vendi Archives - Albeu.com

Çmimi i ulët në fermë dhe shitja e shtrenjtë në treg, fermerët e kastravecit në Elbasan ngrenë shqetësimin për fitimet minimale
Fermerët në zonën e Muriqanit po e tregtojnë kastravecin me vetëm 20 lekë të vjetra për kilogram, ndërkohë që i njëjti produkt në tregjet e vendit u shitet blerësve me një vlerë disa herë më të lartë.

Në periudhën kur prodhimi në sera ka arritur kulmin, ata e përshkruajnë situatën si mjaft të vështirë. Edhe pse prodhimi ka qenë i mirë, të ardhurat që sigurojnë nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet, ndërsa hendeku mes çmimit që marrin në fermë dhe atij që paguhet në treg mbetet i madh.

Fermeri Marsel Cani thotë: “Aktualisht çmimi është 20 lekë të vjetra. Edhe 20 lekë, edhe t’i sillesh mirë, s’ta merr. Fajin as vetë s’e di nga është. Njerëzit vetë e blejnë atje me 150 lekë në dyqan, nuk çohet të thotë pse është kaq. Tregtari ma merr me 20 lekë mua dhe e shet 50 lekë. Te tjetri shkon në 5 duar derisa të vejë te konsumatori”.

Sipas tij, fermerët janë pjesa më e pafavorizuar e gjithë zinxhirit të tregtimit, megjithëse mbi ta bien të gjitha kostot dhe puna e përditshme në terren.

“A jeni ju fermerët ata të cilët marrin gjithmonë më pak? Po, më shumë merr ai që rri në hije me kondicioner. Edhe ai ka lodhje, se çdo punë ka lodhje, por merr më shumë se unë që po rri gjithë ditën këtu. Kam ardhur që në 5 të mëngjesit dhe tani është ora 11, unë s’kam ikur akoma në shtëpi”, shprehet Cani.

Shpenzimet e larta për prodhimin, të kombinuara me çmimin e ulët të shitjes, po i shtyjnë shumë fermerë drejt problemeve financiare. Kësaj gjendjeje i shtohet edhe mungesa e krahut të punës, të cilën fermerët thonë se po e ndiejnë nga viti në vit gjithnjë e më shumë.

I pakënaqur me realitetin që po përjeton, fermeri shprehet se e konsideron veten tashmë të falimentuar dhe po mendon të largohet nga vendi.

“Unë po rri vetëm për inat, se dua të nxjerr lekët e mia. Përndryshe s’do të rrija fare. Por kam borxhe. Unë kam falimentuar, jo jam drejt falimentimit. Jam bërë shumë pishman. Do t’i marr kalamajtë dhe do të iki. Të paktën jam më i qetë andej”, thotë fermeri.

Edhe pse serat e Muriqanit dhe e gjithë zona bujqësore e Elbasanit vazhdojnë prodhimin, fermerët kërkojnë më shumë mbështetje me politika konkrete dhe një treg më të drejtë, në mënyrë që puna e tyre të mos përfundojë në humbje dhe braktisje të bujqësisë.

The post Çmimi i ulët në fermë dhe shitja e shtrenjtë në treg, fermerët e kastravecit në Elbasan ngrenë shqetësimin për fitimet minimale appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Kavajë, 74-vjeçari vdes pasi dyshohet se u qëllua me thikë nga vëllai
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se është goditur me thikë nga vëllai i tij 76-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, dy vëllezërit ishin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, kur në rrethana që ende nuk janë sqaruar, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës, thikë, vëllain e tij E. Rr., 74 vjeç.

Pas ngjarjes, i dëmtuari u dërgua me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, ndërsa ndaj tij po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vazhdon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për dokumentimin e saj ligjor.

The post Tragjedi në Kavajë, 74-vjeçari vdes pasi dyshohet se u qëllua me thikë nga vëllai appeared first on Albeu.com.

