prishtine Archives - Albeu.com

Dimal Basha firmos marrëveshje me Universitetin e Prishtinës për përfshirjen e studentëve dhe ekspertëve në projektet infrastrukturore
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit të Prishtinës.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka për qëllim të thellojë lidhjen ndërmjet institucioneve publike dhe botës akademike, duke u krijuar hapësirë studentëve, stafit akademik dhe ekspertëve të universitetit që të kontribuojnë në zbatimin e projekteve të ministrisë.

“Nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit të Prishtinës. Me këtë memorandum hapëm rrugën për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe botës akademike”, ka shkruar Basha.

Ai ka vlerësuar se njohuria, përvoja dhe potenciali profesional që vjen nga universiteti do të ndihmojnë në përparimin e politikave dhe projekteve infrastrukturore në dobi të qytetarëve.

Basha ka shprehur falënderim për rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, si edhe për drejtoreshën e QILT-it, Arta Basha-Jakupi, për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre gjatë këtij procesi.

Sipas ministrit në detyrë, ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm për afrimin më të madh të institucioneve shtetërore me komunitetin akademik, me synimin që projektet infrastrukturore të zhvillohen duke u mbështetur në ekspertizë profesionale dhe kërkim shkencor.

The post Dimal Basha firmos marrëveshje me Universitetin e Prishtinës për përfshirjen e studentëve dhe ekspertëve në projektet infrastrukturore appeared first on Albeu.com.

Zbulohet surpriza e madhe: Katy Perry vjen në Prishtinë për “Sunny Hill Festival!”
Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry do të jetë një nga yjet kryesorë që do të performojë në edicionin e sivjetëm të festivalit “Sunny Hill Festival” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga organizatorët e festivalit, të cilët kanë publikuar edhe një bisedë mes Dua Lipa dhe Katy Perry, ku artistja amerikane konfirmon pjesëmarrjen e saj në Kosovë për verën e këtij viti.

“Sunny Hill Festival” do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, duke sjellë në Prishtinë disa prej emrave më të njohur të skenës muzikore ndërkombëtare.

Organizatorët kanë bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të konfirmohen edhe të paktën dy artistë të tjerë të mëdhenj, të cilët do të plotësojnë line-up-in e këtij edicioni.

Festivali, i njohur si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon, pritet të tërheqë mijëra fansa nga e gjithë bota.

The post Zbulohet surpriza e madhe: Katy Perry vjen në Prishtinë për “Sunny Hill Festival!” appeared first on Albeu.com.

Taksa për veturat që hyjnë në Prishtinë, Rregullorja është në diskutim publik deri më 24 qershor
Taksë komunale për biznese si edhe ajo për veturat që hyjnë në kryeqytet, që parashihen me rregulloren e komunës së Prishtinës, të enjten do të diskutohet me qytetarët e palët e tjera.

Por përderisa të njëjtën e mbron komuna, që arsyetohen se mjetet do të përfundojnë në projekte zhvillimore, bizneset e qytetarët, shumat e parapara po i konsiderojnë si të paarsyeshme.

Aktualisht është veç në diskutim publik.

Por, ndryshimet e propozuara në Rregulloren për Tarifa, Ngarkesa e Gjoba Komunale të komunës së Prishtinës, kanë bërë bujë tash e një kohë.

Ajo parasheh pagesa prej 10 eurosh në ditë për qytetarët nga komuna të tjera që hyjnë në zona të caktuara të kryeqytetit, kurse bizneset taksë vjetore nga 300 deri në 3000 mijë euro.

1000 mijë euro parashihet të paguajnë avokatët, e një shumë e tillë, për Arbër Jasharin, nuk është e arsyeshme.

“Unë mendoj që taksat e propozuara nuk janë proporcionale pikë së pari, rrezikojnë shumë biznese dhe shumë avokat mund të vijnë në fazën që ta shqyrtojnë operimin e tyre në komunën e Prishtinës”, u shpreh Jashari.

