var Archives - Albeu.com

Queiroz shpërthen ndaj arbitrimit: “VAR-i kishte dalë për kafe”, Anglia u favorizua
Pas barazimit 0-0 ndaj Anglisë në raundin e dytë të Kupës së Botës, trajneri i Kombëtares së Ganës, Carlos Queiroz, reagoi me zemërim të madh.

Tekniku portugez drejtoi akuza të forta ndaj gjyqtarëve dhe mënyrës si u përdor teknologjia VAR, duke këmbëngulur se ekipit të tij iu mohua një penallti e qartë, si edhe një karton i kuq për portierin anglez.

Kritikat e tij u ndalën te dy episode të pjesës së dytë. Sipas Queiroz, rasti i parë ishte penalltia e padhënë ndaj sulmuesit Isaac Adu, ndërsa i dyti lidhej me ndërhyrjen e portierit Jordan Pickford ndaj të njëjtit futbollist jashtë zonës së penalltisë, moment për të cilin ai kërkoi përjashtim të menjëhershëm.

Me tone ironike, trajneri ganez deklaroi se VAR-i dukej sikur ishte “në një pushim kafeje”, ndërsa shtoi se Anglia pati fat që doli me një pikë nga kjo përballje.

“A funksionon fare ai VAR? A e kemi VAR-in në ndeshje? Pati një penallti të qartë që duhej të na ishte dhënë. Dhe pastaj pati një faull të qartë që ndaloi sulmuesin tonë. Ishte një karton i kuq. I pastër si lot, pa dyshim për këtë”, ka thënë fillimisht Queiroz.

Më tej, në të njëjtën linjë sarkastike, ai la të kuptohej se Anglia i shpëtoi humbjes vetëm për shkak të mosreagimit nga dhoma e VAR-it.

“Anglia nuk humbi vetëm sepse VAR ishte me pushime. Nëse VAR nuk do të kishte shkuar për një kafe, ata do të kishin dhënë një penallti dhe ne do të kishim fituar”.

“Ata ishin me fat. Edhe mua më pëlqen të pi kafe, por kjo ishte një penallti e pastër. Pickford duhej të kishte marrë karton të kuq”, vazhdoi Queiroz, përpara se të përfundonte: “Më falni për sarkazmën time, por kur jam serioz, atëherë më penalizojnë. Po bëj shaka, sigurisht”.

The post Queiroz shpërthen ndaj arbitrimit: “VAR-i kishte dalë për kafe”, Anglia u favorizua appeared first on Albeu.com.

Vendimi i VAR-it në Francë – Senegal ngriti pikëpyetje edhe te arbitrat elitë të futbollit botëror
Një episod që shkaktoi debat të madh në Kupën e Botës 2026 u regjistrua në sfidën mes Francës dhe Senegalit, aty ku një vendim i arbitrit pas rishikimit me VAR habiti jo vetëm publikun dhe komentatorët, por edhe disa nga gjyqtarët më të vlerësuar në arenën ndërkombëtare.

Kur po luhej minuta e 58-të dhe rezultati ishte ende 0-0, Kylian Mbappe përfundoi në tokë brenda zonës pas një kontakti me kapitenin e Senegalit, Sadio Mane. Për këtë situatë, arbitri Alireza Faghani u thirr nga VAR-i për ta parë rastin në ekranin pranë fushës.

Pasi shqyrtoi pamjet, Faghani u kthye në lojë duke lënë fillimisht të kuptohej se do të jepte penallti për Francën. Por në fund ai akordoi goditje nga porta, me arsyetimin se kontakti ishte iniciuar nga vetë Mbappe.

Ky interpretim solli reagime të menjëhershme. Për BBC, Darren Cann, ish-ndihmës arbitër në finalen e Kupës së Botës 2010, tregoi se kishte marrë mesazhe nga disa prej gjyqtarëve më të mirë në botë, të cilët nuk e kuptonin përse nuk ishte dhënë 11-metërsh.