Ali Ahmeti: Protesta në Tiranë po dëmton turizmin dhe ekonominë e Shqipërisë
Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka reaguar për protestën që prej 25 ditësh po zhvillohet në Tiranë, duke shprehur shqetësim për pasojat që, sipas tij, kjo situatë mund t’i sjellë Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat, ai nënvizoi rëndësinë historike që ka pasur Shqipëria për shqiptarët në rajon, sidomos për Kosovën, duke theksuar se vendi ka luajtur një rol kyç në proceset e lirisë dhe të shtetformimit të saj.

Ahmeti u shpreh se po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Shqipëri dhe vlerësoi se protestat po i japin vendit “dy goditje të forta”, duke veçuar ndikimin që ato mund të kenë te turizmi dhe te klima e investimeve.

Sipas tij, turizmi, që përbën një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, rrezikon të preket nga pasiguria dhe nga imazhi që krijohet jashtë vendit. Ai përmendi gjithashtu edhe pasojat që, sipas tij, protestat mund të sjellin për investitorët vendas dhe të huaj.

“Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; po goditen investimet e huaja dhe vendore. Asnjë investitor nuk rrezikon kapitalin e tij aty ku ka pasiguri”, deklaroi kreu i BDI-së.

Ai sqaroi se qëndrimi i tij nuk lidhet me mbrojtjen e figurave të caktuara politike, por me interesin e Shqipërisë, duke theksuar se stabiliteti dhe zhvillimi i saj kanë rëndësi për të gjithë shqiptarët.

Në fund, Ahmeti u bëri thirrje qytetarëve që të vlerësojnë me kujdes pasojat e zhvillimeve politike, ndërsa paralajmëroi se tensionet dhe pasiguria mund të dëmtojnë jo vetëm Shqipërinë, por edhe interesat e shqiptarëve në rajon.

The post Ali Ahmeti: Protesta në Tiranë po dëmton turizmin dhe ekonominë e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Ekonomia u zgjerua me 3.9% në 2025, por biznesi dha vetëm 1.1% të rritjes
Të dhënat paraprake të INSTAT tregojnë se ekonomia shqiptare u rrit me 3.9% gjatë vitit 2025, por pjesa dërrmuese e këtij zgjerimi nuk erdhi nga aktiviteti real i biznesit. Rreth 72% e rritjes totale u mbështet vetëm nga dy zëra: administrata publike dhe taksat neto.

Nga vlerësimet paraprake të bazuara në Prodhimin e Brendshëm Bruto tremujor, rezulton se “Administrata publike” dha një kontribut prej 1.71 pikë përqindje, ndërsa “Taksa neto” shtoi edhe 1.11 pikë përqindje.

Në anën tjetër, degët e ekonomisë reale, nga industria nxjerrëse te bujqësia dhe ndërtimi, shënuan një rritje prej vetëm 1.08%, duke dhënë kështu vetëm 28% të ndikimit në zgjerimin ekonomik.

Sipas këtyre treguesve, aktivitetet ekonomike të lidhura drejtpërdrejt me biznesin kanë regjistruar ritmin më të ulët të rritjes që prej vitit 2012, me përjashtim të vitit 2020, kur ekonomia u godit nga pasojat e pandemisë.

Ky është viti i dytë radhazi kur pesha kryesore e rritjes ekonomike po mbahet nga “shteti”. Në vitin 2024, administrata publike dhe taksat neto dhanë për herë të parë në historinë e tranzicionit 51% të rritjes, ndërsa në 2025 kjo prirje është thelluar edhe më tej. Në kushte normale, jashtë rasteve të veçanta si zgjedhjet apo periudha e pandemisë, kontributi i këtyre dy aktiviteteve zakonisht lëviz nga 15% në 30%.

The post Ekonomia u zgjerua me 3.9% në 2025, por biznesi dha vetëm 1.1% të rritjes appeared first on Albeu.com.

