presidenti Archives - Albeu.com

Haziri jep sqarim pas deklarimit për postin e presidentit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar me një sqarim pas deklaratës së tij lidhur me çështjen e presidentit, duke theksuar se emri i vetëm i propozuar nga LDK-ja për presidente mbetet Vjosa Osmani.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në periudhën e afërt.

Postimi i plotë:

Sqarim për interesimin e publikut

Asgjë s’ka ndryshu. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së. Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional.

Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt.

Kërkesat politike, ndërkaq, çfarëdo natyre qofshin, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së.

Demokracia është barazvlefshme me lirinë dhe pavarësinë e Republikës.

Kauza “një parti, një shtet” është kauzë e humbur.

Askush mbi Republikën!

The post Haziri jep sqarim pas deklarimit për postin e presidentit appeared first on Albeu.com.

Fjalimi i Sejdiut në Këshillin e Sigurimit para 18 vitesh: Paralajmërimi për cenimin e sovranitetit të Kosovës
Më 20 qershor 2008, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku ngriti shqetësimin se Serbia po avanconte një politikë që udhëheqësit e saj e cilësonin si “ndarje funksionale” mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Në fjalën e tij, Sejdiu vuri theksin edhe te zhvillimet që pasuan shpalljen e pavarësisë, duke përmendur se ky hap ishte bërë në përputhje me rekomandimet e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari. Ai foli gjithashtu për njohjet e pavarësisë, të cilat në atë periudhë kishin arritur në 43, për miratimin e 40 ligjeve në Kuvend, hyrjen në fuqi të Kushtetutës, si edhe përmbylljen e periudhës së administrimit të OKB-së në Kosovë.

Ai kishte deklaruar se Serbia, gjatë asaj pranvere, kishte organizuar zgjedhje për qeveritë ilegale paralele të komunave brenda territorit të Kosovës. Sipas tij, Beogradi po ashtu kishte dekurajuar serbët etnikë që të bëheshin pjesë e qeverisë së Kosovës ose të raportonin përmes zinxhirit komandues multietnik të policisë.

“Populli i Kosovës me të drejtë është i shqetësuar për këtë kërcënim ndaj sovranitetit tonë. Ne jemi poaq të shqetësuar edhe me mesazhin që politikat e tilla ua përçojnë serbëve në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm ka propozuar gjithashtu dialog për të diskutuar aranzhmane të mundshme praktike për të adresuar kërcënimet ndaj stabilitetit. Ne jemi të hapur për këtë dialog”, kishte thënë Sejdiu.

The post Fjalimi i Sejdiut në Këshillin e Sigurimit para 18 vitesh: Paralajmërimi për cenimin e sovranitetit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Fabrizio Corsi hap rrugën për largimin e Stiven Shpendit, presidenti i Empolit: Nëse mbërrin një ofertë, do ta shqyrtojmë
E ardhmja e Stiven Shpendit mund të marrë një drejtim të ri, pas një prononcimi të shkurtër, por domethënës nga presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi. Në një intervistë për median “Trivenetegoal”, kreu i klubit italian komentoi situatën e sulmuesit të talentuar.

Sipas informacioneve, për 23-vjeçarin ka interes konkret, ndërsa mes emrave të përmendur janë Genoa, skuadër që bën pjesë në elitën e futbollit italian, si dhe Padova, e cila e mbylli sezonin në vendin e 10-të në kampionatin e dytë më të rëndësishëm.

“Deri më sot nuk kam marrë asnjë ofertë nga Padova. Megjithatë, më shumë e shoh te Genoa. Nëse vjen ndonjë ofertë, do t’i dëgjojmë. Thonë se pronarët e Padovës kanë potencial të shkëlqyer dhe janë shumë të pasur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Corsi.

Shpendi konsiderohet ndër lojtarët më të spikatur në Itali, por jo vetëm, teksa për të mund të vijë edhe mundësia e debutimit me Kombëtaren shqiptare. Aktualisht, sipas “Transfermarkt”, kartoni i tij vlerësohet me 3.80 milionë euro.

The post Fabrizio Corsi hap rrugën për largimin e Stiven Shpendit, presidenti i Empolit: Nëse mbërrin një ofertë, do ta shqyrtojmë appeared first on Albeu.com.

REL: Më shumë gjasa për president në Kosovë apo për zgjedhje?
Gjasat ekzistojnë, por ato janë të kufizuara.