“Telefoni im është mbushur me mesazhe nga gjyqtarë të nivelit më të lartë që gjithashtu nuk e kuptojnë pse nuk u akordua penallti”, ka thënë Cann.

Vendimin e kritikoi edhe ish-anësori i Skocisë, Pat Nevin, i cili e quajti atë “absurd”.

“Nuk ka asnjë logjikë. Si mund të thuhet se Mbappe e inicioi kontaktin? Është një nga shpjegimet më të pakuptimta që kam dëgjuar ndonjëherë”, u shpreh ai.

Në të njëjtin qëndrim u rreshtua edhe Alan Shearer, legjenda e Anglisë.

“Nuk e kuptoj fare. Mund të shihet qartë ndërhyrja e Manes dhe fakti që këmba e tij e majtë godet Mbappen. Si mund ta ketë iniciuar kontaktin Mbappe kur ai ndodhej përpara kundërshtarit? Është vërtet një vendim i çuditshëm”, deklaroi Shearer.

Pavarësisht polemikës së madhe, Franca e mbylli ndeshjen me fitore 3-1 ndaj Senegalit. Në qendër të suksesit ishte pikërisht Mbappe, që shënoi dy herë dhe u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Francën, duke lënë pas Olivier Giroud me 58 gola në 99 paraqitje.

Ylli i Real Madridit vendosi edhe një rekord tjetër, duke u kthyer në golashënuesin më të mirë të Francës në historinë e Kupës së Botës, me 14 gola në vetëm 15 ndeshje të turneut.

Pas përfundimit të takimit, edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps, bëri të qartë pakënaqësinë e tij për episodin në zonë.

“Sa i përket situatës në zonë, pati një rishikim nga VAR-i dhe nuk do t’ju tregoj çfarë i thashë gjyqtarit të katërt. Kur gjyqtari tha se Kylian kishte nxjerrë këmbën përpara, nuk jam i sigurt se pashë diçka të tillë. Sipas mendimit tim duhej të jepej penallti. Por gjyqtari është gjithmonë ai që vendos”, deklaroi Deschamps.

Edhe Darren Cann mbeti i palëkundur në bindjen e tij se arbitri kishte gabuar.

“Për mua ishte një penallti e pastër. VAR-i bëri gjënë e duhur duke e dërguar gjyqtarin te monitori, prandaj jam jashtëzakonisht i surprizuar që ai nuk tregoi pikën e bardhë”, përfundoi ish-gjyqtari anglez.

The post Vendimi i VAR-it në Francë – Senegal ngriti pikëpyetje edhe te arbitrat elitë të futbollit botëror appeared first on Albeu.com.

Ndodh në Gjermani, gjyqtarët do u shpjegojnë spektatorëve vendimet e VAR-it
Mund të jetë një nga ato momente që në një farë mënyre mund të shënojë historinë më të re të futbollit gjerman.

Siç raportojnë të gjitha mediat në Gjermani, së shpejti arbitrat do t’u shpjegojnë shikuesve në stadium vendimet e VAR-it, nëpërmjet njoftimeve.

Faza e parë e testimit do të fillojë së shpejti, me projektin që fillimisht do të testohet në 9 stadiume të Bundesligës dhe Bundesligës së Dytë.

Max Eberl, drejtori sportiv i Bayern, i cili është gjithashtu pjesë e Komisionit të Ligës Gjermane të Futbollit, tha: “Ne duam ta bëjmë sistemin VAR më të mirë dhe më transparent”.

The post Ndodh në Gjermani, gjyqtarët do u shpjegojnë spektatorëve vendimet e VAR-it appeared first on Albeu.com.

Rosenborg-Lillestrøm, tifozët kontestuan “VAR”-in katër herë në 30’, arbitri “mbyll” ndeshjen
Në Norvegji ka ndodhur diçka e veçantë. Tifozët e të dy skuadrave në fushë janë koordinuar për të kontestuar me sende rrethanore “VAR”-in duke detyruar kryesorin që të “mbyllë” duelin vetëm 30 minuta pas startit.

