vota Archives - Albeu.com

Haxhiu dhe Kryeziu i drejtohen Supremes, kërkojnë rinumërim të plotë të votave preferenciale të PDK-së
Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, kandidatë për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit, kanë paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve të kësaj partie.

Ankesa është dorëzuar pasi, sipas Haxhiut, rinumërimi i votave i urdhëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nxjerrë në pah pasaktësi në numërimin e kryer në qendrat komunale.

“Sot kemi dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën me arsyetimin tani më të njohur, që procesi i rinumërimit i urdhëruar nga KQZ, ka treguar që ka pasaktësi në numërimin që është bërë nëpër qendrat komunale të numërimit dhe kjo marzhë e gabimit në numërimin fillestar nuk është e vogël, sepse në këtë rinumërimin e urdhëruar nga KQZ janë numëruar vetëm 5201 vota të Partisë Demokratike dhe në këtë rinumërim janë 220 vota të cilat janë shtuar ose i janë hequr kandidatëve vota preferenciale. Prandaj, për të pasur një rezultat të saktë, kërkojmë që Gjykata Supreme të miratojë kërkesën tonë dhe të urdhërojë KQZ për numërimin e votave preferenciale për kandidatë dhe deputetë të Partisë Demokratike, sepse edhe ligji e obligon që procedura e numërimit të fletëvotimeve të udhëhiqet nga saktësia dhe e jep edhe mundësinë e rinumërimit në rast se evidentohen pasaktësi në numërimin fillestar”, ka thënë ai.

Haxhiu ka theksuar se kërkesa e tyre ka të bëjë me rinumërimin e votave të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Përtej dyshimeve tona, tani kemi një proces të urdhëruar nga KQZ, që është procesi i rinumërimit të 185 kutive, apo vendvotimeve. Ky proces i urdhëruar nga KQZ ka vërtetuar pasaktësi në numërimin fillestar dhe kjo tanimë është fakt i provuar nga vetë KQZ, prandaj edhe po kërkojmë që të ketë një rinumërim të votave të Partisë Demokratike, sepse sipas rregullativit të KQZ, votat e subjekteve politike nuk numërohen nga komisionerët e atij subjekti politik, por numërohen nga komisionerë ose numërues të subjekteve tjera politike. Tani a kanë qenë gabime të qëllimshme apo të paqëllimshme, Kushtetuta e Kosovës, neni 45 në të drejtën zgjedhore, garanton që përveç të drejtës për votim, ekziston edhe e drejta që saktësia e rezultatit duhet të jetë dhe vota e njehur, ashtu siç e ka hedhur votuesi, nuk ka të drejtë askush sipas Kushtetutës dhe ligjit të Kosovës të devijojë votën e qytetarit, qoftë edhe 2, 3, 5, 6, 500 vota rezultati zgjedhor duhet të jetë i saktë, ashtu siç e ka hedhur votuesi në kuti të votimit”, ka shtuar Haxhiu.

Nga ana tjetër, Qëndrim Kryeziu është shprehur se do t’i ndjekin deri në fund të gjitha të drejtat që u takojnë.

“Ne kur i kemi tërhjekë dokumentet bashkë, na kanë thënë që gabimet e vogla janë minimale, kështu që tha s’keni nevojë me u anku, po ua themi shoqërisht, por nuk janë këto gabime të vogla minimale, as gabime teknike, sepse është thjeshtë numri shumë i ngushtë që të jesh deputet, si për kolegun, si për mua, me një marzhë gabimi prej 589 që ka ndodhur në sistemin e KQZ, pastaj thanë jo vetëm dy ti kemi shtu, po ne e kemi pa atë vetë prezent, na thanë që është gabim teknik i vogël, po duhet tha me vazhdu.

Ne i kemi të drejtat tona me i shfrytëzu deri në maksimum, edhe të drejtën e fundit në rinumërim kemi me bë ankesë edhe aty dhe do të kërkojmë çdo mundësi të mundshmë që është në të drejtën tonë dhe në të drejtën e Zotit që ne ta shfrytëzojmë maksimalisht, sepse çdo votë ka rëndësi, ka vlerë dhe s’ka nevojë askush të bëhet deputet me votat tona. Kështu që ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që na takojnë me ligj.

Dyshojmë sepse unë vetë kam qenë duke përcjellur në telefon faqen zyrtare të KQZ dhe 589 më janë shtuar dhe më është thënë që është gabim teknik, ndërsa në përgjigjen e ankesës më kanë thënë vetëm 2 vota, si 2 vota si 589 vota, quhet vjedhje.

