vizite Archives - Albeu.com

Lacroix viziton Kosovën më 22 dhe 23 qershor, në qendër paqja dhe stabiliteti rajonal
Më 22 dhe 23 qershor, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të tij, ai pritet të takohet me krerë të lartë të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarë të UNMIK-ut.

Në kuadër të agjendës së vizitës, Lacroix do të ndalet edhe në disa projekte që mbështeten nga Kombet e Bashkuara.

UNMIK-u ka bërë të ditur se bisedimet do të përqendrohen te paqeruajtja e Kombeve të Bashkuara, bashkëpunimi multilateral dhe mbështetja e vazhdueshme për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ai do të vazhdojë turin e tij rajonal me ndalesa në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë.

The post Lacroix viziton Kosovën më 22 dhe 23 qershor, në qendër paqja dhe stabiliteti rajonal appeared first on Albeu.com.

Ministri Hoxha vizitë në Prishtinë, takim me Kurtin, Konjufcën dhe Haxhiun: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, u prit në një takim këtë të dielë nga presidentja e Kosovës Albulena Haxhiu e më pas nga kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti.

Pas takimit, ministri Hoxha zhvilloi një takim me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës Glauk Konjufca.

Konjufca u shpreh se takimet mes dy palëve janë “vëllazërore, të rregullta dhe të përhershme”, duke nënvizuar se Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat objektiva shtetërore dhe kombëtare.

“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, u shpreh Hoxha në konferencë për media pas takimit me homologun e tij Glauk Konjufca.

Ministri Hoxha, vuri në dukje se Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, ndërsa Konjufca kërkoi mbështetjen e Tiranës për përshpejtim të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Konjufca tha se orientimi strategjik i të dy vendeve mbetet rruga euroatlantike dhe vlerat perëndimore, të cilat sipas tij janë përcaktim i kombit shqiptar.

Ai u shpreh besimplotë se Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian brenda dy apo tri viteve, duke e cilësuar këtë si arritje për kombin shqiptar.

Konjufca theksoi gjithashtu se, mbështetja e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Deklarata e plotë e ministrit Hoxha në Prishtinë:

Shumë faleminderit i dashur Glauk,

Ky është një moment i veçantë për mua, madje unik për mua.

Si diplomat i Republikës së Shqipërisë, Kosova ka qenë pjesë e pandarë e tryezës sime të punës gjatë çdo dite të 36 viteve të karrierës sime diplomatike. Në detyrën që mbaj sot si kjo përgjegjësi dhe ky përkushtim bëhen edhe më të dukshme.

Prandaj, ndihem thellësisht i emocionuar të jem në Prishtinë, në këtë vizitë të parë zyrtare në Kosovë në detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, një privilegj i shumëfishtë dhe me domethënie të veçantë.

Ishte kuptimplotë që homologu i parë që unë prita në Tiranë në detyrën e re ishte Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, mikëpritësi im sot, z. Glauk Konjufca, të cilin e falënderoj përzemërsisht për mikpritjen e ngrohtë, si dhe për komunikimin e ngushtë e vëllazëror që kemi ndërtuar së bashku.

Pajtohem me gjithçka që tha Ministri. Diskutimet që patëm ishin përmbajtësore, të hapura, të sinqerta dhe vëllazërore, sepse vetëm ashtu mund të jenë bisedimet mes nesh.

Jam këtu për intensifikuar dhe thelluar më tej marrëdhënien tonë strategjike e cila ka në themel historinë e pandashme, të sotmen e ndërlidhur dhe të ardhmen e përbashkët të kombit shqiptar në të dy anët e kufirit, përmes të ardhmes së përbashkët evropiane dhe euroatlantike. Ky partneritet kërkon kujdes të vazhdueshëm, përmbajtje konkrete dhe rezultate të prekshme. Kjo është arsyeja pse isha i paduruar për të ardhur në Kosovë.

Ne në Tiranë nuk do ta themi kurrë mjaftueshëm: Kosova është prioritet absolut i politikës sonë të jashtme. Është një dimension i qartë dhe i pandryshueshëm i qeverisë dhe shtetit shqiptar.

Ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për Shqipërinë në një lidhje të ndërsjellë dhe të pandashme, sepse përparimi i Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë ecin krah për krah. Çdo dhimbje e Kosovës ndihet edhe Shqipëri, ashtu si çdo sukses dhe arritje e saj festohet njësoj edhe tek ne.

