protestuesit Archives - Albeu.com

Braçe u përgjigjet protestuesve: Jam dhe mbetem socialist, por nuk i mbyll sytë para asaj që po ndodh
Erion Braçe, senator socialist, ka reaguar sërish përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, këtë herë me një mesazh të drejtpërdrejtë për protestuesit në Tiranë.

Ai thotë se kundërshton atë që i cilëson si agjenda primitive dhe të rrezikshme.

“Shumë mesazhe dhe shumë komente edhe dje pas statusit për qëndrimet e mia. Një gjë duhet t’jua them: unë kam qenë socialist, jam socialist dhe mbetem socialist. Kjo nuk do të thotë që kam mbyllur sytë, kam mbyllur gojën dhe thjesht kam ngritur dorën. Jo, nuk e bëj dot këtë. Kështu që po kaloj te e dyta gjë. Reagim kundër agjendave, agjendave primitive dhe agjendave të rrezikshme. Po mundohem që sot, nesër e në vijim t’ju kthej përgjigje një nga një. E para është agjenda politike.

Agjenda politike është evidente, shumë e qartë dhe nuk ka lidhje me politikat, por është agjendë e mirëfilltë politike. Jo vetëm për shkak të asaj që tashmë është e dukshme, prezencën e partive politike në protestë, madje prezencën e partive politike në krye të protestës. Kandidatët për deputet të partive të vogla, të cilët as s’i njohu kush në fushatën elektorale, as s’i dëgjoi kush, as s’i votoi kush në fund fare janë mu aty dhe tani flasin si organizator të protestës”, tha Braçe.

Më tej, ai argumentoi se kërkesat e protestuesve synojnë delegjitimimin e procesit zgjedhor, një zhvillim që sipas tij mund të kthehet në precedent të vazhdueshëm.

“Ajo që dëgjova është dorëheqje e kryeministrit, dorëheqje e qeverisë, por jo vetëm kaq, edhe rrëzim të mazhorancave legjitime të krijuara me votë. Delegjitimim i procesit zgjedhor. Delegjitimim të një procesi zgjedhor të njohur botërisht dhe të certifikuar si të tillë. Delegjitimim që pastaj do të vijojë seri për çdo palë zgjedhje. Kjo historia që ti do japësh dorëheqje, ti nuk je më mazhorancë sepse njerëzit janë në shesh. Ti ikën dhe sheshi zgjedh 101 njerëz, përfaqësues të sheshit, që zgjedhin ministra të një qeverie që duhet të jetë teknike, që në harkun e një viti nuk duhet të bëjë asgjë sipas tyre, por që duhet ta votoj unë në Parlament, edhe pse i delegjitimuar nga sheshi, jo nga ligji, jo nga Kushtetuta, pra duhet ta votoj unë, nuk ecën. Do të përsëritet e do të përsëritet dhe vendi do të kalojë jo vetëm në cenim të stabilitetit, por mbi të gjitha në kaos.

Dhe mos harroni, ky vend është duke negociuar me BE-në për të mbyllur kapitujt e anëtarësimit, ku i pari është kapitulli i themeloreve, ku hyn brenda gjithçka që po kërkohet të delegjitimohen përmes asaj skeme: sheshi, 101 dhe në fund bëjnë zgjedhje të reja që mund të kontestohen prapë. Ne kemi probleme edhe me zgjedhjet, edhe me demokracinë dhe i kemi vënë në dukje partnerëve me të cilët po negociojmë, por kjo përmbysje totale, jo e sistemit, por e rregullave demokratike në vend, patjetër që sjell kaos. Kjo është një agjendë jo vetëm primitive, por edhe e rrezikshme”, u shpreh Braçe.

https://www.facebook.com/reel/1001886105983914/

The post Braçe u përgjigjet protestuesve: Jam dhe mbetem socialist, por nuk i mbyll sytë para asaj që po ndodh appeared first on Albeu.com.

Rama sulmon sërish protestuesit: Errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë, influencerat, blogerat e kullerat…
Më anë të një statusi të gjatë në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për protestat, duke sulmuar qytetarët që dalin në shesh dhe kërkojnë largimin e tij nga pushteti.

Kreu i shtetit i drejtohet një protestuesi të ulur në shkallët e kryeministrisë, duke pretenduar se ai është lënë vetëm, pasi është përdorur nga të tjerët për të krijuar një iluzion revolucioni.

Sipas Ramës, protestuesit janë shndërruar në “proletariatin e algoritmit”, ndërsa algoritmet e rrjeteve sociale prodhojnë zemërim, përçarje dhe varësi për përfitime të të tjerëve.

“Influencerat, blogerat e kullerat që të bënë të ndjehesh heroi i tyre, duke të dhënë për herë të parë në jetë ndjesinë dehëse të pushtetit që ka shpirti i luftëtarit të dalë nga radhët e popullit mbi të kamurit, të famshmit, të njohurit dhe pse jo, troç, edhe ndjesinë e fortë të mashkullit që si në një përrallë, u bë idhulli i femrave të paarritshme të botës së luksit, kanë fluturuar edhe ata larg, me krahët e orgazmës për vrullin e mbrëmshëm të lajkeve e të follouersave, të cilët hynë në gjinjtë e në shalët e tyre si protestues, por tanimë do të mbeten në listën e tyre si klientë të reklamave për vilat, hotelet, kremrat, parfumet dhe brekët joshëse për skllevërit e algoritmit”, shkruan kreu i qeverisë.