Bëhet fjalë për ndeshjen Rosenborg-Lillestrøm, e cila u ndërpre në fillim për “fajin” e tifozëve vendas, të cilët hodhën topa tenisi në fushë duke detyruar kryesorin të dërgonte futbollistët në dhomat e zhveshjes. Më pas ultrasit shpalosën banerin me mesazhin: “VAR-i duhet të hiqet, nuk do të dorëzohemi kurrë”.

Më pas radhën për të bërë të njëjtën e gjë e kishin tifozët e skuadrës mike, të cilët pas topave të tenisit shpalosën të njëjtin mesazh.

The post Rosenborg-Lillestrøm, tifozët kontestuan “VAR”-in katër herë në 30’, arbitri “mbyll” ndeshjen appeared first on Albeu.com.

E pabesueshme: Çipi i vendosur në top tregoi prekjen me dorë të Opendas
Goli i anuluar i Lukakut (i dyti kundër Sllovakisë) la një imazh të pazakontë.

Gjyqtari turk Meler iu afrua VAR-it, që i tregoi imazhin e Openda-s duke prekur topin me dorë kur tentoi ta kontrollonte, si dhe pa sensorin që topi kishte inkorporuar, i cili ndihmoi të përcaktohej se, në të vërtetë, kishte kontakt me topin.

Topi ka për herë të parë të inkorporuar një teknologji të quajtur Connected Ball, të krijuar nga Adidas, e cila do të kontribuojë në vendimmarrjen e VAR-it.

Si për “offside” ashtu edhe për momente si ai që shërbeu për të anuluar golin e Lukakut.

Topi do të “paralajmërojë” nëse ka pasur një prekje, gjë që do të ndihmojë gjithashtu për të sqaruar autorësinë e disa golave, në ato raste ku zakonisht bëhet pyetja: “E preku apo nuk e preku?” Tani do të ketë dyshime.

Topi i zgjedhur nga UEFA ka një sistem në qendër, që strehon dhe stabilizon një sensor lëvizjeje të njësisë matëse inerciale 500 Hz (IMU), i cili mundësohet nga një bateri e rikarikueshme, e cila mund të karikohet në mënyrë induktive.

Duke kombinuar të dhënat e pozicionit të lojtarëve me inteligjencën artificiale, inovacioni kontribuon në teknologjinë gjysmë të automatizuar jashtë loje të UEFA-s dhe do të jetë çelësi për të ndihmuar në marrjen e vendimeve më të shpejta.

Zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Kinexon, ai mund të ndihmojë gjyqtarët e VAR-it të identifikojnë çdo prekje individuale të topit, duke reduktuar kohën e shpenzuar për zgjidhjen e momenteve të prekjes së topit me dorë dhe të penalltive.

Kamerat (deri në 29) do të kapin lëvizjen e lojtarëve që do të përcaktojnë momentin e saktë dhe pikën e kontaktit midis lojtarit dhe topit. Sensorët madje mund të përcaktojnë nëse topi preket nga dora ose një pjesë tjetër e trupit.

The post E pabesueshme: Çipi i vendosur në top tregoi prekjen me dorë të Opendas appeared first on Albeu.com.

Euro 2024 pa VAR? Beteja ligjore që tremb UEFA-n
Euro 2024 në Gjermani pa VAR për pozicionin jashtë loje?

Perspektiva është e largët, por për momentin, nuk mund të përjashtohet plotësisht: gjithçka do të varet nga vendimi që do të marrin gjyqtarët e Hamburgut në lidhje me një hetim të kërkuar nga kompania holandeze Ballinno, e cila pretendon se UEFA ka kopjuar teknologjinë prej saj për të vlerësuar pozicionin jashtë loje.