Kështu që ai që i ka vjedhur le ta bajë barrën dhe le të mësohet të punojë një herë e përgjithmonë pa vjedhje, pa asnjë gjë”, ka thënë Kryeziu.

Të hënën, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i hodhi poshtë si të pabazuara ankesat e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut, kandidatë për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të cilët kishin kërkuar rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të këtij subjekti politik pas rinumërimit të 185 vendvotimeve të rregullta.

The post Haxhiu dhe Kryeziu i drejtohen Supremes, kërkojnë rinumërim të plotë të votave preferenciale të PDK-së appeared first on Albeu.com.

Bekim Haxhiu paralajmëron ankesë në Supremen, kërkon rinumërim të votave për kandidatët e PDK-së
Bekim Haxhiu, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se rastin e tij do ta çojë në Gjykatën Supreme, me kërkesë për rinumërimin e votave të kandidatëve të kësaj partie.

Ai bëri të ditur se avokati i tij po përgatit ankesën, e cila, sipas tij, do të dorëzohet brenda afatit të paraparë ligjor, transmeton IndeksOnline.

“Afati për dorëzimin e ankesës është deri nesër në ora 12:30, por besoj që avokati im do ta paraqesë atë në Gjykatën Supreme që nesër në mëngjes”, deklaroi Haxhiu.

Sipas tij, ka bazë të mjaftueshme ligjore që të bëhet rinumërimi i votave të kandidatëve të PDK-së dhe ai pret që Gjykata Supreme të marrë një vendim në favor të kërkesës së tij.

“Besoj që Gjykata Supreme do të nxjerrë vendim në favorin tim, sepse ka bazë për t’u rinumëruar votat e kandidatëve të PDK-së”, tha Haxhiu.

Një ditë më herët, ai kishte shprehur dyshime lidhur me procesin e rinumërimit të votave të urdhëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke pretenduar se mostrat për rinumërim nuk janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme dhe se në 185 vendvotime janë konstatuar ndryshime në rezultatet e kandidatëve.

Haxhiu kishte nënvizuar se ankesa synon të sigurojë një rezultat të saktë zgjedhor dhe të garantojë respektimin e votës së qytetarëve.

The post Bekim Haxhiu paralajmëron ankesë në Supremen, kërkon rinumërim të votave për kandidatët e PDK-së appeared first on Albeu.com.

Kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu, dorëzon ankesë në PZAP dhe kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve
Qëndrim Kryeziu, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me kërkesën që të bëhet rinumërimi i plotë i votave të kandidatëve për deputet të kësaj partie.

Ai ka bërë të ditur se kjo kërkesë, sipas tij, mbështetet në gjetjet e dala nga procesi i deritanishëm i rinumërimit që është zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Përshëndetje miq, unë sot kam paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë nuk bazohet në supozime apo pakënaqësi me rezultatin e zgjedhjeve, por në fakte të konfirmuara nga vetë procesi i rinumërimit të zhvilluar nga KQZ”, ka shkruar ai.

Sipas Kryeziut, rinumërimi i 185 vendvotimeve ka evidentuar pasaktësi në numërimin fillestar, ndërsa ka theksuar se nga ky proces atij i janë shtuar 589 vota.

“Rinumërimi i vetëm 185 vendvotimeve, që përfshin rreth 3.52% të votave të PDK-së, dëshmoi se kishte gabime në numërimin fillestar. Edhe në këtë mostër të kufizuar, më janë shtuar 589 vota që nuk i kisha më parë. Duke u bazuar në këtë fakt, i bie 11.3% e votës së PDK-së, që i bie të kem mbi 22 mijë vota, andaj çdo votë ka rëndësi dhe çdo pasaktësi mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar”, ka deklaruar ai.

Ai ka vlerësuar se vetëm rinumërimi i plotë i të gjitha votave të kandidatëve të PDK-së mund të sigurojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka marrë mbështetjen e qytetarëve.

“Për këtë arsye kam kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat e kandidatëve të PDK-së që nuk janë përfshirë në rinumërimin e deritanishëm. Vetëm një verifikim i plotë mund të garantojë që mandati parlamentar t’i takojë kandidatit që ka fituar besimin e qytetarëve dhe që çdo votë të numërohet saktë”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka kërkuar që ankesa e paraqitur prej tij të shqyrtohet në mënyrë të paanshme nga PZAP-i, duke theksuar se transparenca dhe saktësia në numërim janë thelbësore për integritetin e procesit zgjedhor.

The post Kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu, dorëzon ankesë në PZAP dhe kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve appeared first on Albeu.com.

