uck Archives - Albeu.com

Limaj dënon deklaratën e Ballës: Tahir Sinani, figurë e palëkundur e UÇK-së
Fatmir Limaj ka shpërthyer me kritika ndaj Taulant Ballës, pasi ky i fundit përmendi emrin e tij në një listë të pretenduar të “mercenarëve” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Limajt, një përfshirje e tillë është e papranueshme dhe cenon historinë e luftës çlirimtare. Ai ka nënvizuar se “themelet e lirisë” nuk duhet të preken për shkak të interesave apo përplasjeve të politikës së ditës.

Në reagimin e tij, Limaj ka ndalur te figura e dëshmorit Tahir Sinani, për të cilin është shprehur se përfaqëson një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës dhe flijimit në radhët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Heroi i kombit, Tahir Sinani, i kthyer në frymëzim dhe simbol të qëndresës për çdo luftëtar të UÇK-së, është në themel të lirisë së kombit tonë. Ai e ka shkruar me gjak historinë e lavdishme të UÇK-së dhe emri i tij mbetet i paharruar në ndërgjegjen kombëtare,” thuhet në qëndrimin e Limajt.

Në përmbyllje të reagimit të tij, ai ka theksuar se sakrifica e dëshmorëve nuk duhet të vihet në pikëpyetje, duke bërë thirrje për respekt ndaj figurave të luftës çlirimtare.

“Lavdi Tahir Sinani dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”

https://www.facebook.com/reel/2355479458312545/

The post Limaj dënon deklaratën e Ballës: Tahir Sinani, figurë e palëkundur e UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Alban Krasniqi: Kush sulmon sot një ish-ushtar, rreshtohet me ata që Fatmir Shehollin e shpallën veteran të UÇK-së
Alban Krasniqi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar ndaj sulmeve publike të drejtuara ndaj Dritan Goxhajt, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi si “komandant leshi”.

Në qëndrimin e tij, Krasniqi ka dënuar me tone të ashpra qasjen ndaj Goxhajt, duke e ndërlidhur këtë me standarde të dyfishta dhe me padrejtësi që, sipas tij, u bëhen figurave të luftës.

Postimi i plotë:

Ata që sot sulmojnë një ish-ushtar, janë në anën e atyre që Fatmir Shehollin e bënë veteran të UÇK-së.

The post Alban Krasniqi: Kush sulmon sot një ish-ushtar, rreshtohet me ata që Fatmir Shehollin e shpallën veteran të UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Artur Meçollari publikon dokumentin për Dritan Goxhajn: Vendimi i firmosur nga Agim Çeku e njeh si “Veteran Luftëtar” të UÇK-së
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Dritan Goxhajn, ish-ushtaraku Artur Meçollari ka dalë me një reagim publik, duke bërë publik një dokument zyrtar që, sipas tij, provon angazhimin e Goxhajt në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Meçollari ka shpërndarë vendimin e Komisionit për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit dhe Pjesëtarit të UÇK-së, i cili mban firmën e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.

Në dokument thuhet se, me vendimin nr. 18/9642, datë 20 maj 2016, Dritan L. Goxhaj është shpallur zyrtarisht “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Postim i plotë:

Këtë dokument dikush t’ia dërgojë Edi Ramës.

Dritan L. Goxhaj me firmën e gjeneral lejtnant Agim Çeku, shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Kryetar i Komisionit për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së me vendimin nr. 18/9642, datë 20 maj 2016 shpallet “Veteral Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

The post Artur Meçollari publikon dokumentin për Dritan Goxhajn: Vendimi i firmosur nga Agim Çeku e njeh si “Veteran Luftëtar” të UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Ministri i Mbrojtjes: Është turpi më i madh të përdoret emri i UÇK-së për interesa politike
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar ndaj Dritan Goxhajt, i cili është vendosur në qendër të formulimit të kërkesave të protestës së të hënës. Përmes një qëndrimi publik, Nufi theksoi se emri i UÇK-së nuk mund të shfrytëzohet për qëllime personale apo politike.

Duke ndarë edhe postimin e Ramës, ministri e shoqëroi atë me një koment ku vë përballë ata që kanë qenë pjesë e luftës dhe ata që, sipas tij, e mbështesin vetëm me fjalë. Ai kritikoi gjithashtu protestën, për të cilën pretendon se nuk ka as drejtim dhe as synime të qarta.