Rama i quan protestuesit qe dalin çdo ditë në shesh si errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë.

Reagimi i plotë:

MIRËMËNGJES I DASHUR PROTESTUES

Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij.

Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të çmuar.

Ndoshta ti ke frikë se vendi po shkon drejt humnerës. Kapitalistët e huaj do të gllabërojnë natyrën. Zogjtë e rrallë të Shqipërisë do të vdesin. Atdheu yt ka dalë në shitje.

Ose ndoshta ti nuk je i shqetësuar për zogjtë e as nuk e di fare ku bie tamam laguna e Nartës. Po mbase je i zemëruar ngaqë ke një hall tëndin. Hall pune me pronarin që të trajton si robot. S’të paguan orët jashtë orarit. Të jep gjysmën e rrogës në të zezë. Hall shëndeti në familje. Largqoftë me nënën e sëmurë që ka nevojë për ilaçe të shtrenjta. Hall prone me shtëpinë në periferi që ende nuk legalizohet apo me tokën në fshat që ende nuk regjistrohet…

Nuk e di çfarë halli ke tamam. Po di që ke një hall që jo vetëm nuk ta zgjidh askush, po as nuk ta qan kush. Besoje ose jo, po unë e ndjej brengën tënde. Sepse jo vetëm të kuptoj, po edhe të mirëkuptoj, ngaqë jam po aq i zemëruar sa ti me pronarin e pasur që kujton se pasuria i jep të drejtë të sillet si zot i fatit tënd. Me nëpunësin a me drejtorin që atij i shërben pa kushte, ndërsa ty as nuk të hedh sytë. Jam i zemëruar me arrogancën e kujtdo që detyrën ndaj teje e ushtron si pushtet mbi ty.

Por pikërisht sepse brenga jote më dhemb dhe arsyet e tua më gjejnë të bindur për legjitimitetin e tyre, unë nuk të shoh dot ashtu. Vetëm. Si një peshk jashtë ujit, pasi dallga e madhe që e nxorri në breg është tërhequr e tëra. Dhe ata që të thirrën për t’u bërë “deti i Shqipërisë së re”, pa pronarë arrogantë, pa nëpunës që i përulen lekut dhe përbuzin njeriun, pa halle shëndeti e pronash, pa të huaj që investojnë në tokat tona e pa investime private në brigjet tona, pa hiçasgjë që e cënon harmoninë e një vëllazërie të lumtur, sot nuk janë askund.

Ata që në studiot televizive të komentuan mbrëmë me entuziazëm si njeriu i popullit, që më në fund po lan hesapet me qeverinë dhe kryeministrin e korruptuar, ndërkohë që për vete, prej vitesh të gjata paguhen më shumë nën dorë se sa mbi dorë për të shpifur tërë të zezat dhe sharë mua me libër shtëpie, tani po flenë në shtëpitë e bollshme të blera me ulje të forta nga “oligarkët”. Mbi dyshekë të butë të blerë me “lëmoshat” e zeza mijëraeuroshe të këtyre të fundit.

Ata që ranë nga kali i pushtetit në tërë këto vite dhe nuk e panë kurrë tek vetja po tek kali arsyen e rënies, e që gjetën tek ti dritën e shpresave të humbura duke të ngritur në qiell, po pinë me shoshoqin kafet e mëngjesit të herët. Mezi presin që ti sonte të jesh më i zemëruar, më i paduruar, më i çartur në protestën tënde kundër regjimit që i la pa kalë, pa roje, pa vartës. Shkurt pa shijen e pashoqe të pushtetit që sa më i kotë të jesh aq më shumë të mungon.

Influencerat, blogerat e kullerat që të bënë të ndjehesh heroi i tyre, duke të dhënë për herë të parë në jetë ndjesinë dehëse të pushtetit që ka shpirti i luftëtarit të dalë nga radhët e popullit mbi të kamurit, të famshmit, të njohurit dhe pse jo, troç, edhe ndjesinë e fortë të mashkullit që si në një përrallë, u bë idhulli i femrave të paarritshme të botës së luksit, kanë fluturuar edhe ata larg, me krahët e orgazmës për vrullin e mbrëmshëm të lajkeve e të follouersave, të cilët hynë në gjinjtë e në shalët e tyre si protestues, por tanimë do të mbeten në listën e tyre si klientë të reklamave për vilat, hotelet, kremrat, parfumet dhe brekët joshëse për skllevërit e algoritmit.

