuajse plotësisht deri në mes të majit.

Në fakt, rusët kanë humbur terren, duke shënuar një humbje neto territoriale, sipas këtij grupi monitorues që ka lidhje me ushtrinë ukrainase.

Këto gjetje përputhen edhe me ato të Institutit për Studime të Luftës me bazë në SHBA.

“Valët ende nuk janë kthyer plotësisht në favor të Ukrainës dhe nuk ka gjasa që ukrainasit të mund të ndërmarrin ndonjë kundërofensivë të madhe së shpejti”, thotë Paroinen.

“Por, Rusia ka vështirësi në avancim, dhe lufta aktualisht po shkon drejt një ngërçi – të përkohshëm?”, shton ai.

“Ky muaj e ka ndryshuar dinamikën në favorin tonë, në favor të Ukrainës”, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 19 maj.

“Po i mbajmë më mirë pozicionet tona dhe po shkaktojmë më shumë dëme”, tha ai.

Me përmirësimin e motit, toka thahet dhe bimësia shtohet. Për pasojë, luftimet intensifikohen.

Sipas vëzhguesve ukrainas, rusë dhe perëndimorë, kjo po ndodh njësoj si në vitet e kaluara.

Ekspertët thonë se, për shkak të përdorimit masiv të dronëve dhe teknologjive të reja, nuk ka më një vijë të qartë fronti.

Në vend të saj ekziston një “zonë vdekjeje” – një hapësirë e rrezikshme edhe pas vijave të frontit, ku ushtarët dhe furnizimet janë vazhdimisht në shënjestër.

Në kundërsulmet e janarit dhe shkurtit, Ukraina fitoi rreth 37 km² territore, kryesisht pranë Hulljajpoljes, por Rusia arriti të rikuperojë një pjesë të tyre.

Në fillim të majit, Ukraina shënoi disa përparime të vogla në rajonin e Harkivit, pranë Kupianskut – një qytet që e kishte rimarrë në vitin 2022, e kishte humbur dhe rikthyer sërish vitin e kaluar.

Më 15 maj, Ukraina mori edhe fshatin Odradne.

Megjithatë, hera e fundit kur Ukraina rimori territore në shkallë të gjerë, ishte në fund të vitit 2022, gjatë ofensivave në Harkiv dhe Herson.

“Në realitet, iniciativat mbeten ende kryesisht në anën e rusëve, edhe pse ata po hasin në vështirësi”, thotë Paroinen.

“Muajt e ardhshëm të verës ka të ngjarë të tregojnë më qartë nëse forcat ruse janë bllokuar përfundimisht…”, shton ai.

Për pjesën më të madhe të luftës, Rusia ka avancuar me forcë brutale, duke përdorur një numër jashtëzakonisht të madh ushtarësh.

Shumë prej tyre përfundojnë në sulme të drejtpërdrejta të këmbësorisë.

Revista “The Economist” ka vlerësuar se midis 280.000 dhe 518.000 ushtarë rusë janë vrarë, ndërsa numri total i viktimave – të vrarë dhe të plagosur – varion nga 1.1 deri në 1.5 milion.

Në raportin e saj vjetor të publikuar muajin e kaluar, agjencia holandeze e inteligjencës ushtarake vlerësoi se numri i të vrarëve rusë ka kaluar 500.000, ndërsa i të vrarëve dhe të plagosurve ka arritur në 1.2 milion.

Gjithashtu në prill, ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha se synimi është të vriten ose plagosen më shumë ushtarë rusë sesa rekrutohen aktualisht – rreth 35.000 në muaj.

“Ne po e bëjmë çdo metër të territorit ukrainas jashtëzakonisht të kushtueshëm për armikun”, tha Mykhaylo Fedorov.

Megjithatë, as Ukraina – me një popullsi rreth një të tretës së asaj të Rusisë – nuk ka kaluar më mirë.

Agjencia holandeze vlerëson se numri i të vrarëve, të plagosurve dhe të zhdukurve ukrainas është rreth 500.000 – një shifër që përputhet edhe me ato të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington: 500.000 deri në 600.000 viktima dhe deri në 140.000 të vrarë deri në fund të vitit 2025.

Sipas zyrtarëve holandezë, “tendencat nuk janë në favor të Ukrainës”, sepse ndryshe nga Rusia, ajo nuk është në gjendje ose mezi arrin t’i zëvendësojë humbjet.

