SHBA Archives - Albeu.com

Shumica e makinave më “amerikane” dalin nga prodhues të huaj
Në një moment kur diskutimet për tregtinë dhe tarifat po marrin vëmendje të madhe, të dhënat tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e makinave më “amerikane” mbajnë emra markash të huaja.

Indeksi më i fundit American-Made Index i Cars.com nxjerr në pah se 12 nga 20 automjetet e para të renditura janë nga prodhues joamerikanë.

Nga 86 modelet e përfshira në listë, Toyota ka 14 automjete, ndërsa Honda renditet me 13, duke kaluar përpara disa markave tradicionale amerikane.

Në krye të klasifikimit qëndron Tesla me dy pozicionet e para, falë Model 3 dhe Model Y, të prodhuara në Fremont të Kalifornisë. Pas tyre vijnë Jeep Gladiator dhe Jeep Grand Cherokee.

Pjesa tjetër e renditjes përbëhet kryesisht nga modele të ndërtuara në SHBA nga kompani japoneze, përfshirë Honda Ridgeline, Honda Odyssey, Lexus TX 350, Honda Accord, Acura MDX, Honda Passport dhe Toyota Camry. Kjo tregon se pesha kryesore i jepet vendit të prodhimit më shumë sesa prejardhjes së markës. /Telegrafi/

The post Shumica e makinave më “amerikane” dalin nga prodhues të huaj appeared first on Albeu.com.

Pas kundërshtimeve dhe paralajmërimit për ankesë në FIFA, SHBA i jep lehtësim Iranit për hyrjen para ndeshjes
Kombëtarja e Iranit ka siguruar një lehtësim të rëndësishëm gjatë Kupës së Botës, pasi Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara ka vendosur që iranianët të lejohen të futen në vend dy ditë përpara ndeshjes së tyre të fundit në grup. Ky vendim erdhi pas ankesave të vazhdueshme lidhur me kushtet e udhëtimit.

Përballja e tretë në grup kundër Egjiptit do të zhvillohet më 26 qershor në Seattle dhe, ndonëse autoritetet amerikane kanë zbutur qëndrimin për hyrjen e ekipit, skuadra iraniane do të jetë sërish e detyruar të largohet menjëherë nga SHBA sapo të mbarojë ndeshja. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Irani, që e ka vendosur kampin bazë në Tijuana të Meksikës, kishte shprehur pakënaqësi për faktin se ishte detyruar të udhëtonte drejt SHBA-së vetëm një ditë para ndeshjeve dhe të kthehej menjëherë pas tyre.

Pas barazimit 0-0 ndaj Belgjikës, trajneri Amir Ghalenoei deklaroi se skuadra e tij po luante “në kushtet më të këqija të mundshme”. Ai theksoi se vështirësitë me vizat dhe koha e kufizuar për udhëtim kishin ndikuar negativisht në përgatitjet e ekipit për turneun.

Në ndeshjen e luajtur në Los Angeles, përfaqësuesja iraniane mbërriti të shtunën në mbrëmje, zbriti në fushë të dielën dhe u detyrua të rikthehej në Meksikë po atë natë. Federata iraniane kishte bërë të ditur se do të ankohej në FIFA, pasi kërkesa për të hyrë dy ditë më herët ishte refuzuar në fillim.

Javën e kaluar, Andrew Giuliani, drejtor ekzekutiv i grupit të punës për Kupën e Botës në Shtëpinë e Bardhë, i hodhi poshtë kritikat e ardhura nga Irani. Ai deklaroi se SHBA-ja kishte pajisur me viza të gjithë lojtarët dhe trajnerët e ekipit, me synimin për të garantuar barazi sportive. Po ashtu, ai pranoi se disa zyrtarë që shoqëronin skuadrën nuk i kishin marrë vizat.

Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, bëri të ditur se një person me lidhje të drejtpërdrejta me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kishte tentuar të hipte në fluturimin e ekipit nga Meksika drejt Los Angelesit për ndeshjen me Belgjikën.

Pjesëmarrja e Iranit në këtë Kupë Bote është shoqëruar nga tensione politike dhe shqetësime të shumta për sigurinë. Ndërkohë, në aspektin sportiv, përfaqësuesja aziatike po vazhdon garën për kualifikim pas barazimeve 2-2 me Zelandën e Re dhe 0-0 me Belgjikën.

The post Pas kundërshtimeve dhe paralajmërimit për ankesë në FIFA, SHBA i jep lehtësim Iranit për hyrjen para ndeshjes appeared first on Albeu.com.

Tarifat amerikane rëndojnë industrinë e makinave në Kanada, prodhimi ulet me 64 mijë njësi
Industria automobilistike kanadeze duket se është prekur fort nga politikat tarifore të administratës së Donal Trump.

Të dhënat e Qendrës për Kërkime në Industrinë e Automjeteve (CAR) tregojnë se deri në fund të prillit, prodhimi i automjeteve në Kanada ka shënuar rënie me 15%, çka nënkupton afro 64 mijë automjete më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të njëjtën kohë, uzinat në Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar rritje të prodhimit me rreth 44 mijë automjete, ose 1.2%.

Sipas ekspertëve, automjetet që prodhohen në Kanada përballen me tarifa efektive prej 12–13% gjatë eksportit drejt SHBA-së, megjithëse shumë prej tyre kanë mbi 50% të pjesëve të prodhuara në Amerikë.

Si rezultat, një pjesë e prodhimit është zhvendosur drejt fabrikave amerikane, ndërsa disa impiante në Kanada kanë reduktuar aktivitetin ose e kanë ndërprerë atë përkohësisht.

Gjendja është përkeqësuar edhe më tej nga pezullimi i prodhimit në fabrikën CAMI të GM në Ontario, si edhe nga ulja e përkohshme e prodhimit të Toyota RAV4 për shkak të kalimit te modeli i ri.

Për rrjedhojë, automjetet e prodhuara në SHBA kanë zgjeruar pjesën e tyre në treg, ndërsa Kanadaja dhe Meksika kanë pësuar rënie të ndjeshme në prodhim dhe shitje.

Ekonomisti Tyler Harp vlerëson se tarifat nuk i kanë tkurrur në mënyrë domethënëse importet nga jashtë Amerikës së Veriut, por kanë ndikuar në zhvendosjen e prodhimit dhe të shitjeve brenda rajonit.

Nga ana tjetër, qeveria e Kanadasë po shqyrton mundësinë që të tërheqë prodhues kinezë të automjeteve për të investuar dhe për të prodhuar makina në territorin e saj.

The post Tarifat amerikane rëndojnë industrinë e makinave në Kanada, prodhimi ulet me 64 mijë njësi appeared first on Albeu.com.

Sondazhi 2026: Kosovarët besojnë më shumë te SHBA-ja dhe NATO, ndërsa mbështetja për BE-në mbetet e lartë
Një sondazh i publikuar në kuadër të programit WeBalkans për vitin 2026 tregon se ShBA-ja dhe NATO vazhdojnë të jenë institucionet që gëzojnë besimin më të madh në Kosovë.

Sipas rezultateve, 88 për qind e qytetarëve shprehen se kanë besim te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa po aq, 88 për qind, deklarojnë besim edhe te NATO, duke i vendosur këto dy institucione në krye të partnerëve ndërkombëtarë më të besueshëm për vendin.

Menjëherë pas tyre vjen Bashkimi Evropian, ndaj të cilit besim kanë 83 për qind e të anketuarve. Në vijim renditen Banka Botërore me 82 për qind dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me 80 për qind.

Në mesin e aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në këtë listë është edhe Turqia, e cila gëzon besimin e 78 për qind të kosovarëve të pyetur.