Kështu i komentojnë mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës përfaqësuesit e shoqërisë civile – Mexhide Demolli nga Lëvizja Fol dhe Emir Abrashi nga Demokraci Plus.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, zhvilloi këtë javë një takim me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe paralajmëroi bisedime edhe me udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kurti dhe Abdixhiku deklaruan pas takimit se nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje, por thanë se do t’i vazhdojnë bisedimet për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Zyrën e kryeministrit Kurti për të pyetur se çfarë pritjesh ka nga këto bisedime dhe nëse zgjidhja politike është në horizont, por nuk mori përgjigje.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se kreu i kësaj partie më të madhe opozitare, Bedri Hamza, do t’i përgjigjet ftesës së Kurtit kur të specifikohet propozimi, përkatësisht kur të jetë e qartë se çfarë do të diskutohet.

“Ky konkretizim do të na ndihmonte që ne ta shqyrtonim atë në organet tona më të larta, për shembull në Këshillin Drejtues të PDK-së, dhe pastaj, pas shqyrtimit, të dalim me përgjigje konkrete”, thotë Abdullahu.

Kurti duhet të sigurojë mbështetjen më të gjerë të anëtarëve të Kuvendit të Kosovës deri më 28 prill – afat i caktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Mandati i presidentes Vjosa Osmani skadoi më 4 prill dhe pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes e mori kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën e Kosovës.

Çfarë thonë shifrat?

Sipas Kushtetutës së Kosovës, kandidati për president duhet të sigurojë dy të tretat e votave në Kuvendin me 120 deputetë – pra të paktën 80 vota.

Nëse në dy rundet e para asnjë kandidat nuk i merr votat e nevojshme, në rundin e tretë mjafton shumica e thjeshtë – prej së paku 61 votash – me kusht që në sallë të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje ka 57 mandate dhe e ka formuar Qeverinë me mbështetjen e nëntë deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Partia Demokratike e Kosovës ka 22 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.

Kurti ka thënë më herët se synon të sigurojë më shumë se 80 vota, në mënyrë që zgjedhja e presidentit të jetë e garantuar.

Cilat janë gjasat për marrëveshje?

Demolli thotë se të gjitha partitë politike kanë shprehur dëshirë për t’i shmangur zgjedhjet e reja dhe se takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut ka lënë hapësirë për vazhdimin e negociatave.

Megjithatë, ajo nënvizon se për arritjen e një konsensusi, duhet të plotësohen disa kushte: Lëvizja Vetëvendosje të pranojë një kandidat jopartiak, PDK-ja ose AAK-ja të mos i bojkotojnë seancat dhe të sigurojnë kuorumin, ndërsa LDK-ja me 15 deputetët e saj të luajë rolin e “urës” mes palëve.

“Gjasat që këto tri kushte të përmbushen brenda tri javësh, janë të vogla, por jo të pamundura, sidomos nëse ka presion të jashtëm, veçanërisht nga partnerët ndërkombëtarë si BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara”, thotë Demolli.

Abrashi vlerëson se nuk ka pasur negociata serioze me PDK-në dhe AAK-në, ndërsa bisedimet me LDK-në nuk kanë sjellë rezultate konkrete.

“Nëse kjo situatë vazhdon, ka shumë gjasa që afati të skadojë pa zgjidhje, dhe më pas të pasojë një tjetër manovër politike me zhvendosje të përgjegjësisë tek opozita”, thotë Abrashi.

Ai shton se Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe në Kuvend, duhet ta lehtësojë arritjen e konsensusit.

“Kjo mund të nënkuptojë pranimin e disa kërkesave të opozitës për të shmangur zgjedhjet e parakohshme”, thotë Abrashi, duke shtuar se dështimi mund të tregojë mungesë vullneti real për zgjidhje ose përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi postin e presidentit.

Kush mund të jetë kandidat kompromisi?

Abrashi vlerëson se një figurë jopolitike mund të sigurojë konsensus, pasi presidenti, sipas Kushtetutës, përcaktohet si “simbol i unitetit kombëtar”.

Në këtë kontekst, ai shton se nevojitet një kandidat që garanton neutralitet institucional, stabilitet dhe besueshmëri.