Dyshime për ndërhyrje në vota nga Lista Serbe
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, gjatë procesit të rinumërimit të votave, janë shfaqur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor nga Lista Serbe.

Sipas gjetjeve, në komunat me shumicë serbe janë hasur një numër i madh fletëvotimesh të plotësuara me të njëjtin shkrim dhe të njëjtën mënyrë shënjimi, ku në disa raste është përdorur edhe shenja e barazimit, si dhe elemente të tjera të ngjashme.

Parregullsi janë vërejtur edhe në listat ku votuesit firmosin përpara se të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, pasi në disa raste janë evidentuar nënshkrime të njëjta.

Lidhur me këtë rast, është bërë kallëzim në Policinë e Kosovës.

Në denoncim thuhet: “KQZ, ka filluar ri numërimi i kutive të votimit për vendvotimet e përzgjedhura sipas rastësisë. Nga ri numërimi i kutisë së votimit për vendvotimin 3602/02 në Komunën e Parteshit, kemi hasur në fletëvotime (të bashkangjitura në e-mail) për të cilat shihet paterni i njëjtë (shënjimi në fletëvotim) në tri (3) raste të ndryshme. Po ashtu, për këtë vendvotim, gjeni edhe imazhe të listës përfundimtare të votuesve, ku vërehen nënshkrime të njëjta, e për të cilat duhet të vërtetohen nga institucione/ organe kompetente. Raste të tilla sikurse në Komunën e Parteshit, ka edhe në komunat tjera, si: Graçanicë në dy vendvotime: 3401/01 dhe 3403/01. Po ashtuë në Zveçan në vendvotimin: 2905/01”.

The post Dyshime për ndërhyrje në vota nga Lista Serbe appeared first on Albeu.com.

Ofruan para në këmbim të votave për PS-në, GJKKO shpall fajtor dhe jep dënimin për tre të pandehurit për korrupsion (EMRAT)
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka shpallur fajtorë tre të pandehurit për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, në Qarkun Lezhë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kishte paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes në ngarkim të shtetasve Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja, ndërsa gjykimi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Sipas vendimit të gjykatës, Gersi Kaçorri, u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe u dënua fillimisht me 1 vit burgim, dënim i cili, për shkak të gjykimit të shkurtuar, u reduktua në 8 muaj. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tij në provë për një periudhë 1 vit e 6 muaj.

Besnik Uka u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Ai u dënua me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa edhe për të u vendos pezullimi i dënimit dhe vënia në provë për 1 vit e 6 muaj.

Po ashtu, fajtor u shpall edhe Artur Jahja, i cili u dënua për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, me 1 vit burgim, dënim i reduktuar në 8 muaj, me pezullim të ekzekutimit dhe vënie në provë për 1 vit e 6 muaj.

Gjykata urdhëroi që gjatë periudhës së provës, të pandehurit të mbajnë kontakte me shërbimin e provës, të mos kryejnë vepra të tjera penale dhe të mos shoqërohen me persona të dënuar për vepra penale.

Në vendim u urdhërua gjithashtu konfiskimi i tre aparateve telefonike dhe kartave SIM, të sekuestruara gjatë hetimit, si prova materiale në këtë çështje.

Sipas SPAK, gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë premtuar, ofruar dhe dhënë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në mbështetje të Partisë Socialiste.

Hetimet kanë evidentuar se ata kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit me qëllim ndikimin në vullnetin e tyre të votës.

Njoftimi i SPAK:

SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje në Qarkun Lezhë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 7.11.2025, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, procedimin penal nr. 55 të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë.

Të pandehurit e dërguar për gjykim janë:

Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal;

Besnik Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal;

Artur Jahja, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal.

Rrethanat e çështjes

Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialit të referuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në ngarkim të shtetasve të mësipërm, të dyshuar për veprën penale, “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Aktet e administruara gjatë hetimit proaktiv dhe ndjekjes me metoda speciale të hetimit (përgjime të komunikimeve telefonike, vëzhgime dhe veprime të tjera hetimore treguan se të pandehurit; Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në Qarkun e Lezhës, gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.

Hetimi evidentoi se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

NJOFTIM PËR MEDIAT GJKKO

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 55 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 8, datë 05.02.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gersi Kaçorri, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gersi Kaçorri, i ulet 1/3 e dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.

-Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Gersi Kaçorri, për një afat prove prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

-Bazuar në nenin 60 paragrafi i parë pika 9 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale. -Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besnik Uka, për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1(një) vit burgim.

-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Besnik Uka, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.

-Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Besnik Uka, për një afat prove prej 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

-Bazuar në nenin 60 paragrafi i parë pika 9 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale. -Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Artur Jahja, për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1(një) vit burgim.

-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Artur Jahja, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.

-Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Artur Jahja, për një afat prove prej 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

-Bazuar në nenin 60 paragrafi i parë pika 9 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale. -Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

4. Në lidhje me provat materiale të bashkuara me fashikullin e gjykimit sipas procesverbalit datë 06.11.2025, gjykata disponon si më poshtë: Aparat telefonik i markës “Samsung Galaxy A12”, me numër imei 1: **** dhe imei 2: **** dhe karta sim e kompanisë ONE me numër serial ****, të sekuestruar të pandehurit Besnik Uka; aparat telefonik i markës “iPhone XR”, me numër imei 1: **** dhe imei 2: **** dhe karta sim e kompanisë ONE me numër serial ****, sekuestruar të pandehurit Gersi Kaçorri, dhe aparat telefonik i markës “Samsung Galaxy A04S”, me numër imei 1: **** dhe imei 2: **** dhe karta sim e kompanisë ONE me numër serial ****, sekuestruar të pandehurit Artur Jahja, të konfiskohen.

5. Shpenzimet proceduriale, të kryera gjatë hetimit paraprak si dhe ato të gjykimit, sipas procesverbalit të shpenzimeve bashkëngjitur këtij vendimi, u ngarkohen të pandehurve, në mënyrë solidare.

6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim, brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tiranë, më datë 05.02.2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

The post Ofruan para në këmbim të votave për PS-në, GJKKO shpall fajtor dhe jep dënimin për tre të pandehurit për korrupsion (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kosovë/Numërohen mbi 50% e votave me kusht, këto janë rezultatet e deritanishme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve nga numërimi i votave me kusht në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.

Sipas të dhënave të përditësuara deri më tani nga 31 vendvotime të numëruara nga 57 gjithsej (54.39%), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.06% të votave, që përkthehet në 2,086 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.29% ose 820 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 11.08% (471 vota).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 7.62% (324 vota)

KQZ ka bërë të ditur se procesi i numërimit po vazhdon dhe se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha vendvotimeve dhe verifikimeve përkatëse.

The post Kosovë/Numërohen mbi 50% e votave me kusht, këto janë rezultatet e deritanishme appeared first on Albeu.com.

Fillon numërimi i votave për kandidatët për deputetë
Ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë pas Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se tashmë janë në verifikim të votave të partive, derisa kanë filluar edhe numërimin e votave për deputetë.

Aktualisht janë duke u numëruar votat nga qendrat me numër më të vogël, si ato në Han të Elezit, Viti, Dragash dhe Shtërpcë.

Deri më tani, në nivel të përgjithshëm, LVV ka kaluar shifrën e 430 mijë votave, deri PDK ka mbi 183 mijë dhe LDK me 118 mijë sosh.

Në fotot që shikoni në këtë lajm, janë votat e kandidatëve për deputetë.

The post Fillon numërimi i votave për kandidatët për deputetë appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi: Po luftojmë për mandatin e 14-të në Tiranë, rinumërimi po nxjerr shtesa votash për PS-në
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, po ndjek nga afër procesin e rinumërimit të 1282 kutive të votimit të qarkut të Tiranës.

Rinumëri po zhvillohet në pallatin e sportit “Fahrije Hoti”.

Në një prononcim për Ora News, Këliiçi tha se PD-ja do të luftojë për mandatin e 14-të në Tiranë, pasi sipas tij, rinumërimi po nxjerr shtesa votash për PS-në.

“Për shkak të një rezultati shumë të ngushtë ku luhet mandati i 14 i PD-së, ne kemi kërkuar që brenda farsës zgjedhore që ka ndodhur më 11 maj, me sa kemi mundësi ne të maksimilizojmë mandatet në Tiranë. Duke qenë se mandati i Tiranës diskutohet shumë ngushtë me vota, mandati i 14 për PD-në, ne kemi kërkuar që të hapen të gjitha votat e pavlefshme, të gjithë kutitë e votimit për të parë deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Deri tani nga të dhënat që janë pasqyruar edhe në KQZ zyrtarisht, interesi parësor mbetet tek votat e subjektit. Rezulton që në 13 qendra PS-së i janë shtuar 17 vota, pra më shumë se 1 votë për 1 qendër të votimit dhe po të llogarisim 1282 qendra, minimalisht sikur me këtë qasje të jenë, i janë shtuar 1280 vota PS-së dhe PD-së i janë hequr 4 vota”, u shpreh Këlliçi.