Ndërsa Kupiansku ka qenë një nga pikat më të forta për Ukrainën përgjatë vijës së kontaktit prej rreth 1.100 kilometrash, zona përreth qyteteve të Donjeckut, Kramatorsk dhe Sllovjansk – e njohur nga ukrainasit si “brezi i fortifikimeve” – ka qenë më problematike.

Zyrtarët rusë kanë bërë të qartë se marrja e këtyre dy qyteteve është prioritet, qoftë me forcë, qoftë përmes diplomacisë.

Që nga fillimi i vitit, forcat ruse janë afruar gradualisht drejt Kostjantnivkës – qytet përgjatë një linje hekurudhore rreth 30 kilometra në jug të Kramatorskut.

Paroinen thotë se Kostjantinivka ka gjasa të jetë “beteja” e kësaj vere dhe ai parashikon se Rusia mund ta marrë atë deri në fund të sezonit veror.

Megjithatë, marrja e qytetit “nuk ka gjasa të shkaktojë ndonjë kolaps lokal për ukrainasit”.

Edhe Limani, që ishte cak i një përpjekjeje të dështuar ruse në mars, mbetet në rrezik, kryesisht për shkak të njësive të lodhura ukrainase që e mbrojnë atë.

Në jugperëndim të Limanit, rreth 200 kilometra larg, trupat ruse kanë avancuar drejt Hulljajpoljes, duke lëvizur ngadalë drejt nyjës më të madhe të Orihivit.

Pamundësia e forcave ruse për të arritur një nga objektivat kryesore strategjike të Kremlinit – marrjen e plotë të rajonit të Donjeckut në Ukrainë – ka bërë që Moska të mbështetet edhe në diplomaci – si alternativë.

Përfaqësuesit rusë janë takuar disa herë me homologët e Shtëpisë së Bardhë që kur presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur mandatin e tij të dytë në janar të vitit të kaluar.

I dërguari kryesor amerikan, Steve Witkoff, është takuar tetë herë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Megjithatë, përpjekjet e mbështetura nga SHBA-ja, aktualisht, janë të ngrira, nëse jo praktikisht të bllokuara, pasi administrata Trump është e fokusuar në luftën me Iranin – një konflikt që tashmë ka hyrë në muajin e tretë, me një armëpushim të brishtë dhe pa një zgjidhje të qartë në horizont.

Edhe Ukraina ka shfrytëzuar avantazhin jashtë fushëbetejës, duke përdorur dronët për të goditur rafineritë e naftës ruse, terminalet e eksportit dhe objektiva të tjera thellë brenda territorit rus.

Këto sulme duket se e kanë shqetësuar Kremlinin, i cili, madje, është detyruar ta zvogëlojë paradën vjetore të Ditës së Fitores si pasojë e situatës.

“Lufta po bëhet gjithnjë e më jopopullore në Rusi, dhe ka gjasa që Rusia të përballet me sfida në rritje për financimin e saj dhe për dërgimin e vazhdueshëm të fuqisë njerëzore”, thotë Paroinen.

“Nga ana tjetër, Ukraina po i intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse dhe logjistikës në fushëbetejë, ndërkohë që po ndërton edhe kilometra të tëra pengesash pas vijave të frontit”, përfundon ai./REL

The post Në vitin e pestë të luftës, Ukraina po rikthen territore appeared first on Albeu.com.

Lufta me Iranin, Trump: Do ta përfundojmë punën së shpejti, nuk do të ketë armë bërthamore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë tha se nuk do ta lejojnë Iranin të ketë armë bërthamore.

“Do të bëjmë një udhëtim të vogël në një vend të quajtur Iran. Duhet t’i pengojmë ata të mendojnë për armët bërthamore dhe nuk do t’i lejojmë të kenë një armë të tillë”, deklaroi Trump para të pranishmëve.

Presidenti amerikan shtoi se administrata e tij ka bërë “një punë të jashtëzakonshme” dhe se çështja do të zgjidhet “shumë shpejt”.

“Shpresoj që ta bëjmë në një mënyrë shumë të këndshme”, u shpreh ai, duke nënvizuar se objektivi i SHBA-së mbetet ndalimi i Iranit për të zhvilluar armë bërthamore.

The post Lufta me Iranin, Trump: Do ta përfundojmë punën së shpejti, nuk do të ketë armë bërthamore appeared first on Albeu.com.

Pentagoni: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29 miliardë dollarë! Ekspertët thonë se do të kushtojë të paktën 1 trilion dollarë
Pentagoni ka deklaruar se kostoja e konfliktit me Iranin ka arritur në 29 miliardë dollarë, një shumë më e lartë se vlerësimi prej 25 miliardë dollarësh që ishte paraqitur në Kongres vetëm dy javë më parë.