Ikën edhe karvanet e “diasporës” nga Kosova e Tetova. Të përdorën ty, për të sjellë në Tiranë me vrazhdësinë brutale të hordhive pushtuese, mllefe politike sallahanash të pjesëve të tjera të kombit tonë. Kundër qeverisë tënde në Shqipëri, të cilën ti nuk je asfare i detyruar ta duash. Nuk je as i ndaluar ta luftosh. Por nuk ke as të drejtën të lejosh të tjerë të vendosin për të dhe të flasin në emrin tënd; djemtë e axhallarëve dhe cucat e hallave, nuk vijnë dot në shtëpinë tënde për të vendosur.

Ikën sigurisht, edhe ata që algoritmi dhe partitë e partiçkat e gurëve të hedhur e të duarve të fshehura, i mblodhën për të burgosur Ramën duke e kthyer bulevardin e kryeqytetit të Europës së Ballkanit, në një shesh mesjetar ku turmat e inkuizicionit ulërinin në kor për djegien e gjallë të shtrigave. Ikën qorrallapajt. Ikën ballibullistat. Ikën sypuliturat opozitare që të vinin rrotull duke folur me pasqyrën e tualetit digjital para fytyrës së tyre hipokrite. Ikën karikaturat parlamentare që nxirrnin kokën pas shqiponjës mbi kurrizin tënd…

Së bashku me armatat armike të profileve fallco e të raketave digjitale, që hidhen papushim nga Lindja tutje Europës drejt sheshit televiziv të revolucionit të flamingove dhe shpërndajnë në mijëra thërrime lajkesh e follouerash fallco, çdo bombë që gjuan një gënjeshtër, lajm të rremë, video të manipuluar, ikën edhe ata që u dyndën në bulevard nga emigracioni në shtete të huaja, si shqiponja shpëtimtare të mëmëdheut të nxjerrë nga algoritmi në sheshbetejën e kundërshtisë globale, politike, ideologjike me Presidentin e Amerikës.

Ikën të tërë!

Iku madje edhe një sorrë kobzezë, që predikonte hakmarrjen ndaj amerikanëve që vranë “vëllaun tonë”, gjeneralin iranian Kasem Suleimani, kasapin e pamëshirshëm të regjimit terrorist të Teheranit.

Ti mbete vetëm, me hallin tënd dhe pa askënd që ta qan, shembëlltyrë njerëzore e proletariatit të algoritmit, sepse algoritmi nuk ka ndjenja, nuk njeh njerëz, nuk do ideale, nuk pyet kush ka të drejtë. Ai interesohet vetëm për çfarë prodhon më shumë kuriozitet, eksitim, zemërim dhe varësi prej tij.

Ti në fakt mbete siç ishe. Ai që ishe kur u nise drejt bulevardit për të ndryshuar botën. I vetëm përballë ditës së gjatë. Me sytë e hapur në boshin që të rrethon, pas kthimit në tokë nga nata në qiellin e iluzioneve revolucionare. Ndërsa ata që u ngjitën lart në vëmendjen e dynjasë falë teje, duke të mbushur mendjen se befas u bëre ai që nuk je, forca e një revolucioni që nuk është, për përmbysjen e realitetit dhe zëvendësimin e tij me një realitet të krijuar vetëm për të të joshur ty, gatuan pa mëshirë në tiganin e pakufishëm të algoritmit, ushqimin e tyre me mishin e me shpirtin tënd.

Dhe u zhdukën.

Ti mbete aty.

Në këtë fotografi të trishtë unë nuk shoh assesi dështimin tënd. Shoh veten time dhe vështirësitë e hallet e tua. Po, sepse luftoj përditë e zemërohem jo pak, me ata që nuk ua ndjen për ato vështirësi dhe jo nuk dinë as të t’i qajnë hallet, po më keq akoma, t’i përçmojnë si ti të ishe një koment anonim në fejsbukun e tyre, jo një rob Zoti me barrën e problemeve të tua në pragun e derës së shtetit tënd.

Por shoh tek kjo fotografi e zgjimit në sheshin e zbrazët edhe shijen e tradhëtisë së gjithkujt që të përdori mbrëmë për interesat e veta. Ji i sigurtë se sado e çuditshme të të duket, më ndodh edhe mua të kem zgjime të zbrazëta me të njëjtën shije. Po njësoj, fotografia është e imja ndërsa tradhëtia është e të tjerëve, herë një bashkëpunëtor, herë një vartës i njohur a të tjera herë vartës të panjohur të vartësve, që për interesat e tyre e përdhunojnë besimin tim në forma të ndryshme. Sillen keq me njerëzit. Përçmojnë meritën. Stimulojnë farefisin. Promovojnë tarafin. Kërkojnë lekë nën dorë. Favore. E mbi të gjitha, harrojnë që ajo karrige është nder, jo uturak. Fatmirësisht, ndryshe nga ti, dita ime vazhdon me punë të pandalur, falë energjisë së mirë të plot e plot të tjerëve, që punojnë bashkë me mua.

Pra siç e sheh, kjo e imja nuk është letra e dikujt që të qan hallin duke të parë nga lart apo nga larg. Eshtë një letër e ndjerë respekti për ty që besove, luftove dhe mbete vetëm. Po njëkohësisht është edhe një shtrirje dore nga dikush që e di ç’domethënë të ndjehesh vetëm, kur besimi që jep shpërdorohet dhe lufta që bën tradhëtohet.