Prodhimi bujqësor në 2025 shkon në 9,7 milionë tonë, rriten perimet dhe bimët medicinale, tkurren drithërat, patatet dhe ullinjtë
Gjatë vitit 2025, fermerët shqiptarë realizuan një prodhim bujqësor prej rreth 9,7 milionë tonësh. Të dhënat e INSTAT tregojnë se peshën kryesore e mbajtën perimet, të cilat arritën në 1.4 milionë tonë, duke regjistruar një rritje vjetore prej 1,5 %. Në këtë grup kulturash, qarqet Fier, Tiranë dhe Berat kontribuojnë me afërsisht 62% të sasisë totale.

Edhe drithërat zënë një vend të rëndësishëm në prodhimin bujqësor, me një volum prej rreth 624 mijë tonësh. Sasinë më të madhe e ka prodhuar Qarku Fier me 144 mijë tonë, i ndjekur nga Elbasani dhe Korça.

Megjithatë, krahasuar me një vit më parë, prodhimi i drithërave ka pësuar një rënie të ndjeshme me afro 25.9 mijë tonë.

Në të njëjtën kohë, bimët medicinale kanë shënuar një rritje vjetore prej 10%, ndërsa prodhimi i patates ka rënë me 7 %.

Për sa u përket pemëve frutore, gjatë 2025-s u prodhuan 253 mijë tonë fruta. Nivelet më të larta të prodhimit u regjistruan në Korçë, Elbasan dhe Fier.

Ndërkaq, prodhimi i ullinjve për vitin 2025 arriti në 143.3 mijë tonë, duke shënuar një ulje prej 2,3 % në krahasim me vitin 2024. Qarqet Fier, Elbasan, Berat dhe Vlorë përbëjnë 83,2 % të prodhimit total të ullinjve në Shqipëri, duke mbetur zonat kryesore të kultivimit të kësaj kulture.

Po ashtu, në vend u prodhuan edhe 60 mijë tone agrume, ku 60% e tyre vijnë vetëm nga qarku i Vlorës.

The post Prodhimi bujqësor në 2025 shkon në 9,7 milionë tonë, rriten perimet dhe bimët medicinale, tkurren drithërat, patatet dhe ullinjtë appeared first on Albeu.com.

Fuoristrada përfshihet nga zjarri pranë hyrjes së tunelit të Llogarasë, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll
Një fuoristradë u përfshi nga flakët këtë të mërkurë në hyrje të tunelit të Llogarasë. Nga pamjet e siguruara, rezulton se ndërhyrja e forcave zjarrfikëse bëri të mundur shuarjen e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

The post Fuoristrada përfshihet nga zjarri pranë hyrjes së tunelit të Llogarasë, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll appeared first on Albeu.com.

Berisha mbështet kërkesat e protestuesve: PD pro kufizimit të mandatit të kryeministrit në dy mandate
Gjatë një deklarate për mediat këtë të mërkurë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi edhe protestat që po mbahen në Tiranë, duke u ndalur te pesë kërkesat e bëra publike dy ditë më parë nga Dritan Goxhaj.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Berisha u shpreh se një nga kërkesat e para është largimi i menjëhershëm i Kryeministrit Edi Rama, që sipas tij mbështetet plotësisht nga Partia Demokratike, pa asnjë hezitim.

Ai deklaroi se PD është gjithashtu në mbështetje të plotë të propozimit që mandati i kryeministrit të kufizohet në dy mandate, duke theksuar se kjo forcë politike është e gatshme që që nesër ta votojë një nismë të tillë.

“Në kërkesat e lexuara e të paraqitura nga Goxhaj, ripërsëritet dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës. Kërkesë kjo që ne e mbështesim pa asnjë rezervë, fuqimisht dhe kemi po atë thirrje. Së dyti, kërkohet, ndër pesë kërkesat e para, është kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy mandate. Partia Demokratike është plotësisht dakord. Plotësisht dakord! Që nesër është e gatshme të votojë në parlament dhe të bëjë thirrje qytetarëve të votojnë për një masë të tillë.