Ramë dakord se dinamikat gjeopolitike në rajon dhe në Evropë kërkojnë një intensifikim të mëtejshëm të koordinimit ndërqeveritar dhe diplomatik.

U angazhuam për përgatitjen e takimeve të radhës, si dhe për aktivizimin më funksional të Sekretariatit Koordinues, përcaktimin e qartë të fushave ku duhet të përshpejtojmë.

Bashkëpunimi ynë duhet të përkthehet në më shumë lehtësi dhe me pak burokraci; në zhdërvjelltësi zbatimi dhe koordinimi; në projekte konkrete dhe me impakt për qytetarët.

Në këtë kuadër, diskutuam për rritjen e koordinimit mes ministrive tona të jashtme, në të gjitha nivelet strukturore diplomatike, përfshirë edhe përfaqësitë tona përkatëse diplomatike.

Pas 18 vitesh, realiteti ka dëshmuar bindshëm se pavarësia e Kosovës është përkthyer në një sukses për qytetarët e saj, si dhe për paqen dhe qendrueshmërinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Republika e Kosovës është sot një shembull domethënës i ndërtimit të institucioneve demokratike, të një shoqërie të hapur dhe të barabartë, ku të drejtat dhe liritë e qytetarëve mbrohen në përputhje me standardet më të larta evropiane.

Qytetarët e Kosovës, shqiptarë, serbë apo të tjerë, jetojnë sot në një vend me më shumë liri, më shumë siguri dhe më shumë perspektivë për të ardhmen.

Kjo është një arritje që meriton njohje dhe mbështetje të mëtejshme nga komuniteti ndërkombëtar.

I ftoj të gjithë, miqtë e mbështetësit, por edhe skeptikët, brenda dhe jashtë rajonit, të kuptojnë se integrimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare është në interesin e drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë komunitetet pakicë. Për këtë arsye, anëtarësimi, i vonuar tashmë, i Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë një zhvillim pozitiv për të gjithë qytetarët e vendit. Kjo organizatë ofron mekanizmat më të avancuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të drejtave të pakicave dhe standardeve demokratike.

Në të njëjtën frymë, anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të kontribuonte në mbrojtjen dhe promovimin më të mirë të trashëgimisë së saj kulturore dhe shpirtërore në të gjithë territorin e vendit, pa dallim nëse ajo i përket traditës shqiptare, serbe apo komuniteteve të tjera.

Me Kosovën e lirë dhe demokratike, Ballkani Perëndimor është sot më paqësor, më i zhvilluar, më bashkëpunues dhe më i lidhur me Evropën dhe konsolidimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës është në interes të një rajoni më të qëndrueshëm e më të integruar evropian. Shqipëria do të vijojë të jetë plotësisht e angazhuar në këtë drejtim.

Integrimi evropian përbën ankorim strategjik në një hapësirë vlerash, sigurie dhe stabiliteti.

E përgëzova Ministrin Konjufca për zhvillimet inkurajuese në kuadër të Planit të Rritjes dhe organizimin e ekipit negociator dhe e sigurova për gatishmërinë tonë për ndihmë dhe për të ndarë çdo eksperiencë të vlefshme në këtë drejtim.

Në këtë frymë, pranimi i aplikimit të Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat nuk është dhuratë por mundësi; sepse përkthehet në përshpejtim të reformave dhe vlerave demokratike; është investim në të ardhmen e përbashkët.

Në këtë kuadër duhet parë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mendojmë se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e duhur drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe konsolidimit të paqes afatgjatë, mes dy vendeve fqinjë.

Ndryshimet gjeopolitike dhe paparashikueshmëria në rritje, na ftojnë për një qasje sa më proaktive për të kthyer kohën që kalon, nga kosto në përfitim. Një Kosovë me më shumë miq, e gjithëpranuar dhe e mirëintegruar në strukturat euro-atlantike do të jetë edhe më e fortë, më e sigurtë, edhe më e zhvilluar, edhe më e begatë.

Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe mbështetjen që Shqipëria jep dhe do të vazhdojë të japë në kuadër të NATO-s për afrimin institucional të Kosovës me strukturat euroatlantike.

