Qeveria Archives - Albeu.com

Berisha: Qeveria tranzitore duhet të jetë jopartiake dhe e votuar në Parlament, jo e përzgjedhur me short
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi kërkesat që u lexuan nga Dritan Goxhaj gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.

Ai deklaroi se mbështet pa asnjë hezitim dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, si edhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në vetëm dy mandate. Megjithatë, Berisha kundërshtoi idenë që një qeveri të zgjidhet me short, duke theksuar se ajo duhet të dalë nga Parlamenti.

“Së pari, në kërkesat e lexuara, e paraqitura nga Goxhaj, përsëritet dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës, kërkesë kjo që ne e mbështesim pa asnjë rezervë. Së dyti, shtohet aty kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy mandate. PD është plotësisht dakord. Që nesër është e gatshme të votojë në parlament dhe t’i bëjë thirrje qytetarëve të votojnë për një masë të tillë. Pse kjo? Sepse u bë e qartë që Rama nuk lejon rotacionin e pushtetit. Këtë nuk e themi ne, por e thonë dokumentet ndërkombëtare. Atëherë ka një mençuri: ta largojë Kushtetuta. Të them edhe një gjë si kryeministër. Nëse ti punon për një program, 8 vite i ke absolutisht të mjaftueshme, jo për zbatimin 100% të tij, por për zbatimin e pikave më kryesore të tij dhe për zbatimin e tij në masën 80-90%. Pra, çfarë qëndron në rastin e Edi Ramës, është që ai qëndron në pushtet pa zgjedhje. Unë kuptoj që protestuesit duan t’i japin një përgjigje të tillë nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës.”

Berisha tha gjithashtu se Partia Demokratike ka qenë më e angazhuar se çdo forcë tjetër kundër atyre ligjeve dhe ka përdorur çdo rrugë procedurale për t’i kundërshtuar, si në rastin e ligjit për zonat e mbrojtura, ashtu edhe për koncesionet dhe investimet strategjike. Ai kujtoi se, në platformën e kësaj force politike, investimi pa taksa është pranuar vetëm në zonat malore.

“Para një jave kam propozuar një qeveri jopartiake, tranzitore. Jo e zgjedhur me short. Të votohet në Parlament. Një qeveri jashtë Kushtetutës nuk bëhet fjalë. Unë s’dal jashtë ligjit. Kam qenë ish-president, ish-kryeministër. Duhet të votohet nga Parlamenti, të marrë votëbesimin dhe të çojë vendin në zgjedhje. Unë nuk e kuptoj atë propozimin e tyre që kanë për një qeveri jashtë Kushtetutës. Unë kam kuptuar kërkesën si një kërkesë jopartiake, të përbërë nga ekspertë të shquar, intelektualë të njohur, në bazë të një marrëveshjeje, që do marrë votëbesimin e plotë. Unë këtë mekanizëm di”, u shpreh Berisha.

The post Berisha: Qeveria tranzitore duhet të jetë jopartiake dhe e votuar në Parlament, jo e përzgjedhur me short appeared first on Albeu.com.

Rama thërret nesër drejtuesit socialistë, fokusi te zgjedhjet lokale të 2027 dhe organizimi në bazë
Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë nesër drejtuesit socialistë në selinë rozë.

Sipas informacionit të bërë të ditur, në qendër të kësaj mbledhjeje do të jenë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027, si edhe mënyra e organizimit në bazë.

Takimi zhvillohet vetëm pak ditë pasi Rama mbajti një mbledhje të përbashkët me kabinetin qeveritar dhe grupin socialist.

The post Rama thërret nesër drejtuesit socialistë, fokusi te zgjedhjet lokale të 2027 dhe organizimi në bazë appeared first on Albeu.com.

Qeveria në detyrë formon komisione të reja dhe ia zgjat mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku ka marrë disa vendime.

Është miratuar vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Po ashtu, është miratuar edhe vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Komisionerit për Gjuhët.