Të njëjtën shumë sa avokatët do e paguajnë edhe sallonet e floktarisë e shërbime tjera të bukurisë, por edhe bankat.

Rikthimin e taksës komunale nga bizneset po e kundërshtojnë nga Aleanca Kosovare të Bizneseve, meqë sipas tyre, do të rrisë automatikisht edhe çmimet për konsumatorët.

“Kjo është ngarkesë për komunitetin e bizneseve në regjionin e Prishtinës kjo është e panevojshme dhe e pa arsyetueshme dhe me këtë biznesin e ngarkon e më pas biznesi edhe konsumatorin”, u shpreh kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

Më të s’po pajtohen as qytetarët.

“10 euro në javë me qenë edhe është shumë se le në ditë se Prishtina nuk është veç e qytetarëve këtu por e krejt Kosovës, është vlerë e madhe për standardin”, u shpreh një qytetar.

Por, drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Luftar Braha, thotë se taksa prej 10 eurosh, është ideuar vetëm për qendrën e kryeqytetit, ndërsa synohet të stimulohen veturat elektrike duke mos u taksuar.

Braha, komenton edhe reagimet e komunitetit te biznesit dhe qytetarëve, derisa thotë se mjetet nga kjo taksë, do të përfundojnë në projekte zhvillimore.

Draft-rregullorja aktualisht është në fazën e diskutimit publik, dhe të enjten do të trajtohet me palë të interesuara në Sallën e Kuvendit Komunal, ndërsa afati për komente dhe sugjerime është i hapur deri më 24 qershor – datë pas së cilës synohet të dërgohet për miratim.

The post Taksa për veturat që hyjnë në Prishtinë, Rregullorja është në diskutim publik deri më 24 qershor appeared first on Albeu.com.

Ministri Hoxha vizitë në Prishtinë, takim me Kurtin, Konjufcën dhe Haxhiun: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, u prit në një takim këtë të dielë nga presidentja e Kosovës Albulena Haxhiu e më pas nga kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti.

Pas takimit, ministri Hoxha zhvilloi një takim me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës Glauk Konjufca.

Konjufca u shpreh se takimet mes dy palëve janë “vëllazërore, të rregullta dhe të përhershme”, duke nënvizuar se Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat objektiva shtetërore dhe kombëtare.

“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, u shpreh Hoxha në konferencë për media pas takimit me homologun e tij Glauk Konjufca.

Ministri Hoxha, vuri në dukje se Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, ndërsa Konjufca kërkoi mbështetjen e Tiranës për përshpejtim të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Konjufca tha se orientimi strategjik i të dy vendeve mbetet rruga euroatlantike dhe vlerat perëndimore, të cilat sipas tij janë përcaktim i kombit shqiptar.

Ai u shpreh besimplotë se Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian brenda dy apo tri viteve, duke e cilësuar këtë si arritje për kombin shqiptar.

Konjufca theksoi gjithashtu se, mbështetja e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Deklarata e plotë e ministrit Hoxha në Prishtinë:

Shumë faleminderit i dashur Glauk,

Ky është një moment i veçantë për mua, madje unik për mua.

Si diplomat i Republikës së Shqipërisë, Kosova ka qenë pjesë e pandarë e tryezës sime të punës gjatë çdo dite të 36 viteve të karrierës sime diplomatike. Në detyrën që mbaj sot si kjo përgjegjësi dhe ky përkushtim bëhen edhe më të dukshme.

Prandaj, ndihem thellësisht i emocionuar të jem në Prishtinë, në këtë vizitë të parë zyrtare në Kosovë në detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, një privilegj i shumëfishtë dhe me domethënie të veçantë.

Ishte kuptimplotë që homologu i parë që unë prita në Tiranë në detyrën e re ishte Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, mikëpritësi im sot, z. Glauk Konjufca, të cilin e falënderoj përzemërsisht për mikpritjen e ngrohtë, si dhe për komunikimin e ngushtë e vëllazëror që kemi ndërtuar së bashku.