“Duke pasur parasysh polarizimin e thellë, është e vështirë të imagjinohet që dikush nga elita ekzistuese politike, mund ta kryejë në mënyrë efektive këtë funksion. Rruga më reale është të zgjidhet një figurë me reputacion dhe jopartiake”, thotë Abrashi.

Më 5 mars, Lëvizja Vetëvendosje emëroi Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun për pozitën e presidentit, por procesi nuk u përfundua për shkak të mungesës së kuorumit.

Një ditë më vonë, ish-presidentja Osmani nxori një dekret për shpërndarjen e Kuvendit, por Gjykata Kushtetuese e anuloi atë me arsyetimin se nuk kishte efekt ligjor.

A po abuzohet me procesin e zgjedhjes së presidentit?

Demolli vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të paraqitet si parti konstruktive, por shton se në praktikë nuk ka përparim të mjaftueshëm drejt një zgjidhjeje.

Sipas saj, edhe opozita shpesh ka përdorur obstruksionin, duke e bërë bojkotimin e seancave pothuajse reagim rutinor – gjë që ka dëmtuar edhe kulturën parlamentare.

“Në fund, kemi dy palë që pretendojnë se duan stabilitet, por secila e sheh atë përmes dominimit të vet. Kjo do të thotë se nuk është më vetëm një krizë kushtetuese, por një krizë me qëllim të përbashkët politik”, thotë Demolli.

Abrashi vlerëson se opozita është duke treguar gatishmëri për dialog, ndërsa qasja e Kurtit dhe Vetëvendosjes është më pak fleksibile.

“Pritet që opozita të mbështesë kandidatin e pushtetit, gjë që nuk është e qëndrueshme në një sistem parlamentar që kërkon bashkëpunim”, shpjegon ai.

Ai shton se Kurti, më herët, ka pasur mundësi për një marrëveshje më të gjerë, përfshirë rizgjedhjen e Vjosa Osmanit, por se kjo nuk ka ndodhur.

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha më 7 prill se është e gatshme të ndihmojë në procesin e zgjedhjes së presidentit./REL

The post REL: Më shumë gjasa për president në Kosovë apo për zgjedhje? appeared first on Albeu.com.

Çështja e Presidentit, Kurti: Pas zgjedhjeve në dimër, mund të kemi sërish zgjedhje në pranverë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë ende ftesë nga presidentja Vjosa Osmani lidhur me mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Në një konferencë për media, Kurti tha se, sipas Kushtetutës, çështja e mandatarit për herën e dytë është në diskrecionin e presidentes, por shtoi se nga zhvillimet e fundit duket se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

“Nuk kemi marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani. E dimë se për herën e dytë është në diskrecionin e saj çështja e mandatarit për formimin e qeverisë. Nga ajo që dëgjuam dje, duket se të gjithë po përgatiten për zgjedhje të reja dhe për balotazhin në zgjedhjet lokale”, tha Kurti.

Ai shtoi se është për të ardhur keq që vendi mund të përballet me disa palë zgjedhje brenda një periudhe të shkurtër kohore.

“Mbase është për të ardhur keq — përveç balotazhit, edhe dy herë të tjera zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër edhe zgjedhje në pranverë, sepse kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është e pamundur t’i bëjmë 80 deputetë për zgjedhjen e presidentes. Kemi mundur së paku këto zgjedhjet e dhjetorit t’i evitojmë,” tha ai.

Më tej duke përmendur Ligjin për Qeverinë, theksoi se mund të propozojë projektbuxhetin për vitin 2026, porse nuk do të thotë se puna mbaron aty.

“Cili do të ishte buxheti që do të kishte mazhorancën prej 61 votave, e ku dihet se duhet votuar në dy lexime projektbuxheti”, tha Kurti.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen pas dështimit të Kuvendit për të miratuar kabinetin e ri qeveritar të propozuar nga Vetëvendosje, me vetëm 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime.

The post Çështja e Presidentit, Kurti: Pas zgjedhjeve në dimër, mund të kemi sërish zgjedhje në pranverë appeared first on Albeu.com.

“Kush është presidenti i Shqipërisë?”- Rizarta Hoxha habit me përgjigjen
Blogerja Rizarta Hoxha, e cila u bë e njohur për një pjesë të publikut shqiptar pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania”, ka nxitur reagime të shumta me një përgjigje që ajo ka dhënë për një pyetje në emisionin “E Diell”.