Në këtë mbledhje është aprovuar edhe emërimi i Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar gjithashtu Vendimin e Qeverisë Nr. 10/230, të datës 13 nëntor 2024, që ka të bëjë me themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.

Një tjetër vendim i miratuar ka qenë vazhdimi i mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut. Ky komision është themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 11/130, të datës 22.02.2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me Vendimin Nr. 14/169, të datës 27.10.2023, Vendimin Nr. 19/218, të datës 28.08.2024, Vendimin Nr. 12/249, të datës 26.02.2025, dhe Vendimin Nr. 01/268, të datës 22.08.2025, Vendimin 10\280 të datës 19.12.2025, dhe Vendimin Nr. 16\05 të datës 19.03.2026.

Sipas vendimit, këtij komisioni i vazhdohet mandati nga data 22.06.2026 deri më datën 22.09.2026.

The post Qeveria në detyrë formon komisione të reja dhe ia zgjat mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave appeared first on Albeu.com.

Qeveria në detyrë e Kosovës mban mbledhje elektronike dhe miraton një sërë vendimesh
Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, gjatë së cilës janë aprovuar disa vendime të reja.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, një nga vendimet e marra ka të bëjë me emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Po ashtu, është miratuar edhe vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën e Komisionerit për Gjuhët.

Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për Mbledhjen e 24-të të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës.

Prishtinë, 19 qershor 2026.

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje elektronike Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Gjithashtu, është miratuar vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën Komisioner për Gjuhët.

Po në të njëjtën mbledhje është miratuar edhe vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar edhe Vendimin e Qeverisë Nr. 10/230, të datës 13 nëntor 2024, për themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.

Po ashtu, është miratuar vendimi për vazhdimin e mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 11/130, të datës 22.02.2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me Vendimin Nr. 14/169, të datës 27.10.2023, Vendimin Nr. 19/218, të datës 28.08.2024, Vendimin Nr. 12/249, të datës 26.02.2025, dhe Vendimin Nr. 01/268, të datës 22.08.2025, Vendimin 10\280 të datës 19.12.2025, dhe Vendimin Nr. 16\05 të datës 19.03.2026, i vazhdohet mandati nga data 22.06.2026 deri me datën 22.09.2026.

The post Qeveria në detyrë e Kosovës mban mbledhje elektronike dhe miraton një sërë vendimesh appeared first on Albeu.com.

Salianji: Opozita dhe qeveria, marrëveshje të heshtur mbijetese, Rama mban pushtetin, Berisha partinë! Kur bashkohen votat s’ka më përballje politike
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se opozita dhe qeveria janë në një marrëveshje të heshtur mbijetese. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se “Rama mban pushtetin, ndërsa Berisha partinë”, ndërsa thekson se “humbësi i vetëm mbeten qytetarët”.

Sipas Salianjit, kur opozita bashkon votat me qeverinë në ditët më të vështira të saj, nuk kemi më përballje politike, por mbijetesë të ndërsjellë.

“Të bashkosh votat me Ramën dy javë rresht, në momentin kur qeveria është nën presion për korrupsionin, zgjedhjet, standardet demokratike dhe integrimin europian, është mëkat ndaj shoqërisë dhe tradhti ndaj demokratëve që kanë sakrifikuar për të rrëzuar këtë regjim”, shkruan Salianji.

Postimi i Ervin Salianjit:

Në vend që opozita të ishte alternativa morale dhe politike përballë pushtetit, po shohim një marrëveshje të heshtur mbijetese: Rama mban pushtetin, Berisha mban partinë. Dhe në fund humbësi i vetëm mbeten qytetarët shqiptarë, të cilëve po u merret e drejta për të zgjedhur mes alternativash të vërteta.

Berisha voton për Ramën, Rama garanton pa garë Berishën nesër dhe qytetarëve u hiqet çdo mundësi reale zgjedhjeje.