Të dhënat janë pjesë e gjetjeve të sondazhit vjetor 2026 për Kosovën, i cili trajton perceptimet e qytetarëve ndaj Bashkimit Evropian.

Mbështetja për anëtarësimin e shtetit më të ri në Ballkan në BE mbetet e lartë. Sipas sondazhit, 83 për qind e qytetarëve thonë se e mbështesin integrimin evropian të Kosovës, ndërsa 85 për qind vlerësojnë se anëtarësimi do të sillte më shumë përfitime sesa mangësi.

Raporti thekson se 68 për qind e qytetarëve ndihen të mirë-informuar ose deri diku të informuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Lidhur me afatin e mundshëm të anëtarësimit, 48 për qind e të anketuarve mendojnë se Kosova mund të bëhet pjesë e BE-së brenda pesë vjetëve të ardhshme. Ndërkohë, 32 për qind besojnë se kjo mund të ndodhë në një periudhë prej pesë deri në 15 vjet, ndërsa vetëm 3 për qind vlerësojnë se Kosova nuk do të bëhet kurrë anëtare e Bashkimit Evropian.

Sa u përket përfitimeve që lidhen me anëtarësimin në BE, më së shumti përmendet përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, i përzgjedhur nga 49 për qind e të anketuarve. Më pas renditen paqja dhe siguria për Kosovën dhe rajonin me 43 për qind, si dhe një e ardhme më e mirë për fëmijët me 42 për qind.

Nga ana tjetër, qytetarët shohin si pengesën kryesore për integrimin evropian korrupsionin e përhapur, të cilin e përmendin 40 për qind e tyre. Pas tij vjen mungesa e interesit të BE-së për ta pasur Kosovën anëtare me 27 për qind, ndërsa mungesa e vullnetit politik në Kosovë përmendet nga 26 për qind.

Raporti evidenton edhe një nivel të lartë besimi ndaj Bashkimit Evropian. Rreth 83 për qind e qytetarëve deklarojnë se i besojnë BE-së, ndërsa 64 për qind thonë se kanë një imazh pozitiv për unionin.

Për sa i përket ndihmës financiare, 97 për qind e qytetarëve janë në dijeni se Bashkimi Evropian financon projekte në Kosovë. Prej tyre, 65 për qind e konsiderojnë këtë mbështetje si efektive.

Sipas të anketuarve, fushat ku BE-ja duhet të ketë një rol më të madh në Kosovë janë zhvillimi ekonomik dhe tregtia, sistemi shëndetësor, si edhe lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i sundimit të ligjit.

The post Sondazhi 2026: Kosovarët besojnë më shumë te SHBA-ja dhe NATO, ndërsa mbështetja për BE-në mbetet e lartë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ SHBA siguron kreun e Grupit D, Australia nuk përsërit paraqitjen ndaj Turqisë
SHBA-ja doli fituese në përballjen e dytë të Grupit D ndaj Australisë, duke triumfuar 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Lumen Field” në Seattle.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 11-të pas autogolit të Cameron Burgess, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 43-të dhe u realizua nga mbrojtësi Alex Freeman.

Fraksioni i dytë startoi me ritëm nga të dyja skuadrat, por ishin amerikanët ata që këmbëngulën më shumë në kërkim të golit të tretë. Nga ana tjetër, australianët nuk mundën të shfaqnin të njëjtin nivel si në ndeshjen e parë përballë Turqisë.

Falë këtij suksesi, amerikanët “blindojnë” vendin e parë në grup, ndërsa Australia do të synojë të sigurojë kualifikimin në takimin ndaj Panamasë.

Autogoli i Cameron Burgess (SHBA 1-0 Australi)

Goli i Alex Freeman (SHBA 2-0 Australi)

The post VIDEO/ SHBA siguron kreun e Grupit D, Australia nuk përsërit paraqitjen ndaj Turqisë appeared first on Albeu.com.

