Sulmi Archives - Albeu.com

Alicia Kearns: Serbia armatosi grupin që kreu sulmin në Banjskë, në rrezik liritë demokratike
Alicia Kearns, deputete britanike dhe anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka deklaruar se Serbia ka furnizuar me armë grupin që ndërmori sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Në një video të publikuar prej saj në rrjetin “X”, nga fjalimi i mbajtur në Këshillin e Evropës, Kearns doli në mbrojtje të qytetarëve të Serbisë, duke thënë se ata meritojnë zgjedhje të lira, media të pavarura dhe një demokraci të çliruar nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.

“Evropa nuk duhet ta kthejë shikimin nga ana tjetër ndërsa liritë demokratike po shkatërrohen”, ka shkruar ajo në X.

Duke iu referuar tragjedisë së ndodhur në Novi Sad, Kearns foli edhe për protestat, duke theksuar se 4 milionë njerëz dolën në rrugë.

Ajo ngriti shqetësimin edhe për gjendjen e mediave në Serbi, duke nënvizuar se shtypi i lirë është një shtyllë themelore mbi të cilën ndërtohet demokracia. Sipas saj, mediat në Serbi po “çmontohen qëllimisht dhe në sy të publikut”.

The post Alicia Kearns: Serbia armatosi grupin që kreu sulmin në Banjskë, në rrezik liritë demokratike appeared first on Albeu.com.

42 ditë nga sulmi ndaj tij, Hysni Mehani: Ende s’e di cili prokuror po e trajton rastin, iniciues ishte Sami Lushtaku
Hysni Mehani, zëvendësministër dhe përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar publikisht 42 ditë pasi u sulmua fizikisht, duke bërë të ditur se ende nuk ka informacion se cili prokuror apo cila prokurore është ngarkuar me hetimin e çështjes.

Përmes një postimi në Facebook, Mehani tha se, përtej deklaratës së dhënë në polici ditën e ngjarjes dhe dorëzimit të raportit mjekësor pas një telefonate të bërë disa ditë më vonë, nuk ka marrë asnjë njoftim tjetër nga institucionet e drejtësisë.

Ai riktheu akuzën se personi që e inicioi sulmin ishte Sami Lushtaku, ndërsa shtoi se më vonë ka kuptuar se një prej sulmuesve të tjerë kishte qenë i dënuar më herët për vrasje.

Mehani shprehu kritika ndaj institucioneve për mungesë veprimi, duke theksuar se pret ende të marrë vesh se kush po e heton rastin. Po ashtu, ai nënvizoi se nuk do të zmbrapset nga angazhimi i tij për drejtësi, liri dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Të dashur miq,

Sot bëhen 42 ditë nga dita që jam sulmuar. As tash kur po e shkruaj këtë postim nuk e di kush është prokuror a prokurore e rastit! Përveç ditës kur ka ndodhur rasti që kam dhënë një deklaratë te disa policë dhe një thirrje telefonike pas disa ditëve për të dorëzuar raportin e mjekut dhe atë nëse dua; asgjë tjetër!

As tash kur po e shkruaj këtë postim, nuk e di kush janë personat që më kanë sulmuar. E di që njëri nga ta dhe iniciusi i sulmit ishte Sami Lushtaku dhe më vonë kam kuptuar që njëri nga sulmusit tjerë më herët paska qenë i dënuar për vrasje.

Imagjinojeni, një ish i dënuar për vrasje del dhe e sulmon një qytetar, kryen tentim-vrasjen e një qytetari që qëllon të jetë zv-ministër, e sulmon në pikë të ditës dhe atë pa asnjë arsye, dhe prokurori a prokurorja e rastit e liron në procedurë të rregullt dhe deri më sot nuk di për ndonjë masë të marrë.

Të dashur miq, kam qenë i bombarduar me mendime nga më të ndryshmet; veç një përgjigje e kam për të gjitha ato mendime!

Çdo pikë gjaku, djerse e mundi e derdhur për drejtësi, për liri e për mundësi të barabartë për të gjithë nuk është turp e as nuk duhet të na turpërojë, përkundrazi duhet të na shtojë krenarinë.