Pajtohem me gjithçka që tha Ministri. Diskutimet që patëm ishin përmbajtësore, të hapura, të sinqerta dhe vëllazërore, sepse vetëm ashtu mund të jenë bisedimet mes nesh.

Jam këtu për intensifikuar dhe thelluar më tej marrëdhënien tonë strategjike e cila ka në themel historinë e pandashme, të sotmen e ndërlidhur dhe të ardhmen e përbashkët të kombit shqiptar në të dy anët e kufirit, përmes të ardhmes së përbashkët evropiane dhe euroatlantike. Ky partneritet kërkon kujdes të vazhdueshëm, përmbajtje konkrete dhe rezultate të prekshme. Kjo është arsyeja pse isha i paduruar për të ardhur në Kosovë.

Ne në Tiranë nuk do ta themi kurrë mjaftueshëm: Kosova është prioritet absolut i politikës sonë të jashtme. Është një dimension i qartë dhe i pandryshueshëm i qeverisë dhe shtetit shqiptar.

Ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për Shqipërinë në një lidhje të ndërsjellë dhe të pandashme, sepse përparimi i Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë ecin krah për krah. Çdo dhimbje e Kosovës ndihet edhe Shqipëri, ashtu si çdo sukses dhe arritje e saj festohet njësoj edhe tek ne.

Ramë dakord se dinamikat gjeopolitike në rajon dhe në Evropë kërkojnë një intensifikim të mëtejshëm të koordinimit ndërqeveritar dhe diplomatik.

U angazhuam për përgatitjen e takimeve të radhës, si dhe për aktivizimin më funksional të Sekretariatit Koordinues, përcaktimin e qartë të fushave ku duhet të përshpejtojmë.

Bashkëpunimi ynë duhet të përkthehet në më shumë lehtësi dhe me pak burokraci; në zhdërvjelltësi zbatimi dhe koordinimi; në projekte konkrete dhe me impakt për qytetarët.

Në këtë kuadër, diskutuam për rritjen e koordinimit mes ministrive tona të jashtme, në të gjitha nivelet strukturore diplomatike, përfshirë edhe përfaqësitë tona përkatëse diplomatike.

Pas 18 vitesh, realiteti ka dëshmuar bindshëm se pavarësia e Kosovës është përkthyer në një sukses për qytetarët e saj, si dhe për paqen dhe qendrueshmërinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Republika e Kosovës është sot një shembull domethënës i ndërtimit të institucioneve demokratike, të një shoqërie të hapur dhe të barabartë, ku të drejtat dhe liritë e qytetarëve mbrohen në përputhje me standardet më të larta evropiane.

Qytetarët e Kosovës, shqiptarë, serbë apo të tjerë, jetojnë sot në një vend me më shumë liri, më shumë siguri dhe më shumë perspektivë për të ardhmen.

Kjo është një arritje që meriton njohje dhe mbështetje të mëtejshme nga komuniteti ndërkombëtar.

I ftoj të gjithë, miqtë e mbështetësit, por edhe skeptikët, brenda dhe jashtë rajonit, të kuptojnë se integrimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare është në interesin e drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë komunitetet pakicë. Për këtë arsye, anëtarësimi, i vonuar tashmë, i Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë një zhvillim pozitiv për të gjithë qytetarët e vendit. Kjo organizatë ofron mekanizmat më të avancuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të drejtave të pakicave dhe standardeve demokratike.

Në të njëjtën frymë, anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të kontribuonte në mbrojtjen dhe promovimin më të mirë të trashëgimisë së saj kulturore dhe shpirtërore në të gjithë territorin e vendit, pa dallim nëse ajo i përket traditës shqiptare, serbe apo komuniteteve të tjera.

Me Kosovën e lirë dhe demokratike, Ballkani Perëndimor është sot më paqësor, më i zhvilluar, më bashkëpunues dhe më i lidhur me Evropën dhe konsolidimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës është në interes të një rajoni më të qëndrueshëm e më të integruar evropian. Shqipëria do të vijojë të jetë plotësisht e angazhuar në këtë drejtim.