The post Belind Këlliçi: Po luftojmë për mandatin e 14-të në Tiranë, rinumërimi po nxjerr shtesa votash për PS-në appeared first on Albeu.com.

Rinumërimi nis të martën / Hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës
Të martën pallati i Sportit “Farie Hoti” do të hapë dyert  jo për tifozët, por për politikën për të ndjekur rezultatin e një ndeshje që u mbyll me 11 maj, por që nuk pranohet nga Partia Demokratike.

Anëtarët e propozuar  nga opozita në KQZ i dhanë dritën jeshile hapjes së 2 mije e 240 kutive për t’i kaluar në një sitë të hollësishme verifikimi dhe rinumërimi.

96 kutitë e Elbasanit do të jenë të parat  që do të hapen,  por jo për tu rinumëruar,  por për të hetuar nëse treni bullgar është ndaluar në stacionin e Gramshit dhe Peqinit me 11 maj siç pretendon opozita.

Kësaj dileme do i japë  fund stafi i KQZ që do te krahasojë nëse në kutitë e përzgjedhura për hetim ka më shumë vota sesa zgjedhës që janë paraqitur në qendrat e votimit.

Pasi të  mbyllet hetimi për qarkun e Elbasanit do  nisë procesi maratonë i rinumërimit i të gjitha kutive të qarkut Tiranë dhe Fierit dhe 275 kutive te qarkut Durrës, ku fillimisht do të lexohet vota për partitë garuese e më pas në një raund të dytë do të numërohet vota e kandidatëve.

Në kampin blu, ata  që humbën shpresojnë që fati ti buzëqeshë  pas pretendimeve se vota e tyre është trafikuar brenda llojit, por pritshmëritë e partisë dukshëm shkojnë në një kah të kundërt me atë të kandidatëve.

“Si përfaqësues ligjor i PD përfaqësoj vetëm interesin e Partisë Demokratike dhe qëllimin që ka PD për të faktuar farsën elektorale kandidatët e PD janë në të drejtën për të ngritur çdo lloj pretendimi që ka të bëjnë me rezultatin dhe renditjen e tyre në liste përfundimtare”, tha Logu.

Në kampin socialist, pas fitores  së betejave në KAS tensioni për procesin e rinumërimit nuk ndihet.

“Partisë Demokratike iu krijua gjithë komoditeti për të gjetur provat dhe për t’i sjellë para KAS dhe nuk e bëri në asnjë moment, çdo pretendim ishte mbi hipoteza mbi denoncime në rrjete sociale”, tha Elena Xhina, përfaqësuese ligjore e PS në KQZ.

Beteja për zgjedhjet është zhvendosur  ne Kolegjin Zgjedhor, shpresa e fundit e demokratëve për të rrëzuar zgjedhjet.

The post Rinumërimi nis të martën / Hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës appeared first on Albeu.com.

Vota kundrejt parave në Kukës/ Arrestohet një person, shpallet në kërkim edhe kryeplaku i fshatit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.83/2025 për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Procedimi penal, u regjistrua mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Nga të dhënat e siguruara rezulton se një grup personash, përmes veprimeve aktive u kanë premtuar dhe ofruar shuma monetare disa shtetasve në Qarkun Kukës, duke i kërkuar të votojnë për një subjekt të caktuar politik, pjesëmarrës në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Në datën 10.05.2025, në orën 22:00, gjatë një operacioni të SPAK dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P.

Këtij shtetasi iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale shumat monetare; 205.500 lekë të reja dhe 525 euro, një aparat celular (Iphone) dhe një automjet (Mercedes Benz).

Në kërkim është shpallur shtetasi G.P, me detyrë kryeplak i fshatit Lusen, Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit G.P. dhe K.P. janë përfshirë me veprime aktive, duke u premtuar dhe ofruar shuma monetare shtetasve votues në njësinë administrative Ujmisht, në fshatrat Lusen, Matranxhë, Bushtricë të rrethit Kukës, për të votuar në favor të subjektit politik, Partia Social Demokrate (PSD), subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet për Kuvendin 2025, duke kryer elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë penale personat, të cilëve morën shumat monetare, në këmbim të votave të tyre për subjektin politik.

Prokuroria e Posaçme, falenderon Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, për bashkëpunimin në kryerjen e hetimeve lidhur me këtë procedim penal.

The post Vota kundrejt parave në Kukës/ Arrestohet një person, shpallet në kërkim edhe kryeplaku i fshatit appeared first on Albeu.com.