Turp është të jetosh si puthadorë, si servil e i nënshtruar nga ata që për shoqërues zgjedhin vrasës.

Atë që më njohin e dinë që unë kurrë nuk kam zgjedhur rrugët e lehta, ashtu siç kurrë nuk kam pasur frikë nga rrugët e vështira, qoftë edhe me koston e jetës, kosto që e kam pasur parasysh shumë kohë para se të ndodhte sulmi.

Prokuror a prokurore, kjo është çështja që po pres ta di!

The post 42 ditë nga sulmi ndaj tij, Hysni Mehani: Ende s’e di cili prokuror po e trajton rastin, iniciues ishte Sami Lushtaku appeared first on Albeu.com.

Gazetari Osman Stafa u sulmua nga dy persona pas protestës, reagon “SafeJournalists”: Jemi të shqetësuar, të bëhet hetim i shpejtë dhe i paanshëm
Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri, ka shprehur shqetësim për sulmin dhe intimidimin ndaj gazetarit Osman Stafa, mbrëmjen e 21 qershorit 2026 në qendër të Tiranës, pas protestës qytetare për largimin e Ramës.

Në një reagim, organizata u ka bërë thirrje autoriteteve të zhvillojnë një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe efektiv për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

“Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë mbi protestat, të dokumentojnë zhvillime me interes publik dhe të marrin pjesë në debatin publik pa u ekspozuar ndaj intimidimit, fyerjeve apo konfrontimit fizik”, thuhet në deklaratën e SafeJournalists.

Stafa ka kallëzuar në Komisariatin Nr. 3 se është fyer dhe ka pësuar lëndime të lehta nga persona të panjohur, të cilët sipas tij kanë sulmuar atë dhe grupin me të cilin ndodhej, të përbërë nga dy gazetarë të huaj dhe përkthyesi i tyre.

Deklarata:

Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri shpreh shqetësim për sulmin e raportuar verbal dhe intimidimin fizik ndaj gazetarit Osman Stafa, në mbrëmjen e 21 qershorit 2026, në qendër të Tiranës, pas protestës qytetare.

Rrjeti bën thirrje për një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe efektiv, që të qartësojë rrethanat e incidentit. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë mbi protestat, të dokumentojnë zhvillime me interes publik dhe të marrin pjesë në debatin publik pa u ekspozuar ndaj intimidimit, fyerjeve apo konfrontimit fizik.

Sipas deklaratës së Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 pranë Sheshit “Skënderbej” në Tiranë, ku policia është njoftuar për një konflikt mes disa personave. Stafa ka paraqitur kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr. 3, duke pretenduar se është fyer dhe ka pësuar lëndime të lehta nga persona të panjohur, të cilët kanë sulmuar atë dhe grupin e përbërë nga dy gazetarë dhe përkthyesi i tyre, me të cilët ai ndodhej. Policia ka marrë në pyetje edhe personat e dyshuar për fyerjet dhe sulmin, të cilët kanë dhënë një version të ndryshëm të ngjarjes. Më pas, autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet hetimore po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Stafa i tha Rrjetit SafeJournalists: “U sulmova verbalisht me ofendime të rënda për shkak të punës sime si gazetar. Gjatë marshimit protestues po ecja së bashku me dy gazetarë të huaj dhe përkthyesin e tyre. U shqetësova dhe u ndjeva i pasigurt. Nuk i njihja këta persona. Kam bërë kallëzim në polici dhe do të vazhdoj ta ndjek çështjen.”

Në një mjedis të tensionuar qytetar dhe politik, të gjithë aktorët duhet të shmangin gjuhën apo sjelljet që mund të vendosin gazetarët në rrezik ose të cenojnë më tej sigurinë e tyre.

