mbledhje Archives - Albeu.com

Qeveria në detyrë miraton një sërë vendimesh: nga projektet kapitale te mbështetja me 3 milionë euro për mërgatën
Qeveria në detyrë e Kosovës zhvilloi sot mbledhjen e saj të rregullt, ku miratoi disa vendime që prekin infrastrukturën, zhvillimin rajonal, drejtësinë dhe ekonominë.

Ndër çështjet kryesore të aprovuara ishin rialokimi i miliona eurove për projekte kapitale në komuna, ndarja e mjeteve për mbështetjen e mërgatës, emërimi i Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Infrakos”, si dhe nisma për një marrëveshje granti që synon forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, transmeton “Bota sot”.

Po ashtu, ekzekutivi mori vendime që kanë të bëjnë me procedura shpronësimi për projekte infrastrukturore, si edhe me funksionimin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në mbledhje u miratua ndarja e 3,000,000.00 € (tre milionë euro) për zbatimin e Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Qeveria aprovoi gjithashtu ndarjen e 44,004.22 € (dyzet e katër mijë e katër euro e njëzet e dy centë) për Komunën e Shtimes, me qëllim përfundimin e projektit “Impianti për trajtimin e ujërave të zeza, Shtime”, përmes Klauzolës së Investimeve.

Një tjetër vendim ishte emërimi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore ”lnfrakos” Sh.A. Në këtë përbërje janë: Getuar Zogu, kryesues; Detrina Alishani Sopi, anëtare; Fjolla Gashi, anëtare; dhe Genc Hundozi, anëtar.

U miratua edhe Nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për KOMPAS – Projekti i Qasjes Gjithëpërfshirëse të Kosovës për Forcimin e Sistemit Shëndetësor.

Në fushën e financave dhe drejtësisë, Qeveria miratoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e 200,000.00 € (dyqind mijë euro), të dedikuara për financimin e furnizimit dhe instalimit të një gjeneratori të ri në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Po ashtu, u aprovua kërkesa e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në vlerë prej 12,513.00 € (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e trembëdhjetë euro), të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava”.

Qeveria miratoi vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,150,000.00 € në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, nën programin Projektet e Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale. Mjetet kalojnë nga kategoria e shpenzimeve kapitale, konkretisht nga projekti “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale”, në 4 (katër) projekte kapitale të reja, në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit të nënshkruara nga Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe kryetarët e komunave përkatëse.

Një tjetër rialokim u miratua në shumën 1,050,000.00 € për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në kuadër të programit Administrata Qendrore. Këto mjete, nga kategoria e shpenzimeve kapitale dhe nga projekti “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal”, kalojnë në 4 (katër) projekte kapitale, sipas 4 (katër) marrëveshjeve për mbështetje financiare të nënshkruara nga Ministri i MAPL-së dhe kryetarët e komunave përkatëse.

Po në këtë mbledhje u aprovua edhe rialokimi i 350,000.00 € (treqind e pesëdhjetë mijë euro) në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, nën programin Administrata Qendrore. Këto mjete zhvendosen nga kategoria e investimeve kapitale, përkatësisht nga projekti “Programi për Zhvillim Rajonal”, në tetë (8) projekte të investimit kapital, në pajtim me Marrëveshjet e Mirëkuptimit për bashkëfinancim të projekteve të nënshkruara nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kryetarët e komunave.

Në aspektin juridik, ekzekutivi vendosi ndalimin e ekzekutimit të Rregullores për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve telefonike në sistemin e caktimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare (Ex-Officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente.

Gjithashtu u miratua ndalimi i ekzekutimit të aktit administrativ për lartësinë e shpenzimeve të regjistrimit të Odës së Avokatëve të Kosovës, po ashtu deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente.

Qeveria emëroi edhe Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Në fushën e infrastrukturës, u miratua vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit që preken nga realizimi i projektit: Sanimi i Rrëshqitzës në rrugën: Hani i Elezit-Gorancë, Zona Kdadastrale: Rezhancë, Komuna e Hanit të Elezit.

Po ashtu, u miratua edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit që preken nga realizimi i projektit: Rehabilitimi i rrugës Rajonale R112, segmenti: Gjonaj-Bishtazhin, Zona Kadastrale: Gjonaj, Komuna e Prizrenit.

Një nga vendimet e marra ishte edhe miratimi i qiradhënies për një sipërfaqe prej 99715 metër katrorë nga sipërfaqja e përgjithshme prej 1685079 metër katrorë, sipas kërkesës së Agjencisë Pyjore të Kosovës/Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Qiraja jepet për 15 vite dhe ka të bëjë me nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror në Zonën Kadastrale Seqisht, Komuna Hani i Elezit.

The post Qeveria në detyrë miraton një sërë vendimesh: nga projektet kapitale te mbështetja me 3 milionë euro për mërgatën appeared first on Albeu.com.

Rama thërret nesër drejtuesit socialistë, fokusi te zgjedhjet lokale të 2027 dhe organizimi në bazë
Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë nesër drejtuesit socialistë në selinë rozë.