Prania e NATO-s në Kosovë dhe roli i KFOR-it mbeten faktorë kyç stabiliteti, sepse pa një Kosovë të sigurt, nuk mund të ketë as rajon e as Evropë të sigurt.

Shqipëria nuk do të pranojë e as do të tolerojë ndonjëherë cënimin e sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës dhe do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës, drejtësisë dhe llogaridhënies përballë çdo akti apo individi që përbën kërcënim ndaj saj. Sulmi në Banjska dhe në kanalin Ibër-Lepenc nuk mund të harrohen dhe llogaridhënia duhet të jetë e plotë.

Kam ardhur këtu sot për të transmetuar atë që ka theksuar qartë Kryeministri Rama: kush prek Kosovën, prek Shqipërinë.

Ramë dakord se lidhjet infrastrukturore dhe energjetike janë thelbësore për rritjen e ndërlidhjes dhe konkurrueshmërisë sonë të përbashkët.

Hekurudha Durrës–Prishtinë ose hekurudha kuq e zi, zhvillimi i porteve, bashkëpunimi energjetik dhe korridoret e transportit, nuk janë thjesht projekte zhvillimi; janë investime strategjike me ndikim të drejtpërdrejtë në thellimin e integrimit ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë.

Diskutuam për situatën në rajon dhe diasporën tonë. Mbrojtja dhe afirmimi i të drejtave të shqiptarëve në rajon, veçanërisht në Luginën e Preshevës, mbetet një çështje që kërkon koordinim dhe bashkërendim të vazhdueshëm ndërmjet nesh.

Ramë dakord se diaspora përfaqëson një potencial të padiskutueshëm zhvillimi, ndikimi dhe rrjetëzimi. Do të forcojmë projektet e përbashkëta në arsim, kulturë dhe diplomaci publike, duke e trajtuar diasporën si një urë të fuqishme lidhëse, si me atdheun, ashtu edhe mes vetë vendeve tona.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë bashkëbiseduesit institucionalë dhe politikë, Presidenten në detyrë, Kryeministrin, të cilët gjetën kohë për t`u takuar, edhe pse në një periudhë fushate zgjedhore, madje në një ditë pushimi. E lexoj këtë si një mesazh të qartë se për ne, interesat strategjike dhe marrëdhëniet tona mbeten një prioritet i pandryshueshëm, në çdo ditë, në cdo kohë.

Së fundmi, uroj zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve dhe shpreh shpresën që procesi i formimit të institucioneve të reja, që do të burojnë nga vullneti i lirë i qytetarëve të Kosovës, të përmbyllet me sukses.

Çdo formë presioni apo ndërhyrjeje është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet demokratike, aq më tepër kur vjen nga jashtë vendit. Respektimi i sovranitetit, i proceseve demokratike dhe i së drejtës së qytetarëve për të votuar të lirë dhe pa ndikime mbetet një parakusht themelor për çdo shoqëri demokratike.

Është veçanërisht thelbësore që të sigurohet bashkëpunimi i nevojshëm për garantimin e stabilitetit institucional dhe përqendrimin e energjive politike, institucionale dhe shoqërore në realizimin e prioriteteve madhore të vendit.

Kjo është ajo që dëshiron Shqipëria, por është gjithashtu edhe ajo që presin partnerët, mbështetësit dhe miqtë e Kosovës.

Faleminderit.

The post Ministri Hoxha vizitë në Prishtinë, takim me Kurtin, Konjufcën dhe Haxhiun: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Nikos Dendias vjen vizitë në Tiranë, media në Athinë: Greqia kërkon rinisjen e negociatave me Shqipërinë për kufirin detar
Greqia po intensifikon përpjekjet për të ringjallur negociatat me Shqipëria lidhur me delimitimin e zonave detare, ndërsa ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme për takime të nivelit të lartë, raporton media greke To Vima.

Sipas raportimeve, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Dendias do të zhvillojë takime me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe me kryeministrin Edi Rama.

Objektivi kryesor i vizitës është rikthimi në tryezë i nismës dypalëshe të dakordësuar në tetor të vitit 2020, kur të dy vendet shpallën synimin për ta dërguar çështjen e kufirit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Procesi ka mbetur i bllokuar prej vitesh, por Athina dhe Tirana synojnë të shfrytëzojnë atë që zyrtarët grekë e cilësojnë si një periudhë pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve. Përpjekjet për rifillimin e negociatave vijnë gjithashtu pas vizitës së fundit të Ramës në Greqi dhe në kuadër të mbështetjes së Athinës për avancimin e procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në shkrim.