Pse kjo? Sepse u bë e qartë se Edi Rama nuk lejon rotacionin e pushtetit. Nuk lejon. Për këtë jo se e themi ne, tashmë e thonë dokumentet ndërkombëtare. Atëherë ka një mençuri, ta përcaktojë kushtetuta, ta largojë kushtetuta.

Dhe të them dhe një gjë, si kryeministër, në qoftë se ti punon për një program, tetë vite i ke absolutisht të mjaftueshme. Jo për zbatimin 100% të tij nuk them, po për zbatimin e pikave më kryesore të tij dhe për zbatimin e tij në masën 80-90%.

Pra, çfarë qëndron në rastin e Edi Ramës, qëndron se ai qëndron në pushtet pa zgjedhje. Me farsë elektorale, me farsë elektorale. Dhe unë kuptoj që protestuesit duan t’i japin një përgjigje të tillë nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës.

Përsa i takon ligjeve të tjera, Berisha tha se qëndrimi i PD-së ka qenë i qartë dhe i njohur publikisht. Sipas tij, kjo parti ka kundërshtuar më shumë se çdo forcë tjetër ato ligje, duke ndjekur çdo rrugë të mundshme procedurale kundër tyre, përfshirë amendimin e ligjit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, trashëgiminë kulturore, koncesionet, PPP-të dhe investimet strategjike”, u shpreh ai.

The post Berisha mbështet kërkesat e protestuesve: PD pro kufizimit të mandatit të kryeministrit në dy mandate appeared first on Albeu.com.

Dëshmia e Cllevio-s në GJKKO për shpërthimin me tritol në lokalin e Noizy-t: Kur ndodhi ngjarja, unë isha në burg dhe e mësova nga shokët
Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio”, duke folur për raportin e tij me Laert Haxhiun, konfliktin me reperin Rigels Rajku, Noizy, si edhe për shpërthimin me lëndë plasëse në lokalin e këtij të fundit. Ai ka mohuar çdo lidhje me të pandehurit e tjerë dhe ka sqaruar se njohja me Haxhiun lidhet vetëm me fqinjësinë.

Sipas tij, me Laert Haxhiun ka njohje të hershme, pasi të dy jetojnë në Lushnjë dhe shtëpitë e tyre ndodhen jo më larg se 150 metra nga njëra-tjetra. Ahmeti tha se janë rritur bashkë, familjet njihen dhe në vitin 2007 kanë luajtur edhe futboll. Ai shtoi se, kur e ka njohur Haxhiun, ky i fundit ka qenë pa punë, ndërsa theksoi se vitet e fundit nuk është takuar më me të.

Në dëshminë e tij, Cllevio shpjegoi se ka ardhur nga SHBA në vitin 2013, ndërsa në vitin 2014 ka përfunduar në burg. Ai deklaroi se është liruar në vitin 2020 dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur më asnjë takim me Laert Haxhiun. Sipas tij, dënimin e ka vuajtur në 313, 302, Fier dhe Durrës, ndërsa nënvizoi se nuk ka pasur as telefonata dhe asnjë lloj kontakti tjetër me të.

Lidhur me Rigels Rajkun, Ahmeti u shpreh se e njeh në mënyrë artistike. Ai tha se Rajku është një muzikant i njohur, ndërsa veten e përshkroi si muzikant të panjohur. Sipas tij, Noizy shante Viktor Palokën, i njohur si Unikatili, për të fituar famë, në një kohë kur ai vetë ndodhej në Amerikë. Pas 15-20 vitesh, tha Ahmeti, i është përgjigjur edhe ai me muzikë duke e sharë Noizyn.

Cllevio deklaroi se shkruan tekste muzike dhe se, pasi doli nga burgu në vitin 2020, synonte të bëhej i famshëm. Për këtë arsye, sipas tij, nisi një përplasje artistike me “dissa”, e cila i solli famë dhe po i pëlqente.