Sipas informacionit të bërë të ditur, në qendër të kësaj mbledhjeje do të jenë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027, si edhe mënyra e organizimit në bazë.

Takimi zhvillohet vetëm pak ditë pasi Rama mbajti një mbledhje të përbashkët me kabinetin qeveritar dhe grupin socialist.

The post Rama thërret nesër drejtuesit socialistë, fokusi te zgjedhjet lokale të 2027 dhe organizimi në bazë appeared first on Albeu.com.

Qeveria në detyrë formon komisione të reja dhe ia zgjat mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku ka marrë disa vendime.

Është miratuar vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Po ashtu, është miratuar edhe vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Komisionerit për Gjuhët.

Në këtë mbledhje është aprovuar edhe emërimi i Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar gjithashtu Vendimin e Qeverisë Nr. 10/230, të datës 13 nëntor 2024, që ka të bëjë me themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.

Një tjetër vendim i miratuar ka qenë vazhdimi i mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut. Ky komision është themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 11/130, të datës 22.02.2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me Vendimin Nr. 14/169, të datës 27.10.2023, Vendimin Nr. 19/218, të datës 28.08.2024, Vendimin Nr. 12/249, të datës 26.02.2025, dhe Vendimin Nr. 01/268, të datës 22.08.2025, Vendimin 10\280 të datës 19.12.2025, dhe Vendimin Nr. 16\05 të datës 19.03.2026.

Sipas vendimit, këtij komisioni i vazhdohet mandati nga data 22.06.2026 deri më datën 22.09.2026.

The post Qeveria në detyrë formon komisione të reja dhe ia zgjat mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave appeared first on Albeu.com.

Qeveria në detyrë e Kosovës mban mbledhje elektronike dhe miraton një sërë vendimesh
Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, gjatë së cilës janë aprovuar disa vendime të reja.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, një nga vendimet e marra ka të bëjë me emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Po ashtu, është miratuar edhe vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Komisionerit për Gjuhët.

Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për Mbledhjen e 24-të të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës.

Prishtinë, 19 qershor 2026.

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje elektronike Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Gjithashtu, është miratuar vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën Komisioner për Gjuhët.

Po në të njëjtën mbledhje është miratuar edhe vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar edhe Vendimin e Qeverisë Nr. 10/230, të datës 13 nëntor 2024, për themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.

Po ashtu, është miratuar vendimi për vazhdimin e mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 11/130, të datës 22.02.2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me Vendimin Nr. 14/169, të datës 27.10.2023, Vendimin Nr. 19/218, të datës 28.08.2024, Vendimin Nr. 12/249, të datës 26.02.2025, dhe Vendimin Nr. 01/268, të datës 22.08.2025, Vendimin 10\280 të datës 19.12.2025, dhe Vendimin Nr. 16\05 të datës 19.03.2026, i vazhdohet mandati nga data 22.06.2026 deri me datën 22.09.2026.

The post Qeveria në detyrë e Kosovës mban mbledhje elektronike dhe miraton një sërë vendimesh appeared first on Albeu.com.

PD mblidhet të mërkurën, priten vendime të rëndësishme
Partia Demokratike pritet të mbledhë këtë të mërkurë Kryesinë e saj, në prag të Kuvendit Kombëtar që do të zhvillohet më 30 maj.

Lajmi është bërë i ditur përmes një mesazhi të shpërndarë nga drejtuesit e PD-së për anëtarët e Kryesisë, ku janë bërë të ditura edhe çështjet kryesore që do të diskutohen në takim.

Mbledhja pritet të nisë në orën 19:00 dhe do të fokusohet në vendimmarrje të rëndësishme organizative dhe politike për forcën më të madhe opozitare.

Në qendër të diskutimeve do të jenë ndryshimet në statut, propozimet për përbërjen e organeve drejtuese, si dhe masat organizative për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar.

Sipas rendit të ditës, janë parashikuar këto pika:

1. Shqyrtimi i propozimeve të grupit të punës për ndryshimet në statut.

2. Shqyrtimi i propozimeve të kryetarit të partisë për listën e kandidatëve që do t’i propozohen Kuvendit Kombëtar për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së.

3. Masat organizative për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të 30 majit 2026.

4. Të tjera.

The post PD mblidhet të mërkurën, priten vendime të rëndësishme appeared first on Albeu.com.

“Nuk jemi përkushtuar si duhet”/ Berisha kritikon drejtuesit e PD: Nga sot, të gjithë duhet të riorganizojmë partinë
Nga mbledhja me kryetarët e degëve, kryedemokrati Berisha nuk i kurseu kritikat për të gjitha strukturat drejtuese të Partisë Demokratike

Berisha tha se kryefjala është organizimi i partisë, ndërsa tha se PD nuk është marrë në shkallën e duhur të organizimit të partisë.

“Kryefjala është organizimi dhe vetëm organizimi. Ne jemi parti e madhe. Ata që e vënë në dyshim këtë, gabojnë. Jemi parti e madhe, por kemi pasur një problem. Duhet ti njohim problemet tona. Nuk kemi marrë në shkallën e duhur me organizimin për një seri, ne nuk jemi ata që jemi përkushtuar në shkallën e duhur, energjitë për qëndrimin tone”-tha Berisha.