Integrimi evropian përbën ankorim strategjik në një hapësirë vlerash, sigurie dhe stabiliteti.

E përgëzova Ministrin Konjufca për zhvillimet inkurajuese në kuadër të Planit të Rritjes dhe organizimin e ekipit negociator dhe e sigurova për gatishmërinë tonë për ndihmë dhe për të ndarë çdo eksperiencë të vlefshme në këtë drejtim.

Në këtë frymë, pranimi i aplikimit të Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat nuk është dhuratë por mundësi; sepse përkthehet në përshpejtim të reformave dhe vlerave demokratike; është investim në të ardhmen e përbashkët.

Në këtë kuadër duhet parë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mendojmë se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e duhur drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe konsolidimit të paqes afatgjatë, mes dy vendeve fqinjë.

Ndryshimet gjeopolitike dhe paparashikueshmëria në rritje, na ftojnë për një qasje sa më proaktive për të kthyer kohën që kalon, nga kosto në përfitim. Një Kosovë me më shumë miq, e gjithëpranuar dhe e mirëintegruar në strukturat euro-atlantike do të jetë edhe më e fortë, më e sigurtë, edhe më e zhvilluar, edhe më e begatë.

Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe mbështetjen që Shqipëria jep dhe do të vazhdojë të japë në kuadër të NATO-s për afrimin institucional të Kosovës me strukturat euroatlantike.

Prania e NATO-s në Kosovë dhe roli i KFOR-it mbeten faktorë kyç stabiliteti, sepse pa një Kosovë të sigurt, nuk mund të ketë as rajon e as Evropë të sigurt.

Shqipëria nuk do të pranojë e as do të tolerojë ndonjëherë cënimin e sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës dhe do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës, drejtësisë dhe llogaridhënies përballë çdo akti apo individi që përbën kërcënim ndaj saj. Sulmi në Banjska dhe në kanalin Ibër-Lepenc nuk mund të harrohen dhe llogaridhënia duhet të jetë e plotë.

Kam ardhur këtu sot për të transmetuar atë që ka theksuar qartë Kryeministri Rama: kush prek Kosovën, prek Shqipërinë.

Ramë dakord se lidhjet infrastrukturore dhe energjetike janë thelbësore për rritjen e ndërlidhjes dhe konkurrueshmërisë sonë të përbashkët.

Hekurudha Durrës–Prishtinë ose hekurudha kuq e zi, zhvillimi i porteve, bashkëpunimi energjetik dhe korridoret e transportit, nuk janë thjesht projekte zhvillimi; janë investime strategjike me ndikim të drejtpërdrejtë në thellimin e integrimit ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë.

Diskutuam për situatën në rajon dhe diasporën tonë. Mbrojtja dhe afirmimi i të drejtave të shqiptarëve në rajon, veçanërisht në Luginën e Preshevës, mbetet një çështje që kërkon koordinim dhe bashkërendim të vazhdueshëm ndërmjet nesh.

Ramë dakord se diaspora përfaqëson një potencial të padiskutueshëm zhvillimi, ndikimi dhe rrjetëzimi. Do të forcojmë projektet e përbashkëta në arsim, kulturë dhe diplomaci publike, duke e trajtuar diasporën si një urë të fuqishme lidhëse, si me atdheun, ashtu edhe mes vetë vendeve tona.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë bashkëbiseduesit institucionalë dhe politikë, Presidenten në detyrë, Kryeministrin, të cilët gjetën kohë për t`u takuar, edhe pse në një periudhë fushate zgjedhore, madje në një ditë pushimi. E lexoj këtë si një mesazh të qartë se për ne, interesat strategjike dhe marrëdhëniet tona mbeten një prioritet i pandryshueshëm, në çdo ditë, në cdo kohë.

Së fundmi, uroj zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve dhe shpreh shpresën që procesi i formimit të institucioneve të reja, që do të burojnë nga vullneti i lirë i qytetarëve të Kosovës, të përmbyllet me sukses.