E di që sot mund të më shohësh si kundërshtarin tënd. Ndoshta edhe si shkakun e zemërimit tënd. Kjo letër nuk është një përpjekje që ti të më shohësh ndryshe. As një kërkesë që ta drejtosh gjetkë shigjetën e zemërimit tënd.

Pyete vetë veten nëse armiku yt jam unë, që përpiqem papushim mes njiëmijë vështirësish që Shqipëria të bëhet çdo ditë më e mirë se një ditë më parë, apo ata që të kthyen në heroin e mbrëmjes për të të lënë në rrugë, vetëm, si shishe boshe të hedhur tutje pa kokëçarje pas një dehjeje kolektive.

Nëse përgjigja jote do të jetë akoma se armiku yt jam unë, patjetër që do ta respektoj. Sepse demokracia jeton edhe nga kjo e drejtë dhe nga respekti për këtë të drejtë. Por nëse një ditë do të kuptosh të vërtetën e thjeshtë, se halli yt nuk është asfare larg hallit tim, atëherë mos i prit aty ata që do të kthehen përsëri në mbrëmje.

Eja tek unë.

Jo të më duartrokasësh. Jo të heqësh dorë nga kritikat e tua. As të më votosh nëse nuk do të të mbushet mendja, se jo thjesht nuk jam unë e keqja e madhe që ata të kanë mbushur mendjen se jam, po unë sot jam e vetmja pengesë mes këtij vendi e teje dhe të këqijave të mëdha, që ata mund t’i bëjnë Shqipërisë po t’u hapet rruga.

Eja pra tek unë, qoftë edhe vetëm për të mos lënë askënd ta përdorë hallin tënd kundër Shqipërisë dhe as të përdorë hallet e Shqipërisë kundër teje.

Eja, sepse Shqipëria nuk bëhet as me ata që brohorasin verbërisht, as me ata që zemërohen verbërisht. Shqipëria po bëhet nga çdo shqiptar e shqiptare, që në vend se të mallkojë errësirën ndez përditë qiriun e kontributit të vet, duke shtuar në çdo hap dritën e Shqipërisë Europiane dhe pakësuar errësirën e trashëguar nga kohërat e vjetra e më të reja.

Kush do që drita të shtohet më shumë dhe errësira të tretet më shpejt është i bekuar, sadoqoftë jo dakord me mua. Ndërsa ata që do të rikthehen sonte në mbrëmje për të përdorur trupin e mishin tënd, janë vetë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë.

Unë jam miku, jo armiku yt.

The post Rama sulmon sërish protestuesit: Errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë, influencerat, blogerat e kullerat… appeared first on Albeu.com.

Rama attacks protesters: They are spending a lot of money to harm the country! As for me and the SP, let them keep paying for fuel and skullcaps until May 2029
Prime Minister Edi Rama has again reacted on social media following a post by a citizen from Tetovo regarding the protests against his government in Tirana, which have also been attended by Albanians from North Macedonia and Kosovo.

As in every post over the past three weeks, Rama once again attacked the protesters, as he has done every day by targeting different groups that have taken part in the demonstrations. This time, Rama’s attack focused on Albanians from the region who have joined the protest.

The prime minister stressed that Albanians in North Macedonia are not considered Albania’s diaspora, but citizens of a neighboring state where they are part of the state-forming structure, and he said the same about Albanians from Kosovo.

In his reaction, the prime minister criticized the participation of Albanians from the region in the protests in Tirana, describing it as involvement driven by political interests and claiming that it harms the image of Albanians abroad.

Rama’s post:

I do not know the lady, but someone sent me this post, which prompted the note below:

Albanians of North Macedonia are not Albania’s diaspora on foreign soil; together with the North Macedonians, they are a state-forming people on their own land in the neighboring state!

The diaspora are emigrants in foreign countries, not them, and certainly not the Albanians of Kosovo, who have their own independent state.

When the blind soldiers of political caravans from Prishtina and Tetovo appear in Tirana as the “diaspora,” with national flags turned into the decor of such a farce and with white plis hats blackened by such shame, they are simply eager victims who cannot ask themselves one simple question:

Is someone who wants Albanians in conflict and chaos worried or pleased when they see this “diaspora” from North Macedonia and Kosovo charge toward Tirana like an invading horde on four-wheeled horses to overthrow Albania’s government?

This is a question that, in fact, their sponsors should ask themselves. I assure them that they are spending their money solely to do national and international damage to the image of Albanians in North Macedonia and of Kosovo itself. Because as for me and the Socialist Party government, they should keep paying for fuel, food, and skullcaps until the day our unbreakable contract with 856,177 Albanian men and women, inside and outside the homeland, ends. May 2029.