“T’i bëj një pyetje “Gjeneratës Z“”, tha Bled Mane, duke iu referuar Rizartës, e cila ndodhej krah tij.

“Cili është presidenti i Shqipërisë?”, e pyeti Bledi-Rizartën, ndërsa kjo e fundit tha: “Ilir Meta, që është në burg?”

“Ç’rëndësi ka, ajo ka ngelur aty te ai”, tha Manushi, për të ‘zbutur’ situatën.

The post “Kush është presidenti i Shqipërisë?”- Rizarta Hoxha habit me përgjigjen appeared first on Albeu.com.

Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare që do të zhvillohet në prani të të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff, konfirmoi Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate të shkurtër.

Takimi vjen vetëm pak ditë pas një sulmi ajror izraelit që goditi objektiva të dyshuara të Hamasit në periferi të Dohas – një zhvillim që ngriti tensionet në rajon dhe vuri në pikëpyetje pozicionin e Katarit si ndërmjetës neutral në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas burimeve ndërkombëtare, sulmi izraelit ndodhi pas pretendimeve se disa zyrtarë të lartë të Hamasit po operonin nga territori i Katarit. Katari, i cili ka shërbyer historikisht si një kanal diplomatik për çështjet palestineze dhe është aleat kyç i SHBA-ve në rajon, ka dënuar sulmin, duke e quajtur një shkelje të sovranitetit të tij.

Takimi i Trump me kryeministrin e Katarit shihet si përpjekje për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, për të adresuar shqetësimet mbi rolin e Katarit në konflikt dhe për të riafirmuar mbështetjen amerikane për stabilitetin në Gjirin Persik.

Ndërkohë, vëmendja është përqendruar te reagimi i administratës Biden, e cila ende nuk ka komentuar zyrtarisht për sulmin. Takimi i Trump-it mund të interpretohet edhe si një sinjal politik për qëndrimet alternative të mundshme në politikën e jashtme amerikane, sidomos për Lindjen e Mesme.

The post Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit appeared first on Albeu.com.

Papa Leo takim me presidentin izraelit, shpreh shqetësim për situatën në Gazë dhe bën thirrje për një a*mëpushim të përhershëm
Papa Leo XIV ka diskutuar për situatën tragjike në Gaza në një takim me Presidentin izraelit Isaac Herzog të martën dhe bëri thirrje për një armëpushim të përhershëm në enklavën palestineze.  Papa bëri thirrje gjithashtu për lirimin e pengjeve që ende mbahen nga grupi islamist palestinez Hamas, tha Vatikani në një deklaratë, dhe përsëriti mbështetjen e tyre për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez.

“U shpreh shpresa për një rifillim të menjëhershëm të negociatave… me qëllim që të sigurohet lirimi i të gjithë pengjeve, të arrihet urgjentisht një armëpushim i përhershëm, të lehtësohet hyrja e sigurt e ndihmës humanitare në zonat më të prekura dhe të sigurohet respektimi i plotë i ligjit humanitar”, thuhet në deklaratë.

Herzog më parë e kishte falënderuar Papën për takimin në një postim në X dhe tha se kishte marrë një mirëpritje të ngrohtë në Vatikan.

Macron konfirmon garancitë e sigurisë për Ukrainën, 26 shtete të BE-së gati të dërgojnë trupa, Meloni refuzon

“Udhëheqësit fetarë dhe të gjithë ata që zgjedhin rrugën e paqes duhet të qëndrojnë të bashkuar në thirrjen për lirimin e menjëhershëm të pengjeve si një hap i parë dhe i nevojshëm drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë rajonin”, tha presidenti izraelit.

Vatikani nuk publikoi menjëherë detaje të mëtejshme dhe as nuk tha se sa zgjati takimi midis Papës dhe presidentit izraelit.  Leo, i cili u zgjodh nga kardinalë nga e gjithë bota në maj për të pasuar të ndjerin Papa Françesku, mbajti një ton më të kujdesshëm se parardhësi i tij kur diskutoi fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza. Françesku, i cili drejtoi Kishën Katolike Romake për 12 vjet, ka qenë një kritik i shpeshtë i Izraelit. Ai ka sugjeruar një hetim nëse Izraeli po kryen gjenocid kundër popullit palestinez, duke shkaktuar kritika të ashpra nga zyrtarët izraelitë.