The post Nikos Dendias vjen vizitë në Tiranë, media në Athinë: Greqia kërkon rinisjen e negociatave me Shqipërinë për kufirin detar appeared first on Albeu.com.

Kryeministri estonez deklaratë me Ramën: Ecni përpara me reformat, nëse përmbushni angazhimet tuaja, BE do të bëjë të njëjtën gjë
Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, shprehu mbështetjen për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, teksa ndodhet në Talin, ai theksoi se Shqipëria duhet të vijojë përpara me reformat për të ardhmen e qytetarët.

Michal theksoi se nëse Shqipëria përmbush angazhimet, edhe BE do të bëjë të njëjtën gjë. Ai u ndal edhe te zhvillimet përmes Inteligjencës Artificiale, teksa tha se mezi pret që të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Duke komentuar ministren virtuale Diella, lideri estonez theksoi se, “Shqipëria ka një ministre për AI, Estonia duhet të ecë që t’ju kapë aty”.

“Estonia mbështet fort zgjerimin e BE, kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE dhe do e bëjmë këtë gjë. Vazhdoni të ecni përpara me reforma për të ardhmen e vendit dhe popullit tuaja nëse Shqipëria përmbush angazhimet e saj, atëherë edhe BE do të bëjë të njëjtën gjë.

Fluturimet e drejtpërdrejta Talin-Tiranë çelin mundësi të reja për turizmin dhe bizneset. Kemi shumë të përbashkëta, bashkëpunimi për çmimet dixhitale, interesi në rritje për AI. Përvoja e Estonisë si vend dixhital tregon se teknologjia mund të reduktojë burokracinë dhe përmirësojë shërbimet publike.

Nisma jonë e sapo prezantuar e AI është investim i rëndësishëm në të ardhmen e ekonomisë, pres me padurim të thellojmë bashkëpunimin për çështjet dixhitale dhe inteligjencën artificiale. Shqipëria ka një ministre për AI, Estonia duhet të ecë që t’ju kapë aty.

I dashur Edi faleminderit për vizitën tuaj. Vitin tjetër shënojmë 25 vjet marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve dhe besoj se bashkëpunimi do të bëhet edhe më i fortë”, tha ai.

The post Kryeministri estonez deklaratë me Ramën: Ecni përpara me reformat, nëse përmbushni angazhimet tuaja, BE do të bëjë të njëjtën gjë appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama në Estoni me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026! Zbardhet agjenda
Këtë të premte, kryeministri i vendit Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Tallinn, Estoni, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të debatit mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”.

Kryeministri Rama, është i ftuar në panelin hapës “Një Urë mbi Ujëra të Trazuara: Kapitulli i Ardhshëm i Bashkëpunimit Transatlantik”, përkrah liderëve dhe përfaqësuesve të lartë euroatlantikë ku diskutimi do të fokusohet në të ardhmen e partneritetit transatlantik, forcimin e shtyllës europiane të NATO-s, sfidat e sigurisë globale dhe rolin e Ukrainës në arkitekturën e re të sigurisë europiane.

Në kuadër të vizitës, Kryeministri Rama, do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e tij, Kryeministrin e Estonisë Kristen Michal në Shtëpinë Stenbock, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, si dhe do të mikpritet nga Presidenti i Estonisë Alar Karis, në zyrën e tij.

Gjatë qëndrimit në Tallin, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të vizitojnë Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s, ku do të takohen me drejtuesit e qendrës dhe do të njihen me veprimtarinë dhe rolin e saj në forcimin e mbrojtjes kibernetike në kuadër të NATO-s.

Pjesë e agjendës është edhe vizita në Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Maarjamäe, si dhe ndalesa në e-Estonia Briefing Centre, një nga qendrat më të njohura ndërkombëtare të inovacionit dhe qeverisjes digjitale.

Gjithashtu, kryeministri Rama, do të japë një intervistë për të përditshmen estoneze Postimees, mbi perspektivën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

The post Kryeministri Rama në Estoni me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026! Zbardhet agjenda appeared first on Albeu.com.