Më tej, ai tregoi se në një moment vendosi t’i jepte fund kësaj përplasjeje dhe shkoi në Durrës për t’i kërkuar falje Noizy-t. Sipas dëshmisë së tij, atë ditë ishte i shoqëruar dhe, sapo mbërriti te lokali “Zins” në Currila, parkoi makinën dhe u tha personave që kishte me vete të mos zbrisnin. Kur iu afrua lokalit, tha ai, doli Rigels Rajku, djali i Bashkimit, bashkë me 12 persona të tjerë, të cilët e sulmuan.

Ahmeti rrëfeu se gjatë dhunës i kanë shkelur kokën me këmbë dhe si pasojë ka pësuar mpiksje gjaku në kokë. Ai deklaroi se më pas shkoi në spital, mori mjekim dhe u arrestua, pasi ndodhej në arrest shtëpie dhe përfundoi sërish në burg.

Sipas tij, para se të shkonte te lokali, e kishte njoftuar se po shkonte atje dhe kishte hapur edhe Instagramin “Live”, ku thoshte se po nisej për në Durrës te Noizy. Cllevio tha se, sapo hyri te lokali, pa një roje dhe i kërkoi t’i thërriste Noizyn. Ai shtoi se Rajku erdhi për 24 sekonda bashkë me grupin e tij OTR. Sipas Ahmetit, ai nuk i njihte personat që e shoqëronin Noizyn. Në momentin që Noizy mbërriti, Ahmeti tha se hoqi syzet në shenjë respekti, por pikërisht atëherë u godit me grusht dhe më pas u sulmua nga 6-8 veta.

Në konflikt, sipas tij, u përfshinë edhe dy shokët e tij, ndërsa njërit iu thyen dhëmbët. Ai deklaroi se vetë ka marrë dëmtime në kokë dhe në brinjë. Për këtë episod, tha se ka dhënë deklarime kur ndodhej në IEVP Fier. Ahmeti shtoi se në atë periudhë vetëm nëna e tij ishte në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër e familjes ndodhej në Amerikë. Sipas tij, ngjarja është e dokumentuar me pamje filmike që tregojnë momentin kur e godasin. Ai theksoi se nuk kishte menduar të hakmerrej ndaj Noizy-t.

Duke folur për shpërthimin me tritol në lokalin e Rigels Rajkut, Cllevio tha se për këtë ngjarje është informuar nga shokët e burgut. Ai deklaroi se, kur u kthye në sektor, mësoi se shpërthimi kishte ndodhur disa ditë më parë. Më pas, sipas tij, një oficer policie në Durrës e thirri dhe i tha se po zhvillohej një hetim për vendosjen e tritolit.

Ahmeti tha se u kishte shpjeguar hetuesve se nuk dinte kush e kishte vendosur lëndën plasëse, pasi në atë kohë ndodhej në burg. Ai shtoi se kishte menduar me vete se kush mund ta kishte kryer dhe dyshimi i tij personal shkonte te një person i njohur si “BABA”. Po ashtu, deklaroi se nuk i ka ardhur asnjë fjalë që Laerti të ketë qenë i përfshirë në këtë ngjarje, se Marjus Tahanin nuk e njeh fare dhe se me Rigelsin nuk janë pajtuar.

The post Dëshmia e Cllevio-s në GJKKO për shpërthimin me tritol në lokalin e Noizy-t: Kur ndodhi ngjarja, unë isha në burg dhe e mësova nga shokët appeared first on Albeu.com.