Financimi i jashtëm ushtarak/ Qeveria miraton marrëveshjen, Shqipëria pakt 320 milionë USD me SHBA-në
Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF).

Sipas vendimit, marrëveshja do të nënshkruhet mes Ministrisë së Financave të Shqipërisë dhe Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) të SHBA-së.

Huaja e parashikuar kap vlerën totale prej 302 milionë dollarësh amerikanë dhe synon mbështetjen e financimit në fushën e mbrojtjes.

Miratimi është bërë në parim, ndërsa marrëveshja përcakton bashkëpunimin financiar mes dy vendeve në kuadër të programit të financimit të jashtëm ushtarak.

The post Financimi i jashtëm ushtarak/ Qeveria miraton marrëveshjen, Shqipëria pakt 320 milionë USD me SHBA-në appeared first on Albeu.com.

SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen fillestare të paqes, nga hapja e Ngushticës së Hormuzit te plani i rindërtimit, çfarë parashikohet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, kanë nënshkruar një marrëveshje fillestare paqeje me synimin për t’i dhënë fund konfliktit mes dy vendeve, duke e bërë atë të hyjë në fuqi menjëherë, raporton BBC.

Marrëveshja parashikon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një plan prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iranit, si dhe angazhimin e SHBA-së për t’i dhënë fund të gjitha llojeve të sanksioneve ndaj Teheranit.

Megjithatë, çështja e programit bërthamor iranian, arsyeja kryesore e deklaruar nga Uashingtoni për konfliktin, mbetet ende e pazgjidhur.

Palët kanë rënë dakord që negociatat për këtë temë të vazhdojnë për një periudhë 60-ditore, e cila mund të zgjatet nëse është e nevojshme.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili nënshkroi marrëveshjen në Francë gjatë samitit të G7-ës, e mbrojti këtë hap duke deklaruar se ai do të shmangte një “katastrofë ekonomike”.

Megjithatë, ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ndërmerrnin veprime të ashpra ushtarake kundër Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare.

Nga ana tjetër, presidenti iranian Masoud Pezeshkian, konfirmoi nënshkrimin e dokumentit nga Teherani.

Kryetari i Parlamentit iranian dhe një nga negociatorët kryesorë, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi për mediat shtetërore se mosbesimi i Iranit ndaj SHBA-së mbetet i pandryshuar.

“Gishti ynë mbetet mbi këmbëzën e armës. Nëse armiku nuk kupton gjuhën e logjikës, do të rikthehemi te gjuha e forcës”, tha ai për transmetuesin shtetëror iranian.

Marrëveshja konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve, por e ardhmja e saj do të varet nga rezultati i negociatave mbi programin bërthamor iranian në javët e ardhshme.

The post SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen fillestare të paqes, nga hapja e Ngushticës së Hormuzit te plani i rindërtimit, çfarë parashikohet appeared first on Albeu.com.

Papa: Dialogu më i mirë se l*fta/ Ati i Shenjtë përshëndet paktin SHBA-Iran: Duhet të eliminojmë a*mët
Papa Leoni XIV ka përshëndetur marrëveshjen e përkohshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila synon ti japë fund konfliktit rajonal në Lindjen e Mesme.

Papa theksoi se dialogu dhe negociatat janë rruga më e mirë për të shmangur rikthimin e konfliktit.

“Gjithmonë duhet të bëjmë thirrje për paqe, të bëjmë thirrje për negociata. Falënderojmë Zotin që ekziston të paktën ky memorandum, të cilin thonë se do ta nënshkruajnë zyrtarisht të premten. Ka ende disa pika për t’u zgjidhur, por është gjithmonë më mirë ta bëjmë këtë përmes dialogut dhe negociatave, sesa duke u kthyer në luftë”, tha Papa Leoni.