Vizita e Mbretit Charles në SHBA do të zhvillohet sot, Donald Trump: Do jetë shumë i sigurt
Vizita shtetërore e shumëpritur e Mbretit Charles në SHBA do të zhvillohet këtë të hënë, pavarësisht të shtënave me armë zjarri në darkën ku ishte Donald Trump.

Presidenti amerikan komentoi mbi vizitën e Mbretit në intervistën e tij të mbrëmshme në programin 60 Minutes të CBS News, duke garantuar sigurinë e tij.

“Mendoj se është shumë mirë; ai do të jetë shumë i sigurt”, tha Trump në intervistë.

“Territori i Shtëpisë së Bardhë është vërtet i sigurt”, u shpreh presidenti amerikan.

Trump tha gjithashtu se; nuk kishte asnjë indikacion nga autoritetet se kishte kërcënime shtesë ndaj tij ose zyrtarëve të tjerë.

Prokurori i përgjithshëm në detyrë, Todd Blanche, tha se autoritetet besonin se të shtënat kishin në shënjestër presidentin dhe zyrtarët e administratës.

The post Vizita e Mbretit Charles në SHBA do të zhvillohet sot, Donald Trump: Do jetë shumë i sigurt appeared first on Albeu.com.

Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen shkon në Kosovë, takime me Osmanin dhe Kurtin
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë në Kosovë më 15 tetor ku do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Zyrtarja e lartë evropiane fillimisht do të qëndrojë në Presidencë për takim me Osmanin në orën 13:00. Nuk është paralajmëruar ndonjë adresim për media pas takimit mes Osmanit dhe von der Leyen. Më pas, në orën 14:05, Kurti do ta presë për takim shefen e Komisionit Evropian në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Më 8 gusht të këtij viti, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, e kishte informuar Qeverinë në detyrë të Kosovës se zyrtarë të bllokut evropianë nuk do të zhvillonin takime në ndërtesën qeveritare derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.

Sipas letrës së dërguar, vendimi mor pas “aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 25 qershorit” që shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pasi argumentoi se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese. Pas publikimit të lajmit për këtë letër, zëdhënësi i Kurtit i tha Radios Evropa e Lirë se Kryeministria është vendi i punës i Kurtit, por takime mund të mbahen edhe jashtë ndërtesës së Qeverisë.

Kosova është me ekzekutiv në detyrë pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kurti është mandatuar nga Osmani për të formuar qeverinë e re dhe ai ka afat deri më 26 tetor që të paraqesë para Kuvendin përbërjen e re qeveritare. Për zgjedhjen e Qeverisë duhen 61 vota dhe Kurti ka thënë se do të zhvillojë diskutime gjatë ditëve në vijim për formimin e shumicës, pasi në bazë të rezultatit zgjedhor, ai nuk mund të qeverisë pa një partner koalicioni. Vizita e von der Leyen në Kosovë është në kuadër të një turneu ballkanik. Ajo paraprakisht ka vizituar Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën. Ndërkaq, para se të niset për në Kosovë, ajo do të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Ndërkaq, turneun në rajonin e Ballkanit Perëndimor do ta përmbyllë po sot në Maqedoni të Veriut ku do të takohet me krerët shtetërorë. Herën e fundit që Von der Leyen kishte qëndruar në Kosovë ishte në tetor të vitit të kaluar, kur kishte folur për masat ndëshkuese që blloku evropian i ka vendosur ndaj Kosovës. Që atëherë, blloku ka njoftuar se ka nisur heqjen e disa masave, që u vendosën më 2023 për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Gjatë asaj vizite, shefja e KE-së kishte lavdëruar Kosovën për punën që kishte bërë në agjendën e reformave për Planin e Rritjes të BE-së.

Megjithatë, Kosova nuk ka përfituar nga ky Plan, pasi për shkak të mungesës së krijimit të institucioneve deri më tani nuk janë miratuar marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare. Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh përfshin investime dhe reforma për vendet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e agjendës reformuese për periudhën 2024-2027. Nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme. Plani synon t’i përshpejtojë reformat dhe t’i përgatisë shtetet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim./REL

The post Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen shkon në Kosovë, takime me Osmanin dhe Kurtin appeared first on Albeu.com.