Operacion në Vaun e Dejës për kanabisin, arrestohen vëlla e motër dhe hetohen kryeplaku me vrojtuesin e pyjeve
Policia ka vënë në pranga dy persona në Vaun e Dejës, të cilët janë vëlla e motër dhe dyshohen se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Kroni i Madh.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni policor i koduar “Monitorimi” u përmbyll pas kontrolleve intensive në terren dhe hetimeve të zhvilluara me metoda proaktive, me fokus evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si edhe identifikimin e autorëve.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Kroni i Madh, u zbuluan të mbjella një numër i konsiderueshëm bimësh dhe fidanësh të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa. Pjesa më e madhe e tyre u asgjësua me djegie, ndërsa një pjesë tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve P. P., 33 vjeç, dhe A. P., 43 vjeçe, banues në fshatin Kroni i Madh, të dyshuar si autorë të kultivimit.

Po ashtu, materialet iu referuan Prokurorisë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. D., 51 vjeç, kryeplak i fshatit Kroni i Madh, dhe N. G., 56 vjeç, vrojtues pyjesh, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Policia bën të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me synim parandalimin, zbulimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Operacion në Vaun e Dejës për kanabisin, arrestohen vëlla e motër dhe hetohen kryeplaku me vrojtuesin e pyjeve appeared first on Albeu.com.

Rama ndan postimin e Labinot Bislimit të AAK-së: “Flamingoja do rehati, ndërsa shqiponja kërkon horizont”
Këtë të mërkurë, Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një postim ku përfshihet përfaqësuesi politik i AAK-së, Labinot Bislimi. Në publikimin e tij, Rama tregon se Bislimi, përmes një statusi, i cilëson protestat në Shqipëri si të organizuara me synime që ai i konsideron anti-kombëtare.

Status i Kryeministrit Edi Rama:

Labinot Bislimin nuk e kam takuar asnjëherë, por nuk munda të mos e ndaj me ju këtë shkrim të tij të para dhjetë ditëve, duke falënderuar mikun tonë të përbashkët që ma nisi sot; më mirë vonë se kurrë:-)

VENDI I FLAMINGOVE APO VENDI I SHQIPONJAVE

A e dini se emri Shqipëri nënkupton vendin e shqiponjave? Shpesh kështu na përshkruajnë edhe mediat e huaja. Megjithatë, ndonjëherë pyes veten nëse jemi vërtet të tillë.

Këto ditë po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Tiranë.

Mua më duket se kemi të bëjmë me një protestë të bukur, krijuese dhe tejet paqësore.

Madje, kam përshtypjen se shqiptarët kishin nevojë të rigjenin veten përmes njëri-tjetrit. Të dilnin bashkë, të bisedonin mes tyre si ndoshta nuk kanë bërë më parë. Më shumë sesa revoltë, kjo ngjan me një shpërfaqje dashurie. Një mënyrë për t’i thënë Shqipërisë: “Të duam.”

Por ç’lloj dashurie është kjo?

Besoj se është dashuria e atyre që ndjejnë se Shqipëria po transformohet me një ritëm aq të shpejtë, sa po u rrëshqet nga duart. Një mall për Shqipërinë e varfër, të paprekur dhe ende larg ritmeve të globalizimit e turizmit masiv.

Është mall për “bukë, kripë e zemër”. Për Tiranën e lagjeve të vjetra, ku fëmijët luanin në rrugë dhe në oborret e njëri-tjetrit. Për një lumturi të thjeshtë, që shpesh gjendej në varfëri e që sot duket sikur tretet në skicat e një ekonomie të re, ku njeriu nuk ecën më, por rend.

Rend sepse garon me komshiun. Me mikun. Me brezat e tjerë. Me vetveten.

Në këtë Shqipëri të re, askush nuk e zotëron plotësisht, por të gjithë kërkojnë ta mbajnë nën kontroll. Secili dëshiron ta formësojë sipas këndvështrimit të vet.

Atë e duan për vete ideologët e majtë dhe të djathtë. Konservatorët dhe liberalët. Nacionalistët dhe globalistët. Pro-amerikanët dhe anti-amerikanët. Laikët dhe fetarët. Të gjithë thonë se e duan Shqipërinë, por secili e sheh përmes pasqyrës së vet.

Problemi është se shumë prej tyre nuk dinë ta duan bashkë me njëri-tjetrin.