Çdo formë presioni apo ndërhyrjeje është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet demokratike, aq më tepër kur vjen nga jashtë vendit. Respektimi i sovranitetit, i proceseve demokratike dhe i së drejtës së qytetarëve për të votuar të lirë dhe pa ndikime mbetet një parakusht themelor për çdo shoqëri demokratike.

Është veçanërisht thelbësore që të sigurohet bashkëpunimi i nevojshëm për garantimin e stabilitetit institucional dhe përqendrimin e energjive politike, institucionale dhe shoqërore në realizimin e prioriteteve madhore të vendit.

Kjo është ajo që dëshiron Shqipëria, por është gjithashtu edhe ajo që presin partnerët, mbështetësit dhe miqtë e Kosovës.

Faleminderit.

The post Ministri Hoxha vizitë në Prishtinë, takim me Kurtin, Konjufcën dhe Haxhiun: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve
Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, ka njoftuar organizimin e një proteste paqësore këtë të premte, më 1 maj 2026, në Prishtinë, në kuadër të Dita Ndërkombëtare e Punës.

Sipas njoftimit, protesta do të nisë në orën 10:00, me vendgrumbullim në Sheshi Zahir Pajaziti, për të vijuar më pas drejt zonës ndërmjet ish-objektit të Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë.

Sindikatat bëjnë të ditur se mobilizimi organizohet në mbështetje të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, duke theksuar nevojën për kushte më të mira pune dhe zbatim të standardeve ligjore.

1 Maji njihet në mbarë botën, si dita e punëtorëve dhe simbol i përpjekjeve për të drejta ekonomike e sociale. Kjo ditë lidhet historikisht me protestat për orarin 8-orësh të punës, që kulmuan me ngjarjet e Haymarket Affair në Chicago.

Sot, kjo ditë përkujtohet në shumë vende përmes protestave dhe aktiviteteve që synojnë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve.

The post Protestë për 1 Majin në Prishtinë, sindikatat dalin në mbështetje të punëtorëve appeared first on Albeu.com.

Gjesti që po bën xhiron në rrjet/ Lokali në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq
Numërimi ka nisur mbrapsht dhe shumë pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes Kosovë-Turqi. Ajo që po bën xhiron në rrjet është një gjest i veçantë nga një lokal në Prishtinë.

Në hyrje të kafenesë është vendosur një letër me një mesazh domethënës: “Sot rivalë, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju paguat më 1999, sot nuk keni asnjë detyrim”.

Ky mesazh lidhet drejtpërdrejt me periudhën e luftës së Kosovës, kur Turqia ishte ndër vendet që mbështeti popullin e Kosovës në momentet më të vështira. Pronari i lokalit, përmes këtij gjesti simbolik, ka zgjedhur të rikujtojë mirënjohjen dhe lidhjen historike mes dy shteteve.

Reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, me shumë qytetarë që e kanë cilësuar këtë veprim si një shembull përtej rivalitetit sportiv.

❤️ Priştine’de bir kafe pic.twitter.com/D1ji6sHomS

— Burhan Can Terzi (@burhancanterzii) March 31, 2026

The post Gjesti që po bën xhiron në rrjet/ Lokali në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me a*më në Prishtinë, plagoset hetuesi i Inspektoratit Policor
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Prishtinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë. Nga të shtënat u plagos një person.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi se i plagosuri është hetues në Inspektoratin Policor të Kosovës, IPK. Ngjarja dyshohet se nuk lidhet me detyrën e tij zyrtare.

I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ahmeti shtoi se aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të autorit të dyshuar i cili është identifikuar.

The post Të shtëna me a*më në Prishtinë, plagoset hetuesi i Inspektoratit Policor appeared first on Albeu.com.

E rëndë Prishtinë/ Prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Prishtinë, ku prindërit dyshohet se kanë dhunuar dhe keqtrajtuar djalin e tyre vetëm 5 vjeç. I mituri është dërguar ditën e djeshme në klinikën e pediatrisë në Prishtinë, ndërsa prindërit janë ndaluar nga policia dhe ndaj tyre është caktuar një muaj paraburgim.