And I will never get out of my mind the desecration of the UÇK liberation flag, raised like a banner of hatred for the overthrow of the government in Tirana! What a gift for those who do not recognize Kosovo and for those who have always mocked us as a people incapable of state-building. By acting as desecrators and mudslingers in this way, they have even brought to the tip of the pen of the Father of Albanianism, Gjergj Fishta:

“You hooligans and butchers,tramps and buffoons,filthy ticks, evil microbes,who to poor Albaniahave turned your lungs into ashes…”

Post Scriptum. And let no one speculate by linking this note to the name of the Prime Minister of Kosovo, because under no circumstances can I hold him, or imply him to be, responsible for any of the scoundrels of Vetëvendosje who have become involved in this devil’s brew. I am not saying this as some mere protocol-driven lip service, but because I know very well that every broad political tent also has its own scoundrels, and I would insult Albin’s intelligence if I thought he judged things as they do. So leave Albin Kurti out of this disgusting mess.

The post Rama attacks protesters: They are spending a lot of money to harm the country! As for me and the SP, let them keep paying for fuel and skullcaps until May 2029 appeared first on Albeu.com.

Rama sulmon protestuesit: Po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit! Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas një postimi të një qytetareje nga Tetova lidhur me protestat kundër qeverisë së tij në Tiranë, ku kanë marrë pjesë edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Rama si në çdo postim këto 3 javë sulmoi sërish protestuesit, ashtu siç ka bërë çdo ditë duke shigjetuar target-grupe të ndryshme që dalin në protestë. Kësaj here sulmi i Ramës u përqëndrua te shqiptarët e rajonit që janë bërë pjesë e protestës.

Kryeministri theksoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk konsiderohen diasporë e Shqipërisë, por qytetarë të një shteti fqinj ku janë pjesë e strukturës shtetformuese, ndërsa të njëjtën gjë e tha edhe për shqiptarët e Kosovës.

Në reagimin e tij, kryeministri kritikoi pjesëmarrjen e shqiptarëve nga rajoni në protestat në Tiranë, duke e cilësuar si një përfshirje të nxitur nga interesa politike dhe duke pretenduar se kjo dëmton imazhin e shqiptarëve jashtë vendit.

Postimi i Ramës:

Nuk e njoh zonjën, po më çoi dikush këtë postim që më nxiti shënimin më poshtë:

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj!

Diasporë janë mërgimtarët në vende të huaja, jo ata dhe as shqiptarët e Kosovës jo e jo, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur.

Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”,, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme që nuk ia bëjnë dot vetes një pyetje të thjeshtë:

Brengoset apo gëzohet kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë, kur e sheh këtë “diasporë” të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të turret si një hordhi pushtuese mbi kuaj me katër rrota drejt Tiranës, për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë?

Kjo është një pyetje që në fakt duhet t’ia bëjnë vetes sponsorët e tyre, të cilët i siguroj se po i harxhojnë paratë vetëm e vetëm për t’i bërë dëm kombëtar e ndërkombëtar imazhit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe vetë Kosovës. Sepse sa për mua dhe qeverinë e Partisë Socialiste duhet të vazhdojnë të paguajnë naftë, ushqim e qeleshe, deri ditën kur mbaron kontrata jonë e pazgjidhshme me 856.177 shqiptarë e shqiptare, brenda e jashtë atdheut. Maj 2029.

Dhe nuk do të më hiqet kurrë nga mendja përdhosja e flamurit çlirimtar të UÇK-së, duke u ngritur si bajrak urrejtjeje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë! Çfarë dhurate për ata që nuk e njohin Kosovën dhe për ata që gjithnjë na kanë përqeshur si një popull pa aftësi shtetbërëse. Bash përdhosës e baltosës kësisoj ia kanë sjellë në majë të pendës edhe Atit të Shqiptarisë, Gjergj Fishtës:

“Ju rrugaça e sallahana,

vagabonda shakllabana,

rriqna t’ndyet, mikrobe t’kqij,

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni n’mushkni…”

Post Scriptum. Dhe mos të spekullojë askush duke e lidhur këtë shënim me emrin e kryeministrit të Kosovës, sepse kurrësesi nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë përgjegjës, për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish. Nuk e them këtë hiçasfare për një larje protokollare goje, por sepse e di mirë që çdo çadër e gjerë politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata. Kështu që lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme.

The post Rama sulmon protestuesit: Po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit! Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 appeared first on Albeu.com.

Policia kërkon të dëbojë protestuesit që kaluan natën para Kryeministrisë, i paralajmëron me masa! Qytetarët në kor: Rama jepe dorëheqjen!
Sfida që mijëra qytetarë i kanë bërë pushtetit nuk i ka pëlqyer aspak qeverisë dhe sidomos pas qëndresës dhe sakrificës së pazakontë, duke qëndruar të gjithë natën në bulevardin para Kryeministrisë së rrethuar.

Mëngjesin e sotëm ka pasur momente tensioni për shkak se Policia është rikthyer në shesh dhe ka kërkuar largimin e qytetarëve, duke paralajmëruar edhe marrjen e masave.

Tensionet janë shënuar para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit që kaluan natën në shesh u përballën me thirrjet e Policisë për të liruar rrugën dhe për t’u larguar nga zona.