Rrjeti SafeJournalists do të vijojë të ndjekë rastin dhe pret një përgjigje të qartë institucionale.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së medias dhe vlerave demokratike.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 22 qershor 2026

Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata BH Gazetarët

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Mediave e Malit të Zi

The post Gazetari Osman Stafa u sulmua nga dy persona pas protestës, reagon “SafeJournalists”: Jemi të shqetësuar, të bëhet hetim i shpejtë dhe i paanshëm appeared first on Albeu.com.

Publikohen pamje të reja të sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë, me armë në duar dhe duke vrapuar mes agjentëve të Shërbimit Sekret (VIDEO)
Prokurorja në Uashington, ka publikuar një video që tregon Cole Allen, duke qëlluar ndaj agjentëve të Shërbimit Sekret të SHBA-së, gjatë përpjekjes së tij për t’iu afruar dhe për të vrarë presidentin Donald Trump, në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Pamjet, të regjistruara në hotelin Washington Hilton që priti aktivitetin të shtunën e kaluar, tregojnë autorin 31-vjeçar duke shkelur masat e sigurisë dhe duke vrapuar në korridore me armë në dorë.

Në video përfshihen edhe fragmente të tjera, ku Allen shihet duke lëvizur brenda hotelit një ditë para të shtënave.

Në një moment, ai depërton përmes pikës së kontrollit të sigurisë duke qëlluar një agjent të Shërbimit Sekret që ndodhej në anën e djathtë të tij.

Agjenti i qëlluar kundërpërgjigjet me armë ndërsa më pas bie në tokë, pasi u plagos në gjoks, por shpëtoi falë jelekut antiplumb.

Forca të tjera të sigurisë hapën menjëherë zjarr në drejtim të Allen, ndërsa ai vazhdonte të vraponte drejt sallës së pritjeve, ku ndodheshin Trump, bashkëshortja e tij, zëvendëspresidenti Vance dhe zyrtarë të tjerë.

Sipas Fox, prokurorët ishin përgatitur të paraqisnin videon gjatë seancës për masën e sigurisë të enjten në mëngjes, për të provuar se Allen përbën rrezik për komunitetin.

Megjithatë, mbrojtja ndryshoi strategji dhe pranoi paraburgimin e tij.

The post Publikohen pamje të reja të sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë, me armë në duar dhe duke vrapuar mes agjentëve të Shërbimit Sekret (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sulmi me armë në darkën ku ishte Donald Trump, Presidenti Begaj: Solidaritet të plotë me popullin amerikan
Në një deklaratë në X, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar pas sulmit me armë gjatë darkës së korrespondentëve në SHBA, duke dënuar ashpër ngjarjen.

Begaj shprehu solidaritet të plotë me presidentin amerikan Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe popullin amerikan.

“Dënoj fuqishëm sulmin e armatosur ndaj Presidentit të SHBA dhe Zonjës së Parë gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Në një demokraci, dallimet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut, jo përmes forcës”, u shpreh Begaj.

Ai theksoi se akte të tilla të dhunshme cenojnë vlerat themelore demokratike dhe janë të papranueshme.

The post Sulmi me armë në darkën ku ishte Donald Trump, Presidenti Begaj: Solidaritet të plotë me popullin amerikan appeared first on Albeu.com.

Nga Macron te kryeministri i Spanjës, liderët botërorë dënojnë sulmin ndaj Trump
Udhëheqësit botërorë dënuan dhunën dhe shprehën lehtësim që presidenti amerikan dhe të ftuarit në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë janë të sigurt, pasi në vendin e ngjarjes u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkroi në X, se ai dhe gruaja e tij “ishin të tronditur nga tentativa e vrasjes së Presidentit Donald Trump mbrëmë në Uashington”.

“Jemi të lehtësuar që Presidenti dhe Zonja e Parë janë të sigurt dhe të fortë. I dërgojmë urimet tona për shërim të plotë dhe të shpejtë oficerit të plagosur të policisë dhe përshëndesim Shërbimin Sekret të SHBA-së për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar”, shtoi ai.

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez , tha në X: “Ne dënojmë përpjekjen për agresion kundër Presidentit Donald Trump dhe gruas së tij, Melania”.