Kur opozita bashkon votat me qeverinë pikërisht në ditët më të vështira të saj, nuk kemi më përballje politike, por mbijetesë të ndërsjellë.

Të bashkosh votat me Ramën dy javë rresht, në momentin kur qeveria është nën presion për korrupsionin, zgjedhjet, standardet demokratike dhe integrimin europian, është mëkat ndaj shoqërisë dhe tradhti ndaj demokratëve që kanë sakrifikuar për të rrëzuar këtë regjim.

Kur narrativa është se Shqipëria jeton në regjim dhe se integrimi europian duhet të bazohet mbi meritë, atëherë pyetja është e thjeshtë:

çfarë merite ka Edi Rama që sa herë ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha?

The post Salianji: Opozita dhe qeveria, marrëveshje të heshtur mbijetese, Rama mban pushtetin, Berisha partinë! Kur bashkohen votat s’ka më përballje politike appeared first on Albeu.com.

Vendimi i qeverisë, miratohet kompensimi i shoqatave të transportit publik me 50 lekë për litër karburanti për 3 muaj
Qeveria ka miratuar kompensimin financiar për shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, për shkak të situatës në tregun e karburanteve.

Sipas vendimit, kompanitë e transportit do të përfitojnë 50 lekë kompensim për çdo litër karburanti të konsumuar gjatë muajve mars, prill dhe maj 2026.

Kompensimi do të llogaritet mbi sasinë e karburantit të përdorur në këtë periudhë, por jo më shumë se konsumi i të njëjtëve muaj të vitit 2025 për secilën kompani.

Fondi total i parashikuar për këtë mbështetje është 250 milionë lekë. Një pjesë do të mbulohet nga fondi rezervë i shtetit, ndërsa për linjat urbane të Tiranës financimi do të bëhet nga Bashkia e Tiranës.

Për të përfituar kompensimin, subjektet duhet të aplikojnë çdo muaj pranë tatimeve dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, përfshirë faturat e karburantit dhe licencat e transportit.

Kërkesat do të pranohen deri më 1 gusht 2026.

Qeveria thekson se do të kryhen edhe kontrolle në terren për të shmangur abuzimet me skemën e kompensimit.

VENDIMI:

PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT   DHE TË MASËS SË KOMPENSIMIT PËR SHOQËRITË E LINJAVE TË TRANSPORTIT QYTETËS, RRETHQYTETËS DHE NDËRQYTETËS NË KUSHTET E SITUATËS SË VEÇANTË NË TREGUN HIDROKARBUR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 14, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I.  TË PËRGJITHSHME

1. Kompesimin e shoqërive të transportit për linjat qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse, në masën 50 (pesëdhjetë) lekë për litër karburanti, për një periudhë trimujore, mars, prill, maj 2026. Kompensimi bëhet për shumën e konsumimit të karburantit për periudhën mars, prill, maj 2026, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2025, për secilën nga shoqëritë.

2. Efektet financiare, prej 250 000 000 (dyqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, do të përballohen nga:

a) fondi rezervë i buxhetit të shtetit;

b) buxheti i Bashkisë Tiranë, respektivisht, për shoqëritë e linjave qytetëse të Tiranës.

II. KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PËR PËRFITIMIN E KOMPENSIMIT

1. Kërkesa për të përfituar kompensimin financiar, të përcaktuar në pikën 1, të kreut I, të këtij vendimi, bëhet nga subjekti çdo muaj pranë administratës tatimore, nën juridisksionin e së cilës ai është regjistruar, e cila bën verifikimin e dokumentacionit të paraqitur.