Leo kohët e fundit ka shtuar thirrjet për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Javën e kaluar, ai bëri atë që e quajti një “apel të fortë” për t’i dhënë fund luftës gjatë audiencës së tij javore publike. Deklarata e Vatikanit sot ishte dukshëm më shumë se zakonisht në lidhje me takimet e Papës me udhëheqës të huaj, të cilat zakonisht regjistrojnë informacion në disa rreshta dhe nuk japin detaje specifike rreth çështjeve që diskutoi Papa.

The post Papa Leo takim me presidentin izraelit, shpreh shqetësim për situatën në Gazë dhe bën thirrje për një a*mëpushim të përhershëm appeared first on Albeu.com.

Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na kthen 20 vite pas
Kampionia evropiane e atletikës Luiza Gega ka zgjedhur të mos përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Atletikës për shtete, që nis të martën në Slloveni. Arsyeja? Një mungesë serioziteti dhe organizimi nga ana e Federatës Shqiptare të Atletikës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gega ngriti zërin ndaj mënyrës se si ishte planifikuar transporti i ekipit, me autobus, për një rrugë që zgjat 20 orë.

“M’u rikthye ndjesia e para 20 viteve. Nuk ka asgjë të keqe të udhëtosh me autobus, por është një rrugë rraskapitëse që asnjë sportist nuk duhet ta bëjë para një gare,” – shkroi ajo.

Atletja shigjetoi drejtpërdrejt presidentin e ri të federatës, Izmir Smajlaj, ish-sportist i kërcimit së gjati, i cili mori detyrën në maj të këtij viti.

“Në ditën e parë ai tha se do të mbështeste sportistët sepse e kuptonte nga përvoja. Sot e ktheu atletikën 20 vite pas.”

Një tjetër problem që Gega e cilëson si skandaloz, është mungesa e uniformave për ekipin kombëtar. Sipas saj, federata nuk ka siguruar asnjë veshje zyrtare, por sërish pret që atletët të jenë të gatshëm për të garuar.

“Uniformat e vetme i kemi nga dy vite më parë, të blera nga trajneri im me lekët e tij. Kur s’ka fonde, një president i vërtetë duhet të marrë përgjegjësi, edhe nga xhepi i vet.”

The post Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na kthen 20 vite pas appeared first on Albeu.com.

“Presidenti më i varfër në botë”! Ndërron jetë ish-presidenti Mujica në Urugua
Ish-presidenti uruguaian José “Pepe” Mujica ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

“Me trishtim të thellë njoftojmë vdekjen e shokut tonë, Pepe Mujica”, tha Presidenti Orsi në një postim në platformën X (ish Twitter), duke shtuar: “Ju falënderojmë për gjithçka që na keni dhënë dhe për dashurinë tuaj të pafundme për popullin tuaj”.

Mujica, një figurë ikonike e së majtës në Amerikën Latine, i cili shërbeu si president i Uruguait nga viti 2010 deri në vitin 2015, u diagnostikua me kancer në maj 2024. Janarin e kaluar, ai zbuloi se kanceri ishte përhapur dhe se trupi i tij i plakur nuk mund ta toleronte më trajtimin.

Në një intervistë të dhënë nga bashkëshortja e tij për Radio Sarandi dhe të transmetuar të hënën, Lucia Topolanski tha se kanceri i Jose Mujicas ishte tani në “fazën përfundimtare” dhe se ish-presidenti 89-vjeçar po merrte kujdes paliativ për të lehtësuar dhimbjen.

“Presidenti më i varfër në botë“, siç e quanin, sepse ia dha pothuajse të gjithë pagën e tij si kreu i shtetit një programi strehimi social, José Mujica e bëri Uruguain një pionier në miratimin e masave progresive në lidhje me të drejtën e abortit, martesën midis çifteve të të njëjtit seks dhe legalizimin e kanabisit (vendi i parë në botë, në vitin 2013). Ish-guerili u torturua dhe kaloi 13 vjet në burg – pjesën më të madhe të të cilave gjatë diktaturës ushtarake (1973-85). Ai u zgjodh anëtar i parlamentit, senator, u emërua ministër dhe më pas mori presidencën e vendit me 3.4 milionë banorë.

The post “Presidenti më i varfër në botë”! Ndërron jetë ish-presidenti Mujica në Urugua appeared first on Albeu.com.