“Sa e lehtë është të mbështesësh luftën nga divani dhe të refuzosh të shkosh me shokët në fushëbetejë, njejtë si sot të marrësh “pëlqime” nga sheshi i një proteste, e cila nuk dihet nga ata që e përkrahin as se kush e drejton apo çfarë realisht kërkon të arrijë! Nuk ka turp më të madh se sa të hidhet baltë mbi gjakun dhe flamurin e UÇK-së – luftës më të lavdishme të popullit shqiptar për liri në trojet e veta duke e lidhur atë me sharlatanë që guxojnë të flasin në emër të heronjve të vërtetë. Turp vërtet i madh që dikush pretendon të flasë në emër të tyre apo në emër të patriotizmit duke dëmtuar drejtpërsëdrejti interesat kombëtare shqiptare! Ky lloj njeriu vetëm me iranianët dhe/apo gjakprishurit ka lidhje, sepse me UÇK-në asnjë lloj lidhje nuk ka!

Më tej, Nufi shkroi: “Ndërkohë, Komandanti i vërtetë i UÇK-së është në Hagë, i mbajtur padrejtësisht! Ndërsa arkitekti i vërtetë i revolucionit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt familjes së vlerave evropiane, duke bërë një transformim të jashtëzakonshëm për vendin është Edi Rama dhe këtë e kanë treguar më së miri shqiptarët me votën e tyre duke përkrahur atë masivisht dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë!”

The post Ministri i Mbrojtjes: Është turpi më i madh të përdoret emri i UÇK-së për interesa politike appeared first on Albeu.com.

27 vjet nga vendimi për transformimin e UÇK-së
Kanë kaluar 27 vjet nga vendimi i rëndësishëm për transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa demilitarizimi i saj dhe krijimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës vazhdojnë të konsiderohen si disa prej hapave kyç në forcimin e institucioneve të sigurisë në vend.

Pas përfundimit të luftës, ky proces u zhvillua nën mbikëqyrje ndërkombëtare dhe vendosi themelet për ngritjen e kapaciteteve vendore në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ky zhvillim do të pasohej vite më vonë me themelimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që sot është institucioni kryesor për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Njëzet e shtatë vjet më parë, në malet e Berishës, udhëheqësit e Kosovës morën vendimin për ta transformuar UÇK-në, duke shënuar kështu nisjen e një etape të re në ndërtimin e institucioneve të pasluftës.

Marrëveshja që rregullonte këtë transformim përfshinte disa faza, si dorëzimi i armëve, mbajtja përkohësisht e uniformave dhe përfshirja e një pjese të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në polici, administratë publike dhe institucione të tjera.

I gjithë ky proces u realizua brenda 90 ditësh, periudhë në fund të së cilës përfundoi demilitarizimi i plotë i UÇK-së.

Më 20 shtator 1999 u firmos marrëveshja për themelimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës-TMK, një strukturë që nuk u konceptua si forcë ushtarake, por si organizatë civile emergjente për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe situatave të tjera të jashtëzakonshme.

Nënshkrues të marrëveshjes ishin Hashim Thaçi, në cilësinë e komandantit politik të UÇK-së, dhe Agim Çeku, si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ndërsa ajo u pranua nga gjenerali britanik Mike Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë.

Njëri nga të përfshirët në këtë proces, gjenerali Kadri Kastrati, e vlerëson atë si një moment historik dhe me peshë të veçantë.

Tash, pas më shumë se 2 dekadash, Kastrati flet për Forcën e Sigurisë së Kosovës së sotme, të cilën e cilëson si krenari të vendit.

Transformimi i UÇK-së dhe themelimi i TMK-së konsiderohen si një nga fazat më të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë. Për shumë ish-pjesëtarë, TMK-ja u pa si vazhdim i përpjekjeve për krijimin e një force mbrojtëse vendore, një synim që u bë realitet vite më vonë me formimin dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sot, Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni kryesor i mbrojtjes së vendit, me detyrë ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe me objektivin për të dhënë kontribut në operacione ndërkombëtare paqeruajtëse së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë.

The post 27 vjet nga vendimi për transformimin e UÇK-së appeared first on Albeu.com.

27 vjet nga marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së, çfarë parashihte dokumenti
Këtë të diel shënohen 27 vjet nga firmosja e marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, dokument që përcaktonte me hollësi etapat e dorëzimit të armëve, përdorimin e uniformave, si edhe kalimin e një pjese të pjesëtarëve të saj në polici dhe në administratën publike.