“Dhuna nuk duhet të jetë kurrë zgjidhja”, shkroi presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, në një postim të veçantë, duke i uruar gjithë të mirat Trumpit dhe zonjës së parë.

Duke i bërë jehonë kësaj ndjenje, Kryeministri i Kanadasë Mark Carney tha: “Dhuna politike nuk ka vend në asnjë demokraci dhe mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë tronditur nga kjo ngjarje shqetësuese”.

Kryeministri i Japonisë, Sanae Takaichi , dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, shprehën gjithashtu lehtësim për Trumpin në mesazhet e tyre të mbështetjes për X.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci dhe duhet të dënohet pa mëdyshje”, tha Modi. Objektivi i incidentit të së shtunës në darkë mbetet i paqartë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, u shpreh i lehtësuar që presidenti amerikan dhe zyrtarët e tjerë janë të sigurt, duke theksuar se “dhuna nuk ka vend në një demokraci dhe duhet dënuar pa asnjë ekuivok”.

Edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, deklaroi se “dhuna politike nuk ka vend në asnjë demokraci” dhe shprehu mbështetje për të gjithë ata që janë prekur nga incidenti.

Nga Europa, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, theksoi se “asnjë urrejtje politike nuk mund të gjejë vend në demokracitë tona” dhe paralajmëroi kundër ekstremizmit dhe fanatizmit që, sipas saj, rrezikojnë hapësirën e debatit të lirë.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, dënoi sulmin dhe tha se “dhuna nuk është kurrë rruga e duhur”, duke theksuar rëndësinë e demokracisë, bashkëjetesës dhe paqes.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cilësoi ngjarjen si “të papranueshme” dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për presidentin amerikan Donald Trump.

The post Nga Macron te kryeministri i Spanjës, liderët botërorë dënojnë sulmin ndaj Trump appeared first on Albeu.com.

Ishte armatosur rëndë, identifikohet autori i sulmit në eventin ku ndodhej presidenti Trump (FOTO)
Janë zbardhur informacione të reja mbi autorin e dyshuar të incidentit me armë gjatë darkës së gazetarëve në hotelin Hilton Washington, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti amerikan, Donald Trump.

Sipas mediave amerikane, i dyshuari është parë duke vrapuar drejt sallës ku po zhvillohej eventi, përpara se të ndalohej nga forcat e sigurisë. Ai është identifikuar si 31-vjeçari Cole Thomas Allen.

Autoritetet në Washington DC bëjnë me dije se i dyshuari ndodhet aktualisht në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa mbahet nën mbikëqyrjen e policisë.

Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Todd Blanche, deklaroi se ndaj tij pritet të ngrihen akuza “shumë shpejt”.

Sipas Jeffery W. Carroll, shef i përkohshëm i Departamentit të Policisë Metropolitane, i dyshuari ishte i pajisur me disa armë.

“Ai ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika”, u shpreh ai.

Ndërkohë, agjenti i Shërbimit Sekret që mbeti i plagosur gjatë ndërhyrjes është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

The post Ishte armatosur rëndë, identifikohet autori i sulmit në eventin ku ndodhej presidenti Trump (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Sulmi me armë në darkën e Shtëpisë së Bardhë, reagon presidenti Trump: Autori u neutralizua nga Shërbimi Sekret
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbuluar detaje të reja mbi incidentin me të shtëna që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke e cilësuar atë si një sulm ndaj një eventi të rëndësishëm për lirinë e fjalës.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të sigurisë, Trump deklaroi se një person i armatosur kishte tentuar të kalonte një pikë kontrolli sigurie, ndërsa mbante me vete disa armë.

Sipas tij, autori u neutralizua nga agjentët e Shërbimi Sekret i SHBA, të cilët ai i përshkroi si “shumë të guximshëm”. Gjatë ndërhyrjes, një agjent mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë falë jelekut antiplumb.

“Një burrë i armatosur me disa armë u përpoq të kalonte kontrollin e sigurisë. Ai u neutralizua nga anëtarë shumë të guximshëm të Shërbimit Sekret”, u shpreh Trump, duke shtuar se i dyshuari tashmë ndodhet në paraburgim.