Princi Harry viziton fshehurazi një anëtar tjetër të familjes mbretërore gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar
Vizita katër-ditore e Princit Harry në Mbretërinë e Bashkuar përfshinte një ribashkim me të atin, Mbretin Charles, pas gati dy vitesh si dhe një vizitë sekrete te një anëtar tjetër i familjes mbretërore.

Sipas Hello, Harry bëri një vizitë private në Pallatin Kensington për t’i shprehur personalisht respektin dhe ngushëllimet e tij Princit Edward, Dukës së Kentit, pas vdekjes së gruas së tij Katharine, Dukeshës së Kentit.

Ajo ndërroi jetë më 4 shtator në moshën 92 vjeçare.

Edhe pse Princi Harry nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e Catherine më 16 shtator pasi ai ishte larguar tashmë nga Mbretëria e Bashkuar, një burim pranë tij tha se ai ishte i kënaqur që u ribashkua me familjen, miqtë dhe kolegët.

“E vetmja keqardhje e tij ishte se nuk mundi të qëndronte më gjatë dhe të shihte më shumë njerëz, por takimet në Ukrainë ishin planifikuar prej kohësh dhe ishte e rëndësishme për të që të merrte pjesë”, tha burimi.

Burimi zbuloi se pasioni i Harryt për kauzat për të cilat kujdeset ende vazhdon dhe se mezi pret të kthehet dhe të bëjë sa më shumë që të mundet

The post Princi Harry viziton fshehurazi një anëtar tjetër të familjes mbretërore gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Albeu.com.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Shqipëri, Rama e nderon me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike”
Gjatë takimit të tyre në godinën qeveritare, kryeministri Edi Rama, i ka akorduar presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike”

“Në emër të Republikës së Shqipërisë, me respekt të thellë dhe mirënjohje, ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, iu drejtua kryeministri Rama presidentit të Emirateve.

Duke shtuar: “Zoti ju ruajtë gjithmonë dhe Zoti i bekoftë të dy popujt tanë”.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, mbërriti në Shqipëri mbërmjen e mërkurës, ndërsa vizita e tij në vendin tonë mësohet se ka qenë e shkurtër.

The post Presidenti i Emirateve të Bashkuara vizitë në Shqipëri, Rama e nderon me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” appeared first on Albeu.com.

Presidenti Trump pranon ftesën e Mbretit Charles III, do zhvillojë vizitën e dytë shtetërore në Britani
Presidenti amerikan Donald Trump, ka pranuar zyrtarisht një ftesë nga Mbreti Charles III, për të marrë pjesë në një vizitë të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me Mbretëreshën Camilla.

Lajmi është bërë i ditur nga Pallati Buckingham.

Vizita do të zhvillohet nga data 17 deri më 19 shtator, dhe Trump do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Zonja e Parë Melania Trump.

Kjo vizitë do të zhvillohet në Kështjellën Windsor, pasi Pallati Buckingham ndodhet ende në proces rinovimi.

Kjo do të jetë vizita e dytë shtetërore e Trump në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në vitin 2019 ai ishte pritur nga Mbretëresha Elizabeth II gjatë mandatit të tij të parë si president.

Në mënyrë tradicionale, presidentët në mandatin e dytë nuk ftohen për vizita shtetërore, por për takime më të thjeshta si çaj ose drekë me monarkun.

Megjithatë, këtë herë është bërë një përjashtim.

Edhe pse ende nuk është publikuar një program i detajuar, vizita pritet të përfshijë ceremoninë e pritjes zyrtare dhe një banket shtetëror në Sallën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.

Në aktivitetet do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e rëndësishëm të Familjes Mbretërore, përfshirë Princin dhe Princeshën e Uellsit.

Javën e kaluar, Mbreti Charles priti në të njëjtën rezidencë Presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij, Brigitte, të cilët morën pjesë në një procesion me karroca nëpër qytetin e Windsor – një ngjarje e rrallë që nuk ishte parë prej më shumë se një dekade.

Duke qenë se çdo vizitë nga një president amerikan sjell sfida të shtuara sigurie, pritet që programi i Trump të mos përfshijë aktivitete të hapura për publikun.

The post Presidenti Trump pranon ftesën e Mbretit Charles III, do zhvillojë vizitën e dytë shtetërore në Britani appeared first on Albeu.com.