Përmes megafonit, efektivët e Policisë u bënë thirrje qytetarëve të zhbllokojnë qarkullimin, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërmerren masa sipas ligjit.

“Nëse rruga nuk lirohet, policia do të marrë masa”, dëgjohej në njoftimin drejtuar protestuesve.

Nga ana tjetër, qytetarët iu përgjigjën në kor thirrjeve të Policisë me sloganin:

“Rama, jep dorëheqjen”, duke vijuar qëndrimin e tyre përpara Kryeministrisë.

Mes thirrjeve të tjera ka qenë edhe “Je i rrethuar, nuk ke shpëtim”, apo “Arresto Ballukun”.

Sot do mbahet edhe protesta e 22-të në shesh, ku pritet sërish pjesëmarrje masive qytetarësh.

The post Policia kërkon të dëbojë protestuesit që kaluan natën para Kryeministrisë, i paralajmëron me masa! Qytetarët në kor: Rama jepe dorëheqjen! appeared first on Albeu.com.

Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë: Sonte do ta gdhijmë këtu! Marshim gjithë natën
Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën poshtë Kryeministrisë.

Pjesë e kësaj proteste janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa me flamuj dhe pankarta në duar, ata kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre.

Përpara Kryeministrisë, ata pritet të mbajnë fjalimet e tyre të përhershme dhe më pas të nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjithashtu, protestuesit kanë hapur flamurin shqiptar te Piramida, teksa të tjerët kanë hedhur tullumbace kuqezi në bulevard.

Në thirrjet e tyre, ata i japin afat kryeministrit Rama për të dhënë dorëheqjen deri të dielën.

Pjesë e kësaj proteste u bë edhe deputetja që u largua nga PS një javë më parë, Marjana Koçeku.

Pas fjalëve të protestuesve në podium, ata nisën marshimin rreth Kryeministrisë dhe Piramidës, ndërkohë i bënin thirrje Edi Ramës dhe Sali Berishës për dorëheqje.

Një nga protestuesit njoftoi se protesta mund te vazhdoje deri në oret e vona të mengjesit pasi diaspora ka vendosur ta “ gdhijmë” në shesh .

The post Protestuesit nisin rrethimin e Kryeministrisë: Sonte do ta gdhijmë këtu! Marshim gjithë natën appeared first on Albeu.com.

Rama sulmon sërish protestuesit: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng vendin
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka sulmuar sërish protestuesit, duke i quajtur sorra dhe korba që duan të marrin peng vendin.

Kryeministri ka cituar një shprehje “Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira”, duke argumentuar se historia ka treguar se qëllimet e mira, pa u përballur me realitetin dhe faktet, mund të çojnë në intolerancë, fanatizëm apo zhvillime të dëmshme.

Me ironi Rama shprehet se ka “simpati të sinqertë” për qytetarët që iu bashkuan protestës nga shqetësimi për natyrën dhe vlerëson simbolikën e flamingove rozë të përdorura gjatë demonstrimit.

Më tej, Kryeministri kritikoi ashpër mënyrën se si protesta është kthyer në një demonstrim politik të skamur në ide të varfëra dhe argumente të degraduar në fjalor.

Duke i quajtur “sorra” dhe “korba”, Rama tha se ato po ushqehen me zhurmë, shpifje dhe teori konspirative, ndërsa shpreh keqardhje që aktivistët nuk distancohen prej tyre.

Në fund, Rama theksoi se respekton shqetësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit, ndërkohë shtron pyetjen se pse një pjesë e protestuesve refuzojnë dialogun dhe faktet.

Reagimi i Ramës:

RRUGA PËR NË FERR ËSHTË E SHTRUAR ME QËLLIME TË MIRA, thotë një fjalë shumë e moçme, dhe ka një arsye pse kjo shprehje ka mbijetuar për shekuj. Ajo nuk i zhvlerëson qëllimet e mira. Përkundrazi. Qëllimet e mira janë A-ja e domosdoshme për krejt alfabetin e etikës së angazhimit publik. Por rruga e njerëzimit na mëson se qëllimet e mira assesi nuk mjaftojnë. Përkundrazi.

Historia është plot me zhvillime të nisura me sloganet më fisnike dhe emocionet më të sinqerta, por të përfunduara në intolerancë, fanatizëm apo shkatërrim, si rezultat i këputjes së lidhjes së perceptimit me realitetin, imagjinatës me faktet dhe shqetësimit me arsyen. Prandaj nëse qëllimet e mira nuk i nënshtrohen provës së fakteve, nëse pasioni për ndryshim nuk drejtohet nga arsyeja dhe nëse bindjet e forta nuk shoqërohen me dëshirën për të dëgjuar, distanca mes mbrojtjes së një parimi, një qëllimi apo një kauze dhe shndërrimit të tyre në dogmë përjashtuese bëhet shumë e shkurtër.