Seanca e parë u caktua për 3 qershor, vetëm njëmbëdhjetë ditë përpara turneut kontinental për kombet. Në këtë rast, dëmi do të ishte evident: një kthim prapa në nivelin teknologjik dhe rreziku i polemikave për situatat në limit.

The post Euro 2024 pa VAR? Beteja ligjore që tremb UEFA-n appeared first on Albeu.com.

Klubet e Premier Ligës do të votojnë për ta mbajtur ose hequr VAR-in
Klubet e Premier Ligës do të votojnë në mbledhjen e përvitshme të përgjithshme muajin e ardhshëm për ta hequr ose mbajtur Referin Video-Asistues (VAR).

VAR-i ka hyrë në përdorim në ligën elitare angleze që nga viti 2019, duke ndihmuar në vendimmarrje por edhe duke krijuar kundërthënie.

Sezoni i sivjetmë ka sjellë shumë polemika, duke shtyrë Wolverehamptonin që ta çojë kërkesën për heqje të VAR-it, e për çka do të votohet sivjet.

The post Klubet e Premier Ligës do të votojnë për ta mbajtur ose hequr VAR-in appeared first on Albeu.com.

Në Suedi “fitojnë” tifozët, Federata nuk ia del të vendosë përdorimin e sistemit VAR në kampionat
Është një teknologji që përdoret në kampionatet më elitare të botës, mirëpo në Suedi, duket se nuk e kanë me shumë dëshirë implementimin e saj.

Bëhet fjalë për sistemin VAR, i cili kreu revolucion në botën e futbollit, mirëpo ende nuk është përdoret si metodë, në vendin skandinav dhe mesa duket kjo situatë nuk do të ndryshojë.

Pavarësisht dëshirës së madhe, të Federatës Suedeze të Futbollit, për të kryer inovacione, në këtë sport magjepsës, tifozët kanë dalë kundër përdorimit të kësaj metode dhe duek marrë parasysh faktin, se në Suedi, klubet janë të paktën me 51% të aksioneve në dorë të tifozëve Federata është detyruar të heqë dorë nga ky ndryshim.

Gjithçka u mësua mesditën e kësaj të premteje, kjo pasi 18 nga 32 klubet e dy kategorive elitare si dhe dy federata rajonale, dolën kundër në votimin e tyre, të shtyra nga tifozët të cilët në numër të madh kanë shprehur pakënaqësinë ndaj këtij projekti dhe duke qënë se UEFA nuk mund të ndërhyjë sa u përket aktiviteteve kombëtare, kampionati suedez do të vazhdojë të luhet pa ndihmën e teknologjisë.

The post Në Suedi “fitojnë” tifozët, Federata nuk ia del të vendosë përdorimin e sistemit VAR në kampionat appeared first on Albeu.com.

Sistemi VAR hidhet në gjyq: Nis procesi për plagjiaturë të teknologjisë
Sistemi i Video Arbitrit (VAR), i cili tashmë është bërë një pjesë kyçe e futbollit modern, mund të përballet me një ndalim të përkohshëm në të gjitha garat zyrtare për shkak të një mosmarrëveshjeje ligjore mbi autorësinë e shpikjes së tij.

Konflikti ka arritur në një pikë kritike dhe tani është duke u trajtuar në gjykatat e Madridit.

Të martën e kaluar, në Madrid u hap procesi gjyqësor që do të vendosë fatin e përdorimit të VAR-it në futboll.

Burime të ndryshme mediatike kanë raportuar se një spanjoll me emrin Francisco Lopez nga Madridi ka ngritur pretenca të forta se koncepti i videoarbitrit është bazuar në një ide të tij dhe që kjo teknologji është plagjiaturë.

Gjatë shtatë viteve të fundit, Francisco ka luftuar vazhdimisht për të fituar njohje për autorësinë e tij mbi këtë shpikje teknologjike, duke u përballur me institucione të mëdha si federata kombëtare e futbollit dhe FIFA, të cilat kanë njohur dhe përdorur teknologjinë.