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, shifra e re përfshin kostot e përditësuara për riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve ushtarake, si edhe shpenzimet operacionale të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme.

Më herët, CNN raportoi se vlerësimi fillestar prej 25 miliardë dollarësh ishte nënvlerësuar, pasi nuk përfshinte dëmet dhe kostot e riparimit të bazave amerikane në rajon.

Megjithatë, ekspertja e politikave publike në Shkollën Kennedy të Harvardit, Linda Bilmes, paralajmëron se kostoja reale për taksapaguesit amerikanë mund të arrijë të paktën në 1 trilion dollarë.

Në një analizë të publikuar në muajin prill, Bilmes ndau kostot e luftës në dy kategori: afatshkurtra dhe afatmesme-afatgjata.

Sipas saj, kostot afatshkurtra përfshijnë municionet ushtarake si raketat, bombat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore, mirëmbajtjen e grupeve të aeroplanmbajtëseve, mbështetjen për personelin ushtarak dhe humbjet në pajisje, përfshirë avionët luftarakë dhe dronët.

Ajo thekson se zëvendësimi i armëve moderne është shumë më i kushtueshëm se vlera e tyre fillestare. Për shembull, një raketë Tomahawk që vlerësohej rreth 2 milionë dollarë, sot mund të kushtojë deri në 3.5 milionë dollarë për t’u zëvendësuar.

Ndërkohë, kostot afatmesme dhe afatgjata përfshijnë rindërtimin e infrastrukturës ushtarake gjatë 4-5 viteve të ardhshme, furnizimin me sisteme më të avancuara armësh dhe kujdesin shëndetësor për rreth 55 mijë ushtarë amerikanë të vendosur në rajon.

The post Pentagoni: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29 miliardë dollarë! Ekspertët thonë se do të kushtojë të paktën 1 trilion dollarë appeared first on Albeu.com.

Trump i zhgënjyer më NATO-n, kritika dhe për liderët europianë: Irani duhet të hapë Ngushticën e Hormuzit
Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se SHBA dhe Irani janë aktualisht në negociata, duke lënë të hapur mundësinë për një zhvillim pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Do të ishte shumë mirë nëse do të mund të bënim diçka”, u shpreh Trump, ndërsa i bëri thirrje Teheranit të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një korridor kyç për tregtinë globale të naftës.

Në një deklaratë me tone ironike, Trump e quajti atë “Ngushtica e Trumpit”, duke shtuar se nuk bëhej fjalë për një gabim.

“Nuk ka aksidente me mua”, tha ai, duke kritikuar edhe median që sipas tij do ta paraqesë deklaratën si të paqëllimshme.

Duke folur për udhëheqjen iraniane, Trump u shpreh se lideri suprem i vendit “nuk është më suprem”, ndërsa shtoi se Irani është “i vetmi vend ku askush nuk dëshiron të udhëheqë”.

Në të njëjtën kohë, Trump riktheu kritikat e tij ndaj NATO, duke shprehur zhgënjim për mungesën e mbështetjes ndaj SHBA-së në përballjen me Iranin.

“Jam shumë i zhgënjyer me NATO-n. Nëse do të kishte një luftë të madhe, ju garantoj se nuk do të ishin aty”, deklaroi ai.

Trump përmendi edhe liderët evropianë, si presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, të cilët i quajti “miq”, por i kritikoi për qëndrimin e tyre se konflikti me Iranin nuk është lufta e tyre.

“Ukraina nuk ishte lufta jonë, por ne i ndihmuam”, shtoi Trump, duke nënvizuar atë që ai e sheh si standard të dyfishtë në politikën ndërkombëtare.

The post Trump i zhgënjyer më NATO-n, kritika dhe për liderët europianë: Irani duhet të hapë Ngushticën e Hormuzit appeared first on Albeu.com.

Konflikti në Gjirin Persik/ Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Libanit
Izraeli duhet të zgjerojë kufirin e tij me Libanin deri te lumi Litani, thellë në jug të vendit, tha të hënën ministri izraelit i financave, Bezalel Smotrich.

Izraeli i ka përshkallëzuar sulmet në Liban, pasi forcat e tij bombarduan ura dhe shkatërruan shtëpi në jug të vendit ditët e fundit. Komentet e ministrit Smotrich janë më të drejtpërdrejtat deri tani nga një zyrtar i lartë izraelit për marrjen e tokës libaneze në një luftë për të cilën Izraeli thotë po e zhvillon vetëm kundër militantëve të Hezbollahut, të cilët mbështeten nga Irani.