Në këtë marrëveshje ishte parashikuar edhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës sipas modelit të Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke pasur parasysh Marrëveshjen e Rambujesë.

Ky proces ishte planifikuar të zgjaste 90 ditë. Pas përfundimit të kësaj periudhe u realizua demilitarizimi i plotë i UÇK-së, ndërsa në shtator 1999 u nënshkrua marrëveshja për themelimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, siç parashihej fillimisht, por si një strukturë reaguese në raste katastrofash natyrore.

Nënshkruesit e marrëveshjes ishin Hashim Thaçi në cilësinë e kryekomandantit të UÇK-së, Agim Çeku si shef i shtabit të UÇK-së, ndërsa dokumenti u pranua nga gjenerallejtënanti Mike Jackson, komandant i KFOR-it.

Më poshtë publikohet teksti i plotë i marrëveshjes së arritur më 21 qershor 1999.

Teksti i plotë i dokumentit:

PËR DEMILITARIZIMIN E UÇK-së

Të dielën në mbrëmje u nënshkrua dokumenti për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me firmat e Kryekomandantit të UÇK-së Hashim Thaçi, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Agim Çeku dhe komandantit të KFOR-it, gjenerallejtënantit Mike Jackson. Më poshtë paraqitet teksti i plotë i këtij dokumenti.

a) UÇK-ja përfshin tërë personelin brenda Kosovës, e që është nën kontroll të UÇK-së, me aftësi militare apo paramilitare dhe grupet e tjera apo individët të përcaktuar si të tillë nga Komandanti i KFOR-it.

UÇK-ja ka planifikuar të veprojë në përputhje me kushtet e përcaktuara në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe, në këtë kuadër, që komuniteti ndërkombëtar të marrë parasysh kontributin e saj gjatë krizës së Kosovës dhe mbi këtë bazë të shqyrtojë se:

a) Të pranojë se, derisa UÇK-ja dhe strukturat e saj janë në proces transformimi, ajo është e përkushtuar të propozojë pjesëtarë aktualë individualë për të marrë pjesë në forcat policore dhe në administrimin e Kosovës, duke iu dhënë rëndësi të posaçme përvojës së tyre.

b) Formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, si pjesë e procesit politik që do të duhet të vendosë për statusin e ardhshëm të Kosovës, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.

Iniciativa e demilitarizimit të UÇK-së

Kjo iniciativë parashikon armëpushimin e UÇK-së, mospërfshirjen e saj në zonat e konfliktit, demilitarizimin pasues dhe riintegrimin në jetën civile në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, si edhe me obligimet e marra në Rambuje dhe zotimet publike të delegacionit shqiptar atje.

UÇK-ja merr përsipër të heqë dorë nga përdorimi i forcës, të zbatojë direktivat e Komandantit të forcës ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë (COMKFOR) dhe të zgjidhë në mënyrë paqësore të gjitha çështjet që lidhen me zbatimin e kësaj iniciative.

Po ashtu, UÇK-ja pranon që KFOR-i dhe prania ndërkombëtare civile të vendosen dhe të veprojnë pa pengesa në Kosovë dhe që KFOR-i të ketë autorizimin për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për të krijuar dhe ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe për të përmbushur misionin e tij.

UÇK-ja pajtohet të zbatojë të gjitha detyrimet e kësaj iniciative dhe të sigurojë që, me efekt të menjëhershëm, të gjitha forcat e saj në Kosovë dhe në shtetet fqinje t’u përmbahen dispozitave të saj, të ndalojnë çdo akt armiqësor e provokues, çdo qëllim armiqësor dhe të ngrijnë të gjitha lëvizjet ushtarake, qoftë përgjatë kufijve ndërkombëtarë, qoftë përgjatë vijës ndërmjet Kosovës dhe pjesëve të tjera të RFJ-së, si dhe çdo veprim tjetër që nuk përputhet me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

UÇK-ja në Kosovë zotohet publikisht se do të demilitarizohet në pajtim me paragrafët 22 dhe 23, se do të përmbahet nga veprimtaritë që mund të rrezikojnë sigurinë e personelit ndërkombëtar qeveritar dhe joqeveritar, përfshirë KFOR-in, dhe se do të lehtësojë vendosjen dhe operacionet e KFOR-it.