Dhe mu kështu, rruga për në ferr nuk shtrohet me qëllime të këqija, por me qëllime të mira që nuk pranojnë të maten me realitetin. Unë kam simpati të sinqertë për këdo që në këtë protestë hyri nga alarmi i natyrës në rrezik. Madje kjo formë estetike e demonstrimit, me siluetat e flamingove rozë, më gëzon me hijeshinë që përndryshe do t’i mungonte një proteste qytetare për natyrën të kthyer ngutshëm në një demonstrim politik të skamur në ide, të varfër në argumenta, të degraduar në fjalor dhe të shëmtuar në bullizmin e tij rrugor apo digjital ndaj kujtdo që mendon ndryshe.

Por pikërisht kjo fotografi e bukur, më rikthen tek fjala e urtë e fillimit dhe “rruga e ferrit”. Sepse problemi nuk janë flamingot. Qëllimi i tyre është i mirë. Problemi është se flamingot nuk pranojnë të dëgjojnë faktet, të diskutojnë zgjidhjet dhe të bashkërendojnë forcat me institucionet dhe me burimet serioze të ekspertizës, për të mbrojtur gjithçka duhet duke realizuar projektin e duhur. Kësisoj ata bëhen vegla e sorrave dhe korbave që i kanë rrethuar.

Unë i kam dëgjuar flamingot dhe i kuptoj ata. E respektoj pa paragjykim shqetësimin e tyre, pikërisht sepse ka qenë gjithnjë edhe i imi. Ajo që nuk arrij të kuptoj është pse flamingot nuk duan të ndahen nga sorrat që ushqehen me zhurmën, me shpifjen, me teoritë konspirative dhe korbat që me bullizmin e me refuzimin kategorik të çdo fakti, kërkojnë të marrin peng Shqipërinë?!

Flamingot nuk e humbasin bukurinë e tyre nëse angazhohen në diskutimin e dobishëm për të ardhmen e zonës dhe rrugën e zhvillimit të Shqipërisë. Ndërsa sorrat dhe korbat mbeten thjesht e vetëm ata që janë, qysh prej 28 nëntorit të 1912-ës kur morën rolin e hijes që përndjek Shqipërinë, por pa shans që të shtrojnë një rrugë ferri me qëllimet e mira të flamingove.

The post Rama sulmon sërish protestuesit: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng vendin appeared first on Albeu.com.

Rama nuk u ndahet protestuesve: Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeminsri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me protestat që po zhvillohen prej 17 ditësh në Tiranë.

Përmes këtyre protestave, qytetarët kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e tij. Rama u shpreh se ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën, ku një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët për hir të atdheut.

Rama tha se kush nuk mendon si turma, bëhet sipas tij objekt i bullizmit masiv online, i fyerjeve, kërcënimeve, linçimit publik dhe fushatave të organizuara të damkosjes.

Në lidhje me këtë, Rama ka ndarë një video gjatë tubimit të djeshëm ku protestuesit janë zhvendosur drej “Fan Zone” në qendër të kryeqytetit.

Edi Rama: NJË NGA MËSIMET E VYERA TË HISTORISË është se ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën. Një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët për hir të atdheut. Britma zë vendin e argumentit. Rrethimi zë vendin e dialogut. Intimidimi paraqitet si aktivizëm dhe linçimi publik i tradhëtarëve si drejtësi e Zotit në emër të popullit. Kështu vepruan lëvizjet ekstremiste në Europën e paraluftës dhe kështu bëjnë edhe sot, duke e rritur eksponencialisht presionin mbi hapësirën demokratike falë rrugëve pa kontroll të internetit.

Kush nuk mendon si turma bëhet objekt i bullizmit masiv online, i fyerjeve, kërcënimeve, linçimit publik dhe fushatave të organizuara të damkosjes. Qëllimi nuk është debati. Qëllimi është heshtja. Të krijohet një klimë ku njerëzit zgjedhin të heshtin, jo sepse nuk kanë ç’të thonë, por sepse kostoja e të folurit bëhet shumë e lartë.

Historianët bien dakord se terrori i rrugës fillon me akte që duken “të vogla”, me sharje, intimidim, poshtërim publik, marshime rrugësh automobilistike dhe sulme të përzgjedhura ndaj individëve, ndërkohë që turma digjitale shumëfishon frikën dhe presionin. Videoja më poshtë nga qendra e Tiranës mbrëmë flet vetë dhe është një tjetër pasqyrë ku mund të shihet çdokush që sheh qytetari demokratike në fjalorin e kësaj proteste, që nga tribuna e sharjeve, tek koret e linçimeve dhe ulërimat e marshuesve.

The post Rama nuk u ndahet protestuesve: Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën appeared first on Albeu.com.

Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje cekët, mendojnë se u bë deti kos e qeveria po mbytet
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish sot ndaj protestave madhështore të qytetarëve që kërkojnë largimin e tij. Teksa thotë se i respekton protestat, ai shprehet se atyre tubimeve i janë bashkuar edhe figura, që kreu i qeverisë i quan me mendje të cekët, që mendojnë “se u bë deti kos”.

“Kjo protestë ka ekzaltuar edhe shumë personazhe me një emër të dëgjuar në mexhelisin e jetës publike. Me mendjet e tyre të cekëta ata i janë bashkuar asaj me mënyra të ndryshme, në bulevard apo në kanalet sociale e mediatike, me idenë se deti u bë kos, qeveria po mbytet, një orë e re erdhi për lugët në brezat e tyre”, shkruan Rama në X.