Papa Leo shprehu shpresën se marrëveshja nuk do të mbetet vetëm një hap diplomatik, por do të sjellë fundin e vërtetë të luftës dhe stabilitet për rajonin.

“Shpresoj që kjo të jetë vërtet një zgjidhje për luftën, që lufta të marrë fund dhe të mund të ecim përpara. Për të mirën e të gjithëve, duhet të eliminojmë armët bërthamore, të kërkojmë të mirën e të gjithë popujve dhe të gjejmë mënyra për të zgjidhur problemet, përfshirë ato ekonomike dhe sociale që janë shfaqur”, shtoi Papa.

Uashingtoni dhe Teherani pritet të formalizojnë marrëveshjen të premten.

The post Papa: Dialogu më i mirë se l*fta/ Ati i Shenjtë përshëndet paktin SHBA-Iran: Duhet të eliminojmë a*mët appeared first on Albeu.com.

SHBA-ja njofton mbi 1 miliard dollarë ndihmë humanitare për agjencitë e OKB-së
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë humanitare për agjencitë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF dhe Programin Botëror të Ushqimit (WFP).

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), fondet do të përdoren për të mbështetur ndihmën jetike, në më shumë se 40 vende të botës.

Nga shuma totale, mbi 800 milionë dollarë do t’i akordohen WFP-së, ndërsa UNICEF-i do të përfitojë më shumë se 218 milionë dollarë.

Njoftimi vjen një muaj, pasi Uashingtoni deklaroi se do t’i siguronte 1,8 miliardë dollarë Kombeve të Bashkuara.

Në dhjetor, administrata e presidentit Donald Trump shpalli një paketë tjetër financimi prej 2 miliardë dollarësh.

Përpara rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, kontributet financiare amerikane ndaj OKB-së, kishin qenë në disa raste dukshëm më të larta.

Megjithatë, SHBA-ja vazhdon t’i detyrohet OKB-së miliarda dollarë në kuadër të kontributeve të anëtarësimit.

Organizata po përballet me vështirësi të mëdha financiare dhe ka qenë shpesh objekt i kritikave të ashpra nga Trump.

Në fillim të mandatit të tij të dytë, presidenti amerikan vuri në pikëpyetje efektivitetin e ndihmës humanitare të SHBA-së dhe urdhëroi mbylljen e një sërë programesh.

Gjatë administratës Trump, ekonomia më e madhe në botë është tërhequr gjithashtu nga disa organizata të OKB-së dhe ka dalë nga marrëveshje ndërkombëtare, të mbështetura nga Kombet e Bashkuara.

The post SHBA-ja njofton mbi 1 miliard dollarë ndihmë humanitare për agjencitë e OKB-së appeared first on Albeu.com.

Papa Leo XIV për marrëveshjen SHBA-Iran: Falë Zotit, mund të ecim përpara
Papa Leo XIV vlerësoi marrëveshjen paraprake midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Kreu i Kishës Katolike u shpreh se, falënderon Zotin që të dy fuqitë janë gati ta nënshkruajnë zyrtarisht atë të premten.

Mediat e huaja shkruajnë se, Papa Leo, i cili kishte zemëruar Presidentin e SHBA-së Donald Trump pasi kritikoi luftën me Iranin, tha se shpresonte që marrëveshja do t’i jepte fund konfliktit përgjithmonë.

“Do të ketë ende shumë pika për t’u zgjidhur, por është gjithmonë më mirë ta bëjmë këtë përmes dialogut, përmes negociatave dhe jo duke u rikthyer në luftë. Shpresoj që kjo të jetë vërtet një zgjidhje për luftën, që lufta të ketë mbaruar vërtet dhe që ne të mund të ecim përpara”,u tha papa i parë amerikan gazetarëve jashtë rezidencës së tij në Castel Gandolfo, Itali.

The post Papa Leo XIV për marrëveshjen SHBA-Iran: Falë Zotit, mund të ecim përpara appeared first on Albeu.com.