Pikërisht aty nis përplasja me zhvillimin.

Sepse zhvillimi ekonomik e nxjerr shoqërinë nga komoditeti i saj. E shtyn të ndryshojë. E detyron të pranojë ritme të reja, njerëz të rinj, ide të reja dhe një konkurrencë të re.

Flamingot nuk janë shkaku i vërtetë i protestës. Ato janë thjesht simboli.

Simbol i një rehatie të vjetër, i një ngecjeje të njohur dhe të kuptueshme. Një dëshirë për të qëndruar herë mbi njërën këmbë e herë mbi tjetrën, pa marrë vrull drejt së panjohurës.

Shqiponja është ndryshe.

Ajo nuk qëndron buzë ujit duke shijuar qetësinë. Nuk pret që bota t’i afrohet. Ajo fluturon lart. Sheh larg. Merr rrezik. Del në kërkim të gjahut.

Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.

Prandaj unë nuk besoj se kjo protestë lidhet me Edi Ramën. As me urrejtjen. As me bukën e gojës. As me shumicën e parullave që valëviten në duar.

Të gjitha këto janë vetëm forma të ndryshme të të njëjtit shqetësim:

“Nuk po e përballojmë dot shpejtësinë e ndryshimit. Duam ta vëmë nën kontroll.”

Por kush do ta kontrollojë?

Ata që e kanë zëvendësuar dijen me teoritë e Facebook-ut?

Ata që flasin për zhvillim pa e kuptuar çfarë është zhvillimi?

Ata që të ardhmen e përfytyrojnë si kthim pas në të shkuarën?

Ata që jetojnë jashtë Shqipërisë, nuk duan të rikthehen kurrë, por e duan vendin vetëm si kujtim të varfërisë prej së cilës janë larguar?

Ata që e duan Shqipërinë përmes Palestinës ose e urrejnë përmes Izraelit?

Ata që e duan Shqipërinë përmes Greqisë, Turqisë apo Serbisë, por jo përmes vetë Shqipërisë?

Në fund, e gjitha kjo të ngjan me një protestë me shumë parulla, me shumë kërkesa që bien ndesh me njëra-tjetrën, me shumë nevojë për vëmendje dhe me shumë dëshirë për t’u takuar me njëri-tjetrin, por me pak qartësi për destinacionin.

Dhe kjo është arsyeja pse mua më duket më shumë si një protestë e flamingove sesa e shqiponjave.

Flamingot mund të qëndrojnë gjatë, herë mbi njërën këmbë e herë mbi tjetrën.

Por vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur.

Ai duhet të fluturojë. Duhet të kërkojë horizonte të reja. Duhet ta përshkojë tranzicionin e vet ekonomik dhe historik.

Për shqiponjat duhet të flasim tani.

Për flamingot do të kemi kohë më pas.

Cristiano Ronaldo vijon të shkruajë histori në futbollin botëror. Sulmuesi portugez u bë lojtari i vetëm në histori që ka shënuar në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

41-vjeçari realizoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Uzbekistan, duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë kritikëve dhe duke e çuar në 975 totalin e golave të karrierës së tij.

Me këtë dopietë, Ronaldo u ngjit edhe në vendin e parë të golashënuesve më të mirë të Portugalisë në historinë e Kupës së Botës. Ai arriti në kuotën e 10 golave, duke lënë pas legjendën Eusebio, që e mbante deri tani këtë rekord.

Po ashtu, kapiteni portugez u bë edhe golashënuesi i dytë më i vjetër në historinë e Kupës së Botës, në moshën 41 vjeç e 138 ditë. Rekordi vazhdon të mbahet nga Roger Milla, i cili shënoi në moshën 42 vjeç e 39 ditë.

The post Rama ndan postimin e Labinot Bislimit të AAK-së: “Flamingoja do rehati, ndërsa shqiponja kërkon horizont” appeared first on Albeu.com.