Hezbollahu konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

Libani u përfshi në luftën rajonale më 2 mars, kur Hezbollahu lëshoi raketa drejt Izraelit. Prej atëherë, Izraeli ka urdhëruar të gjithë banorët të largohen nga pjesët në jug të lumit Litani, duke qenë se po e bombardon këtë pjesë të vendit, sepse e cilëson si bastion të Hezbollahut.

Gjatë sulmeve izraelite në Bejrut të hënën vrau një komandant të Forcës elitare Quds të Gardës Revolucionare të Iranit, tha ushtria izraelite.

Autoritetet libaneze thonë se sulmet ajrore dhe tokësore izraelite kanë vrarë më shumë se 1.000 njerëz dhe kanë detyruar më shumë se një milion të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi Izraeli ka urdhëruar banorët të largohen nga pjesë të shumta të vendit.

“Kufiri i ri izraelit duhet të jetë Litani”

Smotrich tha për një radio izraelite se fushata ushtarake në Liban “duhet të përfundojë me një të vërtetë krejtësisht ndryshe, si në lidhje me vendimin ndaj Hezbollahut, ashtu edhe me ndryshimin e kufijve të Izraelit”.

“E them këtu qartësisht… në çdo forum dhe në çdo diskutim: kufiri i ri izraelit duhet të jetë Litani”, tha Smotrich.

Smotrich, udhëheqës i një partie të vogël të ekstremit të djathtë në kabinetin e kryeministrit Benjamin Netanyahu, shpesh bën deklarata përtej politikës zyrtare izraelite.

Zyra e Netanyahut nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment mbi këto deklarata. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, kishte lënë të kuptohej më herët këtë muaj për plane për të marrë tokë libaneze, duke thënë se Libani mund të përballet me “humbje territori” nëse nuk e çarmatos Hezbollahun.

Deklaratat e Smotrich kanë bërë jehonë të madhe në Liban, i cili po përpiqet të dalë nga një cikël shumëdekadësh pushtimesh dhe okupimesh nga fqinji i tij.

Forcat izraelite kanë kryer sulme të përsëritura ndaj Libanit që nga viti 1978 dhe e mbajtën të pushtuar jugun nga viti 1982 deri në vitin 2000.

Një zyrtar libanez i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Bejruti ende mbështetet te fuqitë e huaja për të ushtruar trysni të mjaftueshëm ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës, përmes një oferte nga presidenti Joseph Aoun për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta.

Ushtria izraelite thotë se trupat e saj në Liban po kryejnë manovra tokësore dhe bastisje ndaj militantëve të Hezbollahut dhe depove të armëve, për t’i mbrojtur banorët në veri të Izraelit nga Hezbollahu, i cili ka lëshuar qindra raketa përtej kufirit që nga 2 marsi.

Qeveria libaneze ka ndaluar aktivitetin ushtarak të Hezbollahut dhe ka deklaruar se dëshiron të angazhohet në bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin./REL

The post Konflikti në Gjirin Persik/ Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Libanit appeared first on Albeu.com.

Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli njofton një valë sulmesh kundër Teheranit
Ushtria izraelite, tha se vala e saj e fundit e sulmeve kishte në shënjestër infrastrukturën në kryeqytetin iranian.

Shpërthime u raportuan në qytetin veriperëndimor të Tabrizit, ndërsa sulme të mëparshme u raportuan në qytetin Karaj, në perëndim të Teheranit, dhe në qytetin jugor të Shirazit.

“Izraeli po kryen një valë sulmesh ajrore në shkallë të gjerë kundër infrastrukturës së regjimit terrorist iranian në Teheran”, tha ushtria në një postim në Telegramit, duke shtuar më vonë se kishte filluar “një valë të re sulmesh kundër infrastrukturës terroriste të Hezbollahut në Bejrut”.

The post Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli njofton një valë sulmesh kundër Teheranit appeared first on Albeu.com.

Sekretari amerikan i Energjisë, Wright: Lufta në Iran do të përfundojë brenda disa javësh
Sekretari amerikan i energjisë thotë se lufta me Iranin do të përfundojë brenda pak javësh, dhe ndoshta më shpejt.

Chris Wright i tha ABC News: “Mendoj se ky konflikt me siguri do të marrë fund në javët e ardhshme.”

“Mund të jetë më shpejt se kaq, por konflikti do të përfundojë në javët e ardhshme.”