Për qëllimet e kësaj iniciative, termat në vijim kanë këto kuptime:

a) UÇK-ja përfshin tërë personelin brenda Kosovës, e që është nën kontroll të UÇK-së, me aftësi militare apo paramilitare dhe grupet e tjera apo individët të përcaktuar si të tillë nga Komandanti i KFOR-it.

b) “Forcat e RFJ”-së përfshijnë tërë personelin e RFJ-së dhe të Republikës së Serbisë dhe organizatat me mundësi militare. Kjo përfshin ushtrinë e rregullt dhe forcat detare, grupet e armatosura civile, grupet paramilitare, forcat ajrore, gardat kombëtare, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake, shërbimet e inteligjencës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, policinë speciale, lokale dhe antiterroriste dhe çdo grup apo individ që konsiderohet i tillë nga Komandanti i KFOR-it.

c) Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS) përcaktohet si një zonë prej 5 kilometrash që shtrihet jashtë territorit të Kosovës, në vazhdim të territorit të RFJ-së. Në të përfshihet i gjithë terreni brenda këtyre 5 kilometrave.

d) Armë të ndaluara konsiderohen të gjitha armët e kalibrit 12.7 mm e mbi, çdo armë antitank apo antiajrore, granatat, minat apo eksplozivët dhe armët me tytë të gjatë.

Qëllimet e kësaj iniciative janë si më poshtë:

a) Vendosja e një ndërprerjeje të qëndrueshme të armiqësive.

b) Sigurimi i mbështetjes dhe autorizimit për KFOR-in që të ndërmarrë veprime të tilla dhe, në veçanti, ta autorizojë atë të ndërmarrë masa, përfshirë përdorimin e forcës së nevojshme, në përputhje me rregullat e KFOR-it, për të garantuar zbatimin e kësaj iniciative, mbrojtjen e KFOR-it dhe kontribuimin në një ambient të sigurt për praninë ndërkombëtare civile, implementuese dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, agjencitë, organizatat joqeveritare dhe popullsinë civile.

Veprimet e UÇK-së do të jenë në përputhje me këtë iniciativë.

Komandanti i KFOR-it, në bashkërendim sipas nevojës me administratorin civil të përkohshëm, do të jetë autoriteti më i lartë për interpretimin e kësaj iniciative dhe të aspekteve të sigurisë të marrëveshjes paqësore që e mbështet atë. Vendimet e tij do të jenë të detyrueshme për të gjitha palët dhe personat.

Ndalja e armiqësive

Menjëherë pas nënshkrimit, UÇK-ja pajtohet të veprojë sipas kësaj iniciative dhe direktivave të COMKFOR-it. Të gjitha forcat që nuk bashkëpunojnë në bazë të kësaj iniciative apo me urdhrat e COMKFOR-it, do të privohen nga mundësia për aksion ushtarak, sipas përcaktimit të COMKFOR-it.

Me nënshkrimin e kësaj iniciative, të gjitha aktet armiqësore të UÇK-së do të ndalen. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së merr përsipër të japë udhëzime të sakta dhe të qarta për të gjitha njësitet dhe personelin nën komandën e tij, me qëllim që të shmanget kontakti me forcat e RFJ-së dhe të zbatohen të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje. Ai do t’i shpallë vendimet e tij menjëherë pas nënshkrimit përfundimtar të iniciativës dhe ato do të transmetohen përmes të gjitha kanaleve të nevojshme, në mënyrë që përmbajtja e saj t’u arrijë të gjitha forcave nën komandën e tij dhe të kuptohet nga opinioni i gjerë.

UÇK-ja merr përsipër dhe pajtohet në veçanti:

a) të ndalojë qitjet nga të gjitha armët dhe shpërthimet e mjeteve eksplozive.

b) të mos vendosë barriera apo postblloqe, mina, karakolle vëzhguese apo pengesa mbrojtëse.

c) shkatërrimi i ndërtesave, mjeteve ndihmëse apo strukturave nuk lejohet. Ajo nuk do të angazhohet në asnjë veprimtari ushtarake, sigurie apo stërvitjeje, përfshirë operacionet ajrore dhe tokësore në ose mbi Kosovë apo në ZTS, pa miratimin paraprak të COMKFOR-it.

d) të mos sulmojë, arrestojë apo marrë në pyetje asnjë civil në Kosovë dhe të mos sulmojë, konfiskojë apo cenojë pronën e civilëve në Kosovë.