Presidenti e përshkroi autorin si “një person shumë i sëmurë”, duke theksuar se ai kishte avancuar me shpejtësi nga rreth 50 metra distancë përpara se forcat e sigurisë të ndërhynin.

Ndërkohë, hetimet janë shtrirë edhe në Kalifornia, ku autoritetet kanë arritur në banesën e të dyshuarit për të mbledhur prova shtesë.

Trump konfirmoi gjithashtu se ai vetë nuk ka pësuar lëndime, ndërsa njoftoi se eventi do të riplanifikohet në një datë tjetër.

Ai shtoi se përvoja ishte traumatike për Zonjën e Parë, Melania Trump.

The post Sulmi me armë në darkën e Shtëpisë së Bardhë, reagon presidenti Trump: Autori u neutralizua nga Shërbimi Sekret appeared first on Albeu.com.

Dubai: Mbrojtja ajrore po i përgjigjet më së miri kërcënimit raketor iranian
Emiratet e Bashkuara Arabe deklaruan se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore po i përgjigjen një “kërcënimi me raketa”, duke i nxitur banorët të qëndrojnë në vende të sigurta mes sulmeve hakmarrëse iraniane.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore aktualisht po i përgjigjen një kërcënimi me raketa”, tha Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Krizave dhe Fatkeqësive Emergjente (NCEMA) përmes platformës së kompanisë amerikane të mediave sociale X.

Ai i nxiti banorët të “qëndrojnë në një vend të sigurt dhe të ndjekin kanalet zyrtare për paralajmërime dhe përditësime”.

Përshkallëzimi rajonal ka nisur që nga 28 shkurti kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën një sulm të përbashkët kundër Iranit, duke vrarë më shumë se 1.200 njerëz dhe duke plagosur 10.000 të tjerë.

Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që janë shtëpi të aseteve ushtarake amerikane.

The post Dubai: Mbrojtja ajrore po i përgjigjet më së miri kërcënimit raketor iranian appeared first on Albeu.com.

Sulmi ndaj Qipros/ Avionë luftarakë dhe fregata në gatishmëri
Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku mesditën e sotme sirenat e alarmit u aktivizuan në bazën britanike në Akrotiri, ndërsa avionë luftarakë u ngritën menjëherë në ajër. Radarët zbuluan objekte të dyshimta në hapësirën ajrore, duke çuar në evakuimin e aeroportit civil të Pafos. Autoritetet qipriote konfirmuan neutralizimin e dy dronëve që po drejtoheshin drejt bazave britanike, ndërsa vendi mbetet në gjendje gatishmërie të lartë.

Më herët, një mjet ajror pa pilot kishte rënë brenda zonës së instalimeve ushtarake britanike, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Për pasojë, Mbretëria e Bashkuar vendosi largimin e familjeve të personelit ushtarak dhe zhvendosjen e përkohshme të stafit jo-thelbësor.

Në këtë klimë tensioni, ambasada amerikane në Nikozia lëshoi paralajmërim për qytetarët, duke kërkuar vigjilencë dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme. Situata aktivizoi edhe refleksin e mbrojtjes së Greqisë, e cila dërgoi dy fregata, përfshirë “Kimon”, dhe një çift avionësh F-16 për të mbështetur Qipron. Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, theksoi se Athina do të mbështesë ishullin me çdo mjet të mundshëm.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, zhvilloi komunikim telefonik me presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides, për të konfirmuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve. Paralelisht, sektorit detar i është vënë vëmendje e shtuar, me dhjetë anije me flamur grek në Gjirin Persik dhe 85 marinarë në bord, ndërsa qeveria greke paralajmëron riatdhesimin e qytetarëve nëse situata përkeqësohet.

Situata mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa vendet e përfshira kërkojnë ruajtjen e stabilitetit dhe sigurinë e qytetarëve në rajon.

The post Sulmi ndaj Qipros/ Avionë luftarakë dhe fregata në gatishmëri appeared first on Albeu.com.