Dyshohet se prindërit ushtronin dhunë sistematike ndaj djalit të tyre të mitur, ndërsa dyshohet se i kanë prerë edhe gishtat e këmbës. Lidhur me rastin ka reaguar edhe Pediatria, e cila njofton se është në kujdesin intensive dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

“Klinika e Pediatrisë ju njoftojn se pacienti 5 vjeç, i hospitalizuar aktualisht në Kujdesin Intensiv Pediatrik, sot i është nënshtruar intervenimit të nevojshëm kirurgjik në nivel të shputave nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike.

Intervenimi sapo ka përfunduar dhe është realizuar sipas indikacioneve mjekësore. Gjatë procedurës kirurgjikale, gjendja e pacientit ka qenë stabile.

Pas përfundimit të intervenimit, pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme postoperatore.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ky është informacioni që aktualisht mund të ofrohet. Për çdo përditësim të mëtejmë lidhur me gjendjen e pacientit, mediat dhe publiku do të njoftohen në vijim vetëm përmes Zyrës për Informim pranë SHSKUK-së. Njëkohësisht, theksojmë se ekipet profesionale shëndetësore janë duke ofruar përkujdesje maksimale dhe trajtimin e nevojshëm në përputhje me protokollet mjekësore. Për këtë arsye, lusim mediat që të kenë mirëkuptim dhe të shmangin presionet për informata shtesë, kërkesa për intervista apo forma të tjera të komunikimit të drejtpërdrejtë, pasi çdo informacion zyrtar nga Klinika e Pediatrisë do të përcillet vetëm përmes Zyrës për Informim pranë SHSKUK-së”-njofton spitali.

Prindërit A.K. dhe V.P. dyshohen për veprat penale Shkelja e detyrimeve familjare dhe Lëndim i rëndë trupor.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.K. dhe V.P, ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftim.

The post E rëndë Prishtinë/ Prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës appeared first on Albeu.com.

Nis protesta në Prishtinë, qytetarët kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Ditën e sotme, mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.

Qytetarët mbajnë në duar flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Republikës së Kosovës dhe flamuj të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Pjesë në protestë po merr dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në shesh janë vendosur edhe fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

The post Nis protesta në Prishtinë, qytetarët kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Monumenti NEWBORN mbulohet me 5,000 emblema të UÇK-së në 18-vjetorin e Pavarësisë
Këtë të martë, Monumenti NEWBORN në Prishtinë u mbulua me 5,000 emblema magnetike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një veprim simbolik i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Aktivistët kanë shpjeguar se ky veprim është një formë proteste ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale, e cila ka kërkuar burgosjen e katër ish-krerëve të UÇK-së për 45 vite.

Sipas njoftimit të platformës, mbrëmë monumenti u rrethua me hekura metalike, duke u kthyer në një imazh simbolik të një burgu, ndërsa gjatë ditës ai u mbush me emblema të UÇK-së. Ky veprim ka për qëllim të shprehë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj gjykimit dhe të mbajë gjallë kujtesën për kontributin e ish-ushtrisë në luftën për liri.

Eliza Hoxha nga organizata “Liria ka Emër” theksoi se ky reagim qytetar është një mënyrë për të kundërshtuar padrejtësinë dhe për të dërguar një mesazh të qartë për ruajtjen e historisë dhe sakrificës së UÇK-së. Aktivistët përdorën gjithashtu motive të ndryshme simbolike në ngjyrosjen e monumentit, duke përfshirë edhe referenca ndaj artit japonez Kintsugi, që simbolizon shërimin dhe forcimin e gjërave të thyera.

Veprimi ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, duke bërë që monumenti të kthehet në një hapësirë reflektimi për të kaluarën, sakrificën dhe sfidat aktuale për drejtësi dhe liri.

The post Monumenti NEWBORN mbulohet me 5,000 emblema të UÇK-së në 18-vjetorin e Pavarësisë appeared first on Albeu.com.