Kreu i qeverisë argumentoi se protesta po krijon një perceptim negativ për Shqipërinë, duke e paraqitur vendin si jomiqësor ndaj mjedisit, investimeve të huaja dhe turistëve.

Ai paralajmëroi se anulimet e rezervimeve në hotele dhe bllokimet e rrugëve mund të ndikojnë negativisht në sezonin turistik dhe në ekonominë e shumë familjeve që jetojnë nga turizmi.

Në fund kryeministri Rama thotë se përfituesit e vetëm të protestave janë qeveria dhe Partia Socialiste: “Qeveria Shqiptare, e cila do të nxjerrë patjetër mësimet që i duhen nga pjesa e çiltër e protestës, duke adresuar si duhet shqetësimet legjitime të asaj pjese dhe Partia Socialiste, e cila kur të shpërndahet mjegulla do t’i zhgënjejë rëndë të gjithë kundërshtarët e saj, duke u shfaqur më e madhe dhe më e fortë në qendër të skenës politike të Shqipërisë”.

Postimi i plotë i Ramës:

Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri kur të duan, por pa dashur t’ju bëj moral nuk kam se si mos t’u them:

Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë qasja e dokumentuar qeverisë, tregojnë qartë që qeveria është në lartësinë e interesit publik e të standarteve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Kjo protestë po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik, duke ushqyer perceptimin negativ e të pavërtetë të një vendi jomiqësor ndaj mjedisit, jomikpritës për investimet e huaja dhe te pasigurtë për turistët. Anullimet e rezervimeve të hoteleve dhe bllokimet e rrugëve paralajmërojnë një sezon jo pozitiv ekonomikisht, për shumë e shumë familje e njerëz që kanë lidhje direkte apo indirekte me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit.

Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës.

Keqardhje për të rejat e të rinjtë e zhgënjyer nga marshimi qorrazi drejt Rinasit me shijen e lirisë e të pavarësisë së tyre dhe në emër të një revolucioni imagjinar, derisa e kuptuan edhe vetë se çfarë budallallëku kishin bërë duke i shkuar mbrapa skuthave të infiltruar nga forcat destruktive, brenda a jashtë, të cilat po bëjnë çmos për ta dëmtuar sa më shumë Shqipërinë. Uroj që të zgjohen sa më parë nga ky jerm dhe të shkëputen një orë e më parë nga mendjet e liga dhe duart e këqia që tanimë e kanë marrë në kontroll protestën.

Kjo protestë ka ekzaltuar edhe shumë personazhe me një emër të dëgjuar në mexhelisin e jetës publike. Me mendjet e tyre të cekëta ata i janë bashkuar asaj me mënyra të ndryshme, në bulevard apo në kanalet sociale e mediatike, me idenë se deti u bë kos, qeveria po mbytet, një orë e re erdhi për lugët në brezat e tyre.

Por nëse ka përfitues të vërtetë nga kjo protestë, ata janë vetëm dy:

Qeveria Shqiptare, e cila do të nxjerrë patjetër mësimet që i duhen nga pjesa e çiltër e protestës, duke adresuar si duhet shqetësimet legjitime të asaj pjese dhe Partia Socialiste, e cila kur të shpërndahet mjegulla do t’i zhgënjejë rëndë të gjithë kundërshtarët e saj, duke u shfaqur më e madhe dhe më e fortë në qendër të skenës politike të Shqipërisë.

The post Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje cekët, mendojnë se u bë deti kos e qeveria po mbytet appeared first on Albeu.com.

Koçeku njoftoi largimin nga PS, protestuesi në shesh: Ju erdhi fundi, ata do të bien një nga një si gurë dominoje
Protestuesit kanë reaguar pas njoftimit të largimit të deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste.

Një qytetar i është drejtuar partive politike duke u shprehur se u erdhi fundi. Më tej ai ka shtuar se, ata do të bien një nga një si gurë dominoje.

“Sapo erdhi një lajm që tregon se sa madhe është kjo protestë. Një nga gurët e shahut sapo ka rënë, një deputet ka dhënë dorëheqjen nga PS. Deputetja e Shkodrës Marjana Koçeku sapo ka thënë jam deputet e pavarur. Ju erdhi fundi. Kjo na tregon se ne duhet të qëndrojmë në shesh, ato do të bien një nga një si gurë dominoje. Ne vlerësojmë vendimin e deputetes por themi që kjo është vetëm gjysma e punës, gjysma tjetër është t’iu bashkohet qytetarëve në shesh dhe bashkë me ne të këndojë ‘Rama jepe dorëheqjen’. Ne do t jemi derisa kryeministri të jetë i vetëm, dhe a e dini ku ngelin vetëm, në qeli”, tha një qytetar.

The post Koçeku njoftoi largimin nga PS, protestuesi në shesh: Ju erdhi fundi, ata do të bien një nga një si gurë dominoje appeared first on Albeu.com.