2. Subjektet kërkuese duhet të paraqesin pranë administratës tatimore, nën juridiksionin e së cilës janë regjistruar, dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesën, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

b) Kopjen e licencës përkatëse të vlefshme për transportin qyetetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës;

c) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS;

ç) Emrin e bankës, ku subjekti përfitues ka llogarinë rrjedhëse bankare;

d) IBAN-in e llogarisë bankare, jo më shumë se 28 karaktere dhe në monedhën lekë;

dh) Për shoqëritë që kryejnë vetëm aktivitet të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, kopje të faturave fizike të furnizimit me karburant për periudhën mars, prill, maj të viteve 2025 dhe 2026;

e) Për shoqëritë, që përveç aktivitetit të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës ushtrojnë edhe aktivitete të tjera, përveç kopjeve të faturave fizike të furnizimit me karburant për periudhën mars, prill, maj të viteve 2025 e 2026, duhet të paraqesin edhe:

i. vetëdeklarim të sasisë së karburantit të përdorur për  transportin qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës;

ii. kopje të fletëdaljeve të karburantit gjatë muajve mars, prill, maj të viteve 2025 e 2026, të përdorur për transportin qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, sipas targave të mjeteve.

3. Kërkesat nga subjektet paraqiten pas datës 10 (dhjetë) të muajit pasardhës, duke filluar nga muaji prill 2026.

4. Në rastin kur konstatohet se dokumentet e dorëzuara nga subjekti janë të paplota apo kanë mangësi, administriata tatimore, brenda 5 (pesë) ditëve punë, e kthen kërkesën me qëllim plotësimin e dokumentacionit.

5. Administrata tatimore pas verifikimit të dokumentacionit, të përcaktuar në pikën 2, të këtij kreu, dërgon pranë degës përkatëse të thesarit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve punë, urdhërshpenzimet, duke bashkëlidhur listën përmbledhëse të subjekteve përfituese, sipas bankave të nivelit të dytë, ku përfituesit kanë llogarinë e tyre bankare.

6. Kur shpenzimet përballohen nga Bashkia Tiranë, administrata tatimore, pas verifikimit të dokumentacionit të përcaktuar në pikën 2, të këtij kreu, i dërgon, brenda 10 (dhjetë) ditëve punë Bashkisë Tiranë, në tërësi, dokumentacionin e administruar dhe listën përmbledhëse të subjekteve përfituese dhe vlerave.

7. Bashkia Tiranë, brenda 10 (dhjetë) ditëve punë, dërgon pranë degës përkatëse të thesarit urdhërshpenzimet, duke bashkëlidhur listën përmbledhëse të subjekteve përfituese, sipas bankave të nivelit të dytë, ku përfituesit kanë llogarinë e tyre bankare.

8. Për shoqëritë e regjistruara pas muajit maj 2025, si vlerë reference për  kompesim do të merret  vlera më e lartë e konsumit të karburantit, për periudhën janar – shkurt 2026.

9. Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore mund të kryejnë edhe verifikime në vend, në rast konstatimi të pasaktësive në dokumentacionin e paraqitur në kërkesë.

10. Struktura e thesarit në degë, mbas marrjes së urdhërshpenzimit me listën e përfituesve, sipas pikës 5, të këtij kreu, kryen pagesën brenda 5 (pesë) ditëve punë.

III. ÇËSHTJE TË FUNDIT

1. Kërkesat për kompensim do të pranohen deri në datën 1 gusht 2026.

2. Efektet financiare, prej 250 000 000 (dyqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, do të përballohen nga:

a) fondi rezervë i buxhetit të shtetit, në masën 120 000 000 (njëqind e njëzet milionë) lekë;

b) buxheti i Bashkisë Tiranë, respektivisht, për shoqëritë e linjave qytetëse të Tiranës, në masën 130 000 000 (njëqind e tridhjetë milionë) lekë.

3. Ngarkohen Ministria e Financave, Bashkia Tiranë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

The post Vendimi i qeverisë, miratohet kompensimi i shoqatave të transportit publik me 50 lekë për litër karburanti për 3 muaj appeared first on Albeu.com.

Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës për llogaritjen e pensioneve të reja
Qeveria ka miratuar së fundmi vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, duke caktuar një koeficient prej 6.4% për llogaritjen e pensioneve te ardhshme.

Ky mekanizëm ligjor shërben për të përditësuar vlerën e pagave mbi të cilat qytetarët kanë paguar kontribute ndër vite, duke siguruar që masa fillestare e pensionit të jetë në përputhje me standardet ekonomike aktuale.

Ky indeksim i ri do të aplikohet mbi bazën e vlerësuar individuale vjetore të arritur deri në vitin 2024 dhe do të shërbejë si referencë direkte për të gjitha ato pensione që do të lindin si e drejtë duke filluar nga data 1 janar e vitit 2026.

Zbatimi i këtij koeficienti rregullon formulën e llogaritjes për të gjithë periudhën kontributive që nis nga viti 1994, duke përfshirë edhe pagat referuese sipas profesioneve të përcaktuara më parë nga ekzekutivi. Përmes këtij procesi, pagat e prapambetura rivlerësohen me koeficientët akumulativë të pasqyruar në shtojcat e vendimit, me qëllim që kontributet e paguara dekada më parë të mos humbasin vlerën e tyre përballë inflacionit dhe rritjes së pagës mesatare në vend.

Sa i përket kufizimeve teknike, vendimi qartëson se edhe pas aplikimit të indeksit prej 6.4%, baza e vlerësuar nuk do të jetë e pakufizuar, raporton Monitor.al.

Për pagat që i përkasin periudhës midis vitit 1994 dhe fundit të vitit 2001, kjo bazë nuk mund të tejkalojë trefishin e pagës minimale në shkallë vendi. Ndërkohë, për kontributet e derdhura nga viti 2002 e në vazhdim, tavanit i referohet paga maksimale në shkallë vendi, ashtu siç parashikohet në ligjin për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.

Qeveria ka specifikuar se efektet financiare të këtij vendimi do të mbulohen tërësisht nga buxheti vjetor i miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ky i fundit është institucioni përgjegjës për zbatimin e skemës dhe garantimin e llogaritjeve të reja për çdo përfitues që plotëson kushtet e pensionimit nga viti 2026.

The post Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës për llogaritjen e pensioneve të reja appeared first on Albeu.com.

Qeveria thotë fjalën e fundit, ndryshohet vendimi për stadiumin “Selman Stërmasi”
Këshilli i Ministrave gjatë ditës së sotme ka miratuar disa ndryshime në projektin “Rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stërmasi’”. Drita jeshile është dhënë nga Qeveria, ndërsa mbetet për t’u parë se kur do të fillojnë punimet.

Prej kohësh pritet që zona në stadiumin “Selman Stërmasi” të ndryshojë. Jo vetëm do të jetë një impiant i ri ku do të luhen neshje, por do të vijnë edhe investime të tjera.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Miratimin për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr.769 datë 13.12.2024 të Këshillit të Ministrave “Për transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit ‘Rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stërmasi’”, Tiranë.

The post Qeveria thotë fjalën e fundit, ndryshohet vendimi për stadiumin “Selman Stërmasi” appeared first on Albeu.com.

Shqipëria më afër Bashkimit Evropian/ Qeveria “zhduk” kartat e identitetit, nis projekti për portofolin digjital
Qeveria shqiptare po përgatitet të kalojë drejt një epoke të re të identitetit elektronik, ku qytetarët nuk do të kenë më nevojë për karta fizike.

Projektligji i ri parashikon krijimin e një portofoli digjital të identitetit, i cili do të shërbejë për verifikim, aplikime dhe nënshkrime elektronike me të njëjtin funksion ligjor si dokumentet tradicionale.

Ky projekt ka për qëllim ta afrojë Shqipërinë me rregullat dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë që identiteti elektronik i qytetarëve shqiptarë të njihet edhe jashtë vendit dhe të funksionojë pa probleme me sistemet digjitale të shteteve të tjera.