UÇK-ja pajtohet të mos ndërmarrë kundërsulme, reprezalje apo ndonjë veprim unilateral si përgjigje ndaj RKSOKB 1244 dhe marrëveshjeve të tjera që lidhen me Kosovën. Kjo, megjithatë, nuk e mohon të drejtën për vetëmbrojtje.

UÇK-ja pajtohet gjithashtu të mos ndërhyjë ndaj personelit të RFJ-së që do të rikthehet në Kosovë për të kryer detyra të veçanta, me autorizim dhe nën drejtimin e COMKFOR-it.

Përveç rasteve me miratim të COMKFOR-it, UÇK-ja pranon që personeli i saj të mos mbajë armë të asnjë lloji:

a) Dy kilometra nga rajonet ku janë të vendosur UJ-ja apo MPB-ja

b) Dy kilometra nga rrugët kryesore apo në qytetet e shënuara në apendiksin A

c) Dy kilometra nga kufijtë e Kosovës

d) Në asnjë rajon për të cilin kërkon COMKFOR-i

Brenda katër ditëve nga nënshkrimi i kësaj iniciative:

a) UÇK-ja do t’i mbyllë të gjitha pozitat luftarake, fortifikimet dhe postërojat në rrugë dhe do të shënojë minat dhe minat e befasisë që ka vendosur vetë.

b) Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do t’i raportojë me shkrim COMKFOR-it për kërkesat e mësipërme dhe do të vazhdojë të paraqesë raporte të detajuara çdo javë deri në përfundim të demilitarizimit.

Aktivitetet e kufirit

Menjëherë, UÇK-ja do të ndalojë lëvizjet e personave të armatosur nëpër shtetet fqinje. Çdo lëvizje e personave të armatosur në Kosovë do të bëhet vetëm me miratimin paraprak të COMKFOR-it.

Monitorimi dhe ndërprerja e armiqësive

Autoritetin për zbatimin e pikave të kësaj iniciative e ka COMKFOR-i. Ai do të monitorojë, ruajë dhe, nëse është e nevojshme, do ta imponojë me forcë ndërprerjen e armiqësive.

UÇK-ja pajtohet të bashkëpunojë plotësisht me KFOR-in dhe administratën e përkohshme civile në Kosovë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të sigurojë që të merren masat e duhura për trajtimin e pikave të kësaj iniciative nga forcat e tij, në përputhje me direktivat e COMKFOR-it.

Elementet e KFOR-it do të përzgjidhen për të mbajtur kontakte me UÇK-në dhe do të vendosen në strukturat e saj komanduese dhe në bazat e saj.

KFOR-i do të vendosë kontrollin e duhur në pikat e caktuara të kalimit me Shqipërinë dhe IRJM-në.

Komisioni i Përbashkët i Implementimit (KPI)

Një KPI do të krijohet në Prishtinë brenda katër ditëve nga nënshkrimi i iniciativës. Ai do të drejtohet nga COMKFOR-i dhe do të përbëhet nga komandantë të lartë të KFOR-it dhe UÇK-së, si edhe nga një përfaqësues i administratës civile ndërkombëtare në Kosovë.

KPI-ja do të mblidhet aq shpesh sa të jetë e nevojshme me COMKFOR-in gjatë zbatimit të iniciativës. Ajo mund të thirret edhe pa paralajmërim paraprak dhe përfaqësimi i UÇK-së pritet të jetë në nivelin dhe rangun e kryesuesit të KFOR-it. Funksionet e saj do të jenë:

a) Sigurimi i bashkëpunimit me aranzhimet për të cilat është arritur pajtimi për sigurinë dhe aktivitetet e të gjitha forcave;

b) Hetimi i pikave aktuale apo të kërcënuara të kësaj iniciative;

c) Detyra të tjera që mund t’i përcaktojë COMKFOR-i me qëllim ruajtjen e ndërprerjes së armiqësive.

Demilitarizimi dhe transformimi

UÇK-ja do të ndjekë procedurat e vendosura nga COMKFOR-i për demilitarizimin hap pas hapi, transformimin dhe monitorimin e saj në Kosovë, si edhe për rregullimin e aktiviteteve të tjera të saj. Ajo nuk do të organizojë apo zhvillojë parakalime pa autorizimin e COMKFOR-it.