Më parë, ministri i jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha se Izraeli dhe SHBA-të do të vazhdojnë luftën derisa të arrihen objektivat e tyre.

The post Sekretari amerikan i Energjisë, Wright: Lufta në Iran do të përfundojë brenda disa javësh appeared first on Albeu.com.

CNN zbulon SHIFRAT: Në Irak lufta kushtoi 3 trilionë dollarë! Sa i kushton SHBA-vë një ditë e vetme lufte me Iranin?
Ditë pas fillimit të luftës me Iranin dhe pa një fund të qartë në horizont, kanë lindur pyetje rreth asaj se sa do t’u kushtojë Operacioni “Epik Fury” taksapaguesve amerikanë.

Pentagoni nuk ka ndarë një vlerësim dhe ende nuk i ka kërkuar Kongresit një projektligj shtesë për shpenzimet për operacionin.

“Kjo është e paparashikueshme dhe kështu nuk do ta dimë koston e saj derisa të mbarojë”, tha Lindsay Koshgarian, drejtoreshë e programit të Projektit të Prioriteteve Kombëtare në Institutin e Studimeve të Politikave, e cila tha se konflikti “nuk është i nevojshëm” dhe po i heq dorë politikave të tjera që mund ta “bëjnë jetën më të përballueshme për amerikanët”.

“Kostoja e luftës në Irak përfundoi në pothuajse 3 trilionë dollarë”, tha Koshgarian. “Pra, kjo luftë mund të jetë astronomike”.

CNN, ka folur me grupe ekspertësh mbi shpenzimet qeveritare. Ja një përmbledhje e asaj që ata thanë:

Më shumë se 890 milionë dollarë në ditë

Lufta po kushton rreth 891.4 milionë dollarë në ditë, sipas një grupi ekspertësh me seli në Uashington, DC, i cili analizoi informacionin që Pentagoni ka ndarë në lidhje me objektivat që ka goditur dhe asetet e përfshira në operacion.

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare parashikon që kostoja do të ulet ndërsa SHBA-të kalojnë në “municione më pak të kushtueshme” dhe ndërsa numri i dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani do të bjerë.

“Megjithatë, kostot e ardhshme do të varen kryesisht nga intensiteti i operacioneve dhe efektiviteti i hakmarrjes iraniane”, shtoi CSIS në raportin e saj.

Faktorët më të mëdhenj të kostos

Operacionet ajrore, detare dhe tokësore do të jenë shpenzimet më të mëdha, sipas analizës së CSIS.

Operacionet ajrore pritet të kushtojnë 30 milionë dollarë në ditë, dhe çmimi për operacionet detare ditore është rreth 15 milionë dollarë. Ndërkohë, operacionet tokësore do të kushtojnë 1.6 milionë dollarë çdo ditë.

Këto janë kostot ditore të aseteve më të shtrenjta:

Asetet ajrore:

Cisternë dhe ngarkesë: 9 milionë dollarë

Krahu ajror i transportuesit: 5 milionë dollarë

Luftëtar jo i fshehtë: 5 milionë dollarë

Luftëtar i fshehtë: 5 milionë dollarë

Asetet detare:

Aeroplanmbajtës: 6 milionë dollarë

Shkatërrues: 5 milionë dollarë

Asetet tokësore:

Brigada e Artilerisë: 1 milion dollarë

Batalioni i Gardës Kombëtare: më pak se 1 milion dollarë./ Mapo.al

The post CNN zbulon SHIFRAT: Në Irak lufta kushtoi 3 trilionë dollarë! Sa i kushton SHBA-vë një ditë e vetme lufte me Iranin? appeared first on Albeu.com.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit
Sekretari Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka bërë një deklaratë ndërsa konflikti midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vazhdon.

“Është koha për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të filluar negociata serioze diplomatike, pasi rreziqet mund te jenë të larta dhe situata do të dalë jashtë kontrollit”, ka thënë ai.

Guterres përmendi edhe pasojat që po lë kjo luftë, e cila është e paligjshme sipas tijm në ekonominë globale veçanërisht në vendet që janë prekur nga sulmet.

“Të gjitha sulmet e paligjshme në Lindjen e Mesme edhe më gjerë po shkaktojnë po shkaktojnë vuajtje dhe dëme të mëdha për civilët në të gjithë rajonin dhe [përbejnë një rrezik të madh për ekonominë globale. Situata mund të bëhet e pakontrollueshme” shtoi Guterres

The post Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit appeared first on Albeu.com.