Lopez argumenton që VAR-i që FIFA dhe UEFA kanë miratuar ka shumë ngjashmëri me projektin e tij origjinal, të cilin ai e regjistroi në Regjistrin e Përgjithshëm të Pronësisë Intelektuale në vitin 1999, ndërsa sistemi i VAR-it që përdoret sot u regjistrua vetëm në vitin 2006.

Pas përpjekjeve të gjata, Francisco ka arritur të çojë këtë çështje përpara gjykatës, duke shpresuar që të njihet si shpikësi i vërtetë dhe të kompensohet për përdorimin e ideve të tij.

Ai kërkon një kompensim financiar prej 300 milionë eurove për plagjiaturën e pretenduar të shpikjes së tij.

Ky proces gjyqësor paraqet një situatë komplekse dhe të komplikuar që mund të ketë implikime të mëdha në botën e futbollit.

Ndërsa VAR ka qenë predikues i drejtësisë dhe i ka ndihmuar gjykatësit të marrin vendime më të sakta, shtrohet pyetja nëse sistemi do të mbetet në përdorim ose nëse do të pezullohet derisa të zgjidhet mosmarrëveshja ligjore. /Telegrafi/

The post Sistemi VAR hidhet në gjyq: Nis procesi për plagjiaturë të teknologjisë appeared first on Albeu.com.

Portugezi që bëri revolucion: Si mund ta pëlqejnë tifozët VAR-in? Gjyqtari e shpjegoi vendimin e tij me altoparlant
Teknologjia VAR tashmë është bërë pjesë e pandashme e futbollit, por ka ende tifozë që janë të pakënaqur me të. Kjo vlen sidomos për ata tifozë që ndodhen në stadium, të cilët nuk e kanë luksin të shohin përsëritjen dhe shpeshherë nuk e dinë pse u anulua goli i ekipit të tyre.

Gjyqtari portugez Fabio Verissimo bëri revolucion në futboll mbrëmë në takimin mes Rio Ave dhe Braga.

Ata barazuan 0:0 në xhiron e 25-të të kampionatit, ndonëse rrjeta e vendasve u trondit në minutën e 64-të të takimit.

Banza shënoi për të kaluar mysafirët në epërsi, por pak më pas festa e lojtarit të Braga u ndërpre kur gjyqtarët nga dhoma e VAR-it e anuluan golin.

Në mënyrë që shikuesit në stadium ta kuptojnë më mirë vendimin, mbrëmjen e djeshme në Portugali është krijuar një precedent dhe arbitri i ndeshjes ka shpjeguar publikisht në detaje me altoparlant arsyen pse u anulua goli.

Gjyqtari Verissimo shpjegoi me detaje se goli u anulua në dhomën e VAR-it për shkak të pozicionit jashtë loje dhe u bë arbitri i parë i futbollit që njoftoi spektatorët për vendimin e tij në këtë mënyrë.

Kjo procedurë kryhet prej vitesh në ligën më të fortë të futbollit amerikan, NFL dhe nëse do të zërë rrënjë në futboll, mbetet për t’u parë.

Mbi të gjitha, kjo lloj transparence vendimesh duhet të përmirësojë futbollin, por edhe të kënaqë spektatorët në stadium, të cilët kanë parë me habi të panumërta deri tani atë që po ndodh në fushë gjatë ndërhyrjes së VAR-it./Telegrafi/

HISTÓRICO: Primeira explicação do árbitro ao vivo na Primeira Liga 👀pic.twitter.com/81yFwzM9zA

— Cabine Desportiva (@CabineSport) March 9, 2024

The post Portugezi që bëri revolucion: Si mund ta pëlqejnë tifozët VAR-in? Gjyqtari e shpjegoi vendimin e tij me altoparlant appeared first on Albeu.com.