UÇK-ja pajtohet me këtë kalendar që nis nga momenti i nënshkrimit të iniciativës:

a) Brenda shtatë ditësh, UÇK-ja do të krijojë depo të sigurta armësh, të cilat do të regjistrohen bashkërisht dhe do të verifikohen nga KFOR-i.

b) Brenda shtatë ditësh, UÇK-ja do të pastrojë pozicionet e minave dhe minave të befasisë të vendosura prej saj, do të lëshojë pozitat luftarake dhe do të zhvendoset në vende për të cilat pajtohet me COMKFOR-in dhe KPI-në. Pas kësaj, vetëm personeli i autorizuar nga COMKFOR-i dhe zyrtarët e lartë të UÇK-së, së bashku me personelin e tyre të afërt mbrojtës, numri i të cilëve nuk do të kalojë treshin dhe që mbajnë vetëm armë brezi, do të lejohen të dalin jashtë këtyre vendeve të caktuara.

c) Shtatë ditë më pas, armët e vogla automatike që nuk janë vendosur në depot e regjistruara mund të mbahen vetëm brenda vendeve të autorizuara.

d) Pas 29 ditësh, mbajtja e çdo arme me tytë të gjatë, që nuk është pushkë automatike, do të jetë çështje e COMKFOR-it.

e) Brenda 30 ditësh, subjekt i aranzhimeve të COMKFOR-it në rast nevoje, i gjithë personeli i UÇK-së me origjinë jo lokale, pavarësisht nëse ndodhet ligjërisht në Kosovë apo jo, përfshirë këshilltarët, luftëtarët e lirisë, stërvitësit, vullnetarët dhe personelin nga shtetet fqinje dhe shtetet e tjera, do të tërhiqet nga Kosova.

f) Këto janë aranzhimet për kontrollin e armëve:

(1) Brenda 30 ditësh, UÇK-ja do të vendosë në depot e regjistruara të armëve të gjitha armët e ndaluara, me përjashtim të armëve të vogla automatike. Po ashtu, 30 për qind e numrit të përgjithshëm të këtyre armëve do të vendoset në depo. Municioni për armët e tjera do të tërhiqet dhe do të vendoset në vende të caktuara nga COMKFOR-i, veçmas nga vendet e caktuara.

(2) Në ditën e 30-të, për personelin e UÇK-së do të ndalohet mbajtja e armëve të ndaluara, me përjashtim të armëve automatike, në vendet e caktuara dhe do të ndalohet gjithashtu mbajtja e armëve me tytë të gjatë. Këto armë do të konfiskohen nga KFOR-i.

(3) Brenda 30 ditësh, edhe 30 për qind e armëve të vogla automatike do të vendosen në depot e regjistruara të armëve, duke e çuar kështu në 60 për qind numrin e armëve që ka UÇK-ja të depozituara.

(4) Brenda 90 ditësh, të gjitha armët automatike do të vendosen në depot e regjistruara të armëve. Pas kësaj, mbajtja e tyre nga pjesëtarët e UÇK-së do të jetë e ndaluar dhe ato do të konfiskohen nga KFOR-i.

g) Nga dita e 30-të deri në ditën e 90-të, depot e armatimit do të jenë nën kontroll të përbashkët të UÇK-së dhe KFOR-it, sipas procedurave të miratuara nga COMKFOR në KPI. Pas 90 ditësh, KFOR-i do të marrë kontrollin e plotë të këtyre depove.

h) Brenda 90 ditësh, të gjitha forcat e UÇK-së do të kenë përfunduar procesin e demilitarizimit dhe do të ndalojnë veshjen e uniformave ushtarake dhe mbajtjen e shenjave të UÇK-së.

i) Brenda 90 ditësh, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të konfirmojë përmbushjen e kërkesave të parashtruara dhe do t’ia dorëzojë atë me shkrim COMKFOR-it.

Dispozitat e kësaj iniciative hyjnë në fuqi menjëherë me nënshkrimin e saj nga përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës.

UÇK-ja ka planifikuar të veprojë në përputhje me kushtet e përcaktuara në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe, në këtë kuadër, që komuniteti ndërkombëtar të marrë parasysh kontributin e saj gjatë krizës së Kosovës dhe mbi këtë bazë të marrë në konsideratë se:

a) Të pranojë se, derisa UÇK-ja dhe strukturat e saj janë në proces transformimi, ajo është e zotuar të propozojë pjesëtarë aktualë individualë për të marrë pjesë në forcat policore dhe të administrimit në Kosovë, duke gëzuar konsideratë të posaçme për përvojën që kanë zhvilluar.

b) Formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, si pjesë e procesit politik që do të duhet të vendosë për statusin e Kosovës në ardhmëri, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.