Nga sot dhe çdo ditë tha Berisha detyra e çdo funksionari të PD është të riorganizojë partinë.

“Sot dhe çdo ditë, kryetarë, anëtarët e kryesive, drejtues e qarqeve, koordinator, kryetarët e grup seksioneve kanë detyrën më të rëndësishme, riorganizmin e kësaj partie. Nga seksionet deri në drejtimet kryesore. Është e domosdoshme për tu përballur me situatën krijuar.  Edi Rama është në pozitë vështirë, del vetëm po pranuam ne”-përfundoi Berisha.

The post “Nuk jemi përkushtuar si duhet”/ Berisha kritikon drejtuesit e PD: Nga sot, të gjithë duhet të riorganizojmë partinë appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha mbledh kryetarët e degëve të Partia Demokratike e Shqipërisë
Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, po zhvillon këtë të hënë pasdite një mbledhje me kryetarët e degëve të partisë.

Takimi po zhvillohet më 27 prill dhe fokusohet në çështje organizative dhe politike të forcës opozitare, në një periudhë kur aktiviteti politik po intensifikohet në vend.

Sipas burimeve nga selia e partisë, në mbledhje po diskutohen zhvillimet e fundit politike, koordinimi i strukturave në terren dhe përgatitjet për angazhimet e ardhshme të Partia Demokratike e Shqipërisë.

Ky takim vjen në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme të drejtuesit demokrat me strukturat drejtuese në degë, me qëllim forcimin e organizimit të brendshëm të partisë.

The post Sali Berisha mbledh kryetarët e degëve të Partia Demokratike e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

PD mbledh Kryesinë/ Zbulohet data, ja kur do të mbahet! Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut, temat që pritet të diskutohen
Partia Demokratike do të mbledhë këtë të hënë Kryesinë e Partisë, ku do të merren vendime me rëndësi për këtë force politike.

Sipas burimeve për News24, mbledhja do të nisë në orën 12:00, dhe ku do të fillojë me diskutime për protestën e datës 22 mars.

Kjo proteste vjen pas aktit te socialisteve për të mos lejuar SPAK-un, për të arrestuar deputeten Belinda Balluku. Po ashtu në rendin e ditës së Kryesisë së PD-së, do të ketë edhe vendimmarrje për zgjedhjet që do të bëhen në degët e Partisë Demokratike.

Aktualisht në disa degë të PD-së, ka kryetar të cilëve u ka përfunduar mandati. Ndërsa një tjetër pikë e rendit të ditës, është edhe miratimi i datës se kur do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetar, e gjithashtu edhe për pozicionet e tjera të rëndësishme të partisë.

Po ashtu pika e fundit e rendit të ditës së kryesisë së PD-së, do të jetë edhe ngritja e një grupi pune, i cili do të shërbejë për të miratuar ndryshime statutore.

The post PD mbledh Kryesinë/ Zbulohet data, ja kur do të mbahet! Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut, temat që pritet të diskutohen appeared first on Albeu.com.

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Pak minuta më parë deputetët socialist kanë marrë një mesazh nga kryetari i grupit Taulant Balla për seancën e nesërme në parlament, ku do të votohen dy raportet për ish zëvendës-kryeministren Belinda Ballukun.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu e ka parë këtë mesazh nga ku Balla njofton për mbledhje grupi në orën 9:00 në ambientet e Parlamentit.

Ndërkohë në mbledhjen e fundit të Grupit të PS është votuar qëndrimi për mos të votuar dhënien autorizim SPAK për të arrestuar Ballukun.

Në kushtet kur në të tilla seanca rregullorja e Kuvendit i jep të drejtë deputetit për të cilin kërkohet arrestimi, të flasë, mbetet e paqartë nëse Balluku do ta shfrytëzojë apo jo këtë mundësi.

The post Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament appeared first on Albeu.com.

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS mbledh nesër Grupin Parlamentar/ Rama pritet që të mbajë fjalim
Nesër, Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë Grupin Parlamentar në orën 10:00, ku i pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama.

Mësohet se nesër socialistët pritet të diskutojnë një ndër çështjet më të “nxehta”, kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për lëshimin e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Raportohet se nesër do të bëhet leximi i raportit të pesë anëtarëve socialistë në Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Po ashtu, sipas Top Channel, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u ka bërë thirrje deputetëve socialistë për pjesëmarrje të detyrueshme në këtë mbledhje.

Gjithashtu bëhet me dije se një fjalim do të mbahet nga kryesocialisti Rama, ndërsa nuk përjashtohet që të flasë edhe vetë Belinda Balluku.

Sipas TCH, pritet që dy raportet, ai i opozitës dhe ai i shumicës socialiste, të lexohen, diskutohen dhe votohen në seancën e parlamentit të së enjtes, më 12 mars.

Kujtojmë se PS mblodhi më 26 shkurt Grupin Parlamentar, ku në fund u mor vendimi për ndryshimin e qeverisë.

The post Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS mbledh nesër Grupin Parlamentar/ Rama pritet që të mbajë fjalim appeared first on Albeu.com.