Megjithatë, përveç avantazheve, projekti sjell edhe sfida të mëdha pasi kërkohen kapacitete teknike të avancuara dhe investime të mëdha për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas llogaritjeve zyrtare, ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemit për një dekadë pritet të kushtojë rreth 703 milionë lekë me TVSH, ose afërsisht 70 milionë lekë çdo vit. Kjo përfshin teknologjinë, sigurinë kibernetike dhe certifikimet ndërkombëtare të nevojshme për funksionimin e tij.

Projekti synon të thjeshtojë jetën e qytetarëve dhe të rrisë besueshmërinë e shërbimeve publike, por është e domosdoshme që procesi të shoqërohet me masa për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale.

The post Shqipëria më afër Bashkimit Evropian/ Qeveria “zhduk” kartat e identitetit, nis projekti për portofolin digjital appeared first on Albeu.com.

“Qeveria dhe Bashkia i braktisën”, Teliti: Transporti urban në Tiranë në prag të paralizës
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka paralajmëruar një krizë të thellë në transportin urban, duke deklaruar se shërbimi është në prag të paralizës dhe rrezikon të ndërpritet.

Sipas tij, shoqatat e transportit publik kanë njoftuar zyrtarisht pezullimin e shërbimit, ndërsa institucionet vendore dhe qendrore nuk kanë reaguar në kohë për të adresuar situatën.

Në një postim në rrjetet sociale Teliti akuzon mazhorancën në Këshillin Bashkiak se ka refuzuar përfshirjen në rend dite të diskutimit mbi menaxhimin e krizës së transportit urban, duke e cilësuar këtë si mungesë vullneti për të trajtuar problemin.

Postimi:

TRANSPORTI URBAN NË TIRANË NË PRAG TË PARALIZËS – KJO NDODH KUR QEVERIA DHE BASHKIA NUK REAGOJNË DHE BRAKTISIN SEKTORIN!

Ndërkohë që sot shoqatat e transportit publik paralajmëruan zyrtarisht ndërprerjen e shërbimit nga java e ardhshme, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të pak ditëve më parë mazhoranca socialiste refuzoi kërkesën time për të futur në rend dite diskutimin mbi: “menaxhimin e munguar të krizës në transportin urban të kryeqytetit”.

Realiteti është i qartë: shërbimi po shkon drejt kolapsit ekonomik dhe qytetarët po paguajnë koston e keqmenaxhimit dhe mungesës së vizionit.

Ndaj sot dy thirrje janë tejet të rëndësishme:

1. Qeveria të ulë urgjentisht taksimit mbi karburantin. Nuk mund të ketë transport publik të qëndrueshëm kur Shqipëria mban barrën fiskale më të lartë në rajon mbi naftën. Duhet një politikë fiskale lehtësuese që ul direkt koston e shërbimit, në mënyrë që kjo barrë të mos shkojë as te bileta e qytetarit dhe as te falimenti i linjave.

2. I bëj thirrje këshilltarëve socialistë të Kryeqytetit që të lënë mënjanë arrogancën e kartonave dhe të mblidhet urgjentisht Këshilli Bashkiak në seancë të jashtëzakonshme. Të bëhet transparencë e plotë mbi veprimtarinë, sfidat, nevojat e sektorit dhe të merren vendime kurajoze për mbështetje konkrete ndaj operatorëve të tregut. Transporti publik nuk është luks, por një e drejtë dhe nevojë jetike.

Nëse nuk reagojmë, transporti urban në Tiranë do shkojë shumë shpejt drejt kopalsit të plotë. Nuk mund të qeveriset kryeqyteti me “veshë të shurdhër” ndaj alarmeve që bien çdo ditë!

The post “Qeveria dhe Bashkia i braktisën”, Teliti: Transporti urban në Tiranë në prag të paralizës appeared first on Albeu.com.