Kjo iniciativë është hartuar në gjuhën angleze dhe shqipe dhe, në rast paqartësie në kuptimin e drejtë të tekstit, versioni në gjuhën angleze ka përparësi.

Ofruar nga Hashim Thaçi,

Kryekomandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Pranuar nga gjenerallejtënant Mike Jackson,

Komandant i KFOR-it

21 qershor 1999

Rrugët:

1) Pejë-Llapushnik-Prishtinë

2) Kufi-Gjakovë-Klinë

3) Kufi-Prizren-Suharekë-Prishtinë

4) Gjakovë-Rahovec-Llapushnik-Prishtinë

5) Pejë-Gjakovë-Prizren-Ferizaj-Kufi

6) Kufi-Ferizaj-Prishtinë-Podujevë-Kufi

7) Prishtinë-Mitrovicë-Kufi

8) Mitrovicë-Rakosh-Pejë

9) Pejë-Kufiri me Malin e Zi(nëpërmjet Rozhajës)

10) Prishtinë-Lisicë-Kufiri me Serbinë

11) Prishtinë-Gjilan-Ferizaj

12) Gjilan-Tërnoc i Madh-Kufiri me Serbinë;

13) Prizren-Doganoviqi.

The post 27 vjet nga marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së, çfarë parashihte dokumenti appeared first on Albeu.com.

Maqedonci e vlerëson Ilir Konushevcin si një prej themeluesve të UÇK-së
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se Ilir Konushevci ishte një prej themeltarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një ndër figurat më të rëndësishme në organizimin e luftës për liri.

Në postimin e tij të plotë, Maqedonci bëri të ditur se sot, në përvjetorin e lindjes së Heroit të Kombit, Ilir Konushevci, u bënë homazhe dhe u vendosën lule pranë bustit të tij në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së njërit prej heronjëve më të shquar të Kosovës.

Ai theksoi se me përkushtimin, trimërinë dhe dashurinë për atdheun, Ilir Konushevci dha një kontribut të jashtëzakonshëm në rrugën e popullit tonë drejt çlirimit. Sipas tij, vepra e Konushevcit vazhdon të jetë frymëzim për brezat e sotëm dhe për ata që do të vijnë, si dëshmi se liria është një vlerë që fitohet dhe ruhet me sakrificë.

Maqedonci shtoi se, duke e kujtuar Ilir Konushevcin në ditëlindjen e tij, shprehet mirënjohja dhe respekti më i thellë për veprën e tij të pavdekshme. “Heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata kanë vetëm ditëlindje. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Ilir Konushevci!”, thuhet në postim.

The post Maqedonci e vlerëson Ilir Konushevcin si një prej themeluesve të UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Kurti: Qeveria e Kosovës nuk ka akses te kjo gjykatë, por besojmë tek pafajësia e tyre
Gjatë një deklarate për mediat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Speciale, e cila e shtyu me dy muaj dhënien e vendimit për ish-krerët e UÇK-së, nuk ka lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen në 7 qershor në Kosovë.

Kurti u shpreh se Qeveria e Kosovës, nuk ka akses te kjo gjykatë.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo për gjykata speciale. Kurti tha se beson në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, të cilët vazhdojnë që të mbahen në burg, padrejtësisht në Hagë.

Në lidhje me zgjedhjet të cilat do të mbahen në 7 qershor, Kurti deklaroi se Vetëvendosja do të kapërcejë edhe rezultatin e 28 dhjetorit.

“Sa i përket vendimit të Gjykatës Speciale që të shtyhet për dy muaj, nëse s’gaboj, vendimi i tyre, ne e morëm vesh njësoj sikurse të gjithë ju, për shkak se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Gjykatën Speciale. Gjykata Speciale nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë e në shërbim të të cilit thuhet se është. Edhe njëherë e theksoj, Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo për gjykata speciale. Ne besojmë në drejtësinë e UÇK-së dhe në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, të luftëtarëve të saj, të cilët vazhdojnë që të mbahen në burg, padrejtësisht në Hagë.

Besoj që qytetarët e Republikës e kanë kuptuar që çdo herë kur përpiqesh të ja vësh digën një rrjedhe socio-historike e politike qysh është Lëvizja Vetëvendosje, atëherë do të ketë gjithnjë e më shumë prurje. Sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja. E tash bash saktësisht sa do të jetë, do ta marrim vesh në mbrëmjen e 7 qershorit”, tha Kurti.

Disa ditë më parë, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, shpalli 7 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e treta që Kosova mban brenda një viti gjysëm. Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përfundoi në shkurt, ndërsa aktgjykimi pritej këtë muaj.

Por paneli gjyqësor vendosi ta shtyjë shpalljen e vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, dhe Rexhep Selimit, deri më 20 korrik.

The post Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Kurti: Qeveria e Kosovës nuk ka akses te kjo gjykatë, por besojmë tek pafajësia e tyre appeared first on Albeu.com.

Nis peticioni kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Organizata e Veteranëve të Luftës OVL-UÇK ka nisur një peticion kombëtar për një gjykim të drejtë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton KosovaPress.

Ky peticion është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të dinjitetit të saj.

Vuçiç i shqetësuar për Ligjin për të Huajt/ Paralajmëron afrimin trilateral të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë si cënim serb

Ky peticion do të realizohet në bashkëpunim me shtatë universitete, përfshirë një nga Tirana, një nga Shkupi dhe një nga Tetova.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se ky peticon hyn në fuqi që sot në sistemin online dhe në formë të shkruar.

“Ne nuk do ndalemi kurrë kundër Gjykatës Speciale jo kundër drejtësisë por padrejtësisë që po ndodhë. Ne kemi gjetur mbështetje nga shtatë universitete të Kosovës, në Tiranë një, Shkup dhe Tetovë. Ne kemi përgatitur një peticion kombëtar që do hy nga sot fuqi, Kemi dhe online dhe me letra”, tha Gucati.

Sipas peticionit, vendimi duhet të bazohet në prova dhe fakte te administruara në giykim.

Kërkohet respektim i plotë dhe të pakushtëzuar të të drejtave themelore të të akuzuarve, respektim të Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, si dhe respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Përfshirë edhe heqjen e menjëhershme të masës së paraburgimit dhe përjashtim të menjëhershëm dhe të plotë të çdo prove të siguruar apo të pranuar nga autoritetet e Serbisë. /KosovaPress

The post Nis peticioni kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Albeu.com.

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës
Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar fjalën e kryeministrit Rama në punimet hapëse të Bordit të Paqes, e vlerësoi si të qëlluar thirrjen drejtuar presidentit Trump që të tërhiqet akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufta nga prokurori i Hagës. Zogaj u shpreh se Rama shfrytëzoi edhe faktin se prokurori Smith ka ngritur edhe akuzën ndaj Trumpit në mandatin e parë.

“Pjesa që ka bërë bujë, ka të bëjë me shfrytëzimin e atyre pak minutave për të ngritur çështjen aktuale, që shtë ajo e gjykimit të krerëve të UÇK në Hagë. Është çështje e madhe kombëtare për Shqipërinë. Rama foli si të ishte në një takim tet a tet, një temë që mund të trajtohej në një takim, por në mungesë të saj përdori këto minuta, në një mbledhje ku shumica e pjesëmarrësve nuk kishin lidhje me këtë temë. Duke prekur nervin, e Presidentit Trump, në marrëdhëniet me prokurorin Jack Smith, që ka ngritur edhe akuzën kundër tij lidhur me ngjarjet në Capitol Hill.

Ai është armiku i deklaruar i Trump, e ka shpallur Trump armikun e tij numër një, për shkak të akuzës që kangritur dhe ngulmon, që kjo akuzë nuk është mbyllur.

E shfrytëzoi këtë moment për të ngritur cështjen e UÇK, mendoj se është t’i luash të gjitha për të gjitha. Guxoi dhe e bëri, nuk mund të mos i themi mirë e bëri. Kundërshtar apo jo, nuk kanë arsye që ta paragjykojnë, apo gjykojnë kryeministrin, që në një takim të këtij niveli, guxoi t’i luajë të gjitha për të gjitha. Ai gjeti tribunën më të madhe, për të ngritur problemin e katër krerëve të UÇK, që janë prej 5 vite pengje te një drejtësie që nuk kuptohet se çfarë është”- tha Zogaj.

The post Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës appeared first on Albeu.com.